Janar 23, 2024 15:29 CET

Në këtë edicion do të shqyrtojmë statistikat e reja të Islamofobisë në Evropë dhe të qenit sistematik të lëvizjeve islamofobiste në këtë kontinent.

Sipas raporteve më të fundit të Fondacionit për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore (SETA) me seli në Turqi, Islamofobia në shtetet evropiane është shtuar në përmasa të mëdha. Ky raport është rezultat i një hulumtimi të 40 hulumtuesve në shteteve evropiane.

SETA

Qëllimi i publikimit të këtij raportit është zbërthimi dhe analizimi i Islamofobisë, përhapjes së këtij fenomeni dhe nevojës për të informuar publikun në lidhje me natyrën e propagandës kundër myslimanëve dhe rreth krimeve në bazë të urrejtjes në këtë drejtim. Për shembull në vitin 2017, në Spanjë janë regjistruar 546 raste të sulmeve kundër myslimanëve. Në këtë mes, krimet e kryera në bazë të urrejtjes kundër myslimanëve dhe sulmet e kryera kundër xhamive në Londër, gati janë trefishuar. Në Holandë, vetëm nga muaji janar deri në tetor të vitit 2017, janë regjistruar mbi 660 sulme të kryera në bazë të urrejtjes kundër myslimanëve. 14% e myslimanëve në Norvegji janë përballur me sulme gojore dhe fizike dhe 2% e myslimanëve në shtetin e Maltës janë bërë viktimë e keqtrajtimeve. Në bazë të këtij raporti, vetëm në Gjermani që është vendi më i madh dhe më i rëndësishëm i Evropës, janë regjistruar rreth njëmijë raste të sulmeve kundër myslimanëve dhe janë kryer mbi 100 sulme kundër xhamive. 60% e mësuesve mysliman janë përballur me lloje të ndryshme të diskriminimit. Përkrah myslimanëve, edhe refugjatët nuk kanë qenë të sigurt dhe në mënyrë të përditshme janë kryer 5.2 sulme në ditë kundër refugjatëve. Gati në të gjithë Evropën myslimanët po përballën me kërcënime dhe sulme nga grupet e ekstremit të djathtë dhe nga grupet islamofobiste. Statistikat tregojnë në mënyrë të qartë këtë realitet. Disa kohë më parë, në Stamboll të Turqisë është zhvilluar një konferencë në të cilën janë shqyrtuar dimensione të ndryshme të Islamofobisë nga ana e hulumtuesve të vendeve të ndryshme. Kjo konferencë treditore është organizuar nga Qendra e Çështjeve Botërore dhe Islame pranë Universitetit Sabahudin Zaim.  

Universiteti Sabahudin Zaim  

Selman Sa'id nga Universiteti i Leedsit të Britanisë dhe ekspert i çështjeve islame në këtë konferencë deklaroi: "Ne kemi nevojë që ta zbërthejmë dhe analizojmë në nivel të gjerë çështjen e Islamofobisë. Shumë prej qytetarëve të botës mendojnë se Islamofobia në botë ka kuptimin vetëm të sjelljes së keqe ose keqtrajtimin e minoritetit mysliman dhe nëse ne nuk do të jemi anëtarë të minoritetit mysliman, atëherë nuk i kushtojmë vëmendje kësaj çështje, mirëpo Islamofobia ka një kuptim shumë më të gjerë se sa ky, prandaj duhet shqyrtuar e analizuar në dimensione më të gjëra". Ky hulumtues islamolog në vazhdim të deklaratave të tij, vuri në dukje ndalimin e vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump kundër udhëtimit të myslimanëve në SHBA dhe tha: "Çështja më shqetësuese në lidhje me islamofobinë është kjo se masat e vendosura në zbatim kundër myslimanëve nuk përballen me ndonjë kufizim të caktuar dhe disa vende në mënyrë tërësisht të lirë po vendosin në zbatim masa në këtë drejtim". Selman Sa'id shtoi: "Islamofobia nuk është vetëm një ngjarje dhe njerëzit në mënyrë të rastësishme nuk bien në kurthin e Islamofobisë, por kjo çështje u imponohet njerëzve. Në bazë të kësaj, Organizata për Bashkëpunim Islamik duhet të marrë seriozisht këtë çështje dhe të përballet me këtë fenomen". Ai në vazhdim tha: "Myslimanët nuk duhet ta kufizojnë vetën me këtë mënyrë të të menduarit se Islamofobia po zbatohet për shkak të nacionalizmit".

Konferenca kundër Islamofobisë

Hatam Bazija, profesor i Universitetit të Kalifornisë, ka trajtuar çështjen e Islamofobisë nga një këndvështrim tjetër dhe tha: "Islamofobia në mënyrë sistematike ka vënë në shënjestër individët dhe institucionet". Nga pikëpamja e këtij islamologu, Islamofobia nuk duhet të kufizohet vetëm me veprimet e disa individëve racist dhe përkrahës së ekstremit të djathtë. Islamofobia është një lëvizje e cila shumë vite më parë ka intensifikuar veprimet e veta kundër myslimanëve dhe kohë pas kohe në shtete të ndryshme të Evropës po manifestohen dimensione të reja të këtij fenomeni negativ. Sjelljet e presidentit amerikan Donald Trump në ndalimin e hyrjes në Amerikë të shtetasve të shtatë vendeve islame, duhet të vlerësohen në kuadër të teorisë së tij islamofobiste". Lufta kundër terrorizmit është vetëm një pretekst për të shkelur të liritë qytetare dhe të drejtat e myslimanëve. Shtetasit e vendeve që Trumpi nënshkroi urdhrin për ndalimin e hyrjes së tyre në territorin e SHBA-ve, duke përfshirë edhe shtetasit e Republikës Islamike të Iranit, kurrë dhe asnjëherë asnjë iranian nuk është dyshuar për kryerjen e sulmeve terroriste në Amerikës ose në Evropë.

Pjesëmarrësit në konferencën kundër Islamofobisë

Edhe në shtetet evropiane situata është në të njëjtën mënyrë. Islamofobia është një lëvizje e organizuar në këto vende. Nëse do të ishin të vërteta pretendimet e autoriteteve shtetërore të Evropës për të luftuar me Islamofobinë dhe me ata të cilët keqtrajtojnë dhe sulmojnë myslimanët, atëherë pse për çdo vite shtohet numri i rasteve të sulmeve kundër myslimanëve dhe i kërcënimeve kundër tyre? Në fund të muajit mars, Horst Seehofer, ministri i brendshëm i Gjermanisë, në mënyrë të qartë ka vë në dukje këtë çështje dhe ka thënë: "Islami nuk i përket Gjermanisë".

Horst Seehofer dhe Angela Merkel

Kjo deklaratë e ministrit të brendshëm të Gjermanisë, në realitet është përsëritje e pikëpamjes së partisë së ekstremit të djathtë "Alternativa për Gjermaninë" dhe qëndrimeve të lëvizjes anti-islame Pediga. Pas kësaj deklarate të ministrit të brendshëm të Gjermanisë, Angela Merkel dhe personalitete të tjera politike të Gjermanisë kanë hedhur poshtë deklaratat e ministrit të brendshëm dhe kanë folur rreth pranisë së Islamit në Gjermani si pjesë e shoqërisë gjermane. Volfgang Shuible, kryetari i Parlamentit të Gjermanisë, deklaroi: "Islami është pjesë e vendit tonë". Këto deklarata të tilla kanë rëndësi vetëm atëherë kur ndikimi i tyre të tregohet në shoqërinë e Gjermanisë dhe të vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo është në kohën kur procesi i zhvillimeve në shtetet evropiane paraqet një situatë tërësisht të kundërt me deklaratat e qeveritarëve dhe politikanëve gjermanë në lidhje me Islamofobinë. Me gjithë faktin se ekstremistët e krahut të djathtë nuk janë akoma në krye të pushtetit të shumë vendeve evropiane, mirëpo deklaratat dhe diskursi i tyre vazhdon të sundojë në këto vende. Partitë politike për të fituar votën e qytetarëve, po mundohen të përsërisin motot islamofobiste dhe kundër refugjatëve që kryesisht paraqiten nga partitë e ekstremit të djathtë. Ndalimet dhe kufizimit kundër femrave myslimane me hixhab do të vendosën në zbatim në Gjermani dhe në Austri, në realitet janë veprime që bëhen në kuadër të lëvizjes në orbitën e politikave të partive të ekstremit të djathtë dhe islamofobiste në Evropë. Në Austri po hartohet një ligj që në bazë të tij, ndalohet përdorimi i mbulesës në formë të shamisë për vajzat në shkollat fillore.

Femrat myslimane në Evropë kërkojnë drejtësi

Jokhaim Shtamp, ministri për integrim i landit North Rhine-Westphalia në perëndim të Gjermanisë, gjithashtu duke ndjekur politikat e qeverisë së Austrisë, synon të vendosë në zbatim këtë masa ndalese për vajzat myslimane nxënëse në shkollat e këtij landi të Gjermanisë. Ai beson se fëmijët akoma nuk kanë forcën e duhur për të vendosur në lidhje me fenë e tyre, prandaj ata nuk duhet detyruar që të shkojnë në shkolla me mbulesën e shamisë. Jokhaim Shtamp në një intervistë me gazetën gjermane "Bild", ka thënë: "Pikërisht për këtë arsye është e nevojshme që ne ta shqyrtojmë këtë çështje dhe të ndalojmë mbulesën e shamisë për fëmijët të cilët akoma nuk kanë arritur në moshën për të marrë vendime të pavarura për ta zgjedhur fenë, do të thotë deri në moshën 14 vjeçare".

Xhamia në Gjermani mirëpret jomyslimanët

Borhan Kesixhi, kryetari i Këshillit të Myslimanëve të Gjermanisë, në reagim ndaj këtyre deklaratave të ministrit për integrim të landit North Rhine-Westphalia në perëndim të Gjermanisë, deklaroi: "Detyrimi për mbajtjen e shamisë në kokë dhe ndalimi për përdorimin e saj, të dy këto veprimi janë në të njëjtën shkallë. Që të dy ua mohojnë të drejtën femrave myslimane për të zgjedhur në mënyrë të lirë". Sipas bindjes së kryetarit të Këshillit të Myslimanëve të Gjermanisë, "kjo është vetëm një polemikë populiste, simbolike dhe pa kurrfarë përmbajtje" dhe ky mendim se vajzat myslimane detyrohen të përdorin mbulesën e shamisë mbi kokë, është një mendim i vjetër të cilit i ka skaduar tërësisht afati.

 

Tags