Nëntor 27, 2023 19:09 CET

Kur Hazreti Muhamed bin Abdullah i dërgua për profet nga ana e Zotit të madhëruar dhe mori shpalljen hyjnore për ta përhapur fenë e pastër Islame në mbarë botën, Palestina ishte nën pushtimin e Perandorisë së Bizantit dhe si pasojë i këtij pushtimi, një pjesë e gjerë e popullatës së këtij vendi në mënyrë të imponuar pranuan fenë e pushtuesve. Vendi i Palestinës paraqiste një pjesë shumë të çmuar të kujtimeve për  profetin e nderuar të Islamit, Hazretin Muhamed s.a.v.s..

Në edicionet e kaluara hodhëm një vështrim mbi historinë e vendit të Palestinës. Në këtë edicion do ta shqyrtojmë një periudhë tjetër historike të rëndësishme të vendit të Palestinës.  

Kur Hazreti Muhamed bin Abdullah i dërgua për profet nga ana e Zotit të madhëruar dhe mori shpalljen hyjnore për ta përhapur fenë e pastër Islame në mbarë botën, Palestina ishte nën pushtimin e Perandorisë së Bizantit dhe si pasojë i këtij pushtimi, një pjesë e gjerë e popullatës së këtij vendi në mënyrë të imponuar pranuan fenë e pushtuesve. Vendi i Palestinës paraqiste një pjesë shumë të çmuar të kujtimeve për  profetin e nderuar të Islamit, Hazretin Muhamed s.a.v.s.. Ky vend përveç tjerash, ishte vendi drejt të cilit bëheshin udhëtimet verore të tregtarëve të Mekës që shkonin në drejtim të Shamit dhe vetë Hazreti Muhamed s.a.v.s. në kohën para pranimit të shpalljes hyjnore, me pasurinë e Hazreti Hadixhe (s.a.) bënte tregti dhe së bashku me karvanin e tregtarëve ka kaluar nëpër këtë rrugë. Palestina për Hazretin Muhamed s.a.v.s. gjithashtu i ngjallte kujtimet e gjyshit të tij, Hashim bin Abdumenaf i cili është i varrosur në qytetin e Gazës. Abdulllah bin Abdul-Mutalib, babai i Hazretit Muhamed s.a.v.s., gjithashtu kishte ndërruar jetë gjatë një udhëtimi tregtar nga Meka në Sham.  Mirëpo ajo çfarë e shton më shumë se çdo gjë tjetër rëndësinë e Palestinës për profetin e nderuar të Islamit, Hazretin Muhamed s.a.v.s. dhe për besimtarët e fesë Islame, është ekzistenca e qytetit Kuds (Bejtul-Mokades) dhe e vendeve të shenjta si Xhamia Al-Aksa dhe Kupola e Shkëmbit në këtë vend.

Pamje nga vendi i shenjtë Xhamia Al-Aksa

Bejtul-Mokades është një qytet që ndodhet në afërsi të pjesës qendrore të Palestinës dhe shtrihet rreth 24 kilometra në perëndim të Detit të Vdekur dhe 65 kilometra në lindje të Detit Mesdhe, në mes të ultësirës së Detit Mesdhe dhe luginës së Lumit Jordan. Ky qytet konsiderohet një qytet malor me lartësi mbidetare rreth 760 metra mbi nivelin e Detit Mesdhe dhe në lartësi rreth 1160 metra mbi nivelin e Detit të Vdekur. Klima e këtij qyteti, është klimë e nxehtë, gjysmë e thatë që shoqërohet me verë të nxehtë dhe të thatë kurse me dimër të ftohtë dhe me reshje atmosferike.

Xhamia Al-Aksa

Qyteti Bejtul-Mokades është një prej qyteteve më të vjetra të botës dhe një prej vendeve më të shenjta të botës, për arsye se ky qytet është djep dhe vend në të cilin janë shfaqur shumë profetë të mëdhenj të Zotit të madhëruar. Ky qytet gjatë historisë shumë herë është pushtuar, është shkatërruar dhe përsëri është rindërtuar. Në çdo shtresë së dheut të këtij qyteti është fshehur një copë nga e kaluara e popujve të cilët kanë qenë ndjekës të çdo feje dhe të çdo besimi, por që kishin qëndrim të njëjtë sa i përket respektit ndaj kësaj toke të shenjtë. Sipas transmetimeve më të vjetra, thuhet se ky qytet i shenjtë është ndërtuar nga profetët e Zotit të madhëruar. Ky vend, ka qenë qendër e profetëve të Zotit, nga profeti Ibrahim a.s. e deri te profeti Isai a.s. dhe ka qenë vend në të cilin ka zbritur shpallja hyjnore për profetët dhe në të cilin kanë zbritur librat e shenjtë "Teorati", "Zeburi" dhe "Inxhili" dhe fletushka të tjera qiellore deri në zbritjen e Kur'anit të shenjtë. Ashtu siç thamë edhe në edicionin e kaluar, në këtë qytet kanë sunduar profetët Hazreti Davud a.s. dhe Hazreti Sulejman a.s. dhe pikërisht në këtë qytet kanë ndërtuar mbretëri të zhvilluar dhe madhështore. Gjithashtu prej rëndësisë tjetër historike të këtij qyteti mund të përmendim edhe këtë se në këtë qytet i ka ardhur lajmi profetit Hazreti Zekeria a.s. për lindjen e profetit Jahja a.s.. Zoti i madhëruar i ka bërë bjeshkët dhe zogjtë t'i nënshtrohen profetit Hazreti Davud a.s. në qytetin Bejtul-Mokades. Profeti Isa a.s. pikërisht nga ky qytet, me urdhër të Zotit të madhëruar është ngritur në qiell dhe sipas transmetimeve historike, Hazreti Merjem (s.a.) ka ndërruar jetë në këtë qytet. Ky qytet gjithashtu ishte kibla e parë e besimtarëve myslimanë drejt të cilit ata kryenin namazin dhe në bazë të bindjeve të fesë Islame, ky qytet do të jetë vendi ku do të zhvillohet beteja përfundimtare mes të mirës dhe të keqes dhe pikërisht në këtë vend "Dexhali" (simboli i të keqes) do të vritet nga Hazreti Mehdiu (a.f.).

Xhamia Al-Aksa

Xhamia Al-Aksa e cila ndodhet në qytetin bejtul-Mokades, duhet të konsiderohet si një prej vendeve më të shenjta islame për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Kjo xhami ishte kibla e parë e myslimanëve, një vend që në kohën e Profetit të nderuar të Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. gjatë kohës së kryerjes së namazit, kthehej në drejtim të kësaj xhamie dhe i lutej Zotit të madhëruar. Xhamia Al-Aksa gjithashtu është vendi i tretë më e shenjtë pas Masxhidul-Haram Meke dhe Xhamisë në së Profetit në Medine. Xhamia Al-Aksa sipas dëshmive të historianëve, konsiderohet xhamia e dytë e ndërtuar në rruzullin tokësor pas "Shtëpisë së Zotit" Qabesë të cilat janë ndërtuar vetëm për të adhuruar Zotin e madhëruar. Në transmetime thuhet se Hazreti Adem a.s. e ka ndërtuar Xhaminë Al-Aksa dhe me urdhër të Zotit të madhëruar, objekti i kësaj xhamie është ndërtuar 40 vite pas ndërtimit të Qabesë. Gjithashtu në bazë të disa transmetimeve fetare, Hazreti Ibrahim a.s. e ka rindërtuar Qabenë ndërsa Hazreti Musai a.s. e ka bërë Xhaminë Al-Aksa kible të lutjeve për ta shpëtuar këtë vend nga idhujtaria dhe devijimi i njerëzve.

Në bazë të asaj që u tha deri më tash, Bejtul-Mokades ishte një qytet i shenjtë rreth të cilit të gjithë njerëzit kanë dëgjuar histori të ndryshme dhe vazhdimisht kanë shprehur interesim ndaj këtij vendi derisa Zoti i madhëruar e ka dërguar për profet të fundit Hazretin Muhamed s.a.v.s. 609 vite pas lindjes së Hazreti Isait a.s. për të kumtuar shpalljen hyjnore dhe misionin e Islamit. Me lindjen e diellit të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s., me lejen e Zotit, Xhamia Al-Aksa u përcaktuar kible e besimtarëve myslimanë (sigurisht në mënyrë të përkohshme), për arsye se në atë kohë Qabeja ishte mbushur me plotë idhuj të cilët i adhuronin njerëzit dhe feja islame akoma nuk ishte pranuar nga masat e popullit. Qabeja në atë kohë, ishte shndërruar në një "shtëpi të idhujve", prandaj kryerja e namazit dhe lutjeve në drejtim të saj ngjallte dilemën e respektit ndaj idhujve. Kështu që në fillim të shpalljes së Islamit, duke marrë parasysh faktin se feja Islame akoma nuk kishte marrë fuqinë e duhur dhe myslimanët akoma ishin shumë pak në numër, Zoti i madhëruar e udhëzoi Hazretin Muhamed s.a.v.s që kryejë namazin dhe lutjet duke u kthyer në drejtim të Bejtul-Mokades, sepse Bejtul-Mokades ishte kible e besimtarëve hebrenj si një prej feve monoteiste dhe feja e besimi i tyre ishte më i afërt besimit Islam në krahasim me bindjet e idhujtarëve në Meke të cilët adhuronin idhuj.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. gjatë gjithë kohës që ka jetuar në Meke dhe për 18 muaj pas shpërnguljes në Medine, do të thotë nga muaji rebi'ul-aval të vitit të parë dhe deri në gjysmën e muajit rexheb të vitit të dytë hixhri kameri, ka kryer namazin dhe lutjet duke u kthyer në drejtim të Xhamisë Al-Aksa. Më pas me urdhër të Zotit të madhëruar, myslimanët gjatë kryerjes së namazit filluan të kthehen në drejtim të Qabes dhe Qabeja u bë kible e myslimanëve. Mirëpo rëndësia e vendit të Palestinës dhe Bejtul-Mokades dhe në mënyrë të veçantë rëndësia e Xhamisë Al-Aksa për fenë Islame dhe për besimtarët myslimanë nuk kufizohet vetëm në këtë raste, por rëndësia e vërtetë e saj lidhet me një ngjarje të madhe që ka ndodhur më 27 të muajit rexheb të vitit të dhjetë pas shpalljes (631 të erës së re), e cila quhet "Mi'raxhi" i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe konsiderohet një prej mrekullive shkencore dhe praktike të Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Tabloja artistike e Mi'raxhit të Hazretit Muhamed s.a.v.s., vepër e artistit Mahmud Farshçian me dimensione 101cm në 81.5 cm dhe pikturimi i kësaj tablo artistike ka zgjatur një vit e gjysmë.

Me fjalën "Mi'raxh" nënkuptohet ngritja ose udhëtimi i profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. nga Xhamia Al-Aksa në drejtim të qiejve. Në bazë të transmetimeve islame, Hazreti Muhamed s.a.v.s ishte në Meke kur Xhibrili, engjëlli i shpalljes hyjnore, erdhi pranë tij dhe i kërkoi atij që të nisej me të në një drejtim në të cilin ishin edhe engjëjt Mikail dhe Israfil. Atje engjëlli Xhibri solli një at me emrin "Burak" për Profetin e nderuar të Islamit dhe Hazreti Muhamed s.a.v.s. me vullnetin e Zotit, hipi mbi atin "Burak" dhe së bashku me engjëllin Xhibri u largua nga Meka dhe u nis në drejtim të Xhamisë Al-Aksa dhe atje krye namazin dhe lutjet si prijës i profetëve të tjerë të Zotit në mënyrë që të deklaronte sovranitetin e fesë Islame mbi fetë e tjera dhe pastaj nga atje u ngrit dhe filloi rrugëtimin qiellor. Sipas transmetimeve, thuhet se Hazreti Muhamed s.a.v.s. nga Kupola e Shkëmbit e filloi rrugëtimin e tij qiellor. Arsye e emërimit të këtij vendi me këtë emër është ekzistenca e një shkëmbi brenda kësaj xhamie nga i cili Hazreti Muhamed s.a.v.s. u nis në drejtim të qiellit. Shpjegimi i bisedës që u zhvillua mes Zotit të madhëruar dhe Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. është paraqitur në një hadith të shkallës "Kudsi" të njohur me këtë emër, do të thotë "Hadhithi i Mi'raxhit". Që nga kjo kohë, pesë kohët e namazit ditor u bënë obligim për besimtarët myslimanë. Pastaj, Hazreti Muhamed s.a.v.s. u kthye në Bejtul-Mokades dhe nga aty u kthye në Meke.

Që nga ajo kohë e më pas, Palestina dhe Bejtul-Mokades fituan një pozitë shumë të veçantë pranë besimtarëve myslimanë.

Tags