Shkurt 03, 2016 11:28 CET

Në këtë emision do të njihemi me disa nga ndryshimet mes pikëpamjeve të Ebn Hanbel dhe selefistëve.

Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues. Ndodhemi pranë jush me emisionin e katërt të programit “ Rrjedhat takfiriste, skenar për shkatërrim”.  Qëllimi i këtij programi është njohja me takfiristët dhe qartësimi i realitetit se këto rrjedha nuk kanë aspak lidhje me udhëzimet dhe mësimet humane dhe njerëzore të islamit. Në emisionin e kaluar folëm mbi mendimet dhe pikëpamjet e Ahmed Ben Hanbel, si një prej liderëve të 4 medhhebeve kryesore të sunitëve. Vahabistët burimin e mendimeve të tyre në rrjedhat takfiriste e lidhin me Ahmed Ben Hanbel. Doktrina e Ahmed Ben Hanbel për shkak të prirjeve transmetuese, pro haditheve dhe prirjeve të jashtme, ka krijuar kushtet e përshtatshme që selefistët të lidhen me Ahmed Ben Hanbel. Pikërisht për këtë arsye selefistët nuk janë kopjues dhe nuk kanë rrugë tjetër veçse veten e tyre ta lidhin me Ahmed Ben Hanbel. Rreth kësaj do të flasim në emisionin e ardhshëm. Sigurisht qe rrjedha selefiste në vetvete ndahet në disa degë ku vahabistët përbëjnë njërën prej tyre. Ne do të flasim mbi degët e ndryshme të selefizmit mirëpo në këtë emision do të flasim mbi ato mendime vahabiste dhe mbi mendimet e Ahmed Ben Hanbel. Shumë nga ndjekësit e Ahmed Ben Hanbel shprehen se pikëpamjet e takfiristëve vahabi nuk kanë lidhje me mendimet dhe bindjet e Ahmed Ben Hanbel. Dijetarët e medhhebit Hanbeli kanë shkruar shumë libra kundër selefizmit vahabist që është vazhdim i selefizmit të Ebn Timia. Nëse analizojmë bindjet e Ahmed Ben Hanbel dhe ato të selefistëve mes tyre mund të vihet re qartë ndryshimi i qëndrimeve dhe pikëpamjeve. Ndryshimi i parë mes bindjeve të Ahmedit dhe selefistëve, i ka rrënjët në realitetin se armiqtë më të rëndësishme të selefistëve në çdo epokë kanë qenë vetë hanbelitët ( ndjekësit e medhhebit hanbeli). Në epokën Barbehari, hanbelitët e kanë kundërshtuar atë. Në shekullin e shtatë kur Ebn Timia themeloi bindjen selefi, ai u kundërshtua nga organi i sheikëve të medhhebit hanbeli. Në shekullin e 12-të të parët që kanë kundërshtuar Muhamed Ben Abdul’vahabin, ishin babai dhe vëllai i tij të cilët ishin ndjekës të medhhebit hanbeli. Kundërshtimi shkoi deri aty saqë Sulejman Ben Abdul’vahab vëllai i Muhamedit, kundër tij dhe mendimeve të tij nxori libri e quajtur “ Savaegul Elahia”. Pra në periudha të ndryshme të historisë, vetë hanbelitët kanë qenë kundërshtarë dhe armiq të mendimeve selefiste.
Ndryshimi i dytë është se Ahmed Ben Hanbel, hodhi poshtë pikëpamjet ekstremiste të ndjekësve të haditheve që lidheshin me pikëpamjet osmane dhe krijoi degë të ndryshme dhe të kundërta. Mirëpo pikëpamjet selefiste jo vetëm që ndezën zjarrin e përçarjes në mesin e sekteve islame por u bën shkak që të krijojnë ndasi edhe brenda doktrinës hanbeli.  Në kohën kur një grup ndjekësish të haditheve kundërshtuan Aliun që ishte djali i xhaxhait të Profetit (s.a.v.s), dhëndri dhe i pari që prani fenë islame, Ahmedi me forcë u përball me këtë grup dhe megjithë rreziqet e shumta mbrojti Ehli Bejtin dhe pozitën e tij në mesin e sunive. Kjo është në kohën kur selefistët ndërmorën hapa krejtësisht të kundërta. Ata edhe pse janë ekstremistë në ndjekjen e haditheve, ata hadithet e Ahmedit rreth pozitës së Aliut dhe familjes së tij, i kanë quajtur çështje të trilluara dhe mashtrime mbi familjarët e Profetit. Shembulli dhe imagjinata në mendimet e Ahmed Ben Hanbel, në asnjë mënyrë nuk ngjasojnë me shëmbëlltyrat dhe imagjinatat e selefistëve. Me fjalë të tjera në ideologjinë selefiste ajo që dominon është perceptimi sipërfaqësor. Përveç kësaj në mendimet selefiste të Ebn Timia dhe Muhamed Ben Abdul’vabab, vihen re disa çështje të cilat në asnjë mënyrë nuk janë shprehur nga Ahmed Ben Hanbel. Çështje të tilla si ndërmjetësimi, ulja e pozitës së Profetit (s.a.v.s), bekimi, janë çështje të cilat në asnjë mënyrë nuk janë trajtuar nga Ahmed Ben Hanbel dhe janë shpikur nga selefistët. Padyshim nëse Ahmed Ben Hanbel do të përjetonte rrjedhat takfiriste dhe mendimet e tyre, ai padyshim do të kërkonte çlirim prej tyre. Selefizmi nënkupton largim nga çdo intelekt apo shfrytëzim i logjikës. Samer Islambuli një prej mendimtarëve sunitë, duke dhënë një shpjegim të saktë mbi këtë karakteristikë selefiste thotë: Selefizmi synon që shoqëritë e kaluara, zotërimin e tyre ta vendosin tek shoqëritë se së ardhmes. Sikur të thuash që të parët janë gjallë në trupat e të pasardhësve dhe baballarët janë të gjallë në trupat e fëmijëve të tyre.   Islambuli është i mendimit se: Selefistët duke qenë se kuptimin e librit dhe të sunetit e kanë kushtëzuar me kuptimin e ndjekësve të profetit, janë përballur me një ashpërsi inteligjence dhe kjo shkon deri aty saqë kur flet me njërin prej tyre, ata flasin me gjuhën e Timia-së dhe për ty japin transmetimet e paraardhësve. Ata medhhebin e tyre nuk e bazojnë në logjikë dhe intelekt por mbështeten vetëm në transmetime. Për këtë ata u largohen diskutimeve dhe përdorimit të logjikës dhe mbështeten vetëm në çështje për të cilat kanë bindje të plotë ose imagjinare.
Përpjekjet e selefistëve për t’i dhënë legjitimitet selefizmit, konsistojnë në nxjerrjen e klerikëve në të gjitha aspektet. Selefistët për t’i dhënë legjitimitet selefizmit, për të gjitha veprimet, sjelljet, thëniet dhe veprimtaritë e tyre nxjerri një shembull në epokën aktuale dhe pasardhësve u marrin çdo mundësi për të shfrytëzuar logjikën dhe mendjen. Megjithë vështirësitë e shumta që ekzistojnë në rrugën selefiste cili është kuptimi i pikëpamjes selefiste? Respektimi strikt i sjelljes, veprimtarisë, fjalëve të ndjekësve të Profetit, përcjellja dhe ndjekja e tyre në të gjitha fushat si bindje, politike, sociale dhe ekonomike, është karakteristikë e rrjedhës selefiste. Selefistët ekstremistë, çdo lloj ndryshimi në sjelljen selefiste e konsideron mëkat dhe haram. Ajo çka ka rëndësi në këtë pikëpamje është se metoda selefiste është se ajo bëhet shembull për pasardhësit në të gjitha fushat si sociale, politike kulturore, bindje dhe jurisprudencë. Tani le të dëgjojmë fjalët Gazaliut që është një prej dijetarëve të njohur suni lidhur me ndjekjen e selefizmit. Abu Hamed Gazali është i mendimit se “ Ajo çka arritur tek ne prej Profetit (s.a.v.s) e kemi marrë me gjithë kokë dhe vëmendje, mirëpo ajo çka arriti prej ndjekësve të tij tek ne, disa i morëm dhe disa i organizuam. Mirëpo ajo çka arriti tek ne prej pasuesve duhet ta dini se ata janë njerëz ashtu siç jemi ne”. Ndryshimi i parë mes sunive dhe mendimeve selefiste rreth kuptimit të selefizmit është kufiri në ndjekje. Selefistët kanë kaluar çdo kufi të sunitëve dhe kanë krijuar pikëpamje të re. Selefi ka kredibilitet edhe nga pikëpamja shiite. Mirëpo ajo padyshim që është kushtëzuar me selefin e drejtë (saleh). Përkundër sunive të cilët janë të bindur mbi drejtësinë e ndjekësve, nga pikëpamja e shiitëve, disa prej ndjekësve kanë bërë veprime të cilat nuk mund të quhen të drejta. Prandaj nuk mund të thuhet se të gjithë ndjekësit janë të drejtë dhe me sy mbyllur të ndjekësh të gjithë ata. Shiitët duke u bazuar në dëshmitë e Kuranit dhe në agresionet dhe luftërat e ndodhura mes vete ndjekësve, bazohen në ekzistencën e munafekinëve. Përveç kësaj ekzistojnë shumë ajete të cilat ndëshkojnë ndjekësit për shkak të veprimeve të tyre. Prandaj nuk mund të jesh i bindur në drejtësinë e ndjekësve, aq më shumë në drejtësinë e pasuesve, për të cilët ka shumë tregime që kanë bërë padrejtësi. Prandaj shiitët thonë se i vetmi grup i ndjekësve që përmblidhen në Ehli Bejtin e Profetit (s.a.v.s), libri dhe suneti janë ata që duhet të ndiqen dhe janë të denjë për tu ndjekur. Në emisionin e ardhshëm do të njihemi më shumë me mendimet dhe bindjet selefiste.

Tags