Korrik 15, 2016 18:12 CET

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javë së kaluar në Iran.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit javën e kaluar në takim me studentët dhe përfaqësuesit e organizatave studentore pasi shpjegoi rolin e besimit në rezistencë, vuri në dukje luftën përcaktuese të popullit iranian me frontin e arrogancës dhe deklaroi: "Kjo luftë ka filluar atëherë kur populli i Iranit vendosi të bëhet i pavarur dhe të arrijë zhvillimin dhe progresin dhe kjo çështje nuk ishte në harmoni me interesat e fuqive të mëdha që sundonin botën". Ajetullah Khamenei me këtë rast reagoi edhe ndaj atyre që pretendojnë se Republika Islamike e Iranit është vetëm në kërkim të preteksteve për të ndjekur një politikë që nuk është në harmoni me fuqitë e mëdha dhe i quajti të pavërteta këto pretendime. Ai shtoi: "Kjo luftë nuk ka nevojë për pretekst, për arsye se deri në kohën kur populli iranian do të rezistojë në bazë të dinjitetit, të kaluarës historike dhe Islamit, do të ekzistojë kjo luftë me arrogancën". Ajetullah Khamenei në vazhdim të fjalës së tij, studentët e Iranit i cilësoi si një rast të madh, një pasuri të madhe dhe një prej faktorëve të forcës së sistemit të Republikës Islamike të Iranit, prandaj theksoi në nevojë e përkushtimit të institucioneve shtetërore në këtë shtresë të shoqërisë gjatë hartimit të programeve për zhvillimin e vendit. Ajetullah Khamenei në fund porositi studentët që të kenë kujdes ndaj qëllimeve dashakeqe të propagandës informative të armikut dhe deklaroi: "Armiqtë me shpenzime të mëdha po zhvillojnë një propagandë të gjerë dhe të ndërlikuar kundër sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe qëllimi kryesor i kësaj propagande është mbulimi i forcës së Republikës Islamike të Iranit dhe zmadhimi i elementëve negativ për të krijuar zhgënjim dhe pesimizëm tek populli iranian.

Lideri suprem i revolucionit islamik, javën e kaluar, pjesëmarrjen masive të popullit në ditën botërore të Kodsit e quajtur një prej begative të muajit të bekuar të ramazanit.Ajetollah Khamenei, në hytben e namazit të festës së Fiter Bajramit foli mbi pjesëmarrjen e gjerë të popullit në ditën e Kodsit dhe tha: Në ditët më të gjata të vitit në të gjithë Iranin Islamik, populli duke agjëruar doli në rrugë për të marshuar në mbështetje të çështjes palestineze. Edhe pse disa qeveri myslimane tradhtojnë aspiratat e Palestinës dhe disa të tjerë neglizhojnë dhe nuk informojnë popujt e tyre, populli iranian është i gatshëm që çështjen e Palestinës ta mbajë gjallë duke u përballur me të gjithë armiqtë. Lideri suprem i revolucionit islamik tha se edhe adoleshentët dhe të rinjtë kanë mbajtur agjërim edhe pse disa faktorë të caktuar janë munduar të parandalojnë të rinjtë që të mbajnë agjërim, por me ndihmën e Zotit ata nuk e realizuan këtë qëllim. Të gjithë funksionarët dhe populli duhet ta ketë parasysh se deri ku ka shkuar armiku dhe për çfarë ai mendon.

 

Z. Golamali Khoshro, ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Iranit në OKB ditën e enjte në takimin për rishikimin e masave dhe strategjisë botërore të luftës kundër terrorizmit, takim që u mbajt në AP të OKB, pasi dënoi aktet e fundit terroriste në Irak, Siri, Liban, Bangladesh dhe Arabinë Saudite tha se terrorizmi është një çështje për të cilën kërkohet një program i caktuar për bashkëpunimin e të gjitha vendeve e rajonit dhe ato të botës. Ambasadori i RII në OKB dënoi përpilimin e një liste të njëanshme nga disa qeveri të cilat akuzojnë vendet e tjera për akte terroriste dhe ka thënë se të tilla veprime bëhen për qëllime politike dhe janë në kundërshtim me normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Ai gjithashtu reagoi ndaj vendimit politik të qeverisë amerikane për të konfiskuar dhe bllokuar kapitalet e BQI në Amerikë dhe tha se ky veprim është shembull i qartë i shkeljes së normave ndërkombëtare. Ai theksoi se RII duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë e saj nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare do të ndjekë çështjen e kthimit të kapitaleve të BQI. Ai foli edhe për çështjen palestineze dhe tha se është e papranueshme që përpjekjet për liri të popullit palestinez barazohen dhe konsiderohen akte terroriste.

Javën e kaluar, zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të vendimit të fundit të Dhomës Përfaqësuese të Amerikës ka thënë: "Uashingtoni duhet të zgjidhë mospërputhjet me marrëveshjen bërthamore".z. Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të premten, në përgjigje të vendimit të fundit të Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për parandalimin e shitjes së avionëve Boeing Iranit ka thënë: "Republika Islamike e Iranit nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të SHBA, por ky vend ka përgjegjësi për zbatimin e angazhimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore". z. Behram Kasemi, duke theksuar se eliminimi i barrierave të brendshme është çështje që i përket vetëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi: "Fraksionet e brendshme janë të arsyeshme në periudhën para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por një veprim i tillë mund të ketë pasoja të pariparueshme në të ardhmen”.

Javën e kaluar, kryetari i institutit për haxhin dhe pelegrinazhin në Iran ka thënë se Arabia Saudite duhet të ndryshojë sjelljen e saj dhe të përdorë kapacitetet e vendeve islamike për të drejtuar ceremoninë e haxhit. Said Ouhadi, kryetar i institutit për haxhin dhe pelegrinazhin në Iran tha se viktimat e ditëve të kaluara në Arabinë Saudite dëshmojnë për rrezikun e përsëritjes së ngjarjes së vitit të kaluar. Ai foli edhe për bisedimet e muajve të kaluar me palën saudite për garantimin e jetës së pelegrinëve iranianë dhe tha se në këto negociata janë prezantuar 20 rrugëzgjidhjen për sigurinë e pelegrinëve mirëpo fatkeqësisht sauditët këtë çështje e kanë politizuar dhe nuk kanë pranuar asnjë prej këtyre rrugëzgjidhjeve. Siç vuri në dukje z. Ouhadi, në bisedimet me Arabinë Saudite, ky vend kishte propozuar vetëm disa masa të caktuara por duke qenë se ato binin ndesh me dinjitetin, krenarinë dhe nuk respektonin pelegrinët iranianë, pala iraniane nuk e firmosi marrëveshjen me palën saudite. Vlen të theksohet se gjatë ceremonisë së haxhit të vitit të kaluar për shkak të papërgjegjshmërisë së autoriteteve saudite, me mijëra haxhinj të Shtëpisë së Zotit, kanë humbur jetën.

Javën e klauar, Abas Kiarustami, një prej regjisorëve më të njohur të kinemasë iraniane ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare .Kiarustami për shkak të sëmundjes së tij kishte shkuar në Francë për tu kuruar por ndërroi jetë mbasditen e së hënës në një prej spitaleve të Parisit. Regjisori, skenaristi dhe fotografi ndërkombëtare Kiarustami, ka lindur në Teheran në vitin 1940. Ai u bë i njohur me filmin " Shija e Qershisë" në vitin 1997 ku morri edhe palmën e artë në festivalin e Kanit. Filmi Shija e Qershisë dhe Ku është shtëpia e mikut, janë ndër filmat më të mirë të këtij regjisori të njohur iranian. Presidenti i Francës me anë të një deklarate ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së regjisorit të njohur iranian Abas Kiarustami, i cili kishte shkuar në Francë për kurime mjekësor. Francois Hollande, presidenti i Francës, të martën në mëngjes me anë të një deklarate, pasi vlerësoi kontributin e këtij regjisori të njohur iranian në fushën e kinematografisë, e quajti atë si një shembull udhëzues me ndikim shumë të madh në historinë e kinemasë. Në këtë deklaratë të presidentit francez thuhet: "Abas Kiarustami, regjisor, poet dhe fotograf iranian, me artin e tij të veçantë u ka dhënë dimensione globale çështjeve të vogla të jetës së përditshme dhe mes këtij regjisori iranian dhe Francës ka ekzistuar një marrëdhënie miqësore dhe e thellë".

Komandanti i forcave detare të ushtrisë së RII ka thënë se veprimet dhe masat e ndërmarra nga forcat detare, nuk lejojnë që armiku të afrohet në ujërat territoriale të Iranit.Admiral Habibullah Sajari, komandant i forcave detare të ushtrisë së RII tha se këto forca kanë shoqëruar mbi 3 mijë naftëmbajtëse dhe anije tregtare në 6 vitet e fundit dhe me masat e marra nga forcat detare janë neutralizuar të gjitha përpjekjet e armikut për të dëmtuar ekonominë e vendit. Komandanti i forcave detare foli mbi komplotet e armikut gjatë 8 viteve të luftës së lavdishme dhe përpjekjet e tyre për të penguar eksportin e naftës iraniane dhe tha forcat detare të Iranit gjatë kësaj kohe kanë shoqëruar mbi 10 mijë anije tregtare dhe naftëmbajtëse. Të gjitha këto suksese të forcave detare të Iranit janë garantues të ekonomisë dhe tregtisë së Iranit dhe mbrojtje e kombit përballë përpjekjeve të armikut për të dëmtuar ekonominë, tha në fjalën e tij Habibullah Sajari komandant i forcave detare të RII. Edhe  Zv/komandanti i bazës kundërajrore "Khatamul-Anbija" ka theksuar se rrjeti i unifikuar i bazë kundërajrore vëzhgon plotësisht qiellin e Iranit.Alireza Sabahi, zv/komandanti i bazës kundërajrore "Khatamul-Anbija", të shtunën pasdite pas vizitës që zhvilloi në qendrën e trajnimit profesional të bazës kundër ajrore në Teheran, deklaro: "Kjo bazë ajrore vëzhgon fluturimet e të gjithë fluturakëve (avionëve etj.) në të gjithë hapësirën ajrore të Iranit dhe në disa kilometra jashtë hapësirës ajrore të Iranit. Zgjerimi pesë herë më shumë i sistemeve raketore, rritja dy herë më shumë e kapaciteteve në stacionet e radarëve dhe përgjimit elektronik të sofistikuar gjatë pesë viteve të kaluara, konsiderohen suksese të rëndësishme të bazës kundër ajrore të Iranit. Operacionet e bazës kundërajrore të Iranit në përgjithësi përkushtohen në ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjen e sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe aktualisht rrjeti i unifikuar i bazës kundërajrore vëzhgon plotësisht qiellin e Iranit dhe si rezultat janë krijuar kushte të përshtatshme të sigurisë për fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare".

 

Tags