Janar 23, 2024 16:01 CET

Në këtë edicion do të hedhim një vështrim kritik ndaj privimit të një femre myslimane nga të drejtat qytetare për shkak të mosshtrëngimit të duarve me një funksionar shtetëror nga pikëpamja e Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutës së Francës.

Franca duhet konsideruar djep i Islamofobisë në Evropë dhe në sistemet e tjera liberal-demokrate në Perëndim. Shumë prej ndalesave dhe kufizimeve për myslimanët në vendet që janë pretenduese të lirisë së mendimit dhe lirisë së shprehjes dhe besimit, fillojnë pikërisht nga Franca dhe pastaj shtrihen në vendet e tjera evropiane. Në llojin më të fundit të këtyre kufizimeve është refuzimi i kërkesës qytetare të një femre algjeriane për shkak se nuk pranoi t'i japë dorën funksionarëve shtetëror. Kjo grua emri i të cilës nuk është bërë publik, ka deklaruar se për shkak të bindjeve fetare të saj, nuk mund t'i japë dorën funksionarëve zyrtarë meshkuj në ceremoninë e dhënies së shtetësisë. Autoritetet përgjegjëse kanë thënë se kjo çështje tregon se kjo grua "nuk po përshtat veten me shoqërinë e Francës" dhe në bazë të kësaj sjellje, asaj i refuzohet kërkesa për të marrë shtetësinë. Ajo është ankuar dhe ka protestuar pranë autoriteteve gjyqësore përkatëse, mirëpo edhe kjo gjykatë ka konfirmuar dhe vërtetuar vendimin e mëparshëm. Kjo grua algjeriane që nga viti 2010 është martuar me një burrë francez. Në ceremoninë e dhënies së shtetësisë në vitin 2016, e cila u zhvillua në Gernobel në Izer të Francës, ajo nuk ka pranuar që t'u japë dorën autoriteteve lokale në mbledhje. Në lidhje me këtë çështje, një gjykatë lokale në Zvicër, në vitin 2016, ka lëshuar vendim që dy nxënës myslimanë në një shkollë në Zvicër duhet t'i shtrëngojnë duart me mësuesen e tyre, përndryshe ata do të dënohen.

Myslimanët në Francë në mbrojtje të të drejtave ligjore

Çdo fe dhe besim ka një varg rregullash dhe mësime të veta të veçanta dhe ndoshta ato mësime mund të duket të pakuptueshme sipas normave të asaj shoqërie. Mirëpo respektimi i atyre mësimeve të paktën konsiderohet prej parimeve të lirisë së  besimit në çdo shoqëri që pretendon respektimin e lirisë së bindjeve të individëve ose të besimtarëve të çdo feje. Kjo çështje është theksuar edhe në Deklaratën Botërore për të Drejta të Njeriut dhe në Kushtetutën e Francës . Në dy nene të Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut është theksuar liria e besimit dhe liria e shprehjes. Në nenin 18 të kësaj Deklarate, thuhet: "Secili person ka të drejtë të gëzojë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë. Kjo e drejtë përfshinë lirinë e ndryshimit të fesë ose besimit dhe gjithashtu lirinë e manifestimit të fesë ose besimit në fermën e mësimit, veprimit sipas motove të saj, lutjeve dhe kryerjes së ritualeve fetare, si në mënyrë individuale, ashtu edhe në mënyrë kolektive.

Deklarata Botërore për të Drejtat e Njeriut

Në nenin 19 të Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut thuhet: "Secili person ka të drejtë të gëzojë lirinë e besimit dhe shprehjes; kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur besimin pa ndërhyrje, lirinë për të kërkuar, pranuar dhe transmetuar informacionet dhe bindjet nëpërmjet çfarëdo lloj media pa marrë parasysh kufijtë". Deklarata Botërore për të Drejtat e Njeriut ka shumë mangësi dhe nuk mund të konsiderohet standard dhe kriter për matjen dhe vlerësimin e të drejtave të njeriut në botë. Kjo është për arsye se kjo deklaratë është hartuar në bazë të mësimeve të liberal-demokracisë dhe interesave të shteteve perëndimore. Mirëpo çështja qëndron këtu që shteti i Francës dhe shtetet e tjera perëndimore nuk janë të gatshme të respektojnë as Deklaratën Botërore për të Drejtat e Njeriut dhe as Kushtetutën e Francës kur janë në pyetje myslimanët. Të drejtat e njeriut të cilat kujtohen si normat më të larta dhe më të mira juridike, pozicionohen në një pozitë shumë më të lartë sa i përket rëndësisë në krahasim me të drejtat tematike dhe gjithashtu të drejtat personale. Këto të drejta janë ndërtuar dhe bazuar në bazë të respektimit të vetë njeriut dhe natyrës së njerëzve dhe ky respekt as nuk mund të bartet te dikush tjetër dhe as nuk mund t'i dorëzohet dikujt tjetër dhe as nuk mund të anashkalohet. Në këtë mes të drejtat qytetare janë pjesë e rëndësishme e të drejtave të njeriut të cilat janë theksuar në ligjet bazë dhe në kushtetutat e shteteve të ndryshme duke përfshirë edhe atë të Francës. Dy vite pas Revolucionit të Francës, do të thotë në vitin 1791, është miratuar Kushtetuta e parë e Francës. Natyrisht duhet thënë se deri në fund të shekullit 19, Franca ka përjetuar një situatë dhe gjendje të paqëndrueshme për shkak të ndryshimit të sistemeve politike dhe rishikimit disa herë të Kushtetutës së këtij vendi. Si rezultat i ngritjes në këmbë të qytetarëve dhe në mënyrë të veçantë të intelektualëve francezë kundër despotizmit dhe dallimeve mes shtresave në shoqërinë e këtij vendi që u bënë shkak për ndodhjen e Revolucionit të Francës, u paraqit nevoja dhe rëndësia për hartimin e Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat Qytetare në Francë. Një deklaratë kjo e cila nga shumë mendimtarë dhe intelektualë kujtohet si një kthesë e madhe në historinë e të drejtave të njeriut dhe qytetare dhe përmendet si një model për hapjen dhe zgjerimin e këtyre të drejtave në botë dhe në shoqëritë e sotshme.

Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat Qytetare në Francë

Respektimi i të drejtave të minoriteteve si të drejtat e minoriteteve etnike, raciste dhe fetare, konsiderohen pjesë e të drejtave të njeriut dhe të drejtave qytetare. Në bazë të nenit 2 të Kushtetutës së Francës gjithashtu janë paraparë edhe të drejtat e minoriteteve. Në këtë nen të Kushtetutës së Francës thuhet: "Shteti garanton parimin e barazisë përpara ligjit për të gjithë shtetasit e vetë, pa marrë parasysh racën dhe fenë e tyre dhe respekton të gjitha besimet dhe bindjet fetare". Mirëpo në veprim ne po vërejmë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave qytetare të minoriteteve, sidomos të minoritetit të myslimanëve në Francë.

Kushtetuta e Francës

Myslimanët e Francës me një popullsi rreth 6 milionë banorë, konsiderohet minoriteti më i madh i myslimanëve në Evropë, sa i përket numrit. Megjithëkëtë, myslimanët e Francës gjithnjë përballen me kërcënime, lloje të ndryshme të ndalesave dhe kufizimeve. Femra myslimane e cila për shkak të bindjeve të saj fetare nuk i jep dorën një burri të panjohur, privohet në e drejta e shtetësisë së këtij vendi. Në mësimet islame ekzistojnë kufizime për femrat dhe meshkujt në lidhje me kontaktet me femrat dhe meshkujt jashtë institucionit të familjes dhe të afërmve të afërt. Ekziston edhe argumentim i fortë për këto kufizime. Në këtë edicion të shkurt nuk ekziston sferë për paraqitjen në detaje të këtij argumentimi. Sidoqoftë janë gra dhe burra myslimanë të cilët respektojnë këto mësime dhe u përmbahen këtyre mësimeve. A është kjo e logjikshme që një person i cili jeton në bazë të bindjeve dhe besimit të vet dhe sillet në bazë të mësimeve të atij besimi, për shkak të mosdhënies së dorës autoriteteve në një ceremoni, të provohet nga e drejta e shtetësisë?! A mund të konsiderohet i arsyeshëm ky pretekst se kjo grua myslimane ka sjellje që përputhet me shoqërinë e Francës?! Atëherë ku mund të gjejë kuptim liria e bindjes dhe e shprehjes?! Deri në atë masë sa që shpjegohet kjo çështje në fjalorin e liberal-demokracisë së perëndimit duke përfshirë edhe Francës, liria e besimit dhe e shprehjes do të thotë bashkëjetesë dhe respektim i të gjithë njerëzve me çfarëdo bindje dhe feje që kanë. Mirëpo në sistemet shtetërore të liberal-demokracisë në perëndim, ligji i lirisë së besimit ka edhe një shtojcë dhe ajo është kjo që ky ligj nuk përfshinë situatën e myslimanëve! Nikola Sarkozi, ish-presidenti i Francës, David Camerun, ish-kryeministri i Anglisë  dhe Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, shumë herë kanë folur për dështimin e shoqërisë multi-kulturore në vendet e tyre.

Njerëzit kryesor që ata iu drejtuan, ishin pikërisht myslimanët të cilët jetojnë në bazë të bindjeve të tyre. Mirëpo qeveritarët perëndimorë synojnë të krijojnë një "islam evropian" pa identitet në bazë të vlerave dhe kulturës liberal-demokratike perëndimore. Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit që po zhvillohet në Perëndim, qëllim kryesor ka izolimin e dhe zbrazjen e myslimanëve nga brenda. Çdo gjë në shoqërinë perëndimore duke përfshirë edhe Francën, mund të behet pretekst për privimin e myslimanëve nga të drejtat e tyre themelore siç është edhe rasti i mosdhënies së dorës funksionarëve shtetëror nga ana e një gruaje myslimane, ndërkohë që ky vend pretendon se është djep i lirisë në perëndim.

 shoqëria multi-kulturore në vendet evropiane

 

 

Tags