Shtator 09, 2016 08:50 CET

Në këtë edicion do të njihemi me disa krime të vehabizmit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Lëvizjet takfiriste, skenar destruktiv". 
Në disa edicione të kaluara kemi folur rreth krimeve të Al Saud dhe vehabizmit për shtrirjen e këtij sekti. Krimet që po kryejnë grupet terroriste takfiriste me në krye ISIS gjatë viteve të fundit në Siri dhe Irak janë të inspiruara nga krimet e vehabistëve gjatë 100 viteve të fundit. Jo myslimanët shiitë, por myslimanët sunitë kanë qenë viktimë kryesore të agresionit dhe dhunës së egër të vehabistëve dhe regjimit Al Saud. Gjatë viteve kur vehabistët me ndihmën e Anglisë vendosën në mënyrë të plotë sundimin e tyre mbi rajonin Naxhd, me të gjitha forcat kanë vrarë myslimanët sunitë të këtij rajoni. Pa kurrfarë zmadhimi dhe sipas dëshmive të vet autorëve vehabistë, banorët e asnjë rajoni në Naxhd dhe Hixhaz nuk kanë pranuar me vullnet sektin vehabist, prandaj për këtë arsye pjesa më e madhe e librave të historisë së vehabizmit që më të rëndësishmet prej tyre janë “Unvane al-maxhd” e Ibën Bashar dhe “Tarikhi Naxhd” i Ibën Ghanam, shpjegojnë luftërat e vehabistëve dhe vrasjet dhe plaçkitjet e tyre. Kulmin e krimeve të vehabistëve dhe mënyrën e kryerjes së këtyre krimeve, e kanë shpjeguar më së miri vet ata. Hafiz Vahabe një prej funksionarëve të afërt të regjimit saudit, në librin e tij me titull “Xhazire al-arab”, shkruan: “Abdulaziz bin Saud thoshte: “Në kohën kur gjyshi ynë Muhamed bin Saud luftonte me fiset e rajonit Hixhaz, i zuri rob disa pjesëtarë të fisit Mutir. Disa prej pleqve të këtij fisi erdhën pranë Muhamed bin Saud për ta lutur atë që t’i lirojë ata, mirëpo Muhamed bin Saud urdhëroi që t’u presin kokën robërve dhe pastaj kokat e tyre i vendosën në enë të ushqimit dhe i sollën pranë pleqve të fisit Mutir. Muhamed bin Saud i urdhëroi ata që të ngrënin nga ushqimi i përgatitur me kokat e robërve, mirëpo pleqtë e këtij fisi nuk pranuan një gjë të tillë dhe Muhamed bin Saud urdhëroi që të gjithë ata t’i ekzekutojnë duke iu prerë kokat”. Fisi Al Saud kur i nënshtroi të gjitha fiset e myslimanëve sunitë me luftë dhe vrasje të pamëshirshme dhe i detyroi ato që të ndjekin sektin vehabist, filloi agresionin kundër rajoneve të banuara me myslimanë shiitë në lindje të Gadishullit Arabik në rajonin Ahsa. Ahsa është një prej rajoneve në të cilat kanë jetuar myslimanët shiitë gjatë shumë shekujve dhe të menduarit shiit ishte zhvilluar në nivel shumë të gjerë në këtë rajon. Ahsa ishte një prej rajoneve që treguan rezistencë të madhe përballë sulmeve vehabiste, mirëpo më në fund edhe ky rajon u pushtua nga vehabistët të cilët vranë masovikisht banorët myslimanë të këtij rajoni dhe plaçkitën pasuritë e tyre. Provinca Ahsa ose Al-Sharkija është provinca më e madhe në Arabinë Saudite dhe në këtë rajon ndodhen qytete të mëdha si Hafuf, Dimam dhe Katif. Ahsa gjithashtu është një prej zonave të rëndësishme naftore të Arabisë Saudite. Për shkak të prirjeve shiite dhe sunite moderatore që kanë banorët e këtij rajoni, vehabizmi kurrë nuk arriti të shtrijë ndikimin e tij në këtë rajon. Në disa periudha të historisë, disa rajone të kësaj province me forcë dhe dhunë janë vendosur nën sundimin e vehabistëve, mirëpo gjithnjë janë organizuar kryengritje të mëdha të armatosura kundër vehabistëve. Ky rajon edhe sot është qendra kryesore e myslimanëve shiitë në Arabinë Saudite.
Ibën Bashar në vëllimin e parë të librit të tij me titull “Unvan al-maxhd fi tarikhi Naxhd” në lidhje me një prej sulmeve të ushtrisë saudite kundër një rajoni në Ahsa, shkruan: “Kur agoi mëngjesi, ushtria hipi mbi kuaj dhe furishëm filluan sulmin kundër qytetit. Qielli u nxi dhe toka filloi të dridhej, tymi e flaka e mbuluan qiellin. Ushtria saudite gjatë kësaj periudhe vrau çdo njeri që dëshiroi, dëboi me dhunë banorët dhe disa i burgosi, plaçkiti pasuritë e tyre dhe shkatërroi shtëpitë dhe çdo gjë të gjallë të banorëve të këtij qyteti... Ndërsa në mesin e tyre, ushtria saudite vrau shumë njerëz dhe plaçkiti një pasuri aq shumë të madhe saqë ishte e papërshkrueshme”. Mirëpo krimet e sauditëve dhe të vehabistëve nuk u kufizuan vetëm në territorin e Hixhazit. Që nga fillimi krijimit të regjimit vehabist, ideja për pushtimin e vendeve të shenjta të myslimanëve shiitë në Irak dhe plaçkitjen e tyre, kishte një tërheqje të veçantë. Vehabistët ashtu siç plaçkiten territoret e tjera islame, sulmet e tyre të dhunshme i arsyetonin me moton lufta kundër idhujtarisë dhe vendosja e shtetit monoteist. Vehabistët, myslimanët shiitë i konsideronin jobesimtarë ashtu siç i konsideronin edhe myslimanët hanbeli dhe myslimanët që ndjekin shkollat e tjera. Në periudhën e sundimit të Abdulazizit të Parë, i biri i tij Saudi që komandonte sulmet ushtarake kundër rajoneve myslimane, përgatiti një ushtri të pajisur me armatim të ndryshëm për ta sulmuar Qerbelanë. Historiani vehabist Ibën Bashar, në lidhje me këtë shkruan: “Saudi në vitin 1216 hixhri kameri, me një ushtri të përbërë nga banorët e rajonit Naxhd dhe të rajoneve të tjera të Hixhazit dhe Tahame, u nis në drejtim të qytetit Qerbela dhe filloi sulmin kundër qytetit të Huseinit, shkatërroi muret dhe me forcë hyri në qytet dhe vrau shumicën e banorëve të tij në tregje dhe në shtëpitë e tyre”. Përfaqësuesi i Rusisë në raportin e tij dhënë ambasadës ruse, përshkruan agresionin dhe dhunën e vehabistëve dhe thotë: “Një ushtri e përbërë nga 12 mijë ushtar papritur sulmuan Qerbelanë dhe xhaminë e shenjtë të Imam Huseinit dhe pasi plaçkiten një pasuri të madhe që nuk kishin parë deri më tani në rajonet e tjera myslimane, vehabistët nuk lanë pas tyre gjë tjetër përveç shpatave dhe zjarrit... Ata vranë dhe masakruan pleqtë, fëmijët dhe grat duke mos kursyer asgjë gjatë dhunës së egër të tyre. Gjatë këtij sulmi vehabistët vranë mbi 4000 persona, ndërsa plaçkiten mbi 4000 mijë deve. Pas vrasjes dhe masakrës e plaçkitjes së vehabistëve, xhamia e shenjtë e Imam Huseinit (a.s.) u shndërrua në një gërmadhë të zhytër në gjak dhe mbeturina”. Pas këtij agresioni, regjimi Al Saud organizoi sulme edhe disa herë të tjera kundër vendeve të shenjta të myslimanëve shiitë, mirëpo në asnjërin prej tyre nuk pati sukses. Ibën Bashar në lidhje me ngjarjet e vitit 1220 hixhri kameri, flet edhe për sulmin e Al Saud kundër qytetit Naxhaf të Irakut i cili ishte përballur me rezistencën heroike të dijetarëve fetarë, të studentëve të shkollave fetare dhe të banorëve të këtij qyteti. Për shkak të kësaj rezistence të fortë, ushtria saudite kishte pësuar humbje të mëdha dhe u detyrua të tërhiqej dhe të mjaftohet vetëm me plaçkitjen e fiseve në rajonet rreth Naxhafit. 
Qeveria e Abdulaziz duke u bazuar në mbështetjen e Anglisë, gradualisht arriti ta shtrijë pushtetin e saj në rajone të ndryshme të Gadishullit Arabik, mirëpo ambiciet për pushtimin e dy vendeve të shenjta Mekës dhe Medinës nuk e lanë të qetë atë. Nga ana tjetër, Anglia arriti në këtë përfundim se Sharif Husein në Meke nuk mund të realizojë qëllimet e Anglisë. Në vitin 1924 me urdhër të Abdulaziz, sëpari filloi një sulm i gjerë kundër rajonit Taif. Taifi ishte një qytet i bukur dhe i zhvilluar dhe ndodhej në afërsi të Mekës. Në shtator të vitit 1924 ushtria e Abdulaziz Saud hyri në qytetin Taif. Ushtria saudite për tre ditë me radhë i lejoi vetës çdo gjë të bënte në qytetin Taif dhe gjatë kësaj periudhe ushtarët vehabistë kryen çfarëdo krimi që dëshiruan. Shumë banorë të qytetit Taif u shpërngulën nga vendbanimet e tyre, ndërsa një numër i madh i burrave, grave dhe fëmijëve që u zunë nga ushtria vehabiste, u vranë dhe u masakruan. Pas pushtimit të qytetit Taif, u krijuan rrethanat për pushtimin e Mekës, mirëpo Abdulaziz ende nuk kishte besim të plotë tek Anglia, prandaj vonoi në pushtimin e Mekës. Ai kishte dyshim se Britania ende ka qëndrim mbështetës ndaj sundimit të fisnikëve të Mekës dhe me sulmin kundër Mekës mund të ndodhë që britanezët të luftojnë kundër fisit Al Saud. Mirëpo ushtria e vehabistëve me dritën e gjelbër të Anglisë, në tetor të vitit 1924, hyri në qytetin e Mekës. Banorët e Mekës pasi ishin informuar për krimet e ushtrisë vehabiste në Taif, nuk treguan ndonjë rezistencë kundër kësaj ushtrie. Sidoqoftë ushtria vehabiste edhe në qytetin e shenjtë të Mekës kreu krime çnjerëzore dhe plaçkiti pasuritë e banorëve të këtij qyteti. Abdulaziz me pesë dhjetor të vitit 1924, me një ushtri prej pesë mijë ushtarësh, hyri në Meke. Në vitin 1925 dhe 1926, pushteti saudit-vehabist u shtrijë në mënyrë të plotë edhe në Meke dhe Medine. Në përgjithësi për vendosjen e pushtetit të Abdulaziz dhe gjatë periudhës së tretë të sundimit të vehabistëve, ushtria “Ikhvan” që ishte ushtria më e rëndësishme e Abdulazizit sëbashku me ushtritë e tjera, ka vrarë mbi 400 mijë njerëz, i preu kokën 4000 personave dhe i preu duart ose këmbët e mbi 350 mijë personave të tjerë. Krim tjetër i regjimit Al Saud dhe vehabizmit ishte shkatërrimi i monumenteve dhe i vendeve të shenjta islame. Dy guvernatorë vehabistë, kanë lënë pas vete një të kaluar shumë të zezë në shkatërrimin e vendeve islame dhe të simboleve të shenjta të myslimanëve. Sëpari Saud bin Abdulaziz i cili gjatë viteve 1216-1222 hixhri kameri, sulmoi shumë vende islame dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha në këto rajone. Gjatë periudhës së sundimit të tij, ushtria vehabiste sulmoi vendet e shenjta të myslimanëve shiitë dhe shkatërroi xhaminë e shenjtë të Imam Huseinit (a.s.). Mirëpo gjatë kësaj kohe nuk janë sulmuar vetëm simbolet e shenjta të myslimanëve shiitë nga ushtria saudite. Ahmed Zejni Dehlan në librin e tij me titull “Khulasetul-kelam fi bejani umeraje el-beledul-haram”, në lidhje me sulmin e ushtrisë saudite kundër vendeve të shenjta në Meke, shkruan: “Akoma nuk kishte aguar mëngjesi kur ushtria vehabiste dhe ndjekësit e saj, filluan të shkatërrojnë xhamitë dhe varrezat e personaliteteve të shquara. Ata sëpari shkatërruan varrezat në vendin Muala, pastaj shkatërruan një kupolë të ndërtuar në vendlindjen e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. e cila quhej “Muvelide-Nabij” dhe pastaj shkatërruan çdo monument që tregonte varrezat e personaliteteve të shquara islame në Meke. Vehabistët kur shkatërronin varrezat dhe tyrbet, i binin daulleve dhe këndonin duke përdhosur në masë të madhe varrezat e myslimanëve”.

Tags