Lëvizjet takfiriste, skenar destruktiv
Në këtë edicion do të flasim rreth mënyrës së lidhjes së Abdulvahab me fisin Al Saud.
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Lëvizjet takfiriste, skenar destruktiv". Në edicionin e kaluar përfunduam një vështrim analitikik të përgjithshëm mbi mendimet dhe idetë e Ibën Tejmije, personalitetit më të rëndësishëm ideologjik të lëvizjes takfiriste vehabiste. Pas Ibën Tejmije, Muhamed bin Abdulvahab mori iniciativën për të ringjallur idetë e Ibën Tejmije dhe vet ai u shtoi atyre edhe perceptimet e tij të devijuara rreth mësimeve të larta të Islamit. Bindjet dhe mendimet e Muhamed bin Abdulvahab ishin në kundërshtim të hapur me mësimet të cilat i ka predikuar Profeti i nderuar i Islamit Hazreti Muhamed s.a.v.s.. Muhamed bin Abdulvahab besonte se vetëm ai dhe ndjekësit e tij janë besimtarë në Zotin Një, ndërsa ndjekësit e shkollave të tjera islame janë jobesimtarë dhe idhujtarë. Në përgjithësi, veprat e Muhamed bin Abdulvahab në sferën e bindjeve fetare kanë një volum të vogël dhe nëse mblidhen të gjitha veprat e tij në këtë fushë nuk përbëjnë më tepër se 200 faqe. Ato më shumë se sa të jenë shkencore, përmbajnë një status partiak dhe operativ. Veprat e tij gjithashtu para se të ndjekin një metodë shkencore dhe normative në ndeshje me kundërshtarët gjatë argumentimit, ndjekin rrugën e takfirizmit dhe eliminimin fizik të kundërshtarëve. Sot figurat eminente të vehabizmit bëjnë përpjekje të mëdha për të treguar se Muhamed bin Abdulvehab ka një pozitë të lartë në aspektin shkencor dhe shkruajnë shumë vepra për të shpjeguar pikëpamjet e tij. Njohja e vehabizmit është e pamundur pa trajtuar lidhjen e tij me pushtetin politikë. Vehabizmi përkundër shkollave të tjera islame, nuk është zhvilluar për shkak të interesit dhe dashurisë së njerëzve ndaj saj, sepse forca e shpatës dhe lidhja me pushtetin politik kanë krijuar rrethanat për zhvillimin e kësaj lëvizje ekstremiste. Nga ana tjetër, prirjet totalitare të vehabizmit dhe natyra e tij e dhunshme dhe takfiriste, është bërë shkak që pushteti dhe dhuna të institucionalizohet në këtë lëvizje, si dhe të vendosen bazat teorike për keqpërdorimin e pushtetit politik kundër kundërshtarëve të tyre të cilët ishin myslimanë në përgjithësi. Prandaj nëse selefizmi i Ahmed bin Hanbel ishte tradicional dhe selefizmi i Ibën Tejmije përfshinte bindjet fetare, atëherë me të drejtë mund të thuhet se selefizmi i Muhamed bin Abdulvahab duke marrë parasysh karakteristikat e tij, mund të quhet selefizëm politik. Në njohjen e rrënjëve të vehabizmit mund t’i jepet përgjigje kësaj pyetje të rëndësishme se si ka mundur të vazhdojë jetën e tij vehabizmi kur merret parasysh fakti se ai nuk kishte kurrfarë tërheqje për myslimanët dhe shumica e tyre e kundërshtonin ashpër at?
Muhamed bin Abdulvahab deri kur ka vdekur babai i tij i cili ishte një prej dijetarëve të shkollës islame Hanbeli, nuk kishte sferë të madhe për të paraqitur bindjet të e tij. Kritikët dhe kundërshtarët më të mëdhenj të Muhamed bin Abdulvahab ishin brenda në familjen e tij dhe dijetarët e qytetit në të cilin ka lindur ai. Babai dhe vëllai i Muhamed bin Abdulvahab gjithnjë bënin përpjekje që të largohen dhe distancohen nga ai dhe mendimet e tij, ndërsa vëllai i tij Sulejman ka kritika serioze ndaj bindjeve të gabuara të Muhamed bin Abdulvahab. Muhamed bin Abdulvahab pas vdekjes së babait të tij, me përkrahjen e qeverisë së Anglisë në vitin 1153 hixhri kameri, përgatiti rrethanat për të paraqitur bindjet e tij. Natyrisht se ai në hapin e parë u përballë me kundërshtime të ashpra të banorëve të rajonit Harimle dhe ishte shumë afër që të vritej. Muhamed bin Abdulvahab në këto rrethana u detyrua që të kthehej përsëri në vendlindjen e tij, do të thotë në qytetin Ajejne dhe mendimet e tij i paraqiti pranë guvernatorit të atij qyteti Othman bin Ahmed bin Muhamed. Guvernatori i atij qyteti pranoi propozimin e tij dhe që të dy bënë besëlidhje që të jenë ndihmës dhe mbështetës të njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë, guvernatori i atij qyteti, lejoi që Muhamed bin Abdulvahab të predikoi bindjet dhe mendimet e tij pa kurrfarë pengese në këtë qytet. Për ta forcuar edhe më shumë lidhjen me guvernatorin e qytetit Ajejne, Muhamed bin Abdulvahab u martua me motrën e tij. Në këtë mënyrë u lidh një besëlidhje e fortë mes Muhamed bin Abdulvahab dhe guvernatorit të qytetit Ajejne. Në atë kohë në rrethinën e qytetit Ajejne ndodheshin shumë xhamia dhe varre të shokëve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe personaliteteve të tjera të njohura fetare si varri i Zejd bin Khatab, vëllai i khalifit të dytë të Shtetit Islam. Muhamed bin Abdulvahab me një grup ushtarësh të Othman bin Muamar u vërsul në këto varreza dhe i shkatërruan ato tërësisht duke i bërë rrafsh me tokë. Autori i librit “Historia e Naxhdit” shkruan: “Muhamed bin Abdulvahab me dorën e tij ka shkatërruar varrin e Zejd bin Khatab dhe ky veprim ka ngjallur reagime të ashpra dhe u bë shkak që banorët e këtij rajoni të ngritën kundër Muhamed bin Abdulvahab duke refuzuar idetë e tij”. Banorët e këtij rajoni për këtë shkak i shkruan letër dijetarëve fetarë të qyteteve Ahsa’e, Basra, Meke dhe Medine duke u ankuar për veprimet e Muhamed bin Abdulbahab. Dijetarët i shkruan letër guvernatorit Othman bin Muamar duke urdhëruar atë për ta vrarë Muhamed bin Abdulvahab. Guvernatori i rajonit Ajejne në rrethana të tilla u detyrua ta dëbojë Muhamed bin Abdulvahab nga qyteti. Muhamed bin Abdulvahab pas kësaj e zgjodhi qytetin Dar’ije që dikur ishte vendlindja e Musejleme Kedhab që pretendoi se është profet pas vdekjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s., në të cilin u vendos në vitin 1160 hixhri kameri. Muhamed bin Abudlvahab pas vendosjes në rajonin Dar’ije, vendosi kontakte me guvernatorin e këtij rajoni Muhamed bin Saud, gjyshi i familjes saudite, me të cilin bëri të njëjtën besëlidhje të cilën e kishte bërë më parë edhe me guvernatorin e rajonit Ajejne. Muhamed bin Saud iu gëzua besëlidhjes që bëri me Muhamed bin Abdulvahab, mirëpo gjatë negociatave Muhamed bin Abdulvahab shprehu dy shqetësime kryesore. Muhamed Saud i tha atij: “Sëpari, nëse ne të ndihmojmë ty dhe pushtojmë qytetet e tjera, kemi frikë se ti do të largohesh nga ne dhe do të vendosesh në ndonjë rajon tjetër; sëdyti ne këtu në qytetin Dar’ije kemi një ligj që në stinën e të vjelave, marrim tatim nga banorët. Kemi frikë se ti do ta ndalon këtë lloj tatimi!” Muhamed bin Abdulvahab në lidhje me këto shqetësime të Muhamed Saud tha: “Unë kurrë nuk të ndërroj ty me tjetrin dhe Zoti në sukseset që do të na japë neve në pushtimin e territoreve, do të na dhurojë plaçka lufte aq shumë saqë ti nuk do të kesh nevojë për këtë tatim të vogël!”
Muhamed Saud për të forcuar lidhjen e dy familjeve, vajzën e Muhamed bin Abdulvahab e martoi për djalin e tij Abdulaziz dhe në këtë mënyrë u vendos edhe një lidhje familjare mes dy palëve dhe kjo lidhje është ruajtur deri më tani në nivel edhe më të gjerë. Pas këtij pakti, Muhamed bin Abdulvahab i shkroi letër krerëve të të gjitha fiseve dhe të gjithë banorëve të rajonit Naxhd duke i ftuar ata që ta pranojnë “medhëhebin” e ri islam. Disa e pranuan ftesën e tij dhe disa nuk i dhanë rëndësi asaj. Muhamed bin Abdulvahab pas kësaj, me pretendim të luftës kundër idhujtarëve dhe jobesimtarëve, me ndihmën e Muhamed bin Saud e formoi një ushtri dhe filloi kryengritjen e tij kundër myslimanëve duke sulmuar qytete dhe fshatra myslimane dhe duke vrarë dhe plaçkitur myslimanët e rajoneve të ndryshme. Në këtë mënyrë u krijua lëvizja vehabiste, mirëpo sipas rrethanave është e qartë se luftërat e ndjekësve të kësaj lëvizje të gjitha janë kryer kundër besimtarëve myslimanë. Muhamed bin Abdulvahab në librin e tij “Keshful-Shubehat” në shumë raste i ka quajtur besimtarët myslimanë si idhujtarë, jobesimtarë, të dalë nga feja, hipokritë, mohues të Njëshmërisë së Zotit, armiq të besimit në Zotin Një, armiq të Zotit, të humbur, injorantë dhe djaj. Ai në këtë libër gjithashtu thekson se idhujtarët e kohës tonë (myslimanët) janë shumë më të trashë se sa idhujtarët dhe jobesimtarët e kohërave të kaluara, për arsye se idhujtarët e kohërave të kaluara në mirëqenie adhuronin idhujt, ndërsa kur përballeshin me vështirësi bëheshin besimtarë të sinqertë. Mirëpo idhujtarët e kohës tonë në të dy gjendjet po i bëjnë shok Zotit. Fjalët më të rëndësishme të vehabistëve janë katër: mohimi i Zotit, idhujtaria, gënjeshtra dhe risi. Nëse dikush do të mbledhë vetëm fjalët “mohimi i Zotit” dhe “idhujtari” nga librat e tyre, do të shkruajë një libër të tërë vetëm me fjalët “mohimi i Zotit” dhe “idhujtari”. Në çdo rast kur myslimanët në përgjigje ndaj tyre ofronin argumente dhe hadithe të transmetuar për të dënuar pretendimet e tyre, vehabistët të vetmen fjalë që u mbështetshin më tepër kishin shprehjen “është gënjeshtër, gënjeshtër”. Ata përgënjeshtrojnë çdo hadith të Profetit s.a.v.s. i cili nuk përputhej me mendimet e tyre. Shkurtimisht, vehabistët duke ndjekur këto bindje ekstremiste dhe të thata, vetën dhe ndjekësit e tyre i konsiderojnë besimtarë në Zotin Një dhe myslimanë, ndërsa myslimanët që ndjekin shkollat e tjera islame i konsiderojnë jobesimtarë. Prandaj, e lejojnë vrasjen e tyre. Në përgjithësi, lidhja mes Muhamed bin Abdulvahab dhe Muhamed bin Saud është bërë me interes të përbashkët për të dy palët. Nga njëra anë, Muhamed bin Abdulvahab kështu realizonte qëllimet e tij që kishte për të luftuar kundër myslimanëve dhe nga ana tjetër, Muhamed bin Saud shfrytëzonte këtë situatë për ta zgjeruar pushtetin e tij politik. Interesant është fakti se të dy palët kanë ndarë në mënyrë shumë të saktë kompetencat dhe kufijtë e tyre. Në këtë mënyrë që nga fillimi, feja dhe predikimi fetar u vendos në kompetencë të Muhamed bin Abdulvahab dhe familjes së tij (Ale Shejkh), ndërsa politika dhe pushteti u vendos në duar të Muhamed bin Saud dhe familjes së tij Al Saud. Funksioni kryesor i shkollës vehabiste është krijimi i një legjitimiteti për regjimin mbretëror Al Saud, ndërsa regjimi mbretëror Al Saud krijon sigurinë dhe pushtetin e duhur për përhapjen e ideve vehabiste.