Nëntor 27, 2023 16:44 CET

Historia e Palestinës ka filluar me emrat e profetëve të Zotit dhe ky vend është vendi në të cilin janë shfaqur shumë profetë të Zotit.

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Palestina, çështje parësore e Umetit Islam". Në program serial do të flasim në lidhje me arsyet e rëndësisë së vendit të Palestinës për botën islame dhe për këtë se pse çështja e Palestinës duhet të jetë në krye të çështjeve dhe brengave të përbashkëta të vendeve islame? Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetje, në edicionin e kaluar bëmë një vështrim kalimthi mbi historinë e këtij vendi dhe thamë se Palestina është një vend i lashtë me një historik mijëra vjeçar dhe për shkak të pozitës gjeografike të saj dhe zhvillimit të veprimtarisë tregtare dhe bujqësore në këtë vend, gjithnjë ka qenë vendi nëpër të cilin kanë qarkulluar dhe kanë hyrë fise dhe popuj të ndryshëm. Gjithashtu kemi thënë se edhe pse historia e banimit të njerëzve në këtë rajon daton që nga mijëra vjet më parë, mirëpo banorët e parë të njohur në këtë vend kanë qenë arabët e fisit Kan'an të cilët rreth 3500 vite para erës së re kanë emigruar në këtë vend nga Gadishulli Arabik dhe në këtë vend kanë arritur të ndërtojnë dhe zhvillojnë një civilizim dhe të ndërtojnë qytetet e para aty. Gjithashtu thamë se rrënja kryesore e emrit aktual të Palestinës është marrë nga emri i disa fiseve të quajtura Pelest ose Pulasti të cilat në shekullin 13 para erës së re kanë emigruar në këtë vend. Ato fise gradualisht kanë pranuar besimin dhe bindjet e arabëve Kan'ani dhe kanë shtuar zhvillimin dhe ndërtimin e këtij rajoni. Na ndiqni në vazhdim të edicionit.

Vendi i Palestinës kanë qenë vendi në të cilin janë shfaqur profetë të ndryshëm të Zotit dhe esencialisht historia e Palestinës ka filluar me emrin e profetëve të Zotit. Besimi në njëshmërinë e Zotit në këtë vend, ka filluar me hyrjen e profetit Ibrahim a.s. në Palestinë. Profeti Ibrahim a.s. është një prej profetëve të mëdhenj të Zotit të quajtur "Ulul-Adhm" i cili rreth 1900 vite para erës së re ka emigruar nga Iraku i sotshëm dhe është vendosur në vendin e Palestinës. Profeti Ibrahim a.s. është një prej profetëve të mëdhenj të Zotit i cili ka pasur Sheriatin dhe mësimet e shenjta hyjnore dhe ka qenë njeri me vullnet të madhe dhe vendosmëri të palëkundur dhe ka punuar dhe vepruar në rrugën e përhapjes së besimit në një Zot. Hazreti Ibrahim a.s. ka qenë pionier dhe lider i besimit në një Zot në mesin e popujve të cilët ose kanë qenë idhujtarë ose kanë adhuruar trupat qiellor si hënën dhe diellin. Ai pasi ka hy në vendin e Palestinës, u vendos në qytetin Al-Khalil. (Hebron).

Hazreti Ibrahim a.s. jo vetëm që ishte udhëheqës i besimit në një Zot, por ka qenë edhe themeluesi i traditës për të sakrifikuar fëmijën e vet në rrugën e Zotit. Ai në bazë të urdhrit dhe vullnetit të Zotit dhe në shoqërim të atyre të cilët i besonin rrugës së tij, u largua nga qyteti Ur dhe shkoi në rajonin Kan'an dhe atyre u vendos për të jetuar. Ai në Kan'an u përball me njerëz të cilët kishin tradita dhe sjellje në kundërshtim me besimin në një Zot. Banorët e atij rajoni besonin në idhujtari dhe prej idhujve më të njohur të tyre ishte idhulli me emrin "Baal" që do të thotë "zot dhe perëndi) që sipas bindjeve të tyre, ai ishte "zoti i diellit" ndërsa idhulli tjetër më i njohur në mesin e atij fisi, ishte idhulli me emrin "Ashtar" ose "Ashtrut" ose (Astarte) të cilin e konsideronin si "zot i hënës". Popullata e rajonit Kan'an në bazë të një tradite jonjerëzore, sakrifikonin fëmijët e tyre për njërin prej perëndive të quajtur me emrin "Moloch" ose "Molech". Perëndia Moloch në burime dhe transmetime të ndryshme është përshkruar në formën e një demi me dy brinjë dhe nganjëherë me dy krahë i cili është ulur në një fron të artë dhe i ka zgjatur duart përpara për të vendosur fëmijët e sakrifikuar nga njerëzit. Ky idhull ishte ndërtuar nga lëndë të metalta si bronzi dhe në kohën e zhvillimit të ritualit për dhurimin e sakrificës, nga fundi i platformës mbi të cilën ishte vendosur ky idhull, ngrihej një zjarr shumë i fortë, prandaj kur fëmija i sakrifikuar vendosej mbi duart e zgjatura dhe të nxehta të këtij idhulli, trupi i tij digjej nga nxehtësia dhe në mënyrë që zëri i të qarave të fëmijës të mos shqetësojë dhe mërzisë njerëzit e tjerë, muzikantët me daulle dhe vegla të tjera muzikore bënin zhurmë të madhe.   

Moloch

Me hyrjen e Hazreti Ibrahimit a.s. në Palestinë, ai qortoi dhe dënoi idhujtarinë dhe njerëzit e fisit Kan'an i paralajmëroi në lidhje me sakrifikimin e fëmijëve të tyre dhe u bëri thirrje atyre që të besojnë vetëm një Zot dhe ta ndjekin monoteizmin. Hazreti Ibrahim a.s. më në fund vdiq në këtë rajon dhe u varros në qytetin Al-Khalil. Arsye e emërimit të këtij qyteti me emrin Al-Khalil, është ekzistenca e varrit të Hazreti Ibrahimit a.s. në këtë qytet i cili njihet me epitetin "Khalilullah".

Varri i Hazreti Ibrahim a.s. në Xhaminë Ibrahimi në qytetin Al-Khalil

Hazreti Ibrahim a.s. me bashkëshorten e tij të parë e cila quhej Sara, kishte vetëm një fëmijë me emrin Is'hak, mirëpo para lindjes së tij, Hazreti Ibrahim a.s. me gruan e tij të dytë e cila quhej Haxhere kishte një djalë me emrin Ismail a.s.. Më pas nga Is'hak a.s. lindi një djalë të cilin e quajtën Ja'kub a.s. i cili e mori epitetin "Isra'il". Hazreti Ja'kub a.s. i cili ishte profet i Zotit, kishte 12 djem të cilët u njohën me emrin "Beni Isra'il". Njëri prej fëmijëve të Hazreti Ja'kub a.s. quhej Jusuf i cili që nga vegjëlia kishte tërhequr më shumë vëmendjen e babait të vet, Hazretit Ja'kub a.s.. Vëmendja dhe dashuria më e madhe e babait si dhe informimi i vëllezërve të tij se një ditë Jusufi me urdhrin e Zotit do të marrë përsipër udhëheqjen e Beni Israil, u bë shkak që vëllezërit e tjerë të krijojnë zili dhe armiqësi ndaj Jusufit dhe si rezultat i një plani intrigues, Jusufi u hodh së pari në një pus dhe pastaj u shit si skllav te një karvan të fisit Ismaili do të thotë pasardhësve të Hazreti Ismailit a.s. në mënyrë që sipas imagjinatës së tyre, të ndryshojnë vullnetin e Zotit të madhëruar. Por ata nuk ishin të vetëdijshëm se vullneti i Zotit nuk mund të ndryshohet.

Foto nga pjesa e vjetër e qytetit Al-Khalil

Hazreti Jusuf nëpërmjet atij karvani, u dërgua në Egjipt. Hazreti Jusuf në Egjipt tërhoqi vëmendjen e një funksionari të lartë shtetëror të Egjiptit. Hazreti Jusufi i cili tashmë ishte zgjedhur për profet nga ana e Zotit të madhëruar, në Egjipt i ftoi njerëzit të besojnë në një Zot dhe të heqin dorë nga besimi në idhuj dhe pavarësisht se ai me këtë veprim ngjalli urrejtjen dhe armiqësinë e klerikëve të faltoreve të idhujtarisë, arriti të ngadhënjejë mbi të gjithë ata. Më pas ku bijtë e Hazreti Ja'kubit a.s. shkuan në Egjipt për të blerë grurë, Hazreti Jusuf a.s. i tregoi vëllezërve të tij se ishte vëllai i tyre dhe ua tërhoqi vëmendjen atyre për veprimin e keq që kishin bërë. Mirëpo si dëmshpërblim u kërkoi vëllezërve që të kthehen në Kan'an dhe të marrin të gjithë familjet e tyre dhe të shpërngulen në Egjipt. Në këtë mënyrë Beni Isra'il në realitet ishte dëbuar në Egjipt që të pastrohen nga mëkati që kishin bërë me qëllim për të kundërshtuar vullnetin e Zotit. Beni Isra'il pas Hazreti Jusufit a.s. në bazë të vullnetit të Zotit, për 400 vite kanë jetuar me shumë vështirësi dhe persekutim në Egjipt derisa u realizuar premtimi i profetëve të mëparshëm dhe nga mesi i tyre u shfaq një profet i Zotit me emrin Musa bin Imran. 

Musai a.s. ishte i biri i Imran nga pasardhësit e Hazretit Ja'kub a.s. dhe është një prej profetëve të mëdhenj "Ulul Adhm" dhe periudha të jetës së tij më shumë se të çdo profeti tjetër, janë përmendur në sure të ndryshme të Kur'anit të shenjtë, gjegjësisht 136 herë. Ai ka lindur në një periudhë në të cilën Faraoni, mbreti i Egjiptit, kishte urdhëruar vrasjen e secilës foshnje mashkull që lind nga popullata Beni Israil dhe t'i marrin robëresha të gjitha vajzat e tyre. Disa besojnë se Faraoni kishte dhënë këtë urdhër për vrasjen e foshnjave mashkull për të dobësuar popullatën Beni Israil. Disa të tjerë, mendojnë se arsye e dhënies së një urdhri të tillë ishte një ëndërr që kishte pa Faraoni. Mbreti i Egjiptit kishte pa në ëndërr se një foshnjë mashkull do të lindë nga popullata Beni Israil i cili do të shkatërrojë mbretërinë e tij. Prandaj, kur lindi Musai a.s., nëna e tij e cila quhej Jukhabid, në bazë të një inspirimi hyjnor, e vendosi foshnjën e saj në një arkë të vogël dhe e lëshoi atë në lumin Nil. Kjo foshnje është marrë nga uji nga njëri prej njerëzve të afërt të Faraonit. Për këtë arsye atë e quajtën me emrin Musa sepse arka në të cilën ishte vendosur ai në lumin Nil, u ndal sak një peme brenda në ujin e lumit. Kështu ishte vullneti i Zotit që Musai a.s. të rritet në oborrin mbretëror të Faraonit.  

Lëshimi në ujë të Hazretit Musa a.s.

Hazreti Musa a.s. pasi u zgjodh për profet të Zotit, duke marrë parasysh dhunën dhe padrejtësinë që ushtronte Faraoni Ramsesi II-të ndaj popullatës Beni Israil, mori mision për ta shpëtuar popullin Beni Israil nga dhuna e Faraonit dhe t'i udhëheqë ata nga vendi i Egjiptit në drejtim të vendit Kan'an, do të thotë Palestinës. Kështu që rreth 3300 vite më parë Hazreti Musa a.s. dhe populli Beni Israil filluan rrugëtimin nëpër shkretëtirë që të kthehen në vendin e etërve të tyre, do të thotë në vendin e Hazreti Ja'kub a.s.. Në këtë kohë, Hazreti Musa a.s. dërgoi një grup së bashku me përfaqësuesin e tij Jusha'e në Palestinë që të sjellin informacione në lidhje me gjendjen e atij vendi. Ai grup pasi u kthye pranë Musait a.s., tregoi se në vendin e Palestinës jetojnë një popull shumë i fuqishëm dhe tiran. Beni Israil u frikësuan dhe nuk pranuan të shkojnë në Palestinë dhe nuk zbatuan urdhrin e profetit të tyre Hazretit Musa a.s.. Beni Israil për këtë arsye për 40 vjet mbetën të humbur në atë shkretëtirë. Hazreti Musai a.s. gjatë kësaj periudhe të gjatë nuk kursej asnjë përpjekje për ta udhëzuar popullin e vet, mirëpo populli Beni Israil shumë herë u rebelua dhe ushtruan agresion e dhunë. Disa prej tyre filluan të adhurojnë idhuj dhe një grup prej tyre, për kundër urdhrit të Hazretit Musa a.s., insistonin që të ktheheshin në Egjipt.

Tapeti i thurur me dorë që paraqet ngjarjet e Beni Israil në shkretëtirën Sina

Në fund, Hazreti Musa a.s. vdiq gjatë po kësaj periudhe dhe në moshën 120 ose 126 vjeçare.