Femrat iraniane
Ndër femrat iraniane që ka arritur sukses në sferën e Nanofizikës është edhe zonja Azam Irexhizad. Znj Azem irexhizad ka lindur në vitin 1955 në Teheran, ka diplomuar në fizikë në universitetin “ Sanati Sherif në Teheran kurse masterin dhe doktoraturën i ka kryer në universitetin “ Success” në Angli.
Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues fillojmë emsionin me temë “Femrat e suksesshme irane” . ju fotjmë të na ndiqni në vazhdim.
Ndër femrat iraniane që ka arritur sukses në sferën e Nanofizikës është edhe zonja Azam Irexhizad. Znj Azem irexhizad ka lindur në vitin 1955 në Teheran, ka diplomuar në fizikë në universitetin “ Sanati Sherif në Teheran kurse masterin dhe doktoraturën i ka kryer në universitetin “ Success” në Angli. Ajo në vitin 1990 diplomoi në po në fizikë duke arritur në nivelin e posdoktoraturës, në po këtë univerzitet. Më pas ajo u kthye në Iran ku filloi të punojë si profesoresh në Universitetin “ Sanati Sherif”. Znj Irexhizad më herët ishte kryetare e qendrës për mësimine shkencave dhe matematikës e cila vepronte në kuader të ministrisë së arsimit dhe edukimit të Iranit. Ajo gjithashtu për tre vite ishte dekane e fakultetit të fizikës dhe katër vite sherbeu si shefe e sketorit për kërkime në këtë fakultet. Kjo zonjë shembullore është anëtare e brodit shkencorë dhe profesoreshë e fakultetit të fizikës në universitetin Sanati sherif dhe njëkohësisht është edhe kryetare e qendrës për studime shkencore dhe Nano-teknologji në këtë universitet.
Dr Azam Irexhizad në dosjen e saj ka poste dhe përgjegjësi shumë të rëndësishme, ajo është gruaja e parë e cila është emëruar si dekan në universitetin Sanati Sherif. Që nga viti 2005 e deri më tani ka edukuar studentë të shumtë në Nano- teknologji. Ajo gjithashtu është edhe anëtare e unioneve të ndryshme shkencore si Unioni i fizikës në iran, Unioni i Nano teknologjsië, shkencave dhe inxhinierisë sipërfaqësore. Ndërsa në nivel ndërkombëtarë ajo është anëtare e unioneve të fizikës në Angli, Amerikë dhe dhe anëtare e unione të femrave dijetare të botës së tretë dhe e unionit të femrave myslimane. Ajo në disa raste është edhe pjesë e jurisë së artikujve dhe organizatore e seminareve të ndryshme në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Znj.dr. Irexhizad. Përvec kërkimeve dhe punëve ekzekutive, ajo është edhe profesoreshë në të gjitha nivelet studimore nga fakulteti deri në doktoraturë. Kërkimet e saj përgjithësisht janë fokusuar në fizikën e sipërfaqes, fizikën e shtresave të holla, qelizat diellore dhe sensorët e gazit.
Në shenjë vlerësimi të përpjekjeve të kësaj zonje të suksesshme iraniane, asaj i janë ndarë edhe cmime dhe shpërblime të ndryshme. Znj. Dr. Irexhizad, në festivalin e dytë për Nanoteknologji në vitin 2007 u zgjodh si specialistja më e mirë. Edhe një vitë më parë, ajo mori titullin e studiueses më të mirë në nanoteknologji. Përvec kësaj, dr. Irexhizad në vitet 2006-2007 u zgjodh si studiuese shembullore në Universitetin “San’ati Sharif” në Iran. Ndërsa në vitin 2006, kjo zonjë e palodhshme iraniane u zgjodh në mesin e katër studiuesve më të mirë në sferën e nanoteknologjisë. Gjithashtu, edhe ndarja e titujve si studiuesja më e mirë dhe profesoresha më e mirë e shtetit, janë ndër sukseset e tjera të kësaj zonje raniane. Ajo botës së shkencës i ka dhuruar vepra të ndryshme duke publikuar mbi 100 artikuj shkencorë në revistat më prestigjioze shkencore ndërkombëtare. Përvec kësaj, nën udhëheqjen e kësaj zonje iraniane janë realizuar me sukses 35 projekte shkencore.
Në bisedë me znj. Dr. Irexhizad, atë e pyetëm se sa e suksesshme ka qenë në kordinimin e punëve jashtë dhe brenda shtëpisë? Ajo u përgjigj: “ Megjithëse koordinimi punëve dhe aktiviteteve jashtë dhe brenda shtëpisë është një punë shumë e vështirë, por unë vazhdimisht jam përpjekur që duke menaxhuar si duhet kohën, të kryejë në formën më të denjë obligimet e mia si në familja ashtu edhe jashtë saj. Edhe në sferën e edukimit të fëmijëve në bashkëpunim me bashkëshortin jam munduar që të kryejë me dinjitet këtë obligim. Duke patur parasysh që fëmijët e mi kanë mësuar në shkolla mesatarisht të mira, ata nuk kanë patur shumë nevojë për ndihmë në mësime edhe në shtëpi dhe unë e jam munduar që të veproj në sferën e edukimit të tyre. Tani unë i kam dy vajza të cilat janë studente. Vajza ime e madhe është 30 vjece dhe po doktoron në lëminë e inxhinierisë së energjisë elektrike, ajo është e martuar dhe bashkëshorti i saj gjithashtu është duke doktoruar. Ndërsa vajaza ime e dytë është 26 vjece dhe ka mbaruar studimet në mjeksi të përgjithshme. Për fat të mirë vajzat e mia janë të pajisura edhe me dije edhe me vlera të larta morale dhe për këtë unë jam shumë krenare. Kjo zonjë e sukseshme irane beson se ndër faktrët kryesor të suksesit të saj është jeta e qetë, dhe bahskëshorti i sjellshëm dhe i kuptueshëm i cili e ka ndidhmuar në të gjitha aspektet. Bashkëshorti i zonjës Irexhizad është bashkëpuntor i saj dhe gjithashtu profesor në fakultetin e fizikës. Znj Irexhizad në lidhje me këtë thotë: në rradhë të parë kam patur qetësi sepse me bashkëshortin tim i cili është edhe kolegu im kemi studiuar bashkë dhe bashkë i ndanim edhe punët e shtëpisë. Edhe sot e kësaj dite ne punët e shtëpisë i kryejmë bashkë.
Zonjën doktor Irexhizad gjithashtu e pyetëm se cfarë vecorishë duhet të posedojë femra për të zhvilluar aktivitet në shoqëri. Ajo u përgjigj: femrat duhet ti besojnë vetes dhe të përpiqen që fillimisht të njohin dhe zbulojnë aftësitë dhe kapacitetin e vet dhe më pas edhe të shoqërisë dhe nevojat e tyre duhet ti përshtatin në atë formë që sa më lehtë të mund të kryejnë aktivitetin e tyre. Në këtë rast paraqitet lidhja midis vlerave dhe besimeve sic është hixhabi. Nëse punojmë, atëherë duhet të njohim rrethanat, kushtet dhe kufijtë e përcaktuar nga nga feja që është hixhabi dhe mbulesa për femrën muslimane. Njeriu duhet të vlerësojë personalitetin dhe pamjen e tij humane në mënyrë që edhe të tjerët ta vlerësojnë atë. Nëse një femër do të luajë me pamjen e saj në shoqëri në atë mënyrë që të tjerët do të gjykojnë në bazë të pamjes së saj të jashtme, atëherë shoqëria nuk do të ketë asnjë lloj respekti për personalitetin dhe dinjitetin e saj. Është mirë që femrat të prezantohen vetëm me mendimet dhe vlerat e tyre njerëzore. Cështja tjetër është qëllimi në mënyrë që përgjegjësitë e saj në shoqëri të mos bien ndesh me obligimet e saj si nënë dhe bashkëshorte. Mirëpo kjo nuk është punë e lehtë sepse në rast të mungesës së vullnetit atëherë njëra e flijon tjetrën. Kurse e drejta është që të gjitha aktivitetet e femrës duhet të kenë një ekuilibër”.
Zonja dr. Irexhizad e falemenderon Zotin Fuqiplotë që shoqëria shkencore dhe akademike e Iranit i vlerëson përpjekjet e saj dhe femrave të tjera iraniane. Ajo është shumë e lumtur që rezultati i aktiviteteve të saj është reflektuar në prodhimet kombëtare, dhe me sytë e vet i shikon arritjet e studentëve të vet dhe krenarinë kombëtare.