Tetor 23, 2016 10:54 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth historikut të zimbajtjes për Imam Huseinin (a.s.) në Iran nga periudha e dinastisë Safavite e deri më tani.

Përshëndetje dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Muharrami dhe Ashura tek popujt e ndryshëm" ku  do të hedhim një vështrim mbi historikun e zimbajtjes për martirët e Qerbelas në Iran nga periudha e dinastisë Safavite e deri më tani.

Në Iran, pas ardhjes në pushtet të dinastisë Safavite, ceremonitë e zimbajtjes për martirizimin e Imam Huseinit (a.s.) organizoheshin në mënyrë më madhështore. Mbretët e dinastisë Safavite jo vetëm që ishin ndjekës të medhhebit shiit dhe kishin një dashuri të madhe ndaj Ehli Bejtit të Hazretit Muhamed s.a.v.s., por edhe e konsideronin obligim për vete që të përhapin shkollën e Ehli Bejtit (a.s.) dhe medhhebin shiit. Përkujtimi i martirizimit të Imam Huseinit (a.s.) që konsiderohet një prej motove dhe simboleve të rëndësishme të medhhebit shiit, në këtë periudhë arriti një zhvillim dhe lulëzim të rëndësishëm dhe mund të thuhet se arriti përkryerjen. Këndimi i poezive fetare, lavdërimi dhe zimbajtje në forma të ndryshme në kuadër të vajtimit dhe përkujtimit të imamëve ma'sum dhe të dëshmorëve të Qerbelas me në krye Imam Huseinin (a.s.), konsiderohej një nder i madh për poetët e asaj kohe. Për çdo vit në ditët e muajit Muharram, njerëzit në lagjet dhe rrugët e qyteteve organizonin ceremoni të mëdha të zimbajtjes që nuk ishin par deri në atë kohë. Sunduesit e dinastisë Safavite dhe në krye të tyre mbreti Tahmasbi i Parë (930-984 h.k), kishte një përkushtim të veçantë ndaj poezive fetare. Rënia e ndikimit të tesavufit që nga periudha e mbretit Tahmasb dhe përhapja e mësimeve shiite, ushtroi ndikim të madh mbi poezinë persiane. Ky ndikim ndodhi për këtë arsye se në oborrin mbretëror të dinastisë Safavite me në krye mbretin safavi, nuk tregohej interesim aq i madh për lirikat dhe poezitë lavdëruese dhe as për poemat epike. Këto rrethana i detyruan poetët që të krijojnë poezi rreth imamëve ma'sum (a.s.). Në lidhje më këtë çështje, për shembull mund të përmendet poeti Mohtasham Kashani. Gjatë kësaj periudhe Poeti iranian Mohtasham Kashani ka krijuar poezi të pavdekshme në elegji për Imam Huseinin (a.s.), të cilat deri më tani janë bërë bazë e rëndësishme për ceremonitë e zimbajtjes në muajin Muharram.

Duke u bazuar në burimet historike, në periudhat e sundimit të dinastisë Afsharije dhe Zandije u përhapën forma të ndryshme të zimbajtjes së periudhave paraprake. Realizimi i Tazijes (një lloj zimbajtje në formë drame popullore e teatrit), thuhet se ka filluar në periudhën e sundimit të mbretit Kerim Khan të dinastisë Zandije. Thuhet se në periudhën e sundimit të mbretit Kerim Khan, një ambasador i huaj shkon që të takohet me atë dhe gjatë kohës kur ishte në takim me atë, flet disa fjalë pikëlluese në lidhje me ngjarjen e Qerbelas. Kermi Khan pasi dëgjoi fjalët e tij, urdhëroi të krijohen skena teatrale rreth ngjarjes së Qerbelas dhe martirizimit të 72 dëshmorëve dhe të realizohet një dramë teatrale në formë elegjie rreth ngjarjeve tragjike të Qerbelas. Kjo ceremoni u njoh me emrin "Ta'zije". Në fillim, këto drama elegjie në formë teatri realizoheshin në vende publike si në kryqëzimin e rrugëve dhe në sheshet kryesore të qytetit, mirëpo më vonë ato realizoheshin edhe në karvansara, në tregje, në shtëpi private dhe në teqe.  

Natyrisht se teqet më tepër u përhapen në periudhën e sundimit të dinastisë Ghaxhare dhe në këtë periudhë u përkryen format e ceremonive të zimbajtjes nga aspekti i përmbajtjes dhe mënyrës së organizimit. Për shembull forma e zimbajtjes "Shabih khani" e cuka realizohej në kuadër të "Ta'zijes", në këtë periudhë gjeti formën dhe stilin e saj të veçantë, prandaj u ndërtuan edhe shumë teqe dhe objekte të veçanta për organizimin e "Ta'zije khani". Në vitin 1248 hixhri shemsi që përkon me vitin 1869, me urdhër të mbretit Nasirudinshah të dinastisë Ghaxhare, u ndërtua teqja e quajtur "Tekije Dovlat" që kishte një kapacitet për më shumë se 1000 njerëz. Disa mendojnë se në periudhën e dinastisë Ghaxhare janë përhapur edhe shumë rituale të tjera në kuadër të zimbajtjes për dëshmorët e Qerbelas si "Saghakhane" (vendi për shuarjen e etjes), mbajtja e ligjëratave fetare dhe shumë rituale të tjera.

Foto galeri:

Historia e ceremonisë së zimbajtjes në Iran

Disa funksionarë të oborrit mbretëror në ceremoninë e zimbajtjes në Tekije Dovlat

Ceremonia e zimbajtjes në Tekije Dovlat

Pamje nga Tekije Dovlat, e veçantë për ceremoninë e zimbajtjes me praninë e mbretit

Grupet e zimbajtësve në Teheran

Grupet e zimbajtësve në rrugët e Teheran

Ceremonia e zimbajtjes në Tekije Dovlat

Historiku i ceremonive të zimbajtjes në Teheran

Me rrëzimin e dinastisë Ghaxhare dhe me ardhjen në pushtet të dinastisë Pahlavi me në krye mbretin Reza Pahlavi, filloi periudha e rënies së grupeve dhe ceremonive të zimbajtjes. Në këtë periudhë u mbyllën teqet dhe u ndaluan ceremonitë e zimbajtjes, prandaj këto rrethana u bënë shkak që të krijohet një formë tjetër e organizimit të ceremonive për zimbajtje në muajin Muharram. Këto forma kryesisht ishin grupet shtëpiake të zimbajtjes. Këto ceremoni organizoheshin në mënyrë javore ose mujore. Në periudhën e dytë të sundimit të dinastisë Pahlavi, mbreti Muhamed Reza pavarësisht të gjitha masave të pushtetit, nuk arriti të ndalë ndikimin e grupeve fetare për zimbajtje në muajin Muharram. Shumë analistë mendojnë se Revolucioni Islamik në Iran ka filluar në vitin 1342 hixhri shamsi që përkon me vitin 1963, gjegjësisht në muajin Muharram të atij viti. Përveç kësaj, edhe protesta e madhe me pjesëmarrjen e miliona qytetarëve iranianë në të gjithë Iranin ishte organizuar në ditët Tasua dhe Ashura në vitin 1357 hixhri shamsi që përkon me vitin 1978, e cila lëkundi themelet e regjimit mbretëror Pahlavi derisa në shkurt të vitit 1979, u rrëzua ky regjim dhe fitoi Revolucioni Islamik i Iranit. Me fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit, ceremonitë e zimbajtjes për Qerbelan morën një forcë të re. Që nga ajo kohë e deri më tani, në Iran organizohen të gjitha ceremonitë e pranueshme të zimbajtjes me rastin e përvjetorit të tragjedisë së Qerbelas në muajin Muharram.

Vlen të theksohet se myslimanët shiitë të Iranit ceremonitë e zimbajtjes i organizojnë në xhami, teqe, huseinie, shtëpi private dhe në formë të grupeve të zimbajtjes në vendet publike.

Tags