Gusht 29, 2016 10:04 CET

Në këtë edicion do të njihemi me mënyrën e shtrirjes së vehabizmitz në Gadishullin Arabik.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Lëvizjet takfiriste, skenar destruktiv". Në edicionin e kaluar kemi folur rreth ideve dhe veprimtarisë së Muhamed bin Abdulvahab, themeluesit të lëvizjes takfiriste "Vehabizmit". Në këtë kuadër kemi trajtuar mënyrën e lidhjes mes Muhamed bin Abdulvahab dhe Muhamed bin Saud, themeluesi i dinastisë mbretërore Al Saud. Bashkimi i Muhamed bin Abdulvahab me Muhamed bin Saud garantonte interesa të përbashkëta. Nga njëra anë, Muhamed bin Abdulvahab kështu realizonte qëllimet e tij për përhapjen e mendimeve ekstremiste dhe të ngurta të tij dhe për të luftuar kundër myslimanëve dhe nga ana tjetër, Muhamed bin Saud shfrytëzonte këtë situatë për ta zgjeruar pushtetin e tij politik. Ajo që tërheq vëmendjen më së shumti në këtë kuadër është ndarja e kompetencave dhe kufijve të bashkëpunimit në mënyrë shumë të saktë mes të dy palëve. Në këtë mënyrë që nga fillimi, feja dhe predikimi fetar u vendos në kompetencë të Muhamed bin Abdulvahab dhe familjes së tij (Ale Shejkh), ndërsa politika dhe pushteti u vendos në duar të Muhamed bin Saud dhe familjes Al Saud. Funksioni kryesor i shkollës vehabiste është krijimi i një legjitimiteti për regjimin mbretëror Al Saud, ndërsa regjimi mbretëror Al Saud krijon sigurinë dhe pushtetin e duhur për përhapjen e ideve vehabiste. Mirëpo lidhja mes fisit Al Saud dhe Muhamed bin Abdulvahab kishte edhe një ndërmjetësues me emrin Anglia. Bazat e të menduarit vehabist janë zhvilluar nën hijen e forcës politike dhe pushtetit. Në aspektin e brendshëm, nuk ka dyshim se lidhja mes Muhamed bin Abdulvahab dhe Muhamed bin Saud (guvernatori i rajonit Dar’ije), garantoi vazhdimin e jetës së vehabizmit. Mirëpo në këtë kuadër shtrohet një pyetje tjetër e rëndësishme se vehabizmi pa baza të forta fetare dhe pa ndonjë lider karizmatik, si ka mundur ta bëjë universale thirrjen e tij dhe të rezistojë përballë pengesave të mëdha? Vehabizmi në atë periudhë është përballur të paktën me tre pengesa të mëdha. Pengesa e parë ishte opinioni publik dhe dijetarët myslimanë, për arsye se ata lëvizjen e Muhamed bin Abdulvahab e konsideronin në kundërshtim me bazat e Islamit. Ky kundërshtim ishte i gjerë deri në atë masë saqë përfshinte edhe babanë dhe vëllanë e tij. Edhe në qytetet Harimle dhe Ajejne në të cilat Muhamed bin Abdulvahab ishte i njohur për shkak të paraardhësve të tij, mendimet vehabiste u përballën me kundërshtimin e drejtpërdrejtë të banorëve të këtyre rajoneve. Pengesa e dytë, ishte kundërshtimi i guvernatorëve lokalë. Dy guvernatorët e qyteteve Riad dhe Ajejne ishin kundërshtarë të vehabistëve dhe si pasojë e këtij kundërshtimi, qyteti Riad për një periudhë të gjatë ka qenë nën sundimin e guvernatorëve të dinastisë Al Saud dhe pushteteve të tjera. Pengesa e tretë, në përmasa më të gjera guvernatorët e Mekës dhe Medinës, si dhe pushteti i pashallarëve të Egjiptit që ishte nën Perandorinë Osmane, kundërshtonin Muhamed bin Saud dhe lëvizjen vehabiste për shkak të natyrës së saj që ishte në kundërshtim me mësimet islame.
Sipas dëshmive dhe dokumenteve historike, vehabistët kurrë nuk mundën të rezistojnë përballë këtyre kundërshtimeve dhe për këtë arsye në dy periudha kohore, sistemi politikë dhe bindjet fetare të vehabizmit u zhduken tërësisht. Në këtë kuadër, ushtria e Egjiptit pas sukseseve në shtypjen e sauditëve, guvernatorin dhe krerët e fisit saudit i çoi në Stamboll, ndërsa ekzekutoi me vrasje funksionarët e pushtetit saudit në rajone të ndryshme. Mirëpo në mënyrë plotësisht të pabesueshme, një ide e cila nuk arriti të rritej dhe zhvillohej në vendin e paraqitjes së saj dhe ishte shkatërruar tërësisht, vendosi rrënjët e saj në rajone dhe vende të tjera. Anglia në fillim të shekullit 20, e kuptoi se kishte mbaruar koha e kolonializmit klasik dhe e pranisë së drejtpërdrejtë në kolonitë e saj, prandaj duhej ta ndiqte një metodë jo të drejtpërdrejtë për të vazhduar praninë e saj në vendet myslimane. Anglia për këtë arsye ndryshoi metodën e kolonializmit në vendet islame nga ai klasik në atë që në terminologji quhet “kolonializmi modern”. Një prej karakteristikave të kolonializmit modern është krijimi i mosmarrëveshjeve dhe i përçarjeve mes myslimanëve dhe ndezja e konflikteve mes ndjekësve të shkollave të ndryshme fetare. Anglia në këtë mënyrë synonte të pengojë procesin e zhvillimit dhe progresit të vendeve myslimane në bazë të kërkesave territoriale dhe kulturore. Politika kolonialiste e Anglisë  në këtë drejtim është zbatuar në bazë të dy prioriteteve kryesore. Prioriteti kryesor ishte gjetja e individëve të cilët duke krijuar shkolla false dhe të pavërteta, mundohen të realizojnë qëllimet e kolonializmit. Prioriteti i dytë ishte përkrahja e lëvizjeve të devijuara dhe antifetare në botën islame, si lëvizjet liberaliste, nacionaliste ose lëvizjet fetare selefiste të cilat ishin në kundërshtim me mësimet e larta të Islamit. Një pyetje tjetër e rëndësishme në lidhje me vehabizmin është se kjo lëvizje, a ishte krijuar nga politika kolonialiste e Anglisë dhe a drejtohej ajo nga kolonializmi anglez qysh para thirrjes së Muhamed bin Abdulvahab apo pas fillimit të përhapjes së saj dhe sidomos në periudhën e tretë të sundimit të dinastisë Al Saud, në kohën kur Anglia kuptoi karakteristikat përçarëse të vehabizmit në vendet islame që ishin në harmoni me politikat kolonialiste të saj? Është e sigurt se edhe nëse mund të mohohet roli i Anglisë në krijimin e lëvizjes vehabiste dhe në edukimin e predikuesit të saj, do të thotë të Muhamed bin Abdulvahab, mirëpo kurrë nuk mund të mohohet roli i këtij vendi në ripërtëritjen e kësaj lëvizje pas dëbimit të saj nga Gadishulli Arabik. Ekzistojnë shumë dëshmi historike që tregojnë lidhjen e agjentëve të Anglisë me Muhamed bin Abdulvahab gjatë periudhës së shkollimit të tij dhe para bërjes publike të thirrjes së tij. Një libër i vogël i titulluar “Kujtimet e Mister Hamfer” agjenti i njohur anglez në vendet islame, në mënyrë të saktë tregon lidhjen e këtij agjenti anglez me Muhamed bin Abdulvahab dhe shpjegon mënyrën e citimit dhe përhapjes së dilemave dhe krijimin e një personaliteti prej Muhamed bin Abdulvahab i cili do të thyente normat e zakonshme fetare. Natyrisht se disa kanë bërë polemika të shumta në lidhje me këtë libër duke thënë se një personalitet i tillë (agjenti anglez) nuk ka ekzistuar fare në histori dhe ky libër është shkruar nga armiqtë e lëvizjes vehabiste. Mirëpo pranimi i gjerë i këtij libri në qarqe të ndryshme shkencore dhe përkthimi i tij në gjuhë të ndryshme, tregon se në këtë libër ekzistojnë elemente të së vërtetës dhe realitetit. Ajo që dëshmon vërtetësinë e disa të dhënave të këtij libri, janë të dhënat në lidhje me personalitetin dhe bindjet e Muhamed bin Abdulvahab në këtë libër, si dhe realitetet ekzistuese. 
Me të gjitha këto dëshmi përmbajtësore dhe me të gjitha dokumentet historike ekzistuese, edhe nëse do të pranohet se Anglia nuk ka luajtur rol në formimin e sektit vehabist dhe në edukimin e Muhamed bin Abdulvahab, padyshim se nuk mund të mohohet roli i Anglisë në ringjalljen përsëri të kësaj lëvizje dhe në të dy rastet rezultati është i njëjtë. Kjo do të thotë se nëse sekti vehabist në mënyrë qenësore nuk është pjellë e kolonializmit anglez, mirëpo ky grup gjatë historisë ka kryer shumë mirë funksionin e tij të veçantë për realizimin e qëllimeve të kolonializmit në vendet islame. Shekulli 20, për Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë ishte një shekull i suksesshëm. Qeveritë dhe personalitetet servile ndaj Anglisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Gjirit Persik, fituan pozicione shumë të mira. Kjo është për arsye se Anglia për shkak të ndryshimit të politikës, në vend të pranisë së drejtpërdrejtë të saj, më tepër synonte të gjejë miq dhe aleatë të cilët do të mund të sigurojnë interesat e saj. Për këtë arsye duke blerë dhe kërcënuar sheikët, krerët e vendeve dhe të fiseve të rajonit, Anglia synonte të vendoste hegjemoninë e saj të padukshme mbi rajonin e Lindjes së Mesme dhe mbi vendet arabe të Gjirit Persik. Mirëpo, një rrezik i rëndësishëm ende kërcënonte ndikimin dhe hegjemoninë e Anglisë në botën islame sidomos në botën sunite dhe ajo ishte perandoria e lodhur dhe e plakur Osmane. Anglia synonte që me ndihmën e aleatëve të saj rajonal, të shkatërronte tërësisht këtë perandori të plakur. Perandoria Osmane edhe pse kalonte vitet e fundit të jetës së saj, në botën e myslimanëve sunite ende konsiderohej simbol i Khalifatit Islam. Në atë kohë përveç ndikimit të Anglisë në vendet e tjera të rajonit si në Iran, Irak dhe në vendet e tjera arabe të Gjirit Persik, edhe Gadishulli Arabik ishte ndarë në disa pjesë. Pjesa perëndimore përfshinte Mekën, Xhiden, Medinën dhe Taifin ku sundonin fisnikët e Mekës. Ata ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, mirëpo ishin të interesuar për marrëdhënie me Anglinë. Në pjesën jugore (Bab Mandab) që ishte vend i qarkullimit të anijeve angleze në drejtim të kolonisë angleze Indisë, ishin të pranishëm forcat ushtarake të Anglisë që garantonin sigurinë e anijeve që transportonin pasurinë e plaçkitur në Indi drejt Anglisë. Në pjesën lindore të Gadishullit Arabik e cila përfshinte rajonin Ahsa dhe Katif, sundonin guvernatorët lokalë nën ndikimin e Perandorisë Osmane. Në pjesën qendrore të Gadishullit Arabik që përfshinte rajonin Naxhd me rrethinën e tij, sundonte familja Ale Rashid. Ale Rashid kishte shkatërruar sektin vehabist dhe ishte bërë sundues pa konkurrencë në rajonin Naxhd. Sunduesit Ale Rashid ishin bërë aleat të osmanlinjve për arsye se kishin interesa të përbashkëta me Perandorinë Osmane kundër sektit vehabist. Anglia e kishte perceptuar shumë mirë rolin e Gadishullit Arabik në planet e ardhshme politike të rajonit, sidomos kur merret parasysh fakti se në këtë territor ndodheshin vendet më të shenjta të myslimanëve. Në këtë kuadër, pavarësisht se Anglia kishte përfaqësuesit e saj në Gadishullin Arabik, mirëpo shqetësimi i ndikimit të turqve në Gadishullin Arabik dhe reduktimi i rolit të Anglisë në rajon, e detyronte kolonialistin plak që të reagojë. Pavarësisht faktit se lidhjet e fisit Al Saud me Anglinë kishin filluar në vitin 1282 hixhri kameri, mirëpo ajo që përkufizonte lidhjet e Abdulaziz me Anglinë përmblidhej në dy qëllime themelore të Anglisë në rajonin e Gadishullit Arabik. Qëllimi i parë ishte gjetja e aleatëve në zemër të Gadishullit të cilët do të siguronin interesat e Anglisë  dhe në të ardhmen do të mund të sundonin në të gjithë territorin e këtij rajoni. Qëllimi i dytë ishte lufta kundër ndikimit të Perandorisë Osmane në këtë rajon sepse përfaqësues të Perandorisë Osmane ishte fisi Ale Rashid dhe fisnikët e Mekës dhe Medinës. Në rrethana të tilla vehabizmi i cili përfaqësohej nga fisi Al Saud, ishte opsioni më i mirë për Anglinë. 

Tags