Gjendja e sekularizmit në Perëndim
Në këtë edicion do ta shqyrtojmë gjendjen esekularizmit në perëndim.
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Kritikë mbi sekularizmin nga pikëpamja e mësimeve islame”.Në 2 edicionet e kaluara kemi shqyrtuar shkaqet historike të krijimit të sekularizmit dhe kemi bërë një kritikë ndaj bazave ideologjike të tij dhe kemi treguar se për çfarë arsye nuk mund të sekularizohen shoqëritë islame. Pastaj kemi shqyrtuar ndikimin e sekularizmit mbi sferat e ndryshme të jetës së njeriut si mbi moralin, politikën, kuptimin e jetës, të drejtat e njeriut, stilin e jetës dhe edukimin. Në realitet jemi munduar të prezantojmë një pako të njohjes rreth të menduarit sekularist dhe pikëpamjen e Islamit rreth sekularizmit. Tani në edicionin e 23-të të këtij programi, do të flasim rreth kësaj sesekularizmi i cili është krijuar si një valë intelektuale nga historia dhe kultura e perëndimit, sot në çfarë faze është dhe a ka realizuar pritjet e mendimtarëve sekularistë?Në edicionet e kaluara thamë se sekularizmi edhe pse më shumë ka kuptimin e ndarjes së fesë nga politika dhe shteti, mirëpo në realitet ka një kuptim shumë më të gjerë se sa kaq. Sekularizmi pretendon se feja duhet të largohet nga të gjitha sferat e jetës së njeriut, për arsye se njeriu në administrimin e jetës së tij individuale dhe shoqërore nuk ka nevojë për aftësi më të larta se sa aftësitë njerëzore. Shoqëria njerëzore mbetet e qëndrueshme pa fe dhe feja mund të ulët deri në nivelin e shijes individuale dhe ndoshta edhe deri në nivelin e nevojës psikologjike. Sekularizmi pretendon se feja nuk ka aftësi për administrimin e shoqërisë dhe në shumë raste konsiderohet faktor i prapambetjes dhe pengesë e zhvillimit. Kujtojmë se në edicionet e kaluara treguam se feja të cilën e njohin perëndimorët është krishterimi i devijuar dhe ky krishterim ka dallime fondamentale me fenë islame. Feja islame ka programe të caktuara dhe konstruktive për të gjitha sferat e jetës individuale dhe shoqërore dhe myslimanët gjatë historisë islame, i referoheshin Kur'anit të shenjtë si program të jetës së tyre. Përkundër krishterimit, në fenë islame mes mendjes dhe fesë, mes fesë dhe botës, mes fesë dhe politikës nuk ekziston përballje. Për këtë arsye mësimet fetare për myslimanët gjithnjë kanë qenë rrugëzgjidhje dhe shoqëritë islame njëkohësisht me shekujt e Mesjetës në perëndim, përjetonin periudhën e lulëzimit të shkencës dhe kulturës. Mirëpo për fat të keq, shumë njerëz në perëndim nuk kanë një perceptim të drejtë rreth Islamit. Sidoqoftë pyetja është kjo: Sekularizmi gjatë këtyre viteve a ka arritur në praktikë të ndajë fenë nga jeta e njerëzve dhe të paraqes një model të suksesshëm të jetës pa fe i cili do të ishte i zbatueshëm në të gjitha shoqëritë ose të paktën në shumicën prej tyre?
E vërteta është kjo se bota perëndimore aktualisht po kalon periudhën e "post-sekularizmit". Kjo do të thotë se që nga disa vite më parë mendimtarët dhe sociologët perëndimorë kanë pranuar se ka kaluar periudha e sekularizmit dhe perëndimi ka hyrë në një fazë të re. Në realitet shumë prej shoqërive perëndimore pavarësisht të gjitha pakënaqësive që kishin nga mësimet e devijuara të Kishës dhe pavarësisht zhvillimeve industriale të arritur në periudhën e sekularizmit, si dhe pavarësisht të gjithë propagandës anti-fetare; tani nuk janë sekulariste. Disa mendimtarë besojnë se fillimi i postsekularizmit do të thotë se është duke filluar një periudhë tjetër esekularizimit. Mirëpo duke marrë parasysh kriteret e postsekularizmit, vërehet se po paraqitet një kthim nga sekularizmi. Parashtesa "post" në fillim të termit "postsekularizëm" pohon dështimin e sekularizmit ose të paktën reformimin dhe përmirësimin e tij. Pra, ashtu siç ndodhi në postmodernizëm ku përballej me modernizmin dhe është një lloj kthimi dhe pendimi nga ai, postsekularizmi gjithashtu është një periudhë e pendimit nga sekularizmi që paraqet një kuptim dhe aspekt tjetër të sekularizmit. Postsekularizmi nuk është vetëm një ide ose njohje, por është një e vërtetë me të cilën përballen shoqëritë perëndimore. Aktualisht disa sociologë në perëndim besojnë se përkundër shekujve të kaluar, tani është paraqitur një të kuptuar i ri nga Inxhili i cili thekson në lidhjen e fesë dhe politikës. Kjo do të thotë se edhe nga Inxhil i devijuar mund të arrihet deri në një model qeverisës i cili do të jetë i përzier me fe. Në vitet e fundit, filozofët dhe sociologët perëndimorë po diskutojnë rreth mangësive të sekularizmit dhe dështimit të tij në largimin e fesë nga shoqëria njerëzore. Për shembull Habermas, filozof dhe sociolog i njohur gjerman, pa hedhur poshtë në mënyrë të hapur teorinë e sekularizmit, ka sfiduar disa pretendime të kësaj teorie. Habermas në realitet e vendos në dyshim lidhjen e drejtpërdrejtë mes sekularizimit dhe modernizimit, ndërsa në të kundërtën vë në dukje rolin e fesë në modernizim. Modernizim do të thotë prirje drejtë të resë dhe zhvillim e progres dhe qëndron përpallë prirjes ndaj të kaluarës dhe të vjetrës, stagnimit dhe prapambetjes, ndërsa sekularistët bëjnë përpjekje të tregojnë se feja është në kontradiktë me modernizimin dhe pengon zhvillimin. Habermas vë në dukje rolin e fesë në modernizim dhe fillon lëvizjen drejt postsekularizmit. Habermas thotë: "Pritjet e sekularizmit mbeten të parealizuara. Feja si një forcë me ndikim në jetë në asnjë mënyrë nuk është hequr nga sfera e shoqërisë. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të sekularistëve, feja ka ruajtur rëndësinë e saj në mënyrën e perceptimit të qytetarëve rreth ekzistencës dhe sferës së moralit politik".Në 25 vitet e kaluara teoria e sekularizimit ka humbur reputacionin e saj në mesin e sociologëve. Për shembull, PeterBerger, sociolog i njohur amerikan i cili më parë ishte një prej përkrahësve të zjarrtë të teorisë së sekularizimit, tani ka mendim tjetër. Ai në një intervistë të bërë në vitin 1977, ka thënë: "Mendoj që atë çfarë kemi shkruar unë dhe shumë sociologë të tjerë në vitet e 1960-ta në lidhje me sekularizimin, ka qenë gabim. Argumenti themelor dhe baza jonë ishte ky që sekularizimi dhe modernizimi ecin dorë për dore. Modernizimi më i madh rezulton me sekularizim më të gjerë. Kjo nuk ishte një teori e trazuar dhe kaotike. Ekzistonin disa dëshmi dhe dokumente për atë. Mirëpo tani mendoj se kjo teori ishte gabim që nga fillimi. Sot shumica e botës nuk është sekulariste, por është shumë fetare".
PeterBerger i cili më parë ishte mbrojtës i madh i sekularizmit, tani thotë: "Duhet pohuar se nuk mund të thuhet se ne jetojmë në një botë sekulariste. Përveç disa rasteve me përjashtim, bota në të cilën po jetojmë ashtu si në të kaluarën, është e mbushur me ndjenja fetare dhe në disa rajone këto ndjenja janë shumë më të mëdha se sa ishin në të kaluarën. Kjo do të thotë se i gjithë ai fjalor të cilin historianët dhe shkencëtarët e shkencave shoqërore e emëruan "Teoria e Sekularizmit", ka mangësi të mëdha". Çështja e rëndësishme qëndron këtu se mendimtarët si Hambers megjithëse pohojnë se sekularizmi ishte një teori e gabuar e cila ka dështuar, përsëri nuk kanë njohje të drejtë rreth Islamit si fe e fundit e shpallur nga Zoti.Për këtë arsye ata e përshkruajnë gjendjen aktuale të botës dhe me insistim thonë se nuk është hequr roli i fesë nga jeta e njeriut dhe me përjashtim të disa rasteve të veçanta, prirjet e njerëzve të botës ndaj fesë janë shtuar edhe më shumë. Mirëpo ky është vetëm një përshkrim. Ky përshkrim tregon se njeriu është një qenie i cili ka nevojë për shpalljen hyjnore si një burim metafizik i njohjes dhe pa ekzistimin e fesë dhe të mësimeve hyjnore, njeriu nuk ndjenë sigurinë dhe lumturinë. Mirëpo për fat të keq këta mendimtarë nuk kanë përgjigje për këtë nevojë të natyrës qenësore të njeriut, për arsye se ata Islamin e shikojnë me sy të krishterimit dhe nuk e njohin mirë fenë e fundit hyjnore. Disa besojnë se periudha postsekulariste në perëndimin bashkëkohor është periudha e tranzicionit nga sekularizmi dhe e hyrjes në një epokë fetare. Mirëpo me një vështrim më të thellë vërejmë se ajo çfarë po vërehet në perëndim është një lloj varfërie spirituale e cila ka shtyrë të aktivizohen shoqëritë fetare, ndërsa një pjesë e shkollave sekulariste në fushën e psikologjisë dhe të sociologjisë po mundohen ta plotësojnë këtë nevojë duke formuar një lloj aktiviteti spiritual. Ky mendim nuk është edhe shumë larg mendjes. Feja e cila ndodhet në dispozicion të perëndimorëve do të thotë feja krishtere, nuk është e pasur në masë të mjaftueshme dhe për këtë arsye përpjekjet për tranzicion nga sekularizmi, në realitet po bëhet me duar bosh. Mendimtarët myslimanë besojnë se ajo çfarë mund të rezultojë me tranzicion të plotë nga sekularizmi, nuk është vetëm spiritualizmi, sepse tranzicioni nga sekularizmi mund të ndodhë vetëm me përkushtim njëkohësisht dhe të gjithanshëm ndaj vlerave, dispozitave dhe parimeve të vërteta të fesë islame. Në edicionin e ardhshëm do të flasim më shumë rreth gjendjes aktuale të sekularizmit në botën perëndimore.