Korrik 21, 2016 09:53 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth mendimit të Ibën Tejmije.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Lëvizjet takfiriste, skenar destruktiv". Në edicionet e kaluara pasi kemi trajtuar çështje të ndryshme rreth tradicionalizmit dhe shkollës së hadithit, arritëm tek Ahmed bin Hanbel. Ahmed bin Hanbel është një prej dijetarëve të njohur sunit i cila ka theksim të madh në hadithin profetik për njohjen e çështjeve islame. Ky theksim i tij është bërë në kohën kur pas vdekjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s., shumë hadithe të falsifikuara i janë veshur atij dhe janë përhapur në mesin e myslimanëve. Ajo që e bënë të domosdoshme shqyrtimin e personalitetit dhe mendimin e Ahmed bin Hanbel në mesin e shkollave islame, është pretendimi i selefizmit vehabist se kjo lëvizje ndjek shkollën e Ahmed bin Hanbel. Ata duke pretenduar se ndjekin shkollën e tij, bëjnë përpjekje që të krijojnë rrënjë dhe një histori për veten e tyre në botën islame, mirëpo shkolla hanbeli kurrë nuk i ka njohur ata zyrtarisht. Mendimtarët e shkollës hanbeli kanë shkruar shumë libra kundër selefizmit vehabist që është vazhdimësi e selefizmit të Ibën Tejmije. Gjatë periudhave të ndryshme historike armiqtë më të rëndësishëm të selefistëve kanë qenë pikërisht dijetarët e shkollës hanbeli. Pavarësisht pretendimit të selefistëve, Ahmed bin Hanbel nuk mund të konsiderohet themelues të të menduarit selefist edhe pse ekzistojnë mendime të Ahmed Hanbel në shkollën selefiste. Shkolla selefiste në mënyrë zyrtare është shpikur si risi në fe në kohën e Ibën Tejmije në shekullin e shtatë hixhri kameri. Në këtë periudhë janë përkufizuar limitet dhe kufijtë e shkollës së selefizmit, ndërsa puna më e madhe e Muhamed bin Abdulvehab ishte zbatimi në veprim i ideve të Ibën Tejmije. Takiudin Abulabas Ahmed bin Tejmije ka jetuar në shekullin e shtatë hixhri kameri në rajonin e Shamit (në Siri). Jeta e Ibën Tejmije është shoqëruar me shumë batica dhe zbatica dhe ndoshta mund të thuhet se Ibën Tejmije është prej dijetarëve shumë të rrallë i cili ka kaluar jetën në luftë dhe kryengritje të vazhdueshme dhe për këtë arsye ai gjithmonë ishte në burg ose i dëbuar në rajone të largëta. Mirëpo një jetë e tillë është e vlefshme dhe e çmuar atëherë kur të ketë qëllim të shenjtë, do të thotë për të krijuar unitet dhe për të vendosur bashkim mes myslimanëve ose për ta mbrojtur ekzistencën e Islamit përballë kërcënimeve të armikut të përbashkët të myslimanëve. Mirëpo për fate të keq kur t'i hedhim një vështrim jetës së Ibën Tejmije, vërejmë se ai të gjithë jetën e tij jo vetëm që nuk i ka kushtuar luftës kundër armikut të përbashkët të myslimanëve, por ai gjithnjë ka luftuar kundër të gjithë myslimanëve në përgjithësi si shiitë ashtu edhe sunitë duke kundërshtuar ashpër vlerat e tyre. Nëse ai në këtë rrugë është burgosur ose është dëbuar në rajone të largëta, ky ka qenë një vendim i marrë nga dijetarët islamë dhe i pranueshëm për të gjithë myslimanët. Veprime të tilla na kujtojnë sot veprimet e selefistëve vehabist të cilët pavarësisht ekzistencës së armiqve si Amerika dhe regjimi sionist të cilët po kryejnë krime të panumërta kundër myslimanëve, po shpallin jobesimtarë dhe po vrasin myslimanët e shkollave të tjera. Veprat e Ibën Tejmije janë shkruar në stilin e refuzimit dhe të kundërpërgjigjeve ndaj kritikëve të tij. Për shembull, shumica e veprave të tij janë reagime ndaj kundërshtarëve të tij sufistë, shiitë, ash'aritë, hebre dhe të krishterë. Ai edhe atëherë kur ka paraqitur ndonjë teori për ndonjë çështje, këtë e ka bërë me një moral luftarak dhe agresor kundër kundërshtarëve të tij. Ibën Tejmije edhe në shkrime edhe në diskutime gojore, ka qenë shumë radikal dhe i dhunshëm dhe kurrë nuk respektonte metodën dhe parimet shkencore në debatet e tij. Për shembull, ai kur kritikon bindjet e tesavufit, ofendon dhe mallkon edhe personalitete të njohura si Muhjidin ibën Arabi. Ai në përshkrimet e tij rreth Ash'ariut, prijësit të shkollës Ash'ari, përdor shprehje jo shkencore dhe plotësisht injorante. Ai kur mbetet pa përgjigje ndaj dijetarit të madh Ibën Motahar Huli, përdor shprehje dhe ofendime si "Ibën Munaxhes". Ose vepra e tij kundër shi'izmit e titulluar "Munhaxhul-Sunet" është plotë me ofendime dhe shpifje. Çështje e rëndësishme rreth personalitetit shkencor të Ibën Tejmije, është një atmosferë e trazuar mendore dhe mungesa e kritereve logjikë shkencorë në të menduarin e tij. Ky trazim mendor tek Ibën Tejmije është rezultat i kontradiktave mendore të tij. Për arsye se ai nga njëra anë në bazë të fanatizmit të tij, mundohet të ecën në rrugën fetare të selefëve dhe të mos kalojë limitet e selefizmit tradicional të Ahmed bin Hanbel. Mirëpo për shkak se ishte njohur edhe me filozofinë, shkencat racionale dhe me ide të tjera, ka hyrë në diskutimet racionale dhe në vend që të mënjanojë kontradiktat, vet është zhytur në kontradiktë. Në vitin 705 hixhri kameri, ai për shkak të veprimtarisë përçarëse dhe trazirave që krijoi, u dëbua në Egjipt dhe atje u burgos për një vit e gjysmë. Në një letër të shkruar për popullin e Damaskut në lidhje me arsyen e dëbimit dhe burgosjes së tij, thuhet se bindja e tij se Zoti është trup fizik, vendosja e Zotit lartë, besimi se Zoti ka vend të caktuar, kanë qenë shkaqet e dëbimit dhe burgosjes së tij dhe në këtë letër është kërkuar nga banorët e Damaskut që të kenë kujdese nga bindjet e tij të devijuara. Ai pas burgut gjithashtu u detyrua të qëndrojë në një kala në Aleksandri të Egjiptit. Disa fetva dhe bindje të Ibën Tejmije kanë krijuar sfida jo vetëm për një grup të veçantë të myslimanëve, por kanë mohuar edhe shumë bindje të myslimanëve në përgjithësi. Ai në këtë mënyrë krijoi një rrymë të mendimit të devijuar e cila është vazhduar edhe në periudhat e tjera nga ana e nxënësve të tij dhe u bë shkak për krijimin e bindjeve të cilat ishin të papara në selefizimin e mëparshëm. Të tilla ishin mohimi i ndërmjetësimit, shpëtimit, vizita e varrit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe vizita e varreve të profetëve dhe njerëzve të mirë të Zotit. Ibën Tejmije ka sulmuar në masë të madhe edhe bindjet e shkollës shi'ite. Ai ka kundërshtuar në mënyrë të ashpër shkollën shiite jo nga vështrimi shkencor, por nga një vështrim i urrejtjes dhe armiqësisë dhe duke u mbështetur në çështje të pavërteta. Ibën Tejmije në kritikat e tij duke zgjedhur të gjitha mangësitë e shkollave fetare dhe rrymave të cilat ai i quan shi'i ose rafidi, ka sulmuar ashpër myslimanët që ndjekin shkollën shi'ite me akuza dhe armiqësi shumë të madhe. Një prej karakteristikave të Ibën Tejmije e cila është në kontradiktë të hapur me selefistët e tjerë edhe me Ahmed bin Hanbel, është vështrimi i tij armiqësor dhe urryes ndaj familjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe sidomos ndaj Imam Aliut (a.s.). Ai duke mohuar virtytet e larta të Imam Aliut (a.s.), nganjëherë mohon edhe hadithe të Profetit s.a.v.s. që në zinxhirin e transmetimit të tyre nuk ekziston kurrfarë dyshimi. Një qasje e tillë është në kundërshtim të plotë me metodën tradicionale të Ibën Tejmije me prirje ndaj hadithit. Ibën Tejmije i cili pranon edhe hadithe të transmetimit të dobët rreth çështjeve të bindjeve fetare, kur të përballet me disa hadithe që nuk ekziston dyshim aspak në mënyrën e drejtë të transmetimit të tyre, vetëm pse janë në harmoni me bindjet e tij, i anashkalon shumë lehtë ato dhe zgjedh tekstin e tyre në mënyrë selektive. Me një vështrim mbi veprat e Ibën Tejmije, ai ka treguar armiqësi ndaj Imam Aliut (a.s.) në dy sfera: e para është mohimi i virtyteve të larta të Imam Aliut (a.s.) dhe mohimi i haditheve profetike dhe i ajeteve kur'anore që kanë zbritur rreth personalitetit dhe pozitës së lartë të tij në besim, ndërsa e dyta janë përpjekjet për poshtërimin e personalitetit të Imam Aliut (a.s.). Ai e mohon dhe hedh poshtë hadithin e vëllazërisë në bazë të të cilit Hazreti Muhamed s.a.v.s. pas arritjes në Medine gjatë ngjarjes së vendosjes së vëllazërisë mes myslimanëve, ka zgjedhur Imam Aliun (a.s.) për vëlla të tij duke vendosur kështu një besëlidhje të tillë mes tij dhe Imam Aliut (a.s.). Kjo është në kohën kur dijetarët sunitë këtë hadith e kanë transmetuar në veprat e tyre si Termidhi dhe Ahmed bin hanbel. Këtë hadith e kanë transmetuar edhe autorët e jetës dhe historisë së Profetit s.a.v.s. si Ibën Is'hak, Ibën Husham, Ibën Sa'd, Ibën Haban, Ibën Abdul Barr, Ibën Ethir, Ibën Abil-Hadid, Ibën Sejed Nas, Ibën Kethir dhe Sujuti. Në një hadith gjithashtu të transmetuar nga Enes thuhet se Profetit s.a.v.s. iu dhurua një pulë. Profeti s.a.v.s. me këtë rast tha: "O Zot dërgoje krijesën më të mirë që të më shoqërojë mua në ngrënien e këtij ushqimi!" Në këtë kohë Aliu (a.s.) hyri në shtëpinë e Profetit s.a.v.s. dhe ngrëni ushqim bashkë me atë. Ibën Tejmije çdo hadith në të cilin Profeti s.a.v.s. ka theksuar në pozitën e lartë të Imam Aliut (a.s.), është munduar që më çfarëdo mënyre ta mohojë atë, edhe atëherë kur nuk ekzistonte kurrfarë dyshimi në vërtetësinë e zinxhirit të transmetimit të tij. Ai ka paraqitur mangësi edhe për shkaqet e zbritjes së ajetit "Va jat'amune al-taam ala hubihi meskinen va jetimen va esiren" dhe për hadithin e njohur me emrin "thekalejn", si dhe për dhjetëra hadithe të tjera në të cilët flitet për pozitën dhe besimin e Imam Aliut (a.s.). Ibën Tejmije gjithashtu kur analizon luftërat e Imam Aliut (a.s.), e përshkruan atë si një person me ambicie për pushtet i cili ka luftuar vetëm për të nënshtruar njerëzit para tij dhe jo në rrugën e nënshtrimin pranë Zotit. Ai në lidhje me këtë thotë: "Ai i cili e quan Muavijen rebel, kështu duhet ta quajë edhe Aliun, sepse ai ka luftuar me myslimanët për të arritur në pushtet dhe ka derdhur gjakun e myslimanëve". Ai mundohet ta vë në pikëpyetje diturinë e Imam Aliut (a.s.), trimërinë dhe luftën e tij në rrugën e Zotit për të cilën janë të një mendimi të gjithë myslimanët. Këtu shtrohet pyetja se Ibën Tejmije për çfarë arsye kishte një qëndrim të tillë ndaj Imam Aliut (a.s.)? Siç duket përveç armiqësisë së tij ndaj myslimanëve shiitë dhe ndaj personalitetit të Imam Aliut (a.s.), duhet kujtuar edhe armiqësinë e tij qenësore me familjen e Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Kjo armiqësi gjithashtu është shumë e thellë dhe e fortë edhe tek vahabistët, rrënjët e të cilës duhet kërkuar në mendimet e devijuara të Ibën Tejmije.

Tags