Gusht 18, 2016 11:47 CET

Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm ku do të flasim mbi zhvillimet në Europë.

Javën e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin i shoqëruar nga disa ministra të këtij vendi, ka udhëtuar në Slloveni, ku zhvilloi takime dhe diskutime në lidhje me bashkëpunimin tregtar, ekonomik si dhe mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me presidentin dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit slloven. Kjo ishte vizita e tretë e Vladimir Putin në Slloveni që nga viti 2000. Vizita e Putin në Slloveni që është një vend anëtar i BE, bëhet në kohën kur BE ka vendosur një sërë sanksionesh politike, diplomatike, tregtare, ekonomike dhe ushtarake kundër Rusisë. Kjo vizitë dëshmon përpjekjet e Rusisë për ruajtjen e marrëdhënieve me Sllovenin si një nga anëtarët e NATO-s dhe BE. Rusia dhe Sllovenia  në dy dekadat e fundit kanë pasur marrëdhënie të mira dhe të gjera dhe edhe përkundër vendosjes së sanksioneve nga ana e BE, autoritetet e Lubjanës janë të mendimit për vazhdimin e zgjerimit të marrëdhënieve me Rusinë. Në takimet që presidenti rus do t'i zhvillojë me zyrtarë sllovenë, do të diskutojë në lidhje me zhvillimin e gypit të gazit në Slloveni dhe pjesëmarrjen e kompanive industriale të naftës dhe gazit rus në kanalet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës që konsiderohet një nga pikëpamjet e bashkëpunimeve midis dy vendeve. Sllovenia është një vend anëtar i BE i cili së bashku me Greqinë, Hungarinë dhe Qipron, kanë kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë. Në këtë drejtim, Sllovenia ashtu sikurse Greqia, për dallim nga BE, vazhdon bashkëpunimin me Rusinë dhe është duke bërë përpjekje që në të ardhmen të zgjerojë lidhjet në dimensione të ndryshme me Rusinë. Një nga këto arsye është se Sllovenia synon të ruaj interesin e vetë gjatë shtimit të bashkëpunimeve me Moskën dhe për këtë arsye, ka pranuar që për të tretën herë presidenti rus t'a vizitojë këtë vend. Një tjerë qëllim i vizitës së Putin në Slloveni është shpjegimi i pozicionit të Moskës përballë zhvillimeve të fundit politike dhe të sigurisë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit.  Putin gjatë fjalimit të tij në një ceremoni përuruese të varrezave qendrore në Lubjanë ku janë të varrosur ushtarët rusë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Sllovenisë, theksoi mbi tensionet aktuale të vendit të tij me Perëndimin. Ai u përpoq për të theksuar parimet e përbashkëta mes Rusisë dhe Perëndimit. Presidenti rus në fjalimin e tij gjatë kësaj ceremonie theksoi: Kjo ndërtesë e re është një reflektim i principeve tona të përbashkëta mbi të cilat janë të papranueshme përpjekjet për të ndryshuar apo rishikuar historinë për të justifikuar krimet e kryera nga të cilat u vranë miliona njerëz u vranë. Në të vërtetë Putin ka dashur t'ia përkujtojë perëndimorëve që mot ë përsërisin gabimet e së kaluarës të armiqve të Rusisë, sepse nuk do të ketë asnjë rezultat përpos vrasjeve e dhe katastrofave tjera humanitare dhe kombëtare. Që nga fillimi i konfliktit në lindje te Ukraines në vitin 2014 e deri më tani, ku 9400 persona kanë humbur jetën dhe mbi 21 mijë të tjerë janë plagosur, aleanca veri-atlantike NATO ka filluar presionet përmes manovrave të ndryshme ushtarake në afërsi të kufijve të Rusisë, ndërsa Moska vazhdimisht ka theksuar për ndërprerjen e këtyre kërcënimeve.

Vendimi i Britanisë për të lënë Bashkimin Europian ka çuar drejt një përkeqësimi dramatik të aktivitetit ekonomik të vendit siç nuk ishte parë më që prej krizës financiare. Të dhënat e indeksit “Markit's Purchasing Manager's Index” (PMI) tregojnë në korrik rënie të ekonomisë në nivelin më të ulët të regjistruar që prej prillit të vitit 2009. Si sektori i prodhimit, ashtu dhe ai i shërbimeve kanë tkurrje, ndërsa frymëmarrje patën vetëm eksportet, të ndihmuara nga dobësimi i paundit. Raporti ka verifikuar aktivitetin e 650 kompanive të shërbimit nga sektorë që përfshijnë transportin, shërbimet e biznesit, ato kompjuterike dhe restorantet. Kryeekonomisti i “IHS Markit”, Chris Ëilliamson, ia faturon në një mënyrë apo një tjetër “Brexit”-it këtë të tatëpjetë të ekonomisë. “Nisur nga ngadalësimi rekord në sektorin e shërbimeve -thotë ai- mund të parashikoj akoma më shumë dhimbje në vazhdim, të paktën në periudhën afatshkurtër”. Sipas Ëilliamsonit, ekonomia britanike mund të tkurret me 0.4% në tremujorin e tretë të këtij viti, por kjo do të varet shumë nga vazhdimi ose jo i trendit aktual të rënies.  Por, ekonomisti Andreë Lilico, i cili gjatë fushatës së referendumit pati argumentuar se largimi nga blloku europian do t’i sillte përfitime Mbretërisë së Bashkuar, tha se të dhënat e PMI nuk përbënin aspak një surprizë dhe nuk tregojnë asgjë mbi impaktin afatgjatë të shkëputjes, duke shtuar se ngadalësimi ekonomik në periudhën afatshkurtër ishte i pritshëm.  Me pak i zymtë është nga ana tjetër peizazhi ekonomik i Eurozonës, ku ritmi i rritjes ekonomike është në përputhje me tendencën e përpara “Brexit”-it, ndërsa punësimi ka shënuar rritje.

 

Javën e kaluar, gazetari biellorus Pavel Sheremet, raportimet e të cilit kishin sfiduar autoritetet nga Minsku në Moskë dhe Kiev, është vrarë nga shpërthimi i një sasie eksplozivi të vendosur në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në kryeqytetin ukrainas. Sheremet, 44 vjeç, humbi jetën menjëherë nga shpërthimi, që ndodhi kur po udhëtonte me automjetin e tij në rrugët e Kievit, në orët e para të mëngjesit. “Kjo është rezultat i një pajisjeje eksplozive. Kjo është vrasje”, deklaroi prokurori i përgjithshëm ukrainas Yuri Lutsenko në profilin e tij në Facebook.

 

Po në rrjetin sociale, presidenti ukrainas Petro Poroshenko u bëri thirrje autoriteteve të drejtësisë që të ndëshkojnë përgjegjësit e këtij akti kriminal. Sheremet punonte në Kiev në portalin e lajmeve online “Ukrainska Pravda”, ndërsa prezantonte edhe emisione televizive e radiofonike. Gazetari 44-vjeçar kishte fituar reputacionin e një gazetari të patrembur në Ukrainë, Rusi dhe vendlindjen e tij, Biellorusi. Në fund të viteve ’90 atij i ishte dhënë një dënim i pezulluar në Minsk pasi ishte arrestuar teksa raportonte për trafikun e drogës në vend, përmes kufirit me Lituaninë. Në fund të viteve ’90 atij i ishte dhënë një dënim i pezulluar në Minsk pasi ishte arrestuar teksa raportonte për trafikun e drogës në vend, përmes kufirit me Lituaninë.  Në 2014-n, ai kishte dhënë dorëheqjen nga televizioni rus “Channel One”, në shenjë proteste ndaj mbulimit kontradiktor të konfliktit në Ukrainë, duke deklaruar se gazetarët që nuk ndiqnin “stilin e propagandës së Kremlinit” presekutoheshin nga qeveria ruse.

 

Kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë për emigrantët është drejt prishjes dhe këtë e ka lënë të kuptohet edhe presidenti turk. “Rreziku është i madh. Suksesi i derimëtanishëm është i brishtë dhe i pakët. Presidenti Erdogan ka lënë të kuptohet tashmë disa herë se ai dëshiron ta prishë”, tha Juncker. Nëse kjo ndodh, atëherë një fluks tjetër emigrantësh pritet të mësyjnë në drejtim të vendeve të Evropës. Marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë u nënshkrua në mars të këtij viti dhe  frenoi  fluksin e emigrantëve. Tashmë, marrëveshje mund të shkatërrohet pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi më 15 korrik. Në një intervistë të gjerë për një gazetë austriake, Juncker tha gjithashtu se ishte “shumë i shqetësuar” për zhvillimet në Poloni dhe Hungari për shkak të miratimit të disa ligjeve antidemokratike nga qeveritë këtyre vendeve. Komisioni Evropian i dha një afat tremujor qeverisë së djathtë të Polonisë që të bënte ndryshime e duhura në Gjykatën Kushtetuese, në të kundërt do të përballet me sanksione nga Bashkimi Evropian. Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Juncker, ka konfirmuar edhe njëherë mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes Brukselit dhe Ankarasë zyrtare, duke u shprehur se Turqia nuk është në pozitën e duhur për t’iu bashkuar BE-së. Ai përjashtoi çdo mundësi anëtarësimi brenda një periudhe afat-shkurtër, por shtoi se me veprimet e ndërmarra së fundmi, Ankaraja rrezikon që të vendosë në dyshim edhe anëtarësimin pas një periudhe më të gjatë kohore. Zyrtari i bllokut theksoi se çdo vend i cili planifikon që të rikthejë dënimin me vdekje në legjislacion nuk e ka vendin brenda Bashkimit Europian. “Unë besoj se Turqia në gjendjen që është, nuk plotëson kriteret e nevojshme për t’u bërë një shtet anëtar BE-së brenda një periudhe afatshkurtër. Ajo gjithashtu po vë në pikëpyetje anëtarësimin edhe në terma afatgjatë” u shpreh Juncker.

Bashkimi Europian dhe Turqia kanë patur gjithmonë mosmarrëveshje mes tyre në lidhje me një sërë çështjesh, ku më kryesoret mbeten respektimi i të drejtave të njeriut, liria e medias dhe e shprehjes, këndvështrimet për terrorizmin, etj.

Javën e kaluar, Pas Angela Merkel-it dhe Francois Hollande-it, vizitat në kryeqytetet europiane shefja e Ekzekutivit britanik, Theresa May i vazhdoi me ndalesën në Romë, ku shtrëngoi duart me homologun Matteo Renzi e ç’është më e rëndësishmja dhe synim kryesor i këtij rrugëtimi, garantoi se dalja e Britanisë nga BE-ja nuk do t’i cenojë marrëdhëniet e saj me vendet e tjera. “Ne do ta vazhdojmë forcimin e marrëdhënieve me miqtë tanë europianë. Jashtë Bashkimit Europian, Britania dhe Italia do ta vijojnë bashkëpunimin mes tyre nëpërmjet NATO-s, G20-s dhe G7-s”, ka thënë Theresa May, kryeministre e Britanisë.  Reporterëve, kryeministrja britanike iu tha se dëshiron të ofrojë garanci për të drejtat e qytetarëve të BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ama paralajmëroi se një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm nëse anëtarët e bllokut i sigurojnë të njëjtën mbrojtje shtetasve anglezë jashtë kufijve. Për të ardhmen e marrëdhënieve Britani-BE, May është mendjehapur.  “Nuk kam paragjykime në këtë drejtim. Mendoj se duhet të zhvillojmë modelin që i vjen më për shtat si Britanisë, ashtu dhe Bashkimit Europian”, shprehet May.  Kryeministrja britanike është takuar këtë javë me homologun irlandez Enda Kenny, e pas Renzit, do të pritet në Varshavë nga shefja e Ekzekutivit polak, Beata Szydlo për të diskutuar pasojat dhe zgjidhjet e “Brexit”-it.

Javën e kaluar, Numri i personave të vrarë nga ekstremistët anembanë Europës ka pësuar një rritje drastike gjatë vitit 2015, krahasuar me vitin paraardhës, ndërsa agjencia policore e Bashkimit Europian paralajmëron se grupi ISIS mund të “ndërmarrë të tjera operacione jashtë vendit”, teksa aleanca ushtarake perëndimore shton presionin në Siri dhe Irak. “Europol”-i paraqiti këtë të mërkurë tablonë shqetësuese të një BE-je të kërcënuar nga sulmet e terroristëve, të cilat pritet të ndodhin në çdo moment së shpejti. Agjencia paralajmëron se azilkërkuesit sirianë mund të bëhen objektiv i sulmeve dhe shumë shpejt të radikalizohen nga rekrutuesit e ISIS, teksa një gjeneratë e re luftëtarësh po rritet në territoret e kontrolluara prej ISIS-it në Siri dhe Irak. Raporti i fundit paralajmëron gjithashtu se ISIS duket se favorizon sulmet ndaj të ashtuquajturave “objektiva të butë”, sepse këto “shkaktojnë shkaktojnë më shumë frikë ndaj publikut në përgjithësi”. Sipas raportit, 151 persona humbën jetën në vitin 2015 dhe mbi 360 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve terroriste në BE. Ishin plot 6 shtete anëtare të BE-së që u përballën me 211 komplote të dështuara apo të realizuara sulmesh terroriste. Në total janë arrestuar 1.077 persona në vendet e BE-së bazuar mbi akuzat e lidhura me terrorizmin, prej të cilëve 424 vetëm në Francë. 94 për qind e atyre që janë nxjerrë para gjykatave për terrorizëm xhihadist janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim. Rob Ëainëright, drejtor i “Europol”-it thotë se “në vitin 2015, Bashkimi Europian përjetoi një numër masiv të vdekjeve të shkaktuara nga sulmet terroriste. Në këtë kontekst, ‘Europoli’ vuri në përdorim aftësitë e saj unike për t’u fokusuar në mbështetjen e hetimeve operacionale për të parandaluar sulmet terroriste dhe për të identifikuar dhe penguar terroristët. Bashkëpunimi në rritje rezultoi në një tablo më të pasur strategjike të burimeve nga shërbimet sekrete, duke forcuar aftësinë e ‘Europolit’ për të këshilluar udhëheqësit politikë dhe ligjvënësit, sikurse edhe autoritetet kombëtare ligjzbatuese në përcaktimin e niveleve të kërcënimeve”.