Rrjedhat takfiriste, skenar për shkatërrim
Në këtë emision dhe emisionet e mëpasshme do të njihemi me Ahmed Ben Hanbel si një prej krerëve të rrjedhave selefiste.
Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, ndodhemi pranë jush me emisionin e tretë të programit “ Rrjedhat takfiriste, skenar për shkatërrim”. Me këtë emision synojmë të qartësojmë realitetin e rrjedhave takfiriste. Këto janë rrjedha që nuk kanë aspak lidhje me Islamin mirëpo krimet më të rënda të tyre i bëjnë në emër të islamit. Ne do të zbulojmë qëllimin e qeverive perëndimore dhe partnerëve të tyre rajonalë nga lidhja e këtyre rrjedhave me islamin me që të prishet feja islame që është një fe hyjnore, drejtësidashëse dhe paqedashëse në botë. Në fenë islame ashtu si në fetë e tjera hyjnore, pas vdekjes së Profetit (s.a.v.s) dhe të parëve të fesë janë dhënë udhëzime që në realitet nuk përputhen me udhëzimet dhe mësimet kryesore të fesë islame. Në kohën kur Profeti ndërroi jetë dhe imam Aliu si dhëndri dhe pasuesi i tij së bashku me disa ndjekës të profetit po përgatiteshin për ceremoninë e varrimit të hazretit Muhamed (s.a.v.s), disa ndjekës të tjerë të profetit u mblodhën në Sakifa Bani Saede për të zgjedhur zëvendësuesin e Profetit. Kjo është në kohën kur Profeti në udhëtimin e tij të fundit të Haxhit në rajonin e quajtur Khom, i cili më vonë u njoh me emrin Gadir KHom, përballë dhjetëra mijëra myslimanëve ngriti lartë dorën e Aliut të cilin e prezantoi si mula dhe zëvendësuesin e tij. Përsa u përket ngjarjeve në Gadir Khom dhe Sakifa Bani Saede, kemi folur në emisionin e kaluar. Tani duam të flasim për jetën e hazretit Ali në periudhën pasi ndërroi jetë Profeti i nderuar i Islamit. Sjellja e Aliut në periudhën e shkurtër të pushtetit të tij, mund të thuhet se është sjellje e përshtatshme politike për të gjithë myslimanët si shiitë ashtu edhe sunitë. Jeta dhe metodat e imam Aliut (as) të përdorura në ngjarjet kryesore të Islamit, përbëjnë fakt të pamohueshëm se ai hazret megjithë mendimet dhe bindjet e tij rreth zëvendësuesit të Profetit (s.a.v.s) për të cilat ka thënë shpeshherë se janë mendime të tij personale dhe se nuk vendoset përballë kalifëve, ai hazret me veprime si ndjekja e Abu Bekrit, dhënia e konsultave të shumta në momente të ndryshme të kalifatit, inkurajimi i ndjekësve të tij që të bashkëpunojnë me ta, bashkëpunimi në çështjet juridike dhe të gjykimit, bashkëpunimi në luftërat e asaj kohe, pranimi disa herë i zëvendësimit të Omarit në Medina dhe drejtimit të këtij qyteti në mungesë të kalifit, përpjekjet e shumta në përballje me kundërshtarët e kalifit të tretë, si dhe marrja e masave në administratën Darul’khalifa për ta mbrojtur atë nga futja e kundërshtarëve, të gjitha këto tregojnë për faktin se në asnjë mënyrë mosmarrëveshjet e krijuara rreth zëvendësuesit, nuk janë bërë aspak shkak për përçarje, kontradikta dhe armiqësi mes myslimanëve.
Edhe jeta dhe veprimtaria e imamëve të tjerë nuk ka qenë ndryshe nga kjo. Ata njëkohësisht kur kanë shprehur pikëpamjet, bindjet e tyre dhe mësimet që u kanë dhënë ndjekësve të shumtë, kanë patur mosmarrëveshje mendimesh me dijetarët e tjerë myslimanë, mirëpo gjithmonë janë munduar që këto mosmarrëveshje të mos krijojnë përçarje dhe ndasi mes myslimanëve. Historia islame tregon faktin se këta të parë të fesë islame kurrë nuk kanë përdorur gjuhë ofenduese, nënçmuese dhe mallkuese ndaj kundërshtarëve. Dijetarët gjithmonë kanë theksuar në ruajtjen e unitetit të vërtetë të myslimanëve përgjatë gjithë historisë. Megjithatë, fatkeqësisht realiteti i hidhur është se megjithë këto përpjekje në shoqëritë myslimane u formuan rrjedha të cilat duke mohuar medhhebet e tjera islame kanë inkurajuar akoma më shumë mosmarrëveshjet mes medhhebeve islame. Sigurisht që në këtë mes nuk duhet harruar roli i të krishterëve mohues të islamit në perëndim dhe roli i qeverive kolonizatore perëndimore me në krye qeverinë angleze e cila u ka vënë zjarrin ndasive dhe përçarjeve të shoqërive islame. Për këtë çështje do të flasim në emisionet e tjera. Duke qenë se rrjedhat takfiriste dhe terroristë si ISIS, Al Kaida dhe fronti Nusra veten e konsiderojnë pjesëtarë të myslimanëve sunitë dhe burim i tyre janë rrjedhat vahabiste, në këtë emision do të flasim mbi rrënjët e rrjedhave takfiriste tek myslimanët sunitë. Ahmed Ben Hanbel konsiderohet si kreu i rrjedhave selefiste. Ahmed Ben Hanbel është një prej jurisprudentëve të myslimanëve suni i cili është edhe themelues i medhhebit hanbeli. Sunitët ndahen në 4 grupe kryesore që janë hanafi, hanbeli, shafei dhe maleki. Me kalimin e kohës brenda këtyre grupeve janë krijuar me dhjetëra grupe dhe degë të tjera, ku secili prej tyre ka ideologjinë dhe pikëpamjet e veta. Mirëpo kush është Ahmed Ben Hanbel? Ahmed Ben Hanbel Helal Shibani Moravi, ka lindur në vitin 164 kamari në qytetin Bagdad. Babai i tij ishte ushtarak dhe përpara lindjes së tij jetonte në rajonin Marv të Kharasanit dhe në kohën kur nëna e tij ishte shtatzënë shkoi në Bagdad. Ahmedi në moshën 16 vjeçare filloi të mësonte hadithet. Pa kësaj jeta e tij u lidh dhe ndërthur me hadithet. Në fillim në qytetin Bagdad arriti lulëzimin në shkencë dhe dije dhe filloi të mblidhte hadithet. Më pas ai vizitoi vendet e haditheve d.m.th. Basran, Hexhazin, Kufan, Jemenin dhe Shamin dhe atje u takua me shumë personalitete të haditheve si Vaki dhe Isak Ben Rahavie prej të cilëve dëgjoi hadithet. Ahmed Ben Hanbel deri në moshën 40 vjeçare nuk transmetoi asnjë hadith dhe më pas filloi të transmetojë dhe shprehë hadithet.
Libri më i njohur i Ahmed Ben Hanbel, është libri i quajtur Mosnad në të cilin janë përmbledhur 30 mijë hadithe. Vetë Hanbel thotë se këto hadithe janë zgjedhur nga mesi i 750 mijë haditheve të tjera. Dijetarët dhe të mëdhenjtë të myslimanëve suni, përgjatë historisë gjithmonë kanë pasur arsye të veçanta lidhur me librin Mosnad. Ndër karakteristikat e këtij libri është se në të ekzistojnë shumë hadithe që flasin për Ehli Bejtin mirëpo shumë nga mbledhësit e haditheve tek myslimanët suni, nuk i kanë përmendur këto hadithe. I habitshëm është fakti se në librin Mosnad të Ahmed Ben Hanbel flitet për disa transmetime të cilat konfirmohen edhe nga shiitët. Ahmed Ben Hanbel, imam Aliun e konsideron kalifin e lartë dhe ka dhënë shumë transmetime të imam Aliut (as). Nëse analizojmë veprat dhe mendimet e Ahmed Ben Hanbel, mund të thuhet se ai më shumë se një jurisprudent është një shkrues i haditheve. Vetë ai kurrë nuk e ka prezantuar veten si jurisprudent. Metoda e tij në jurisprudentë është mbështetja tek dekreti d.m.th. respektimi dhe zbatimi i asaj që thuhet në sunet dhe fatvatë e ndjekësve dhe mospjesëmarrja në ixhtihadin për atë që është hallall dhe haram. Thuhet se një burrë e pyeti atë rreth haramit dhe hallallit. Ahmedi tha: Për hir të Zotit, pyet të tjerët dhe jo mua. Ai burrë këmbënguli dhe e bëri përsëri pyetjen e tij. Ahmedi përsëri tha: Për hir të Zotit pyet të tjerë dhe jo mua. Pyet jurisprudentët. Ahmed Ben Hanbel përkundër jurisprudentëve të tjerë nuk ka asnjë vepër të tij personale në jurisprudentë. Ajo çka ka mbetur për të janë vetëm disa pjesë të shpërndara të jurisprudencës së tij në mesin e popullit të cilat janë mbledhur nga disa nxënës të tij si Abu Bekr Khelal. Metoda e vështirë e Ahmed Ben Hanbel në përballje me verdiktet e jurisprudencës, mungesa e veprave karakteristike të tij në këtë fushë dhe mohimi i shkrimit prej tij, u bënë shkak që ndjekësit e tij në periudha të ndryshme të jenë më pak jurisprudentë sesa ndjekësit e medhhebeve të tjera. Deri në gjysmën e dytë të shekullit të katërt, medhhebi hanbeli nuk dukej në mesin e medhhebeve të tjera islame. Mirëpo me kalimin e kohës ky medhheb u rendin në mesin e 3 medhhebeve kryesore të sunive. Aktualisht ky medhheb ashtu si disa medhhebe të tjera islame ka pak ndjekës dhe akoma vazhdon ndasia rreth jurisprudencës apo jo të tij në krahasim me imamët e tjerë jurisprudentë.
Karakteristikat e përgjithshme të jurisprudencës së Ahmedit mund të ndahen në disa grupe. Fatvatë e Ahmed Ben Hanbel janë bazuar dhe faktuar me hadithet, lajmet dhe veprat e paraardhësve. Ai në bazë të fjalëve të Profetit (s.a.v.s) dhe gjykimeve të atij hazreti dhe në bazë të fatvave të ndjekësve, në ato raste ku kishte informime nga pikëpamja kundërshtare jepte fatva dhe sillte atë për të cilën ishte kundërshtar. Ai për nxjerrjen e vatvave të tij mbështetej tek transmetimet dhe përkufizimet e jurisprudentëve si Maleku dhe Uzai që ishin të ditur dhe kishin njohuri mbi transmetimet dhe veprat e tyre. Ahmed Ben Hanbel u largohej hipotezave të largëta dhe nxirrte fatva vetëm për ato gjëra që ndodhnin. Ai është i mendimit se fatvaja dhe verdikti duhen shfrytëzuar vetëm në kohën kur të lind nevoja. Përkushtimi i Ahmed Ben Hanbel në lajmet dhe ndodhitë, nuk u bë shkak që jurisprudenca e tij të jetë e kufizuar dhe larg nga jeta e popullit. Medhhebi i tij në krahasim me medhhebet e tjera për nga diskutimi dhe bindja ishte më i lirë. Ahmed Ben Hanbel në kohën kur haste me ndonjë tregim apo thënie që nuk ishte e pranuar, jepte fatva rreth vërtetësisë së saj. në përgjithësi edhe pse jurisprudenca e Ahmed Ben Hanbel është strikte dhe e vështirë, nëse analizojmë karakteristikat e jurisprudencës së tij gjenden shumë faktorë të përdorimit të logjikës dhe ixhtihadit. Ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër tek e cila mbështeten selefistët të cilët Ahmed Ben Hanbel e cilësojnë si identitet të tyre, është karakteristika e bindjes në doktrinën e tij. doktrina e Ahmed Ben Hanbel për shkak të karakteristikës transmetuese, pro haditheve dhe prirjeve të jashtme, ka krijuar kushtet e përshtatshme që selefistët të lidhen me Ahmed Ben Hanbel. Pikërisht për këtë arsye selefistët nuk janë kopjues dhe nuk kanë rrugë tjetër veçse veten e tyre ta lidhin me Ahmed Ben Hanbel. Rreth kësaj do të flasim në emisionin e ardhshëm.