Janar 21, 2024 14:52 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth pohimeve të autoriteteve të Britanisë së Madhe për përhapjen e dukshme të islamofobisë në këtë vend dhe organizimin e një konference në qytetin Kum të Iranit me titull “Islami në Evropë, perspektivat dhe sfidat”.

Përhapja e Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Britaninë e Madhe ka shkuar deri në ato përmasa sa që politikanët e këtij vendi, po pohojnë gjithnjë e më tepër këtë fenomen. Jeremy Curbin, lideri i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, gjatë një vizite që ka zhvilluar në një xhami në veri të qytetit të Londrës, ka kritikuar ashpër përhapjen e islamofobisë.

Jeremy Curbin

Jeremy Corbin në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Islamofobia është një problem në shoqërinë e Britanisë së Madhe dhe konsiderohet një formë tjetër e racizmit. Ai duke qortuar sulmet raciste që po ndodhin në vendin e tij sidomos kundër femrave myslimane të mbuluara me hixhab, ka shtuar: “Feja Islame është simboli i paqes dhe sakrificës”.

Jeremy Curbin në mesin e myslimanëve

Sa’ide Varethi, anëtare e kabinetit qeveritar David Cameron, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, ka kritikuar mediat e këtij vendi për shkak të prezantimit të një imazhi negativ rreth Islamit dhe myslimanëve”. Varethi në një seancë të Parlamentit të Britanisë së Madhe, në lidhje me krimet e kryera në bazë të urrejtjes dhe pasojat e tyre, ka theksuar: “Pikëpamjet negative ndaj Islamit dhe besimtarëve të kësaj feje në mediat e Anglisë janë shtuar në masë të madhe në krahasim me disa vite më parë. Unë mund të flasë me orë të tëra për ekzistencën e këtij fenomeni në media, sidomos në mediat e shkruara”.

Saede Varethi

Varethi gjithashtu tha se si rezultat i kësaj propagande mediale, myslimanët sidomos vajzat dhe grat e mbuluar me hixhab, me frikës dhe shqetësim po marrin pjesë në sferat e ndryshme të shoqërisë. Ajo ka kërkuar nga kryeministri i Britanisë së Madhe që për t’u përballur me këtë propagandë negative, të flasë në mënyrë publike në lidhje me rolin pozitiv të myslimanëve në shoqërinë e Britanisë së Madhe.

Chris Ferast, kryetari i shoqatës kombëtare të gazetarëve në Britaninë e Madhe, ka konfirmuar këtë çështje dhe e cilësuar atë si një problem të madh.

Chris Frost, president i Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve

Ai ka thënë: “Kjo që disa prej redaktorëve të gazetave dëshirojnë të shkruajnë lajme dhe raporte me një metodë të veçantë me qëllim që të prezantohet një imazh negativ nga myslimanët, është diçka shumë e keqe. Një prej rrugëve më të mira për shitjen e tirazhit sa më të madhe të një gazete, është kjo që të shtyhen njerëzit të besojnë se ata po përballen me një kërcënim dhe duke marrë parasysh ekzistencën e grupit terrorist ISIS, aktualisht myslimanët janë vendosur në shënjestër dhe ata prezantohen si një kërcënim. Rreth 64% e qytetarëve të Britanisë së Madhe informacionet dhe njohuritë në lidhje me Islamin dhe myslimanët i marrin nëpërmjet mediave dhe shumica e tyre nuk kërkojnë të gjejnë informacione më shumë në lidhje me këtë çështje nga burime të tjera”.

Përhapja e Islamofobisë në Britaninë e Madhe

Paralel me shtimin e islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Britaninë e Madhe dhe në shumë vende të tjera evropiane, është shtuar edhe aktiviteti i myslimanëve për të prezantuar mësimet drejtësidashëse, paqedashëse të Islamit dhe bashkëjetesën mes grupeve etnike dhe fetare të ndryshme. Myslimanët në 200 xhami në të gjithë Britaninë e Madhe ditën e diele më 18 shkurt kanë hapur fushatën kombëtare “Vizito xhaminë time”, kanë mirëpritur qytetarët jomyslimanë. Dita e vizitës nëpër xhami është një program vjetor i cili është organizuar me iniciativën e Këshillit të Myslimanëve të Britanisë së Madhe me qëllim të krijimit të marrëdhënieve mes myslimanëve dhe qytetarëve të tjerë dhe besimtarëve të feve të ndryshme. Në këtë program, jomyslimane bëhen mysafirë në xhamitë e qyteteve të tyre në mënyrë që të informohen më shumë në lidhje me Islamin dhe myslimanëve. Këtë vit numri i xhamive në Britaninë e Madhe që kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në këtë program, ishte shtuar në mënyrë të dukshme në krahasim me vitin e kaluar. Harun Khan, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve të Britanisë së Madhe, në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Myslimanët në të gjithë vendin e Britanisë së Madhe edhe njëherë theksojnë se përkundër asaj që propagandojnë mediat, ne jemi një komunitet i hapur dhe me elasticitet të duhur”. Ai shtoi: “Vitin e kaluar mbi 10 mijë persona kanë marrë pjesë në programin e “Dita e dyerve të hapura të xhamive”.

Sipas statistikave që janë publikuar së fundi, rreth 90% e qytetarëve të Britanisë së Madhe kurrë nuk kanë hyrë në ndonjë xhami. Ky është një rast i mirë për t’u njohur më shumë me aktivitetet e myslimanëve nëpër xhami dhe paraqitja e pyetjeve në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vet myslimanët. Rreth 3 milionë myslimanë jetojnë në Britaninë e Madhe që përbëjnë 5% të popullsisë së këtij vendi. Në të gjithë Britaninë e Madhe ekzistojnë 1750 xhami.

Myslimanët në Anglisë

Natyrisht përballja me Isalomofobinë dhe urrejtjen ndaj Islamit nuk përkufizohet vetëm me hapjen e dyerve të xhamive për jomyslimanët për të mënjanur dilemat në lidhje me mësimet Islamit që ndërtojnë personalitetin e njeriut. Në vendet e ndryshme organizohen konferenca dhe tryeza të ndryshme për të prezantuar mësimet e Islamit burimor. Një prej këtyre konferencave është organizuar kohë më parë në qytetin Kum të Iranit që është një prej qendrave të rëndësishme të shkollave fetare shiite në Iran. Kjo konferencë është zhvilluar me temë “Islami në Evropë, perspektivat dhe sfidat” me pjesëmarrjen e profesorëve dhe studiuesve nga universitetet e Evropës dhe nga shkollat islame të Kumit dhe qyteteve të tjera. Kjo konferencë është zhvilluar në kuadër të trajtimit të katër temave kryesore: potencialet e Islamit në bashkëpunim me Evropën, Perspektivat dhe sfidat në marrëdhëniet e Islamit me Evropën, potencialet e Evropës në bashkëpunim me Islamit dhe myslimanët, si dhe historia e bashkëpunimit të Islamit dhe Evropës.

Konferenca “Islami në Evropë, perspektivat dhe sfidat”

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë profesorë nga vende të ndryshme si nga Britania e Madhe, Kroacia, Republika e Çekisë, Kanadaja, Italia dhe Holanda si dhe disa studiues iranianë. Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe profesorët e njohur si Dr. Robert Gliv, profesor i islamologjisë në Universitetin Agster dhe Dr. Andre Njuman, profesor i islomologjisë në Universitetin e Edinburg të Britanisë së Madhe, Dr. Jozef Ilul, profesor i Universitetit të Romës, Dr. Vedran Abuçina, profesor nga një Universiteti i Kroacisë, si dhe Dr. Daniel Kerzhik, Dr. Jaroslav Frank dhe Peter Pelikan nga Republika e Çekisë si dhe disa profesorë të tjerë nga universitete të qyteteve të ndryshme të Evropës që kanë paraqitur artikujt e tyre në lidhje me temat përkatëse të kësaj konference.

Khuxhetul-islam Malek Afzali, kryetari i Institutit Hikmet, në fillim të kësaj konference gjatë fjalës së tij tha: “Gjatë dekadave të kaluara po vërejmë shtimin dhe përhapjen e islamofobisë në mesin e ndjekësve të feve të tjera sidomos në vendet e Evropës”. Ai në vazhdim vuri në dukje disa prej shkaqeve të islamofobisë dhe shtoi: “Veprimet e dhunshme të grupeve takfiriste terroriste si ISIS dhe Taleban, propaganda mediale e sionistëve kundër Islamit, si dhe aktiviteti i partive dhe personaliteteve politike me urrejtje ndaj të huajve dhe myslimanëve; konsiderohen prej shkaqeve kryesore të krijimit të islamofobisë”. Khuxhetul-islam Mahdi Hadevi Tehrani, profesor i shkollave fetare dhe universitetit, gjatë fjalës së tij në lidhje me çështjet e Islamit në Evropë, vlerësoi se gjetja e rrugëzgjidhjes për ndërprerjen e Islamofobisë është prioriteti më i rëndësishëm dhe shtoi: “Një grup njerëzish në perëndim mendojnë se gjenocidi, pikërisht ajo çfarë po ndodhë aktualisht në Mianmar dhe shpërngulja e detyrueshme e myslimanëve dhe dëbimi i tyre nga vendi, është rrugëzgjidhje për islamofobinë. Ndërkohë që rrugëzgjidhja paqësore dhe e drejtë është bashkëjetesa mes të gjithë besimtarëve. Bashkëjetesa dhe gjithashtu diskursi reciprok është një alternativ që mund të realizohet. Për të arritur deri në një perceptim reciprok, duhet të kemi një imazh të drejtë nga njëri tjetri”. Ai në vazhdim vuri në dukje çështjen e ekstremizmit dhe vlerësoi se problemi i ekstremizmit në përgjithësi është diçka më i madh se sa problemi i ekstremizmit islamik dhe fetar që po pretendohet, ndërsa shtoi: “Ekziston ekstremizmi hebre dhe ekstremizmi i krishterë. Ekstremizmi hebraisht është pikërisht ai sionizëm ideologjia e të cilit në botë po kritikohet një pjesë e madhe e hebrenjve. Ekziston edhe ekstremizmi jo fetar i cili është pikërisht sekularizmi. Ekziston gjithashtu edhe ekstremizmi budist në Mianmar dhe ekstremizmi indas në Indi”. Khuxhetul-islam Mahdi Hadevi Teherani në vazhdim të fjalës së tij vlerësoi se maturia është rrugëzgjidhja islamiste është maturia dhe shtoi: “Maturia dhe reflektimi në Islam paraqet një metodë sistematike të plotë kuptimi i të cilës nuk është vetëm të menduarit, por është një sistem për të bërë një krahasim të drejtë të feve me njëra-tjetrën dhe si rezultat arritjen e një perceptimi reciprok”. Ai në vazhdim të fjalës së tij vuri në dukje ngjashmëritë mes metodologjisë së medhhebit shiit dhe të kishës katolike ndërsa tha: “Myslimanët shiitë ashtu si katolikët, besojnë në ekzistencën njëkohësisht të racionalizmit dhe rëndësisë së tradicionalizmit dhe librave të shenjtë hyjnor. Përveç kësaj, ashtu sikur që vehabistët dhe selefistët i shpallin jobesimtar myslimanët shiitë, edhe kisha ortodokse besimtarët katolik nuk i konsideron të krishterë të vërtetë”.

Konferenca Islami në Evropë, perspektivat dhe sfidat

Dr. Jozef Kravos nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin Masarik të Republikës së Çekisë, ishte një prej folësve për temat rreth islamofobisë në këtë konferencë i cili paraqiti artikullin e tij në lidhje me fenomenin e islamofobisë dhe përmasave të saj në përhapje e sipër në Republikën e Çekisë. Dr. Kravos duke vë në dukje ekzistencën e 3000 myslimanëve autokton në Republikën e Çekisë dhe 20 mijë myslimanëve emigrantë në këtë vend, ka folur në lidhje me përmasat e përhapjes së islamofobisë në mesin e politikanëve të Republikës së Çekisë ku tha: “Krahu i ekstremit të djathtë në Republikën e Çekisë ka ndikim shumë të madh në politikën e këtij vendi dhe në mënyrë të vazhdueshme po përhapë islamofobinë në këtë vend”.

Dr. Jozef Kravos

Profesor Robert Gliv, kryetari i qendrës për studime islame në Universitetin Agster të Britanisë së Madhe, vlerësoi se ekstremizmi i grupeve raciste ekstremiste dhe gjithashtu ekstremizmi i grupeve selefiste takfiriste, konsiderohen prej shqetësimeve aktuale të shoqërisë së Evropës.

Robert Gleave

Profesor Robert Gleave në një intervistë në përgjigje ndaj kësaj pyetje se si është situata e ekstremizmit në Evrop në rrethanat aktuale, u përgjigj: “Aktualisht një prej çështjeve që ka shkaktuar shumë shqetësime serioze është shfaqja e grupeve raciste të ekstremit të djathtë. Këto grupe të cilat kanë bindje të afërta me nazistët me sulmet që po kryejnë kundër grupeve të minoriteteve si kundër myslimanëve, janë shndërruar në një kërcënim për stabilitetin kulturor dhe për shoqërinë e Evropës. Ky është një lloj i ekstremizmit i cili aktualisht ekziston në perëndim. Selefizmi është një lloj tjetër i ekstremizmit i cili nganjëherë është një lloji reagimi ndaj atij ekstremizmi të parë. Metoda e selefizmit sidomos selefizmi xhihadist, është shumë shqetësues për arsye se në shumë raste ne përballemi me të rinjtë të cilët nuk kanë kurrfarë respekti as për autoritetet shkencore të shoqërisë dhe pikërisht për këtë arsye ata përqendrohen në veprimtarinë në internet. Ata në sferën virtuale njihen me një numër të madh të individëve që janë predikues të selefizmit takfirist dhe u bashkohen atyre. Ky është rezultat i përdorimit të pavetëdijshëm të internetit, fenomen që po përhapet gjithnjë e më shumë.

 

 

Tags