Shkurt 03, 2016 09:21 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e parë të programit “Një kritikë mbi sekularizmin nga pikëpamja e mësimeve islame” ku do të njihemi me definicionin e sekulazizmit si një shkollë e mendimit.

Feja, gjithnjë ka qenë një prej institucioneve kryesore shoqërore në shoqërinë njerëzore. Përgjatë gjithë historisë mund të vërejmë praninë e madhe të fesë në jetën e njeriut. Por mënyra e marrëdhënies së fesë me sferat shoqërore dhe politike gjithnjë ka qenë një prej çështjeve të rëndësishme dhe natyrisht me plotë polemika. Në shumicën e shoqërive njerëzore ka ekzistuar një përballje mes vlerave dhe mësimeve fetare me sferat e tjera të njohurive njerëzore. Kjo marrëdhënie dhe kjo sfidë si rezultat i këtij procesi është aq shumë e rëndësishme dhe themelore saqë ka ushtruar ndikim mbi perceptimin e njeriut nga koncepti i fesë. Aktualisht në mes mendimtarëve mund të vërehen dy lloj perceptime plotësisht të ndryshme rreth fesë. Perceptimi i parë kërkon praninë e fesë në sferën shoqërore dhe politike të botës së njeriut, ndërsa perceptimi i dytë duke marrë parasysh historinë e perëndimit në përballje me fenë krishtere, kërkon ndarjen e fesë nga bota aktuale dhe kufizimin e saj vetëm në sferën individuale. Ky perceptim i dytë është i njohur me emrin sekularizëm. Shkurtimisht mund të thuhet se sekularizmi do të thotë rënia dhe dekadenca e fesë dhe reduktimi i pranisë së saj në shoqëri, në jetën e njeriut, kulturën, artin, arsimin, ekonominë, politikën, shtetin dhe qeverisjen. Analiza e parë rreth kuptimit dhe konceptit të sekularizmit dhe mënyrës së formimit të tij tregon se fenomeni i sekularizmit ka lidhje të afërt dhe të besueshme me fushat intelektuale dhe filozofike të perëndimit. Ky lloj i të menduarit është i lidhur me qaje humaniste, moderniste, liberaliste, shkencore, racionaliste, pluraliste dhe pragmatiste. Me fjalë të tjera, zhvillimet kulturore të shoqërive perëndimore, potencialet e mësimeve të krishterizmit, e kaluara historike, veprimet e përgjegjësve dhe institucioneve fetare në shoqëritë e krishtere, janë faktorë të rëndësishëm për krijimin e fenomenit të sekularizmit.

 

Mirëpo sekularizmi në shoqëritë islame në realitet është një fenomen i importuar nga jashtë, për arsye se në parim, veprimtaria e kishës krishtere është bërë shkak për shfaqjen e këtij fenomeni në botën perëndimore. Duke marrë parasysh faktin se Islami është një shoqërore dhe politike, perceptimi sekularist ndaj Islamit është një mendim i pavend. Një vështrim i shkurt mbi ajetet e Kur’anit të shenjtë dhe mbi mësimet e fesë islame, tregon se feja në pikëpamjen islame është një varg bindjesh, parime morale, ligje dhe rregullore të cilat janë hartuar për qeverisjen dhe administrimin e çështjeve individuale dhe shoqërore të njerëzve dhe për të siguruar lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër. Prandaj në të menduarin islam ulje e pozitës së fesë duke kufizuar atë vetëm në veprimet individuale është rezultat i të perceptuarit të mangët rreth konceptit të fesë dhe pozitës së saj në lumturinë e njeriut. Sekularizmi për shkak të komplikimit të veçantë që ka, është një çështje e cila bëhet e pranishme te individi, shoqëria dhe feja në mënyrë plotësisht të pavetëdijshme dhe arbitrare. Mund të ndodhë që disa grupe me qëllime plotësisht të ndryshme, në praktikë veprimet e tyre të rezultojnë me sekularizëm. Përveç kësaj, edhe ateistët me qëllime të këqija dhe për të ndarë njerëzit nga feja, paraqesin dhe përhapin shkollën e mendimit sekularist, ndërsa në anën tjetër edhe besimtarët mund të ndodhë që me qëllim të mirë dhe sipas mendimit të tyre me qëllim që ta shpëtojnë fenë, të pranojnë të menduarin e sekularizmit. Për këtë qëllim, është shumë me rëndësi që besimtarët të kenë një informim të plotë rreth natyrës dhe përmbajtjes së këtij fenomeni, rreth shkaqeve të shfaqjes së tij dhe rreth rezultateve të këtij lloji të mendimit, në mënyrë që të përballemi me vetëdije me sekularizmin i cili aktualisht në forma të ndryshme ka depërtuar në shoqëritë islame. Në këtë kuadër, kemi përgatitur dhe po transmetojmë programin me disa edicione me titull “Një kritikë mbi sekularizmin nga pikëpamja e mësimeve islame”.

 

Në fillim do të paraqesim një shpjegim të kuptimit të fesë dhe konceptit të sekularizmit. Më pas do të hedhim një vështrim mbi historikun e mendimit sekulaist, mbi bazat e sekularizmit, shkaqeve të krijimit të sekularizmit dhe do të shpjegojmë dallimet e Islamit dhe krishterizmit nga ky këndvështrim. Gjatë këtij programit gjithashtu do të analizojmë edhe aspekte të ndryshme të sekularizmit në sferat shoqërore, kulturor dhe politike, si dhe të zbërthejmë shenjat e depërtimit të këtij të menduari në stilin e jetës islame.

 

Nga kuptimi gjuhësor, nocioni sekular vjen nga fjala “Saeculorum” ose “Seculum” me kuptim “shekull”. Termi “sekular” përdorët për kohën e tashme dhe këtë botë. Studiuesit mendojnë se përdorimi i termit “sekular” daton që nga fundi i shekullit të tretë. Në atë kohë ky nocion përdorej për të emëruar një grup të klerikëve fetar të cilët janë larguar nga asketizmi fetar duke u drejtuar drejt jetës së kësaj bote. Ky term gjithashtu është përdorur edhe për ndarjen e gjykatave publike nga gjykatat e kishave. Më pas në gjuhët evropiane, termi “sekular” është përdorur për të përshkruar pasuritë dhe pronat të cilat janë shpronësuar dhe kanë dal jashtë kontrollit të Kishës dhe janë vendosur në dispozicion të të tjerëve. Për shkak se definicioni i fesë, i fetarizmit dhe i dallimeve kulturore të shoqërive është mjaftë i komplikuar, janë dhënë shumë definicione të larmishme rreth sekularizmit që nganjëherë disa prej këtyre definicioneve janë edhe të kundërt me njëri-tjetrin. Gjithashtu edhe disa terme të tjera janë përdorur në vend të sekularizmit të cilat nuk përfshinë tërësisht konceptin e sekularizmit. Ndarja e fesë, jo fetarizmi, materializmi, animi ndaj kësaj bote, fokusimi vetëm në jetën e kësaj bote, normëzimi, krijimi i normave për jetë dhe largimi nga shenjtërimi i gjërave, janë disa prej këtyre kuptimeve. “Largimi nga fetarizm ose jo fetarizmi” në mënyrë të përcaktuar ka të bëjë me ndryshimin e lidhjes së disa institucioneve me fenë. “Largimi nga shenjtërimi i gjërave” do të thotë zhdukja e përmbajtjes së shenjtë të personaliteteve, individëve, vendeve dhe veprimeve. “Largimi nga mitologjia” do të thotë racionalizmi i gjërave dhe hedhja poshtë e çdo force enigmatike dhe jo konkrete. Gjithashtu edhe ideterminizmi në përballje me determinizmin e krishterë dhe jotradicionalizmi me kuptim të shkëputjes së feve nga traditat e kaluara, janë disa prej kuptimeve që janë paraparë për termin “sekularizm”. Këto terme edhe nuk përfshinë të gjithë përmbajtjen e sekularizmit, mirëpo secili prej tyre përmban një prej karakteristikave të sekularizmit. Ndoshta nuk është gabim të themi që sekularizmi përfshinë të gjitha kuptimet e lartpërmendura, por njëkohësisht me këtë, saktësisht nuk është me kuptimin e asnjërit prej rasteve të përmendura. Me fjalë të tjera, sekularizmi mund të përkufizohet në këtë mënyrë: “Përkushtimi i vëmendjes vetëm në këtë botë dhe heqja dorë nga çdo botë tjetër e hipotezuar. Qëllimi nga botërat tjera është bota metafizike (hyjnore) dhe bota tjetër pas vdekjes. Ajetullah Xhevad Amoli, komentues i njohur i Kur’anit në Iran, thotë se sekularizmi ka tre fusha: “ndarja e fesë nga bota”, “ndarja e fesë nga çështjet shoqërore” dhe “ndarja e fesë nga politika”. Kjo ndarje ka bërë që jepet një përkufizim më i qartë rreth sekularizmit. Në fund mund të thuhet se karakteristike kryesore e procesit të sekularizmit është çdo lloj e reduktimit, uljes dhe zvogëlimit të pranisë së fesë në sferat e ndryshme kulturore, politike, shoqërore, ekonomike dhe qeverisëse. Mes sekularizmit dhe laicizmit ekzistojnë dallime. Sekularizmi është një fenomen i cili është i përkushtuar më shumë për zvogëlimin e pranisë së fesë në shoqërinë njerëzore, mirëpo laicizmi kryesisht fenë e konsideron diçka të tepërt. Një sekularist mund edhe ta konsiderojë fenë të dobishme për shoqërinl, mirëpo një laik është kundër çfarëdo pranie të fesë në shoqëri. Në këtë mënyrë bëhet e qartë se sekularizmi edhe pse nuk është plotësisht kundër fesë, por vepron shumë më keq sesa ata që janë kundër fesë, për arsye sekularizmi synon të zë vendin e fesë me diçka tjetër. Sekularizmi nuk kundërshton në mënyrë të hapur parimin e fesë, por bënë përpjekje që në çdo mënyrë praninë e fesë në jetën e njeriut ta uli deri në masën më të vogël. Sekularizimi është një proces që kryhet në fe. Prandaj nevojitet të përcaktohet qartë se çfarë kemi për qëllim me fe dhe çfarë janë kufijtë dhe territori i saj. Janë dhen shumë definicione rreth fesë nga pikëpamjet e ndryshme. Këto dallime shfaqen më tepër duke marrë parasysh dallimet kulturore të botës perëndimore dhe të botës islame deri në atë masë saqë edhe në aspektin gjuhësor të fesë ekzistojnë disa dallime. Termi “religion” nuk është saktësisht me kuptimin e fesë. Në fillim me këtë term përkufizoheshin disa tradita obligative të cilat domosdo nuk ishin hyjnore. Prandaj, në perëndim që nga fillimi në nocionin “religion-fe” kanë ekzistuar edhe disa aspekte jo hyjnore. Esencialisht vështrimi i perëndimit ndaj konceptit të fesë është një vështrim i veçantë. Në vështrimin e perëndimit, feja nuk ka përmbajtje të pavarur dhe reale, por mendja jonë ka përmbajtje të pavarur dhe mund ta trajtojë fenë nga çdo pikëpamje dhe me çdo qasje që dëshiron. Për këtë arsye janë paraqitur shumë definicione të ndryshme rreth fesë. Definicioni më i plotë rreth fesë në perëndim ndoshta mund të paraqitet në këtë mënyrë: “Çdo grup i bindjeve, zakoneve dhe veprimeve pak a shumë të organizuara që janë të lidhura me një të vërtetë metafizike dhe brenda një ose disa shoqërive të caktuara kryejnë detyra si në vijim: unifikimin, dhënien e identitetit, shpjegimin e eksperiencës kolektive, përgjigjja ndaj përmbajtjes së jetës individuale dhe shoqërore të njerëzve”. Mirëpo nga pikëpamje e veçantë islame, feja është një grup bindjes, parime morale, ligje dhe rregullore të cilat janë hartuar për administrimin dhe qeverisjen e çështjeve individuale dhe shoqërore të njerëzve dhe janë ofruar nga Krijuesi i botës për sigurimin e lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër. Në pikëpamjen islame është treguar përkushtim ndaj një aspekti themelor të fesë i cili është përcaktues edhe në çështjen e sekularizmit, do të thotë kapaciteti i fesë për garantimin e lumturisë së kësaj bote dhe të botës tjetër. Sipas këtij definicioni, feja sëpari merr përsipër administrimin e shoqërisë dhe sëdyti, pasi ky administrim përfshinë edhe lumturinë e kësaj bote edhe lumturinë e botës tjetër, atëherë nuk do të ketë zëvendësues. Prandaj, mënyra e përkufizimit të fesë në përballje me sekularizmin ka ndikim shumë të madh. Në edicionet e ardhshme do të flasim rreth historikut të mendimit sekularist.