Shtator 09, 2016 08:38 CET

Në këtë edicion do të paraqesim kritikat teoricienëve perëndimorë ndaj pikëpamjeve të feminizmit dhe do të trajtojmë disa gënjeshtra të feministëve sipas mendimtarëve perëndimorë. 

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij". Në edicionet e kaluara thamë se shumica e teoricienëve të sferës së familjes përveçse besojnë në pasojat pozitive të feminizmit, pasojat negative të kësaj lëvizje i konsiderojnë shumë më të mëdha. Disa teoricienë perëndimorë besojnë se mendimet e feminizmit nuk janë asgjë tjetër, përveç gënjeshtra dhe mashtrime. Për shembull vepra "10 gënjeshtrat e feminizmit" ose "Gjashtë intrigat e feminizmit" janë prej veprave të teoricienëve që janë shkruar për të zbuluar të vërtetat dhe gënjeshtrat e feministëve. Në këtë edicion do të paraqesim disa gënjeshtra të feministëve nga pikëpamja e teoricienëve perëndimorë. 

Feministët me gënjeshtrat e mëdha të tyre kanë dobësuar dhe futur në krizë të madhe themelin e vlefshëm të familjes. Sue Bohlin, shkrimtare dhe kritike amerikane, në një artikull të saj të publikuar me titull "Dhjetë Gënjeshtrat e Feminizmit" trajton dhjetë gënjeshtrat e feminizmit të paraqitura në librin "Të qenurit grua" të autorit Tony Grant. Në këto dhjetë gënjeshtra janë paraqitur tema si grat mund të kryejnë çdo punë, grat dhe burrat esencialisht janë të  njëjtë, simpatia ndaj gruas shtohet më tepër me suksesin e saj, paraqitja e mitit të talenteve të parealizuara të gruas, barazia gjinore, mohimi i rolit të gruas si nënë, të qenurit grua do të thotë të qenurit i dobët, jeta do të thotë suksesi në karrierë dhe jo vetëm të qenurit gjallë, paraqitja e mitit se gruaja në vete është e mjaftueshme dhe grat duke i bërë burrat si femra do të përfitojnë. Feministët në gënjeshtrën e parë të tyre përhapin këtë çështje se grat jo vetëm që munden, por duhet të kryejnë të gjithë ato veprime të cilat i kryejnë burrat. Kjo moto ka detyruar gruan bashkëkohore që të pranojë të kryejë detyra shtesë burrërore të cilat kryesisht shkaktojnë lodhje të mëdha dhe e vetmojnë gruan. Si rezultat i kësaj disa gra i lënë bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, ndërsa disa të tjera synojnë vetëm suksesin e karrierës dhe realizimin e dëshirave personale duke hequr nga mendja plotësisht martesën dhe formimin e familjes. Siç duket ky theksim i feministëve në individualizëm dhe në atë se femra duhet të jetë e mjaftueshme në vete, është dashur të rrisë cilësinë e jetës së femrave dhe të përmirësojë të drejtën për zgjedhje dhe marrëdhëniet e tyre me meshkujt. Mirëpo aktualisht pasi kanë kaluar disa dekada, femrat po përballen me këtë realitet se nuk mund të besohet në premtimet që ka dhënë feminizmi dhe lëvizja për lirinë e femrave. Nancy Lydmvs, shkrimtare perëndimore, në lidhje me këtë shkruan: “Nxitja e grave për tu ndje të pakënaqura me jetën si amvise në shtëpi dhe nxjerrja e tyre nga shtëpia, nuk ka treguar rezultat tjetër përveç stresit jashtë mase për ato dhe aktualisht shumë prej femrave nuk mund të jetojnë pa ndihmën e mjekëve dhe të medikamenteve”. 

Gënjeshtra e madhe numër dy e feministëve është kjo se mashkulli dhe femra esencialisht janë të barabartë. Ndërkohë që burrat dhe grat jo vetëm nga aspekti biologjik dhe fiziologjik kanë dallim me njëri-tjetrin, por kanë dallim edhe nga aspekti psikologjik. Stiven Goldberg, sociolog perëndimor në lidhje me këtë thotë: “E vërteta kryesore është kjo që burrat dhe grat duke filluar nga gjeni e deri tek të menduarit dhe veprimi, kanë dallim me njëri-tjetrin”.  Dr. Lara Schlesinger, psikologe amerikane, gjithashtu në lidhje me këtë thotë: “Grat dhe burrat kanë dallim fondamental mes vete. Këto dallime nuk i kemi krijuar ne në mënyrë që tani vet ne t’i mënjanojmë ato”. Gënjeshtra numër tre e feministëve thekson se bukuria dhe atraktiviteti i një femre pranë meshkujve shtohet  më shumë sëbashku me sukseset e saj. Kjo është në kohën kur femra për shkak të karakteristikave të saj femërore si emocionet dhe dashuria femërore, vlerësohet dhe dashurohet nga meshkujt. Sipas statistikave hulumtuese, femrat më shkollim të lartë kanë gatishmëri më të vogël që të martohen dhe rrallë mund të jenë bashkëshorte të përshtatshme.

Në gënjeshtrën e katërt të madhe, feministët besojnë në legjendën e “forcës së parealizueshme e personit”. Sipas këtij mendimi, grat në përgjithësi posedojnë talent dhe aftësi të jashtëzakonshme të cilat duhet të jetësohen në një shtrat dhe rrethana të përshtatshme. Mirëpo e vërteta është kjo që shumica e grave ashtu sikur shumica e burrave, janë persona të zakonshëm. Në gënjeshtrën e madhe numër pesë, feministët theksojnë se burrat dhe grat nga aspekti gjinor janë të njëjtë. Kjo është në kohën kur pavërtetësia e këtij mendimi është një çështje shumë primitive dhe e natyrshme, sepse burrat dhe grat kanë dallime esenciale në aspektin fizik dhe psikolologjik. Feministët në gënjeshtrën e madhe të gjashtë të tyre, paraqesin këtë çështje se martesa dhe shtatzënia mund të shtyhet për më vonë. Kjo është në kohën kur mjekët besojnë se lindja tek femrat ka kufizim kohor dhe në moshën më të lartë, femrat nuk kanë mundësi që të mbesin shtatzëne dhe të lindin fëmijë, ndërsa edhe nëse ekziston mundësia, ajo mund të shoqërohet me vështirësi të mëdha dhe me rreziqe serioze. 

Në gënjeshtrën e madhe numër shtatë, të qenurit femër është e barabartë me të qenurit e dobët dhe sjelljet e zakonshme femërore si butësia, bukuria, mëshira dhe dashuria etj., në të shumtën e rasteve konsiderohen sjellje qesharake dhe marrëzira. Kjo është në kohën kur sjelljet femërore nga njëra anë bëhen shkak për të forcuar ndjenjën se femra mund të lëndohet më lehtë, mund të jetë e pranueshme dhe më shumë tërheqëse, ndërsa nga ana tjetër, këto sjellje tek burrat ngjallin ndjenjën për mbështetje më të madhe ndaj grave. Feministët në gënjeshtrën e tyre të madhe numër tetë besojnë se sjelljet tradicionale femërore përmbajnë një lloj pranimi pasiv dhe heshtje, prandaj bëhen shkak që grat të mos kenë rezultat dhe të jenë bë persona pavlerë. Ndërkohë kur të dëgjuarit, të qenurit e gatshme dhe pranimi i tjetrit me zemër dhe mendje të hapur, ka një lidhje të thellë me instinktet femërore në marrëdhëniet emocionale.  Në gënjeshtrën e madhe numër nëntë, feministët paraqesin këtë se “gruaja ka nevojë për burrin aq sa ka nevojë një peshk për biçikletën”. Kjo është në kohën kur ky pretendim tregon të menduarin amazonas sipas të cilit, burrat janë të dobishëm vetëm për të lënë shtatzënë grat dhe për prodhimin e gjeneratës. Kjo është në kohën kur burri ashtu si gruaja, është një njeri i vlefshëm. Feministët në gënjeshtrën e madhe të tyre numër dhjetë, besojnë se gratë kënaqen kur burrat bëhen femëror. Ndërkohë që grat nuk e duan një burrë që ka karakteristika femërore. Ashtu sikur burrat nuk e duan një grua me karakteristika mashkullore. Vetëm një “grua e vërtetë” dhe një “burrë i vërtetë” lavdërohet. 

Shumë mendimtarë të tjerë perëndimorë në veprat dhe artikujt e tyre zbulojnë gabimet dhe mashtrimet e feministëve. Babet Fransis, themelues dhe anëtar i Këshillit Botëror për Jetën dhe Familjen në Australi, në artikullin “Gjashtë intrigat e feminizmit”, shpjegon gjashtë intrigat e feminizmit si e drejta e femrave për abortim, përparësia e zgjedhjes së punës ndaj qëndrimit në shtëpi si amvise, diskriminimi dhe animi ndaj femrave në zgjedhjen e profesioneve dhe përgjegjësive ekzekutive, si dhe barazimi dhe krahasimi i gruas dhe burrit në të gjitha sferat. Natyrisht se një prej gabimeve të feminizmit është që me ekstremitet në ngritjen e grave më lartë se burrat, ka dobësuar pozitën e burrave. Graham Straçan, hulumtues dhe jurist australian, në një artikull të titulluar “Burrat e Amerikës kanë humbur burrërinë e tyre”, thekson se feminizmi me motot në poshtërimin e burrave është bërë shkak që burrat në Amerikë të mos sakrifikojnë në mbrojtje ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, për arsye se ky veprim nuk konsiderohet një vlerë. 

Nadia Khaxhe, hulumtuese pakistaneze me qëndrim në Amerikë, në një artikull me titull “Kriza e jetës familjare në perëndim”, saktëson se struktura e familjes në vitet e kaluara në perëndim ka pësuar shumë ndryshime negative si lëkundja e themelit të familjes, shtimi i shkurorëzimit, dëfrimet e pakufishme seksuale, shtimi i familjeve me një prindër, lindja e fëmijëve jashtë marrëdhënieve martesore, prishja e marrëdhënieve mes prindërve dhe fëmijëve dhe lënia vetëm e gjyshave dhe gjysheve. Në fund artikulli i fundit në këtë kuadër është një artikull i titulluar “Traditat islame dhe lëvizja feministe: përballje apo bashkëpunim?”. Autori i këtij artikulli Luis Lamia Al-Faruki është specialist i muzikës dhe artit islamik, i cili në këtë artikull beson se grat myslimane kanë një vështrim negativ ndaj feminizmit. Feminizmi kundërshton familjen e gjerë. Feminizmi nuk duron dallimet gjinore dhe porosit më tepër individualizmin. Luis në fund deklaron se në shoqëritë islame çështjet e grave duhet të trajtohen në bazë të idealeve dhe vlerave fetare.

Në këtë mënyrë, pas disa dekada grat janë përballur me këtë të vërtetë se nuk mund të besohet në premtimet që ka dhënë feminizmi dhe lëvizja për lirinë e femrave, për arsye se shumë bindje të feministëve janë të pavërteta, gënjeshtra dhe burojnë nga mentaliteti ekstremist i tyre dhe në një periudhë afatgjate rezultojnë në dëm të natyrës dhe parimit të jetës së njerëzimit dhe të institucionit të familjes.