Janar 23, 2024 14:49 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth metodave të reja të Islamofobisë në Britani dhe sulmeve ndaj xhamive në Gjermani, Itali edhe Holandë.  

Shtimi i islamofobisë në Britani

Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit në Evropë po përhapët nëpërmjet formave dhe metodave të reja. Në formën më të re të islamofobisë në Britaninë e Madhe është raportuar se disa qytetarë britanezë në Londër, Midlandi Perëndimor dhe Jurkshajer kanë pranuar disa letra të shtypura në të cilat data 3 prill është quajtur "Dita e ndëshkimit të myslimanëve". Në këto letra thuhet: "Ata (myslimanët) u kanë shkaktuar dëme juve. Ata janë bërë shkak që të dashurit tuaj të vuajnë. Ata janë bërë shkak për dhimbjet dhe vuajtjet tuaja. Në lidhje me këtë çështje, çfarë dëshironi të bëni?! Autori ose autorët e letrave më pas atyre që në këtë ditë sulmojnë myslimanët, u kanë premtuar shpërblim dhe për çfarëdo lloj sulmi kanë paraparë privilegje të veçanta. Sulmet gojore ndaj myslimanëve përbëjnë 10 pikë, sulmi i kryes me acid, përbënë 50 pikë, shpërthimi i bombës në një xhami, përbënë 1000 pikë dhe sulmi me armë bërthamore ndaj Mekës, përbënë 2500 pikë. Myslimanët dhe liderët e feve të ndryshme dhe aktivistët politik dhe të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësime të thella nga dërgimi i këtyre letrave. Mekdad Varsi, zv/sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve të Britanisë, ka thënë se këto letra islamofobiste kanë shkaktuar frikë dhe shqetësim në të gjithë Britaninë e Madhe. Ai ka deklaruar: "Kjo çështje tregon shtimin e urrejtjes ndaj myslimanëve dhe përhapjen e dukshme të veprimtarisë së grupeve të ekstremit të djathtë në Britani. Autoritet e zgjedhura të vendit duhet të reagojnë në mënyrë të prerë ndaj përhapjes së Islamofobisë dhe t'i vendosin nën kontroll grupet ekstremiste, ashtu siç veprojnë në lidhje me përhapjen e urrejtjes ndaj grupeve të tjera në shoqëri". Andro Smith, përgjegjës për marrëdhëniet mes feve të Kishës së Britanisë së Madhe, gjithashtu duke shprehur keqardhje për shfaqjen e këtij fenomeni, ka kërkuar shtimin e përpjekjeve për t'u përballur me përhapjen e urrejtjes dhe gjithashtu për forcimin e paqes dhe miqësisë në shoqërinë e Britanisë.

Publikimi i letrave kërcënuese kundër myslimanëve në Britaninë e Madhe

Dërgimi i këtyre letrave ka bërë jehonë të gjerë sidomos në qarqet e myslimanëve në Britani. Grupi "Tell Mama UK" që është një shoqatë bamirëse për mbështetjen e viktimave të dhunës kundër myslimanëve, duke publikuar fotografi të letrave të tilla në faqen e vet në internet, ka paralajmëruar në mënyrë serioze për përhapjen e urrejtjes.

Drejtuesi i këtij grupi i cili vëzhgon me vëmendje aktivitetet kundër myslimanëve, thotë se ka pranuar raportime në lidhje me këto letra në Bradford, Lester, Londër, Kardif dhe Shefilld. Në një mesazh në Twitter të publikuar nga grupi për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve thuhet: "Dita për ndëshkimin e myslimanëve: vazhdojnë të arrijnë raporte te ne në lidhje me pranimin e letrave nga anë e mbanë Britanisë së Madhe. Deri më tani janë raportuar me dhjetëra raste. Nëse keni pranuar letra të tilla, iu lutemi na informoni neve. Ne së bashku me policinë jemi duke hetuar në lidhje me këtë fushatë destruktive". Iman Ata, drejtorja e grupit për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve, gjithashtu thotë se këto letra kanë shkaktuar shqetësime dhe frikë në komunitetin mysliman. Ajo thotë: "Ata po pyesin se a nuk i kërcënon ndonjë rrezik fëmijët tanë të cilët luajnë jashtë shtëpisë? Ne kërkojmë nga ata që të ruajnë qetësinë e tyre dhe vetëm në rast se pranojnë letra të tilla, menjëherë të kontaktojnë me policinë". Naz Shah, deputete e partisë laburiste në Parlamentin e Britanisë, thotë se në shtëpitë e shumë klientëve të saj në qytetin Bradford janë dërguar këso "Letra të Urrejtjes". Këto letra konsiderohen përpjekje për të krijuar frikë dhe tmerr në mesin e myslimanëve, mirëpo në fund ata përsëri nuk do të kenë sukses. Ne po qëndrojmë përkrah njëri-tjetrit dhe asgjë nuk mund të krijojë përçarje në mesin tonë. Kjo është një lloj përhapje e urrejtjes dhe nuk do të ketë sukses. Këto veprime tregojnë se islamofobistët në Britani dhe në vendet e tjera evropiane mundohet të krijojnë një atmosferë të pasigurisë dhe frikës në mesin e myslimanëve në mënyrë që ata të izolohen në shoqëritë e tyre dhe në fund të detyrohen të largohen nga Britania".

Deputetja Naz Shah

Metodat vjetra për të krijuar frikës në mesin e myslimanëve në Evropë siç janë sulmet ndaj objekteve islame sidomos ndaj xhamive dhe objekteve që shfrytëzohen për të falur namazin,  po vazhdojnë akoma. Në sulmet më të fundit ndaj xhamive janë publikuar raporte nda Gjermania që flasin për sulmet ndaj tre xhamive në Berlin, Nafam Am Nekar dhe Laufen që janë kryer nga përkrahës të ekstremit të djathtë. Policia e Gjermanisë në një komunikatë për informim, ka deklaruar: "Një xhamisë në Berlin i është vënë zjarri me qëllim, mirëpo nuk është dëmtuar asnjë person. Kjo xhami ndodhet në rajonin Rinkenderf e cila u përfshirë nga zjarri dhe autorët e këtij sulmi të kryer me qëllim, janë tre adoleshentë ekstremist". Në një sulm tjetër, disa përkrahës të ekstremit të djathtë kanë hedhur disa koktej molotov brenda në një xhami në qytetin Nafem Am Nekar që janë bërë shkak për shpërthimin e zjarrit. Imami i xhamisë kishte arritur ta shuante zjarrin, mirëpo objekti ku kryheshin adhurimet fetare ka pësuar dëme të konsiderueshme. Prokuroria dhe policia në një deklaratë për publikun, kanë deklaruar se kjo ngjarje konsiderohet një krim i kryer si rezultat i racizmit dhe islamofobisë dhe pasi që në kohën e sulmit në xhami ishte i pranishëm imami i xhamisë, ky rast hetohet si një tentim për vrasje. Sulmi i tretë i kryer me koktej molotov, ka ndodhur në një xhami në qytetin Laofen në landin Vortemberg.

Bekir Altash, sekretari i përgjithshëm i një shoqate islame lokale në landin Baden (Vortemberg) të Gjermanisë, ka thënë: "Në këtë sulm janë shkaktuar dëme të konsiderueshme ndaj xhamisë". Bekr Altash ka kërkuar nga autoritetet e sigurisë të këtij landi që të marrin të gjitha masat për identifikimin e autorëve të këtij sulmi. Ndërkohë policia e Gjermanisë ka deklaruar se ka filluar hetimet në lidhje me këtë sulm për t'i identifikuar personat e akuzuar. Niveli i sulmeve ndaj objekteve islame në Gjermani, gjatë viteve të fundit është shtuar në masë të madhe dhe hetimet në lidhje këto sulme kryesisht nuk arrijnë në asnjë rezultat ose edhe në rast se identifikohen autorët e sulmeve të tilla, nuk merren masa ndëshkuese për parandalimin e përsëritjeve të veprimeve të tilla. Në bazë të statistikave të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, në vitin 2017, janë regjistruar rreth 1000 raste të sulmeve kundër myslimanëve dhe objekteve islame në këtë vend dhe si pasojë e këtyre sulmeve janë plagosur mbi 30 persona. Iman Mazik, kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve, ka thënë: "Numri i rasteve të sulmeve ndaj myslimanëve dhe institucioneve islame është shumë më i madh se sa kjo shifër, për arsye se shumë prej autoriteteve nuk kanë mbikëqyrje mbi sulmet anti-islame dhe në të shumtën e rasteve edhe viktimat nuk raportojnë sulme të tilla në polici".

Sulmi i personave islamofobistë ndaj një xhamie në jugperëndim të Gjermanisë

Në Itali dhe në Holandë gjithashtu janë raportuar veprime të ndryshme islamofobiste. Xhamia e qytetit Padova në Itali është sulmuar me lëndë që ndezin zjarr nga ana e islamofobistëve dhe është dëmtuar porta e xhamisë. Në Itali, ekzistojnë vetëm 8 xhami të cilat kanë elemente të caktuara të  arkitekturës islame si kupolë dhe minare. Gjithashtu, ekzistojnë edhe 800 qendra kulturore islame dhe objekte të caktuara për faljen e namazit që disa prej tyre ndodhen në garazhe, në podrume dhe në depo dhe hapësira e tyre shfrytëzohet si vend për faljen e namazit, organizimin e klasave arsimore dhe kulturore etj.. Veprime islamofobiste janë kryer edhe në Holandë. Disa element të varur nga lëvizja anti-emigracion dhe anti-islamiste Pegida, kanë protestuar kundër ndërtimit të një xhamie në qytetin Enschede të Holandës. Llogaritë e përdoruesve të internetit që i përkasin kësaj lëvizje, kanë publikuar fotografi në sferën virtuale ku vërehet se në vendin që ishte caktuar për ndërtimin e xhamisë, janë vendosur 23 kryqe. Lëvizja islamofobiste Pegida, gjithashtu me anë të një mesazhi të publikuar në një prej rrjeteve sociale, ka shkruar: "Islami do të thotë urrejtje dhe terrorizëm. Pikërisht për këtë arsye sot kemi reaguar ndaj ndërtimit të një shtëpie të urrejtjes në Enschede. Për ta luftuar këtë fenomen, do të bëjmë çdo lloj veprime që kemi mundësi për ta bërë. "Evropianët Patriot Kundër Islamizimit të Perëndimit" është emri i plotë i lëvizjes PEGIDA e cila është themeluar në tetor të vitit 2014 në qytetin Drezden të Gjermanisë. Qëllim i kësaj lëvizje islamofobiste është përballja me hyrjen e emigrantëve në perëndim dhe moslejimin e shtimit të numrit të myslimanëve në vendet evropiane".

Pegida

 

Tags