Janar 23, 2024 15:15 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth caktimit të një dite të veçantë me emrin "Ndëshkimi i Myslimanëve në Britaninë e Madhe.  

Myslimanët e Britanisë së Madhe vazhdojnë të përballen me forma të reja të Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj myslimanëve. Në formën më të re të urrejtjes ndaj myslimanëve disa letra në zarf të bardhë dhe me pulla të lira janë dërguar në shtëpitë e qytetarëve britanezë që kanë shkaktuar shqetësime serioze në shoqërinë myslimane të Britanisë së Madhe. Në letra të tilla është shkruar se data 3 prill është emëruar "Dita e Ndëshkimit të një Myslimani" dhe veprime të tilla si heqja shamisë nga koka e një femre myslimane ka 25 pikë, vrasja e një myslimani ka 500 pikë dhe shpërthimi i bombës në një xhami ka 1000 pikë.

Një model i letrave për Ditën e Ndëshkimit të Myslimanëve

Në këtë letër është përpiluar një listë me forma të ndryshme të keqtrajtimit dhe dhunës ndaj myslimanëve dhe secilës prej këtyre formave të keqtrajtimit janë ndarë pikë të caktuara. Në këtë listë të keqtrajtimit çnjerëzor, çdo sulm gojor ndaj një myslimani ka 10 pikë dhe konsiderohet shkalla më e ulët e këtyre veprimeve, ndërsa bombardimi me armë bërthamore i Mekës së shenjtë ka 2500 pikë dhe konsiderohet veprimi më i lartë i dhunshëm kundër myslimanëve. Heqja e shamisë nga koka e një vajze myslimane, hedhja e acidit mbi kokën e një myslimani, keqtrajtimi fizik ose rrahja e një myslimane, torturimi i një myslimani duke përdorur grabujën, rrymën elektrike ose rrjepjen e lëkurës së trupit, masakrimi i një myslimane duke përdorur armë, thikë, makinë ose çdo mjet tjetër dhe vënia e zjarrit ose shpërthimi i bombës në një xhami; janë prej veprimeve të tjera për të cilat janë caktuar pikë të konsiderueshme në këtë listë të krimeve ndaj myslimanëve.

Zonja Naz Shah, deputete e Parlamentit nga qyteti Barfordi Perëndimor, në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se qytetarët e zonës së saj elektorale kanë shprehur shqetësime të thella në lidhje me dërgimin e letrave të tilla. Zonja Naz Shah ka kërkuar nga autoritetet shtetërore që të garantojnë sigurinë e komunitetit mysliman të Britanisë. Ejd Xhavid, deputeti i Parlamentit të Britanisë, në llogarinë e vet në Twitter, ka shkruar se komuniteti mysliman i Britanisë duhet jetojë jo në frikë, por në qetësi dhe unë do të bëjë çdo gjë që kam në kompetencë për të realizuar këtë qëllim të rëndësishëm. Me shtimin e krimeve të lidhura me urrejtjen në Britani dhe publikimi i një filmi nga sulmi ndaj një gruaje myslimane në një spital të Amerikës, shumë qytetarë kanë shprehur shqetësime të thella. Organizata "Tell Mama" e cila vëzhgon krimet e lidhura me urrejtjen ndaj myslimanëve, ka deklaruar për BBC duke thënë: "Kemi dorëzuar në polici dëshmitë përkatëse me 20 raste të raportuara nga dërgimi i letrave të cilat predikojnë "Ditën e Ndëshkimit të Myslimanëve"". Iman Ata,  kryetare e kësaj organizate, ka thënë: "Ne besojmë se komuniteti mysliman do t'i përgjigjet kësaj fushate me vetëpërmbajtje dhe gjakftohtësi".

Një video nga sulmi ndaj një gruaje myslimane në një spital në Amerikë

Këto letra kanë bërë jehonë të gjerë sidomos në mesin e myslimanëve të Britanisë së Madhe dhe jashtë kufijve të këtij vendi. Myslimanët e Britanisë në rrjetet sociale kanë shkruar në lidhje me shqetësimin dhe frikën që sundon në familjet e tyre dhe të të afërmeve të tyre. Një përdorues i rrjeteve sociale me emrin "Hashem" ka shkruar për shqetësimin e tij duke thënë se sot në mëngjes motra e tij shtatë vjeçare i kishte thënë atij "sot duhet të fshihemi". Një përdorues tjetër i rrjeteve sociale i cili është edhe gazetar, ka shprehur shqetësime për gratë myslimane, për arsye se identifikimi i femrave myslimane të mbuluara me hixhab është më lehtë. Këshilli i Marrëdhënieve Islamo-Amerikane dhe qendra "Dijaneti i Amerikës" si institucione më të rëndësishme të shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve me qëndrim në Amerikës, ka publikuar një deklaratë për informim dhe ka dënuar shpërndarjen e letrave të natës kundër myslimanëve në Britani. Në këtë deklaratë thuhet: "Po paralajmërojmë se kjo çështje nuk kufizohet vetëm me Britaninë. Prandaj, kërkojmë nga autoritetet federale të SHBA-ve që të marrin masat përkatëse kundër krimeve të kryera në bazë të urrejtjes anë e mbanë këtij vendi". Fatih Kanxha, kryetari i qendrës "Dijanet" në Amerikë, në lidhje me këtë ka deklaruar: "Shpërndarja e letrave të natës kundër myslimanëve është një veprim i papranueshëm. Si besimtar të fesë Islame, fesë së paqes dhe mirëqenies, ne jemi të shqetësuar me publikimin e lajmeve për ndëshkimin e myslimanëve edhe në Amerikë. Kjo fushatë e papranueshme e cila ka filluar në Britaninë e Madhe, shumë shpejtë është përhapur edhe në vendet e tjera dhe aktualisht po godet edhe myslimanëve e Amerikës". Jehona dhe reagimet ndaj shpërndarjes së letrave me përmbajtje për ndëshkimin e myslimanëve, nuk është kufizuar vetëm me shprehjen e shqetësimeve dhe disa kanë reaguar në forma të ndryshme ndaj kësaj forme të urrejtjes ndaj myslimanëve në Britani dhe një prej tyre është fillimi i fushatës me titull "Dashuria ndaj një myslimani".

Shtimi i presioneve mbi myslimanët në Angli

Gazeta "The Guardian" në një raport të saj ka shkruar: "Aktivistët britanezë kanë filluar një fushatë me titull "Dashuri ndaj një myslimani" për t'u përballur me kërcënimet të cilat kanë filluar ekstremistët për të sulmuar myslimanët në kuadër të fushatës "Ndëshkimi i një myslimani"". Sipas "The Guardian", këto aktivitete janë organizuar me titull "Dita e dashurisë ndaj myslimanëve" me qëllim që të ftohet të gjithë njerëzit për solidaritet me myslimanët dhe me vlerat e bashkëjetesës dhe vlerave multikulturore. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve që po bëjnë myslimanët dhe kundërshtarët e racizmit dhe ekstremizmit për ta luftuar përhapjen e urrejtjes ndaj myslimanëve në Britani dhe në vendet e tjera evropiane, niveli i keqtrajtimit dhe diskriminimit të myslimanëve dhe atmosfera e frikës dhe shqetësimit në mesin e komunitetit mysliman në Britani, po rritet gjithnjë e më shumë. Ky nivel ka shkuar deri në atë masë sa që as fëmijët myslimanë nuk janë të sigurt dhe të mbrojtur përball këtyre krimeve të urrejtjes. Gazeta "The Guardian" në një raport të saj ka shkruar: "Prindërit myslimanë në Britani, i kanë detyruar fëmijët e tyre që ta ndjekin shkollimin në shtëpi". Në raportin e "The Guardian" thuhet: "Rezultati i hulumtimeve të kryera në këtë drejtim tregon se nxënësit myslimanë në Britani për shkak se në shkolla gjithnjë e më shumë po bëhen objekt i sulmeve dhe keqtrajtimeve, janë detyruara ta lënë shkollën dhe të vazhdojnë mësimin në shtëpitë e tyre. Sipas këtyre hulumtimeve që janë kryer nga Universiteti i Birmengamit, racizmi është arsyeja më e rëndësishme për të cilën prindërit myslimanë kanë larguar fëmijët e tyre nda shkollat".

Jeta e myslimanëve në Britani

Gjatë disa dekadave të kaluara ishte e paparë që grupet e ekstremit të djathtë dhe grupet raciste në Britani të arrijnë deri në këtë nivel të gjerë të krijojnë një atmosferë frike dhe shqetësimi për myslimanët në shoqërinë e këtij vendi. Në lidhje me këtë fenomen është treguar e paaftë edhe policia britaneze në hetimin dhe përballjen serioze me ata persona të cilët në këtë formë zyrtare dhe të hapur kanë caktuar një ditë për ndëshkimin e myslimanëve dhe gjithashtu kanë caktuar edhe pikë për ata individë të cilët në forma të ndryshme kryejnë krime ndaj myslimanëve dhe i keqtrajtojnë ata. Një atmosferë e tillë e lojës për ata që përhapin urrejtjen në Britani dhe në vendet e tjera evropiane, mund të konsiderohet vetëm rezultat i politikës propaganduese të mediave evropiane dhe qeverive të shteteve evropiane të cilat gjatë disa viteve të kaluara kanë bërë përpjekje për ta prezantuar fenë Islame si një fe të dhunshme dhe ekstremiste në opinionin publik të perëndimit. Në realitet, shtetet perëndimore me një politikë të tillë informuese dhe propagandistike vetëm synojnë të arsyetojnë ndërhyrjen e vet në vendet islame dhe heqjen e përgjegjësisë nga vetja për përhapjen e terrorizmit dhe për mbështetjen ndaj grupeve ekstremiste të cilat në emër të Islamit po kryejnë krime, mirëpo veprimet e tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me mësimet liridashëse dhe paqedashëse të fesë së shenjtë Islame.

 

 

Tags