Dallimet mes Islamit dhe krishterimit nga aspekti i shfaqjes së sekularizmit
Është me rëndësi të dihet se çfarë faktorë janë bërë shkak që shoqëritë perëndimore të kufizojnë praninë e fesë në jetën e njeriut vetëm si një dëshirë individuale dhe mos ta njohin atë si program i jetës dhe lumturisë.
Prandaj është me rëndësi që të dihet se çfarë faktorë janë bërë shkak që shoqëritë perëndimore të kufizojnë praninë e fesë në jetën e njeriut vetëm si një dëshirë individuale dhe mos ta njohin atë si program i jetës dhe lumturisë. Në edicionin e kaluar thamë se mungesa qasjes së krishterimit në tekstet origjinale të shpalljes konsiderohet një prej faktorëve kryesor të paraqitjes së sekularizmit. Dallimi i parë mes Islamit dhe krishterimit nga pikëpamja e rrethanave të shfaqjes së sekularizmit është ky që perëndimorët nuk janë përballur kurrë me një libër të shpallur nga Zoti dhe të padevijuar. Tekstet e shenjta të krishterimit përmbajnë tregimi dhe fjalë të profetit Isa a.s. dhe tregojnë një histori, ndërsa disa prej tyre janë shkruar 300 vite pas ndodhjes së atyre ngjarjeve, prandaj këto tekste janë devijuar nga origjinali. Kështu është qartë se këto tekste nuk mund të jetë një program për jetën e njeriut.
Një tjetër arsye e paraqitjes së sekularizmit në perëndim është edhe ideja e përballjes së shkencës dhe fesë në fenë krishtere. Në botën krishtere nëpërmjet teksteve të shtrembëruara ka depërtuar një lloj i të menduarit i cili ka pas një çmim të madh edhe për shkencën edhe për besimin. Ky lloj i të menduarit është kontradikta mes shkencës dhe besimit. Rrrënjët kryesore e këtij të menduari janë mësimet e Dhiatës së Vjetër. Në Dhiatën e Vjetër në lidhje me krijimin e Hazreti Ademit a.s., parajsës, dhe pemës së ndaluar thuhet: “Zoti e urdhëroi Ademin dhe i tha: ha nga të gjitha pemët e kopshtit pa ndalim, por mos ha nga pema e njohjes së të mirës dhe të keqes, për arsye se në atë kur të ngrënë nga ajo pemë, menjëherë do të vdesësh”. Në kapitullin e tretë të Dhiatës së Vjetër thuhet: “Dhe gjarpri i cili është më i zgjuar nga të gjitha kafshët e shkretëtirës, i tha gruas (Hava): “...Zoti e di se atë ditë kur të hani nga ajo pemë, do të çelën sytë e juaj dhe ju ashtu sikur Zoti, do të bëheni njohës i të mirës dhe i të keqes”. Pasi gruaja e kuptoi se ajo është pemë e bukur dhe burim që shton diturinë, hëngri frutat e saj dhe i dha edhe bashkëshortit të saj dhe ai ngrëni nga fruta dhe ju çelën sytë të dyve”. Në një vend tjetër të Dhiatës së Vjetër thuhet: “Dhe Zoti tha me të vërtetë njeriu u bë sikur ne dhe njohës i të mirës dhe të keqes. Tani mos të ndodhë që të zgjasë dorën e dhe të marrë edhe frutat nga pema e jetës dhe pastaj të bëhet i pavdekshëm”. Sipas këtyre teksteve, urdhri i Zotit është ky që njeriu mos të vetëdijesohet dhe të mbetët në neglizhencë. Sipas këtyre mësimeve të cilat natyrisht se nuk janë hyjnore, të krishterët në fillim nuk kishin interesim ndaj urtësisë dhe diturisë, ndërsa besonin se ata kenë gjetur të vërtetën nën dritën e profetit Isa a.s., prandaj më mirë është që të përkushtohen vetëm në adhurim dhe në të menduar rreth fjalëve të Isaut a.s.. Mirëpo gradualisht filluan të paraqiten mosmarrëveshje mes dijetarëve të krishterë në lidhje me bindjet fetare si trinia, hyrja e Zotit në trupin fizik të profetit Isa a.s. dhe ata për zgjidhjen e këtyre problemeve formuan një këshill në të cilin me shumicë votash caktuan dhe aprovuan parimet e bindjeve të fesë krishtere dhe shpallen të pavlefshëm mendimet e tjera. Pas shkatërrimi të perandorisë perëndimore romake në shekullin 5 dhe me fillimin e periudhës të cilën perëndimorët e quajnë “shekujt e mesjetës”, u ndaluar në përgjithësi mësimi i shkencave dhe analfabetizmi u përhap aq shumë saqë edhe klerikët fetarë relativisht ishin analfabetë. Në këtë periudhë mungonte gjithashtu edhe pavarësia dhe liria e të menduarit, prandaj hulumtuesit duhet të hulumtonin vetëm brenda kornizës së parimeve të Librit të Shenjtë si dhe të mësimeve të dijetarëve fetarë të krishterë. Në të kundërtën nëse vërehej ndonjë hulumtim i kundërt me mësimet krishtere, hulumtuesit duhej të pendoheshin dhe të kërkojnë falje.
Në gjysmën e parë të shekullit të trembëdhjetë me urdhrin e Papës u themelua në gjykatë për të hetuar çështjet e personave që akuzoheshin për ateizëm ose për shkelje të parimeve fetare. Krimet që patën kryer gjykata të tilla konsiderohen eksperiencat më të hidhura historike të fesë së krishterë që kanë ngjallur irritimin dhe urrejtjen më të ashpër të mendimtarëve dhe dijetarë kundër fesë dhe mbrojtësve të fesë. Kjo strukturë gjyqësore qindra dijetarë dhe mendimtarë ka dënuar me metodat më të ashpra, ndërsa disa prej tyre i ka djegur për së gjalli dhe disa i ka vrarë me tortura ndër më çnjerëzoret. Aparati i Kishës dhe i Papës nga shekulli i 14-të për shkaqe të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore filloi të dobësohej. Morali për pavarësi dhe për kërkime shkencore në këtë kohë u shtua në masë të madhe tek qytetarët. Kjo ishte për arsye se Zoti i madhëruar ka krijuar njeriut me pasion të kërkimit të së vërtetës dhe të forcë të të menduarit. Mirëpo Kisha me një vështrim të gabuar që kishte ndaj diturisë dhe të menduarit pengoi lulëzimin e talentit dhe kapacitetit natyror të njeriut. Prandaj ishte e natyrshme që njeriut me pasion për kërkim të së vërtetës, të mos hesht përballë asaj periudhe të errët shkencore. Në këtë mënyrë lindi epoka e renesancës dhe e revolucionit shkencor në perëndim.
Dallimi i dytë mes mësimeve islame dhe krishtere nga aspekti i paraqitjes së sekularizmit duhet kërkuar në pozitën e diturisë dhe shkencës si dhe të vështrimit të Islamit ndaj nxënies së diturisë. Në Kur’anin e shenjtë thuhet: “Kur Zoti i yt i tha engjëjve: Unë të do të krijojë një zëvendës në tokë. Engjëjt i thanë: O Zot! A do të krijosh një krijesë në tokë e cila do të bëjë krime dhe gjakderdhje? Ndërkohë ne po të lartësojmë dhe falënderojmë Ty. Zoti u përgjigj: Unë i di të vërtetët të cilat nuk i dini ju”. Pastaj Zoti i mësoi njeriut (Ademit) sekretet e krijimit dhe të gjithë emrat e krijesave. Më pas Zoti i tregoi engjëjve dhe i pyeti ata se nëse e thoni të vërtetën, tregoni emrat e këtyre krijesave. Atëherë engjëjt thanë: O Zot t’i je i lartësuar dhe pastër nga çdo mangësi! Ne nuk dimë asgjë tjetër përveç asaj çfarë na ke mësuar Ti. Ti je i ditur dhe i urtë!”. (Surja Bekare 31-34). Pas kësaj ngjarje, sipas asaj që tregojnë ajetet kur’anore, engjëjt u përulën përpara Ademit. Këto ajete tregojnë superioritetin e njeriut ndaj krijesave të tjera me anë të diturisë së tij. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: “Nxënia e diturisë është obligim për çdo mysliman. Me të vërtetë Zoti i do kërkuesit e diturisë”. Në një transmetim thuhet se një ditë Profeti s.a.v.s. hyri në xhami dhe i pa dy grupe njerëzish që njëri ishte duke bërë adhurim dhe tjetri ishte duke mësuar. Profeti s.a.v.s. në këtë rast tha: “Të dy grupet janë duke bërë punë të mirë, mirëpo unë jam dërguar për mësimdhënie”. Pastaj ai vetë u ulë pranë grupit që ishte duke mësuar. Profeti s.a.v.s. në një rast tjetër ka thënë: “Diturinë mësoje pranë çdo kujt që ta gjen, edhe nëse ajo gjendet te një jobesimtar ose hipokrit”. Ai gjithashtu ka thënë: “Kërkojeni diturinë edhe nëse nevojitet të shkoni në Kinë”.
Shkencat të cilat në Islam janë porositur që të mësohen nuk janë vetëm shkencat fetare. Edhe pse nxënia e shkencave fetare dhe njohja e Zotit kanë një përparësi të veçantë ndaj shkencave të tjera, por Islami ka treguar gjithnjë edhe një përkushtim të veçantë ndaj kësaj çështje që nxënia e shkencave jo fetare është nevojë e domosdoshme për lumturinë e njeriut. Mirëpo sipas mësimeve islame, çdo shkencë duhet të shfrytëzohet me qëllim që t’i shërbejë shoqërisë njerëzore dhe për të fituar kënaqësinë e Zotit. Shkenca e cila largon njeriun nga Zoti dhe që shkakton padrejtësi për shoqërinë njerëzore, nuk ka vlerë në Islam. Prandaj kriteri për vërtetimin e një shkence dhe inkurajimin e nxënies së saj nuk është kjo që cila është shkencë ekzakte dhe cila është shkencë teologjike, por kriteri i rëndësishëm është shërbimi i saj që i ofron për shoqërinë e njerëzimit. Kjo është për arsye se ndodhë që edhe shkencat teologjike të largojnë njeriun nga Zoti, nëse ai nuk tregon vëmendjen e duhur. Nga pikëpamja e Islamit, nxënie e disa shkencave është obligim për çdo mysliman në mënyrë që ata të plotësojnë nevojat në jetën e tyre. Nxënia e disa shkencave është obligim për një grup të myslimanëve në mënyrë që shoqëria mos të mbetet pa dijetar në ato fusha. Prandaj shkencat e ndryshme bëhen të obliguara për shoqërinë. Si rezultat i kësaj pikëpamje universale, në botën islame janë edukuar dijetarë të mëdhenj, për arsye se në historinë e civilizimit islam kurrë nuk ka ekzistuar përballja mes shkencës dhe fesë dhe ky është dallimi më i madh mes shoqërisë islame dhe perëndimore.