Korrik 19, 2016 09:16 CET

Në këtë edicion do të njihemi me mendimet e Peter L. Berger rreth kritikës ndaj sekularizmit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Kritikë mbi sekularizmin nga pikëpamja e mësimeve islame”.Në edicionin e kaluar jemi munduar të tregojmë se sekularizmi i cili është krijuar si një valë intelektuale nga historia dhe kultura e perëndimit, në çfarë faze ndodhet sot dhe a ka realizuar pritjet e mendimtarëve ose jo? Në përgjigje të kësaj pyetje të rëndësishme, thamë se bota perëndimore tani po përjeton periudhën e postsekularizmit. Sociologët dhe filozofët e dalluar besojnë se periudha e sekularizmit ka përfunduar dhe nuk mund të thuhet se pas periudhës së gjatë të sekularizmit, aktualisht është reduktuar roli i fesë në shoqërinë njerëzore në krahasim me të kaluarën. JürgenHabermas thotë: "Pritjet e sekularistëve mbetën të parealizuara. Feja si një forcë me ndikim në jetë në asnjë mënyrë nuk është hequr nga sfera e shoqërisë. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të sekularistëve, feja ka ruajtur rëndësinë e saj në mënyrën e perceptimit të qytetarëve rreth ekzistencës dhe moralit politik". Peter L. Berger, sociolog i njohur amerikan i cili më parë ishte një përkrahës i madh e sekularizmit, tani thotë: "Mendoj që atë çfarë kemi shkruar unë dhe shumë sociologë të tjerë në vitet e 1960-ta në lidhje me sekularizimin, ka qenë gabim.Sot shumica e botës nuk është sekulariste, por është shumë fetare". Ai beson se në epokën e iluminizmit ekzistonte një ide kryesore dhe ajo ishte kjo: "Modernizmi domosdo do të rezultojë me rënien e fesë edhe në shoqëri edhe në mendimin e individëve". Mirëpo ai thekson se rrethanat aktuale të botës tregojnë se kjo ide e thjeshtë ishte e gabuar. PeterBerger si një sociolog i dalluar, ka kryer hulumtime të gjera rreth të ardhmes së sekularizmit dhe konsiderohet përfaqësues i një grupi të madh të mendimtarëve perëndimorë. Ai është një i krishterë dhe nuk ka njohuri të mjaftueshme rreth Islamit. Për këtë arsye shumë prej analizave që paraqet rreth shoqërisë së myslimanëve dhe fesë islame, nuk posedojnë saktësinë e mjaftueshme. Mirëpo si një studiues dhe sociolog i cili ka bërë studime të rëndësishme në lidhje me fatin e sekularizmit, mendimet e tij mund të jenë të rëndësishme për temën tonë. Për këtë arsye në këtë edicion do ta ndjekim fatin e sekularizmit nga pikëpamja e tij dhe e disa bashkëmendimtarëve të tij.

Përkundër teorisë e cila pohonte se modernizimi është në kundërshtim me fenë, dëshmitë aktuale të botës tregojnë se në shumë rajone të botës modernizimi ka krijuar lëvizje shumë të fuqishme kundër sekularizmit. PeterBerger thotë: "Shoqëritë fetare pavarësisht se nuk përputhen dhe nuk janë në harmoni me kriteret e botës së sekularizmit, kanë vazhduar qëndrueshmërinë dhe janë zgjeruar edhe më tepër. Me fjalë të tjera, eksperienca e fesë së sekularizuar në përgjithësi ka dështuar, mirëpo lëvizjet fetare sëbashku me bindjet dhe moralet fetare të cilat buronin nga prirje metafizike, kanë arritur suksese të rëndësishme". Në realitet shoqëritë fetare, ose nuk e kanë pranuar sekularizmin ose janë munduar që në një farë mënyre të përputhin mësimet e tyre me mësimet e sekularizmit. Studiuesit besojnë se lëvizjet dhe institucionet fetare të cilat kanë bërë shumë përpjekje për tu përputhur me sekularizmin, kanë mbetur të pasuksesshme gati në të gjitha vendet e botës. Mirëpo në të kundërtën, ata të cilët e kanë refuzuar përputhjen me sekulëarizmin, në çdo vend kanë shënuar progres. Rënia e shkollës së protestantizmit dhe paraqitja e të krishterëve të ungjillit në Amerikë, konsiderohet një shembull i mirë për këtë pretendim. Lëvizje të shumta fetare janë paraqitur në shumë shoqëri të rëndësishme fetare për shembull lëvizjet islame, hinduiste, budiste etj.. Këto lëvizje kanë shumë dallime mes tyre, mirëpo kapitulli i përbashkët i tyre është inspirimi nga feja. Në realitet në po atë masë që sekularizmi konsiderohet një fenomen i rëndësishëm në botën bashkëkohore, edhe lëvizjet anti-sekulariste në botë gëzojnë një rëndësi të pamohueshme. PeterBerger thotë se lëvizjet e gjera islamiste në botë që kanë përfshirë të gjitha vendet islame, për çdo ditë po gjejnë përkrahës më shumë. Këto lëvizje të gjera islame kanë ripërtërirë bindjet islame dhe po paraqesin stilin islam të jetës i cili në shumë raste nuk është në harmoni me mendimet sekulariste. Kjo ripërtëritje e jetës islame përkundër asaj që pretendojnë disa perëndimorë, nuk kufizohet me pjesë të prapambetura të shoqërisë. PeterBerger thotë: "Kjo lëvizje u zgjerua në qytetet të cilat fenomeni i modernizimit kishte depërtuar në masë të madhe. Në disa vende kjo lëvizje vërehet në mesin e individëve të cilët kishin edhe shkollim të lartë sipas stilit perëndimorë. Për shembull në Egjipt dhe Turqi vajzat e shumë familjeve sekulariste kanë zgjedhur për vete veshjen dhe mbulesën islame". Berger përmend edhe një shembull tjetër për lëvizjet fetare në botën bashkëkohore dhe ai është protestantizmi unxhëllor i cili është përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtu PeterBerger pohon: "Bota e sotme është një botë shumë fetare dhe ajo nuk mund të quhet një botë sekulariste". Ky sociolog amerikan beson se Evropa në këtë botë fetare është njëpërjashtim dhe mund të thuhet se teoria e sekularizmit është zbatuar në Evropën Perëndimore. Mirëpo ai në vazhdim thotë: "Të dhënat ekzistuese rreth këtyre shoqërive tregojnë se njerëzit e kësaj shoqëria janë shumë të panjohur me mësimet e organizuara të Kishës, por përsëri feja ka një prani të fuqishme në mesin e tyre. Kjo tregon se ajo çfarë ka shënuar rënie dhe është vendosur në një pozitë të dobët, janë mësimet e Kishës dhe jo vetë feja". Për këtë arsye PeterBerger dhe një grup i sociologëve të cilët kanë bindje të njëjtë me atë, mendojnë se edhe në rastin e Evropës në vend që të përdoret termi sekularizëm më mirë është të përdoret shprehja "ndryshimi i pozitës institucionale të fesë". Grace Davie, profesore e sociologjisë në Universitetin Oxter, ka shkruar një artikull me këtë titull: "Evropa një përjashtim që vërteton një rregull". Ajo në këtë artikull thotë: duket se Evropa është prej rajoneve të rralla në të cilin është zbatuar teoria e vjetër e sekularizmit. Por ajo gjithashtu pohon se evropianët nuk janë më pak fetarë se të tjerët, mirëpo fetarizmi i tyre është më ndryshe. Ajo beson se ekzistojnë tre faktorë përcaktues në formimin e asaj që ne e quajmë Evropë që një prej këtyre faktorëve është monoteizmi hebre-krishterë dhe rëndësia e këtij faktori është më e rëndësishme se sa ajo e faktorëve të tjerë. Grace Davie thotë: "Trashëgimia fetare e përbashkët në Evropën Perëndimore është një prej faktorëve të rëndësishëm në zhvillimine kontinentit të Evropës në të kaluarën, në të tashmen dhe në të ardhmen dhe kjo trashëgimi e përbashkët ka ushtruar ndikim mbi një pjesë të madhe të vlerave kulturore".

Lëvizjet fetare në kundërshtim me sekularizmin kanë dallime të shumta, mirëpo pjesë e përbashkët e të gjitha këtyre lëvizjeve në kritikën ndaj sekularizmit është kjo që ekzistenca e njeriut pa shfrytëzuar mësimet fetare, nuk është gjë tjetër përveç një ekzistence të varfër dhe me bazë të dobët. Peter L. Berger në fund të artikullit të tij me titull "Vala e re e desekularizimit të botës" shkruan: "Ata që neglizhojnë rolin e fesë në analizimin e çështjeve të botës bashkëkohore, bëjnë një gabim të madh". Një vështrim kalimthi mbi teoritë e mendimtarëve postsekularistë, tregon se sipas pikëpamjes së tyre bota e sotme nuk është më sekulariste, por edhe para kësaj bota nuk ka qenë sekulariste me kuptimin e vërtetë të fjalës. Këta mendimtarë besojnë se një kulturë e vogël sekulariste që i përkiste intelektualëve të shoqërisë perëndimore, ka qenë përkrahësja kryesore e të menduarit sekularist. Këta intelektualë sekularistëasnjëherë nuk kanë qenë përfaqësues të të gjithë njerëzve në shoqërinë perëndimore. PeterBerger i cili në një kohë ishte përkrahës i madh i sekularizmit, thekson se roli i fesë nuk është reduktuar në jetën e njerëzve në përgjithësi, por vetëm kjo klasë e veçantë e intelektualëve kanë qenë përkrahës të sekularizmit të cilët për shkak të ndikimit që kanë ushtruar mbi institucionet arsimore dhe kulturore, kanë çuar përpara idetë e sekularizmit. Ai dhe shumë mendimtarë të tjerë të sotëm në perëndim gjithashtu besojnë se modernizimi në asnjë menysë nuk ka qenë i varur për sekularizmin, por në shumë shoqëri vet feja konsiderohet një prej faktorëve me ndikim në modernizim. Atë çfarë thamë në këtë edicion është pjesë e teorive dhe mendimeve të sociologëve të njohur të Evropës dhe Amerikës në lidhje me nivelin e suksesit të të menduarit sekularist. Paraqitja e këtyre mendimeve nuk do të thotë vërtetim i të gjitha mendimeve të tyre, por është vetëm një vështrim kalimthi mbi atë çfarë po ndodhë sot në botën e të menduarit perëndimor në lidhje me sekularizmin. Është interesantë fakti se disa intelektual myslimanë bëjnë përpjekje të mëdha në mbrojtjen e sekularizmit në shoqëritë islame dhe mundohen që sekularizmin i cili aktualisht edhe në vetë djepin e tij do të thotë në perëndim po përjeton periudhën e rënies, ta përputhin me Islamin. Kjo është në kohën kur Islami duke marrë parasysh se ka një përmbajtje të pasur dhe mësime gjithëpërfshirëse, ka dallime themelore me krishterimin kishtar. Sidoqoftë shqyrtimi i fatit të sekularizmit në botë, mund të jetë rrugëzgjidhje jo vetëm për intelektualët, por edhe për njerëzit në përgjithësi në shoqëritë islame.

Tags