Korrik 24, 2016 10:25 CET

Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm ku do të flasim mbi zhvillimet në Europë.

Tre javë pas referendumit për daljen e Britanisë nga BE, Theresa May nga dita e mërkurë e javës së kaluar kur edhe mori postin e kryeministres, do të udhëheq procedurën e ashtuquajtur Brexit. Hapi i parë i saj ishte ndërrimi i 11 anëtarëve të kabinetit qeveritar të David Cameron. Pasi njoftoi 6 emrat e parë të posteve kyçe gjatë së mërkurës, përfshi këtu edhe zgjedhjen surprizë të BorisJohnsonit si Sekretar i Jashtëm, May njoftoi edhe një sërë emërimesh të reja gjatë javës.Disa prej anëtarëve të kabinetit të Cameron kanë ruajtur pozicionet e tyre, përfshi Sekretarin e Mbrojtjes Michael Fallon, ndërsa shumica e ministrive duket se janë riorganizuar teksa shihet se Sekretare e Drejtësisë është emëruar LizTruss dhe Sekretare e Edukimit, Justine Greening. Andrea Leadsom, ish-kandidatja për t’u shpallur kryetare e konservatorëve, e cila u tërhoq nga gara pasi deklaroi se “të qenit nënë i jepte asaj avantazhe më të mëdha sesa May” për kreun e partisë dhe postin e kryeministres, tashmë ka marrë çelësat e Departamentit të Mjedisit. May ka pastruar gjithashtu një sërë rivalësh, duke nxjerrë jashtë kabinetit disa prej besnikëve të Cameronit, përfshi Sekretarin e Kulturës JohnWhittingdale; Sekretarin e Edukimit NickyMorgan; e mbi të gjitha Sekretarin e Drejtësisë MichaelGove, një tjetër garues së bashku me të për kreun e Partisë Konservatore.Gove ishte ai që udhëhiqte kampin pro “Brexit”-it në referendumin mbi BE-në, së bashku me ish-kryebashkiakun e Londrës, BorisJohnson, megjithatë u duk se e tradhtoi këtë të fundit kur tentoi të garonte për udhëheqjen e konservatorëve, një post që Johnsoni e kishte synuar prej kohësh.

 

Mundësinë e një referendumi të dytë Theresa May e shmangu që në fillim, por homologes së saj gjermane Angela Merkel dhe shefit të Elizesë francez, Francois Hollande, kryeministrja e re britanike u tha se vendit i nevojitet kohë për “Brexit” .Nuk e dua një dalje të nxituar të Anglisë nga Bashkimi Europian, ishin fjalët e May-t, që nga ana tjetër shkaktoi habi me promovimin e euroskeptikëve në zë si BorisJohnson në poste kyçe të kabinetit të vet.Kryeministrja i telefonoi në mbrëmje kancelares gjermane dhe presidentit francez për t’i shprehur edhe një herë angazhimin e saj për plotësimin e vullnetit të popullit britanik, njoftoi zëdhënësi i shefes së Ekzekutivit në Londër, duke shtuar se ajo shpjegoi njëkohësisht se do te duhet kohë për përgatitjen e këtyre negociatave dhe se shpreson që bisedimet të zhvillohen në një frymë pozitive e konstruktive.PhilipHammond, i porsaemëruar sekretar Thesari në vend të GeorgeOsborne, pohoi sot se vendit nuk i nevojitet një buxhet emergjence dhe se përpara përcaktimit të objektivave të shpenzimeve në vjeshtë, do të monitorojë me kujdes situatën ekonomike të vendit përgjatë periudhës së verës. Takimi i parë në axhendën e tij për këtë qëllim është ai me guvernatorin e Bankës së Anglisë. Shumë britanikë e përshëndetën zgjedhjen e kryeministres së re.“Jam shumë i kënaqur që këtë post e mori Theresa May. Mendoj se ka shumë eksperiencë dhe do të jetë mjaft kompetente në punë, e kjo është e një rëndësie kyçe për vendin”, u shpreh SteveDouble, ligjvënës.“Shpejtësia e këtyre zhvillimeve ishte ca e papritur, por personi vetë jo. May ka goxha eksperiencë, e është shumë e zonja kur vjen fjala tek negociatat”, tha ChrisImafindon, a profesor.Jo të gjithë janë megjithatë kaq të bindur në aftësitë e saj, e një pjesë të britanikëve i shqetëson mungesa e eksperiencës së saj në sektorin ekonomik, çka do ta vështirësonte sipas tyre rimëkëmbjen në kontekstin e “Brexit”-it.

 

DimirtiMedvedev, kryeministër i Rusië, javën e kaluar ka njoftuar se për shkak të sanksioneve të padrejta kundër Moskës për shkak të krizës në Ukrainë, perëndimorët do të humbin miliarda dollarë. Sanksionet e perëndimit kundër Rusisë kanë filluar në muajin mars 2014. Ambasadorët e 28 vendeve anëtare të BE-së javë më parëkanë rënë dakord për të zgjatur me 6 muaj sanksionet ekonomike ndaj Rusisë.Lajmin e ka bërë të ditur një burim diplomatik europian. Vendimi zyrtar u takon tashmë ministrave, ose kryetarëve të shteteve, ka thënë burimi.Rusia në reagim ndaj vazhdimit të sanksioneve anti-ruse të Amerikës dhe BE-së ka shtyrë afatin e zbatimit të sanksioneve të saj kundër BE dhe Amerikës edhe për 18 muajt e ardhshëm deri më 31 dhjetor të vitit 2017.Këto sanksione ndalojnë importin e produkteve ushqimore, bujqësore dhe blegtorale nga vendet anëtare të BE dhe Amerikë. Nga ana tjetër është arritur paqja mes Erdogan dhe Putin. Një telefonatë e kreut të Kremlinit për t’i shprehur ngushëllimet e rusëve për tragjedinë e Stambollit ka depërtuar në ofensivën diplomatike të presidentit turk për ripërtëritjen e marrëdhënieve. Paqja është tashmë e konfirmuar, nisur edhe nga fakti se së shpejti do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy liderëve, që do të shoqërohet me heqjen e sanksioneve ruse ndaj Turqisë. “I kam kërkuar qeverisë ruse që t’i heqë”, ka deklaruar presidenti Putin. Kanë kaluar thuajse 7 muaj që nga rrëzimi i avionit “Sukhoi Su-24” nga aviacioni turk në afërsi me kufirin sirian. “F-16” i ngritur në ajër nga Ankaraja hapi zjarr ndaj gjuajtësit të Moskës për shkelje të hapësirës ajrore turke. Avioni rus ra dhe piloti, që u hodh me parashutë, ra në duart e rebelëve sirianë të cilët e vranë. Të njëjtin fat pati edhe anëtari i një skuadre shpëtimi i dërguar me helikopter. Gjithashtu, rrëzimi i avionit shkaktoi një krizë diplomatike shumë të rëndë, duke i dhënë jetë një seri sanksionesh nga ana e Moskës, aviacioni i të cilës kishte lokalizuar disa herë përmes radarëve avionët turq në qiejtë sirianë, duke dhënë mesazhin: jemi gati të reagojmë fuqishëm.

 

Javën e kaluar, Franca edhe njëherë tjetër ka qenë në shënjestër të një sulmi masiv terrorist, ku një kamion të enjten në mbrëmje me rastin e ditës kombëtare të Francës, ka goditur një grup njerëzish që ishin tubuar për ta festuar këtë ditë në qytetin Nice, për të parë fishekzjarrët nëpër rrugët e këtij qyteti.asi kishte bërë një udhëtim në gjatësi prej 2 km, shoferi i këtij kamioni ka gjuajtur në drejtim të njerëzve të tubuar nëpër rrugë dhe ka lënë të vrarë 84 persona dhe mbi 100 të tjerë i ka plagosur. Një gjë të këtillë e ka konfirmuar edhe ministri i brendshëm i Francës BernardCazeneuve. Nga koha kur ndodhën sulmet terroriste në Paris në nëntor të vitit 2015 si dhe sulmet terroriste të vitit 2016 në Bruksel nga elementë të grupit terrorist ISIS, qytetarët e Nices edhe njëherë kanë përjetuar një ngjarje të tmerrshme vdekjeprurëse. “Franca është goditur në ditën e pavarësisë, simbolin e lirisë. Ne solidarizohemi me familjet e viktimave. Kemi vënë në dispozicion gjithçka kemi për të ndihmuar të gjithë të plagosurit. Franca si e tërë është e kërcënuar nga terroristët islamikë. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të mos ulim kokën. Kam vendosur që gjendja e emergjencës që u supozua të përfundonte më 26 korrik, të shtyhet edhe për tre muaj të tjerë”, u shpreh Presidenti Hollande. Ai tha se qeveria ka nxjerrë në terren forca shtesë për të mbështetur xhandarmërinë dhe policinë për të mbajtur rendin, sidomos për të kontrolluar kufijtë. Hollande gjithashtu njoftoi se Franca nuk do të tërhiqet nga sulmet në Siri dhe Irak. Grupi terrorist ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të ndodhur në Nice të Francës. Grupi takfirist sionist ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në qytetin Nice të Francës. Ky grup terrorist ka thënë se ky sulm është shpërblim për Sirinë, është një 11 shtator për Francën.

 

Udhëheqësit botërorë i janë bashkuar dhimbjes së Francës, duke shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat e sulmit në Nicë. Presidenti amerikan BarakObama ishte ndër të parët që e ka quajtur sulmin një akt terrorist.Ai u shpreh se Amerika lutet për familjet që humbën të dashurit e tyre. Duke e quajtur Francën një aleate të vjetër të Shteteve të Bashkuar, ai vlerësoi vlerat e saj të jashtëzakonshme dhe demokracinë që e kanë bërë Francën një frymëzim për të gjithë botën. Sekretari Amerikan i Shtetit,JohnKerry, iu bëri jehonë fjalëve të Presidentit, duke e quajtur ngjarjen një sulm të tmerrshëm. “ Jam krenar që isha në krah të liderve francezë më herët në festimet e ditës së kombit në Paris dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të qëndrojnë vendosmërisht me popullin e Francës gjatë kësaj këtyre kohërave të vështira dhe kësaj tragjedie”, tha ia. Kancelarja gjermane AngelaMerkel ka dënuar sulmin dhe ka garantuar Francën se Gjermania ndodhet në krah të saj në luftën kundër ISIS. Kreu i Këshillit Europian, DonaldTusk, i cili ndodhet në një samit euroaziatik në Mongoli, tha se sot është një ditë e trishtë për Francën dhe Europën. Ai tha se Franca u sulmua gjatë kohës kur po festonte lirinë, barazinë dhe vëllazërinë. Ai postoi një foto në tëitter me drejtues dhe zyrtarë të tjerë të lartë duke mbajtur një minutë heshtje në samit. Papa Françesku ka dënuar sulmin e rëndë, i cili ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me të gjithë të afërmit e viktimave. “Dënojmë çdo formë dhune, urrejtje dhe terroriste kundër paqes”, tha Papa Françesku.

 

Javën e kaluar, Rusia ka deklaruar se kusht për normalizimin e marrëdhënieve me NATO-n është ndërprerja e aktiviteteve ushtarake të Aleancës në kufijtë me Rusinë. Aleksander Groshkov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO, deklaroi se kusht për normalizimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe NATO-s, është ndërprerja e aktiviteteve ushtarake të kësaj organizate në afërsi të kufijve me Rusinë. E vetmja rrugë për normalizimin e situatës është kjo që anëtarët e NATO-s duhet të heqin dorë nga dislokimi i forcave ushtarake në kufijtë e Rusisë. Rusia gjithashtu kërkon kthimin e forcave të cilat i kanë vendosur ata në afërsi të kufijve të Rusisë,- shtoi ndër të tjera AleksanderGroshkov. Vlen të theksohet se Këshilli Rusi-NATO të mërkurën në mesin e çështjeve të tjera ka diskutuar edhe çështjen e shtimit të pranisë së NATO-s në Evropën Lindore. Groshkov ka thënë se vendimi i fundit i NATO-s për shtimin e forcave të saj në vendet baltike në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet. Kjo është në kohën kur NATO takimin e saj të fundit në mënyrë simbolike e ka organizuar në Varshavë për të ushtruar presion mbi Rusinë.

 

Zhbllokimi i ngërçit politik në Spanjë duket ende larg. Kjo, pasi lideri i Partisë Socialiste përjashtoi përsëri mundësinë për të mbështetur Partinë e Popullit të kryeministrit MarianoRajoy, e cila u rishpall fituese.Vendimi i fundit i socialistëve ngre sërish mundësinë se vendi iberik mund t’u drejtohet kutive të votimit për herë të tretë, pas shtatë muajsh pasiguri politike. Zoti Rajoy tha se, ai nuk do të formojë një qeveri të re nëse kjo i kërkohet nga mbreti.Partia e Popullit është më e madhja në Spanjë, por sërish shumica e saj nuk mjafton për të formuar qeverinë. Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit ishin të dytat të mbajtura në 6 muaj, pasi ato të dhjetorit patën të njëjtin rezultat.Subjekti në fjalë, i cili merr përsipër meritën për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, fitoi 137 nga 350 vende që ka Parlamenti spanjoll, 15 më shumë se 122 të marra në procesin e dhjetorit.Por PedroSanchez, partia e të cilit doli e dyta në zgjedhjet e qershorit, theksoi se nuk do të ketë një “koalicion të madh” mes partive kryesore të djathta e të majta, sikundër ka ndodhur në disa vende europiane.“Në këtë moment, Partia Popullore nuk gëzon mbështetje. Në këtë moment, Partia Socialiste ka riafirmuar forcën e saj ndaj Rajoy”, ka deklaruar Sanchez.

 

Ministrat e financave të vendeve anëtare të BE mbajtën javën e kaluar një takim në Bruksel.Ky ishte takimi i parë i tyre pas Brexit dhe ndikimit në Union. Largimi i Britanisë përveç pasojave politike ka patur edhe pasoja ekonomike. Duke qenë se eurozona përballet me krizë, largimi i Britanisëpritet të thellojë akoma më shumë krizën në këtë zonë. Ulje të madhe të vlerës së monedhës së euros dhe paundit anglez, është hasur në bursat ndërkombëtare që nga koha e referendumit për daljen e Anglisë nga BE.

 

Tags