Rrjedhat takfiriste, skenar për shkatërrim
Në këtë emision do të njihemi me disa nga sfidat e selefizmit në kuptime dhe sfidat e tyre serioze në histori dhe ide.
Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues. Ndodhemi pranë jush me emisionin e pestë të programit “ Rrjedhat takfiriste, skenar për shkatërrim”. Në emisionin e kaluar folëm mbi ndryshimet në mendimet e Ahmed Ben Hanbelit si një prej të parëve të rrjedhave selefiste dhe rrjedhave takfiriste si një degë e selefizmit. Thamë se disa prej dijetarëve të doktrinës së Ahmed Ben Hanbelit janë të mendimit se selefizmit nuk ka lidhje me mendimit e Ahmed Ben Hanbelit. Përkufizimi që kanë nxjerrë selefistët nga selefi i drejtë, ndryshon me përkufizimin e sunive rreth ndjekësve të doktrinës së Ahmed Ben Hanbelisë. Selefistët nuk bëjnë aspak dallime mes ndjekësve të Profetit (s.a.v.s) dhe pasuesve të tyre. Mirëpo dijetarët suni nuk e pranojnë këtë përkufizim rreth selefit të drejtë. Le të dëgjojmë fjalët e dijetarit sunit Gazali rreth ndjekësve selefi. Abu Hamed Gazali është i mendimit se “ Ajo çka arritur tek ne prej Profetit (s.a.v.s) e kemi marrë me gjithë kokë dhe vëmendje, mirëpo ajo çka arriti prej ndjekësve të tij tek ne, disa i morëm dhe disa i organizuam. Mirëpo ajo çka arriti tek ne prej pasuesve duhet ta dini se ata janë njerëz ashtu siç jemi ne”. Shiitët thonë se i vetmi grup i ndjekësve që përmblidhen në Ehli Bejtin e Profetit (s.a.v.s), libri dhe suneti janë ata që duhet të ndiqen dhe janë të denjë për tu ndjekur.
Për nga historia edhe pse disa prej rrënjëve të selefizmit janë shfaqur në shekullin e 4-ët, mirëpo këto rrënjë për shkak të kontradiktës me mendimet të myslimanëve u shujtën. Ebn Timia, ishte i që ringjalli medhhebin selefi në shekullin e shtatë dhe ndezi zjarrin e mosmarrëveshjeve në botën islame. Pas tij nxënësit dhe ndjekësit e tij si Ebn Gim Xhuzi janë përpjekur shumë për të mbajtur të gjallë këtë ide. Mirëpo edhe ai nuk arriti të bëjë gjë. Në shekullin e 12-të filluan të shfaqen rrjedhat selefiste në Naxhd, Hexhaz dhe në gadishull. Këto rrjedha edhe pse ishin të ndryshme ato u zgjeruan me mbështetjen e anglezëve në Naxhd dhe Hexhaz. Aktualisht rrjedhat selefiste po përdoren si mjet nga Amerika për të realizuar objektivat e saj në vendet islamike. Sot selefizmi ka degë dhe rrjedha të ndryshme të cilat bazohen në pikëpamje dhe bindje të ndryshme. Karakteristika më e veçantë e selefizmit është mohimi i medhhebeve islame dhe ftesa që u bëhet myslimanëve që të ndjekin paraardhësit pa shfrytëzuar intelektin apo logjikën dhe pa menduar aspak.
Said Ramadhan Albuti, dijetar suni në analizën e tij rreth mendimeve selefiste thotë: Selefizmi është fenomen i padëshiruar dhe afërsisht i sapoformuar. Ai është një lloj prirjeje monopolizuese myslimane ku të gjithë i quan të pafe përveç vetes së tij. Ky është një sekt i vetëquajtur i cili me anë të unitetit në një ambient pa medhhebe dhe me tërheqjen e shoqërisë në pranimin e selef salehun, është kundër themeleve të unitetit. Selefi do thotë po ai trungu vahabist që nuk ka medhheb dhe kthehet në epokën e selefëve dhe periudhës së ndjekësve dhe pasuesve. Selefistët thonë se të gjithë duhet të heqin dorë nga medhhebi, i cili është fryti i përpjekjeve për shekuj me radhë të dijetarëve për të mbrojtur kulturën islame, ringjalljen e saj dhe të jurisprudencës islame për të dhënë përgjigje në të gjitha epokat. Said Ramadhan Albuti, dijetar suni në vazhdim të analizës së tij rreth selefizmit në librin e vet “ Selefizmi medhheb apo risi”, parashtron disa çështje të rëndësishme. Selefistët ngrenë dorën e ftesës dhe thonë: Hajdeni të lemë mënjanë medhhebet dhe të unifikohemi në një. Mirëpo ata në dorën tjetër ngre shpatën tafiriste dhe pretendojnë se duke eliminuar të tjerë nga shoqëria islame dhe duke i dëbuar ata tek të pafetë, shoqëria islame do të bëhet uniformë. Në këtë ftesë për mungesë medhhebi qëndron një medhheb i fshehur. Vetë ftesa e tyre është një lloj medhhebi që të fton në një lloj medhhebi strikt dhe fanatik i cili islamin e bën një fe të palëvizshme, pa shpirt, kontradiktator dhe jo tërheqës dhe që me anë të dhunës dhe fanatizmit mbyll çdo rrugë për afrim me njëri-tjetrin.
Largimi nga kontradikta që ekziston në mendimet selefiste kundrejt mendimeve islame, e ka përballur selefizmin me një sfidë serioze përsa i përket idesë dhe vërtetësisë së historisë. Duke qenë se doktrina selefiste është bazuar në kuptimet e veçanta selef, në burimet fetare selef kurrë nuk është përdorur me kuptimin komuniteti selefi dhe kjo fjalë është përdorur shumë pak në burimet fetare. P.sh. në Kuran kjo fjalë është përdorur disa herë dhe vetëm një herë është përdorur me kuptim e paraardhësve dhe të parëve dhe kjo gjithashtu është përdorur me kuptimin negativ. Ajetet 55 dhe 56 të sures Zuhruf thonë:
"فَلَمَّا آسَفُونَا انتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَأَغْرَقْنَاهُمْ أَجْمَعِینَ
“Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë.”
فَجَعَلْنَاهُمْ سَلَفًا وَمَثَلًا لِلْآخِرِینَ"
“Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët”
Në ajete të tjera fjala selef dhe fjalët e formuara prej saj më shumë janë përdorur në kuptimin e veprimeve të papranueshme të cilat bëheshin përpara islamit dhe që pas tij nuk u bënë.
Edhe në shumë transmetime është pikërisht kështu. Këto transmetime kurrë nuk e kanë përkufizuar fjalën selef me atë përkufizimin që kanë nxjerrë selefistët rreth kësaj fjale. Ndoshta thuhet se në kohën e Profetit nuk ka patur selef dhe të gjithë të varur tek profeti ishin khalef dhe nuk është folur mbi kuptimin e selefit. Mirëpo duke patur parasysh globalizimin dhe fundin e fesë, nëse do të kishte kuptim të veçantë për selefin patjetër Profeti (s.a.v.s) do ta shtjellonte kuptimin e tij, pikërisht ashtu si Profeti ka shtjelluar çështjen e fundit të botës dhe përçarjet rreth saj. Padyshim që nëse selefi do të kishte pozitë të veçantë, Profeti nuk kishte se si ta linte atë pa shpjeguar dhe shtjelluar. Nxënësit e Ebn Timia për t’i dhënë legjitimitet medhhebit selefi, u bazuan në ajetin 100 të sures Teube ku thuhet:
" وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِینَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِینَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِیَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِی تَحْتَهَا الأَنْهَارُ خَالِدِینَ فِیهَا أَبَدًا ذَلِکَ الْفَوْزُ الْعَظِیمُ"
“All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur Xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh”. Sipas Ebn Gim, ky ajet u thotë myslimanëve që të ndjekin të parët që kanë pranuar islamin siç janë migruesit dhe ensarët. Mirëpo ai nuk i ka kushtuar vëmendje faktit se ndjekja e të parëve që kanë pranuar islamin është ndjekja e asaj për të cilën ata nxituan që nuk është gjë tjetër veçse besimi në Zot dhe tek Profeti i Tij dhe bindja ndaj tyre. Ky ajet në asnjë mënyrë nuk këshill që të ndjekës pikëpamje personale apo të personave të caktuar. Nëse ndjekja e selefit do të ishte mbi ndjekjen e Zotit dhe të Profetit (s.a.v.s) dhe nëse paraardhësi do të kishte legjitimitet, emrat e tyre duhej të vendoseshin përkrah Zotit dhe Profetit (s.a.v.s). Nëse ndjekësit dhe pasuesit, apo pasuesit e pasuesve, do të bëjnë ftesë për atë që ka dhënë urdhër Zoti dhe Profeti (s.a.v.s), ata në realitet kanë bërë ftesë për sunetin e të dërguarit të Zotit, por nëse fjalët e tyre dalin nga vetë goja dhe mendja e tyre, siç ka thënë Kurani janë të destinuar të ndëshkohen përjetë. Nga ana tjetër nëse ky ajet është arsye për t’i dhënë autoritet suneti të ndjekësve, në veprim bëhet shkak për kontradiktë. Kjo do të thotë se sipas tyre ky ajet i fton myslimanët që të ndjekin periudhat pas sunetit selef ndërkohë që vetë selefi në shumë çështje nuk ka ndjekur të parët dhe paraardhësit dhe qartazi i ka kundërshtuar ata. Ky ndryshim dhe mosmarrëveshje ka ekzistuar edhe në mesin e ndjekësve.
Siç thotë i ndjeri Hakim: “ Në kohën pas vdekjes së Omarit në ditën e takimit të rrethinës së sheikëve imam Aliut iu tha që të ndiqte ata, ai nuk pranoi dhe dorëzoi kalifatin. Këtë kush e pranoi Osmani por në veprim ai nuk i ndoqi ata dhe në shumë rate kundërshtoi rrethin e sheikëve. Mirëpo imam Aliu në ditët e kalifatit të tij kundërshtoi metodat dhe mënyrat e kalifatit të tretë dhe bëri ndryshime në shpërndarjen e pasurisë, zgjedhjen dhe metodën e drejtimit. Edhe kalifët e parë dhe të dytë nga aspekti i sjelljes ndryshonin mes tyre. Abu Bekri në ndarjen e haraçit zbatonte barazinë ndërsa kalifi i tyre bënte disa dallime. Abu Baekri ndarjen trellojëshe në një asamble e konsideroi ndarje të njëjtë ndërsa Omari atë e ndau tre herë. Omari e shpalli haram haxhin e përkohshëm ( mate Haxh) dhe martesën e përkohshme (mate Nesa) ndërkohë që kalifi i parë nuk bëri kështu. Të tilla shembuj janë aq të shumtë saqë nuk mund të numërohen. Për këtë do të flasim në emision e ardhshëm.