Femrat iraniane
Ndër femrat e suksesshme iraniane në sferën shkencore dhe kërkimore të “Organiztës së Energjisë Atomike të Iranit” është edhe zonja dr. Fereshte Ismail Bejgi. Kjo zonjë iraniane ka doktoruar në Universitetin “Amir Kabir” në drejtim “shkenca dhe teknologjia bërthamore” në vitin 1998.
Që nga koha e fillimit të jetës së njerëzve të parë mbi tokë, energjia është shfrytëzuar në forma të ndryshme si një mjet i domosdoshëm për vazhdimin e jetës. Në të kaluarën njerëzimi për nxemje, për gatim dhe për cështje të tjera ka shfrytëzuar drurin, degët e thata të drinjve dhe qymygurin. Por, me kalimin e kohës dhe me përparimin e dijes njerëzore, burimet e vjetra energjetike u zëvendësuan me burime të reja si nafta, gazi, era, dielli dhe në fund energjia bërthamore. Sot, eneregjia bërthamore është ndër temat kryesore në shkencë dhe teknologji duke luajtur një rol kyc në sigurimin e energjisë së nevojshme të vendeve të ndryshme dhe në vecanti të vendeve të zhvilluara. Megjithë sanksionet e rënda të vendeve perëndimore, Republika Islamika e Iranit, me përpjekjet dhe punën e shkencëtarëve të vet ka zhvilluar energjinë paqësore bërthamore pa u mbëhstetur në askënd tjetër duke arritur që të posedojë edhe ciklin e plotë të energjisë bërthamore. Kjo arritje e madhe në sferën e energjisë bërthamore është rezultat i përpjekjeve dhe punës së palodhshme të shkencëtarëve në mesin e të cilëve edhe femrave iraniane. Në këtë emision do t’ju njohim me tre femra iraniane të cilat janë eksperte në sferën e energjisë bërthamore.
Ndër femrat e suksesshme iraniane në sferën shkencore dhe kërkimore të “Organiztës së Energjisë Atomike të Iranit” është edhe zonja dr. Fereshte Ismail Bejgi. Kjo zonjë iraniane ka doktoruar në Universitetin “Amir Kabir” në drejtim “shkenca dhe teknologjia bërthamore” në vitin 1998. Aktualisht dr. Bejgi është anëtare e bordit shkencor të Organës së Energjisë Atomike të Iranit. Znj. Ismail Bejgi ka një dosje shumë të vlefshme në sferën shkencore. Për shkak të aktiviteteve dhe punës së saj shkencore, znj. Ismail Bejgi në vitin 2001 në Festivalin e tretë “Dëshmori Rexhai” u zgjodh si eksperte shëmbullore e vitit në Iran. Gjithashtu në vitin 2003, dr. Ismail Bejgi fitoi cmimin e tretë si studiuese në Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit. Përvec kësaj, dr. Fereshte Ismail Bejgi është edhe anëtare e Unionit të Fizikës dhe Fotnikës (Fizikës së dritës) në Iran. Ajo është mentore dhe profesoreshë e studentëve të shumta në nivele të ndryshme studimore dhe në vecanti në doktoraturë në drejtimet fizikë në gjendje të ngurtë dhe fizikë atomike.
Dr. Fereshte Ismail Bejgi në vitin 2009, në festivalin e vlerësimit të studiuesve më të mirë akademik dhe drejtorëve të qendrave kërkimore u nderua me një cmim të vecantë. Kjo zonjë e suksesshme irane është edhe anëtare e jurisë së artikujve në konferenca të ndryshme në fizikë dhe fotonikë si dhe në revista të ndryshme shkencore. Përvec kësaj ajo ka botuar edhe artikuj të shumtë personal në revista të brendëshme dhe ndërkombëtare shkencore. Dr. Ismail Bejgi ka realizur edhe projekte të ndryshme shkencore dhe kërkimore në fushën e teknologjisë bërthamore dhe aktualisht vazhdon të punojë në disa projekte të këtilla. Znj Ismail Bejgi dhe bashkëpuntorët e saj në qendrën kërkimore për optik dhe lazer në universitetin “Elm o Sannat” në bashkëpunim me departamentin e Kimisë (karbordi) të universitetit Nakoja të Japonisë kanë kryer një studim në fushën e Nano-strukturave dhe bashkëpunimi me këtë universitet vazhdon ën nivel të shkëlqyer.
Ndër femrat e tjera të suksesshme iraniane në sferën e teknologjisë bërthamore është edhe zonja Fatime Dini. Dr Fatime Dini ka doktoruar më suksesin më të lartë në drejtimin inxhinieri bërthamore në universitetin Amir Kebir. Gjithashtu dr Dini është edhe fituese e cmimit për artikull më të mirë në kongresin e tretë kombëtarë për energjinë bërthamore. Znj Dini aktualisht është përfaqësuese e femrave të diplomuara të fakultetit të inxhinerisë bërthamore në Univerzitetin Amir Kebir. Megjithëse aktualisht mbi 60 % e studentëve të univerziteteve të Iranit përbëhen nga femrat, por Dr. Dini ka kërkuar rritjen e kuotës dhe rolit të femrave në grada të ndryshme shkencore dhe në aktivitetet bërthamore dhe industriale të vendit. Dr Dini gjithahstu është autore e dy librave me titull “Tokamek” dhe “ Bashkimi bërthamor”. Përvec kësaj znj dr Dini botës së shkencës dhe teknologjisë bërthamore i ka dhuruar edhe mbi 30 artikuj si brenda ashtu edhe jashtë iranit.
Një ndër femrat tejra të suksesshme iraniane në teknologjinë bërthamore është edhe zonja doktor Nasrin Shejkh. Ajo është në mesine atyre individëve që përpos që është eksperte në teknologjinë bërtahmore, ka doktoruar edhe në inxhinierinë e polimerëve. Dr Shejkh ka kryer kërkime dhe ka bërë zbulime të shumta në sferën e aktivitetit të saj. Ndër shembujt e punimeve të saj kërkimore është edhe zbulimi i Ngjitëses higjienike mbi bazë të polimerit. Studiusit besojnë se gjysma e tregut të farmacisë në botë është në dorën e Nano teknologjisë. Në këtë drejtim studuesit e Univerzitetit Tarbiete Modarres, gjatë një studimi arritën që të prodhojnë pllakë dentale që përmbajnë nano-grimca nga argjendi të cilët kanë veti pastruese dhe janë shumë rezistente. Ky studim në të vërtet është teza e diplomimit të një studenti të doktoraturës në kimi, mentor i të cilit është zonja Nasrin Shejkh. Një ndër problemet kryesore të pllakave dentale që sot përdoren në Ortodentsi është higjiena dh epastrimi i tyre që duhet të kryhet vazhdimisht sepse në të kundërt rritet mundësia e grumbullimit të mikrobeve poshtë pllakës dentale. Duke patur parasyshë nano grimcat e argjendit kanë veti për vrasjen e mikrobeve dhe baketerijeve atëherë ato mund të shfrytëzohën në prodhimin e lëndëve dentale.