Rrjedhat takfiriste, skenar për shkatërrim
Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, ndodhemi pranë jush me emisionin e parë të programit kushtuar rrjedhave takfiriste që janë skenar për shkatërrim.
Përgjatë historisë, takfirizmi është shfrytëzuar pa asnjë kufi apo masë nga një grup ndaj një grupi tjetër ose nga sisteme jo demokratike dhe sundimtare kundër personave, etnive, apo grupeve të caktuara. Disa njerëz për shkak të fundamentalizmit qorrazi apo për shkak të pikëpamjeve të gabuara, kanë akuzuar të tjerët se janë larguar nga feja dhe për këtë shkak kanë lejuar dhe quajtur hallall derdhjen e gjakut, shkeljen e nderit apo grabitjen e tyre. përdorimi i kësaj metode nga ana e sekteve fetare apo pushteteve jo popullore, shkaktoi mosmarrëveshje, nisjen e konflikteve dhe vrasjen e njerëzve anë e mbanë botës. Ajo çka sot po vihet re në disa rajone islame, ku takfiristët po vrasin njerëzit dhe ndaj tyre kanë vendosur kushte dhe krijuar një situatë tepër të vështirë, është pikërisht ajo çka armiqtë e islamit kanë dëshiruar për vite me radhë, për arsye se kjo gjendje shfrytëzohet nga mediat perëndimore për të prishur imazhin e fesë islame dhe për të arritur përfitime propagandistike dhe politike. Realiteti qëndron në faktin se këto rryma të gabuara dhe devijuese nga udhëzimet islame dhe prirjet takfiriste, i kanë rrënjët në vitet pas vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit. Grupi i parë që ka parashtruar idetë takfiriste tek myslimanët është grupi i njohur me emrin Khuraxh. Imam Aliu, pasi kuptoi rrezikun që ky grup mund të krijojë për shoqërinë islame dhe pasi humbi shpresat se ky grup njerëzish mund të kuptojë drejtë mësimet e Kuranit dhe sunetin e Profetit, nisi të përballej më këtë grup kulmi i të cilit arriti në luftën e njohur me emrin Nahravan. Grupi Khuraxh u formua për shkak të perceptimeve të gabuara dhe dyshimeve mbi veprimet e imam Aliut. Pas shumë ofendimeve dhe agresioneve që ky grup u bëri myslimanëve, më në fund ai doli nga feja islame dhe kjo solli luftën Nahravan. Të parët e këtij grupi kanë dhënë urdhër për vrasjen e imam Aliut dhe lëvizjen e tyre e quajtën nisjen e pushtetit të Zotit. Rrjedha Khuraxh që në vigjilje të saj publikoi deklarata me përmbajtje të devijuar rreth ajeteve të kuranit dhe sunetit të profetit. Një prej këtyre deklaratave ishte thirrja " La Hakmul-Allah". Nga pikëpamja e tyre Krani është ligji i prerë i cili nuk ka aspak nevojë për tu komentuar. Sipas tyre Kurani pa patur nevojë që të komentohet përmbajtja e tij, është i vetmi sistem ekzistues për jetën. Grupi Khuraxh theksonte se vetëm Zoti ka të drejtë të nxjerrë verdikte dhe për këtë gjë nuk lejohet asnjë funksionar i shtetit. Për këtë, ata ishin të mendimit se duhet bërë kryengritje dhe rezistencë përballë shtetit. Khuraxh duke u mbështetur në bindjet e tij, njerëzit i ka ndarë në dy grupe që përbëhet nga ata njerëz që njohin sheriatin dhe grupi i njerëzve që nuk e njohin sheriatin. Si rezultat ata njerëz të cilët për nga bindja apo mendimi nuk përputheshin me pjesëtarët apo idetë e grupit Khuraxh dhe kishin pikëpamje dhe mendime të ndryshme me ta, quheshin qafirë, jo besimtarë dhe armiq. Vitet e fundit, për shkak të zhvillimeve në rajonin e LM, opinioni publik i botës u përkushtua në disa rrjedha të quajtura " rrjedha takfiriste". Këto rrjedha të cilat vetes i japin të drejta të gjera, duke dhënë përkufizime shumë sipërfaqësore rreth islamit, dhunën dhe forcën e konsiderojnë të vetmen rrugë për të përhapur fenë. Me ekzistencën e këtyre rrjedhave është dyfishuar nevoja dhe domosdoshmëria për të zbuluar rrënjët e bindjeve të tyre në mesin e besimeve islame, si dhe domosdoshmëria për të treguar islamin e pastër Muhamedian për të gjithë myslimanët dhe jo myslimanët. Realiteti dhe e vërteta e islamit të pastër duhet të qartësohet me qëllim që të gjithë ta kuptojnë se grupet takfiriste dhe terroriste si ISIS, Al Kaida apo organizata të tjera takfiriste si këto, nuk kanë aspak lidhje me fenë Islame. Terroristët takfiristë, veten e tyre e quajtën selefi, që do të thotë ndjekës të suneteve të Selef Selahin. Ata me sjelljet e tyre të devijuara rreth udhëzimeve islame, pretendojnë se kërkojnë ringjalljen e sunetit të Profetit në shoqëri. Në realiteti sjelljet e tyre të gabuara dhe kuptimi i gabuar i Kuranit dhe sunetit të Profetit, si dhe veprimet e tyre kriminale janë në kontradiktë të plotë me islamin e pastër Muhamedian. Mirëpo kush është selefi? Ku është vendi i kësaj ideologjie fetare. Selefi ka kuptime të ndryshme, mirëpo për shkak se këto kuptime nuk merren parasysh, rreth kësaj fjale janë nxjerrë përkufizime të ndryshme. P.sh., Vahabizmi nuk mund të quhet selefi edhe pse konsiderohet grupi më i rëndësishëm i grupeve selefi. Për këtë është e nevojshme të njihemi me rrënjët dhe historikun e krijimit të grupit selefi. Fjala selef, në fjalor nënkupton diçka që ka qenë shumë dhe është kaluar. Kjo falë pa përmendur një grup apo shoqëri të caktuar të të parëve, nënkupton të gjithë ata njerëz të së kaluarës të në epokën sot kanë superioritet kohe. D.m.th. ata në të kaluarën kanë jetuar dhe shkuar. Si të jenë njerëz të mirë ashtu edhe të keq. Mirëpo kur flitet për Selef Saleh, nënkuptohet ai brez njerëzish shoqërues dhe ndjekës të mirë të cilët kanë ndjekur shumë mirë të parët e fesë dhe jo çdo njeri tjetër të asaj kohe. Pra me fjalë të tjerë krahasimi i asaj kohe kur kanë jetuar ndjekësit e vërtetë me kohërat pas tyre nuk është e drejtë. Ndjekja selef, është një fjalë shumë e njohur hadithuesit e të gjitha kohërave të haditheve të sunive. Përpara shfaqjes së Ebn Tamime në fillim të shekullit të tetë, kjo fjalë më shumë përdorej për të nënkuptuar të parët dhe ata që kishin shkuar. Shprehjet " ndjekja e selefit" ose " Aeme selef" mund të gjenden në përshkrimet e transmetuesve të haditheve në shekullin e dytë dhe të tretë. Nëse fjala selef nënkupton kuptimin e parë të saj që është të parët, atëherë jo vetëm transmetuesit e haditheve por të gjithë sunitët ashtu edhe shiitët janë selefi dhe nënkupton se të gjithë myslimanët janë ndjekës të të parëve ndjekës të Profetit dhe shoqëruesve të tij. Kjo fjalë nuk ka një kohë të caktuar dhe për këtë arsye nëse dikush thotë se është selefi, në radhë të parë ai duhet pyetur se çfarë kupton me fjalën selefi. Kur themi se ndjekësit e haditheve janë selef kjo do të thotë se lëvizja e tyre është e bazuar në lajme dhe jo në logjikë dhe më shumë ata janë përballur me grupin mutazale që ishin ekstremistë në përdorimin e logjikës dhe arsyes. Diferencimet ideologjike të myslimanëve në shekullin e parë rreth çështjeve si detyrimi dhe kompetenca, gjykimi dhe ndëshkimi, tevhidi, Zoti dhe çështje të tjera të besimit, shkaktoi lindje e grupeve me pikëpamje të ndryshme të tilla si grupi motazele dhe sefatie. Secili prej këtyre grupeve ka patur ide dhe bindje të veçanta rreth besimit fetar dhe secili prej tyre është munduar të tërheq pas vetes sa më shumë njerëz. Secili nga këto grupe veten e konsiderohet pjesë apo sekt naxhie dhe suni. Në mesin e dijetarëve të cilët janë përkushtuar në këto çështje, disa prej tyre si grupi motazele insistonin tepër shumë në përdorimin e arsyes dhe logjikës dhe shfrytëzimin sa më të pakët të lajmeve. Mirëpo grupi tjetër i dijetarëve fetarë si në çështjet e besimit ashtu edhe në çështjet e verdikteve, insistonin në përmbajtjen e librave dhe sunetit dhe nuk besonin në përdorimin e arsyes dhe logjikës, ose ato i përdornin shumë pak. Prej këtyre dijetarëve mund të përmendim imam Malek Ben Ons, imam Muhamed Ben Edrin Shafai, Safian Thuri, imam Ahmed Ben Hanbel, Davud Ben Ali Muhamed Esfahani dhe ndjekësit e tyre. Grupi i cili në themel e ndalonte përballjen me arsyen dhe logjikën, në fillim quhej grupi " Es'hab Ather". Ky grup më shumë ka diskutuar në verdikte dhe vendime dhe në pamje të jashtme kanë pranuar hadithet. Më vonë ky grup është quajtur " Es'hab Hadith" dhe Ahmed Ben Hanbel i cili më shumë se të tjerët insistonte tek libri dhe suneti, është quajtur i pari i grupit të haditheve dhe predikimet e tij në çështjet e besimit, jurisprudencës dhe bindjeve kanë qenë të pranueshme. Ahmed Ben Hanbel në një letër të tij veten e quan ndjekës të grupit " Es'hab Ather", të cilin e quan një pjesë të grupit suni. Në realitet Ahmed Ben Hanbel mund të quhet i pari i rrjedhës selefi në mesin e grupit suni. Në emisionin e ardhshëm do të flasim më shumë mbi pikëpamjet dhe mendimet e Ahmed Ben Hanbel.