Muharrami dhe Ashura tek popujt e ndryshëm
Rrahja e gjoksit është një prej formave më të zakonshme tradicionale të zimbajtjes për Imam Huseinin (a.s.) dhe për imamët e tjerë e cila shoqërohet me këndimin e elegjive dhe vajtimit. Kjo ceremoni zhvillohet në të gjitha tubimet e zimbajtjes së muajit Muharram në qytete dhe fshatra të ndryshme të Iranit me pak dallime të caktuara. Në këtë edicion do të flasim rreth ceremonisë tradicionale të rrahjes së gjoksit në kuadër të zimbajtjes.
Përshëndetje dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Muharrami dhe Ashura tek popujt e ndryshëm". Në këtë edicion do të prezantojmë ceremoninë tradicionale të rrahjes së gjoksit në kuadër të zimbajtjes gjatë muajit Muharram.
Rrahja e gjoksit është forma tradicionale më e zakonshme e zimbajtjes për Imam Huseinin (a.s.) dhe për imamët e tjerë ma'sum e cila shoqërohet me këndimin e elegjive dhe vajtimit. Personi që e rrah gjoksin e tij gjatë ceremonisë së zimbajtjes, quhet "rrahës i gjoksit". Rrahësi i gjoksit duhet të harmonizohet me rrahësit e tjerë të gjoksit dhe gjithashtu me ritmin e elegjisë dhe vajtimit. Rrahësit e gjoksit lëvizin në radhë të renditura dhe në grupe të zimbajtjes, ndërsa në xhami dhe në teqe vendosen në mënyrë të rrethit dhe lëvizin me ritëm dhe renditje të veçantë dhe në mënyrë të harmonizuar rrahin gjoksin e tyre dhe duke thirrur "ja Husein" shoqërojnë recituesin e elegjisë i cili reciton poezi në lidhje me tragjedinë e Qerbelas. Në disa rajone të Iranit, mënyra e rrahjes së gjoksit dallon nga ajo në rajonet e tjera dhe shoqërohet me lëvizje dhe ritëm të veçantë. Në këtë edicion do të flasim rreth ceremonive të rrahjes së gjoksit në disa rajone të Iranit.
Foto: Ceremonia e rrahjes së gjoksit në Bushehr (një prej provincave jugore të Iranit)
Në qytetin Ramjan në veri të Iranit që nga kohërat më të vjetra organizohet ceremonia "rrahja e gjoksit bel më bel" në kuadër të zimbajtjes. Zgjedhja e mënyrës së zimbajtjes bel më bel në mesin e banorëve të qytetit Ramjan, paraqet besimin e banorëve zimbajtës në Velajatin e Imam Ali bin Abu Atalib (a.s.) dhe në Velajatin e 11 imamëve të tjerë. Ky veprim në mënyrë simbolike zhvillohet rreth sheshit Imam Ali (a.s.) të këtij qyteti.
Për çdo vit në ditën dhjetë të muajit Muharram ceremonitë fetare në formë të grupeve të zimbajtjes, nisen nga sheshi kryesor i qytetit Ramjan dhe shkojnë drejt sheshit Imam Ali të këtij qyteti dhe në këtë vend zhvillojnë ceremoninë e rrahjes së gjoksit bel më bel. Në ceremonitë e rrahjes së gjoksit, zimbjajtësit duke iu nënshtruar liderit të tyre, veshin qefinë të bardhë dhe të gjelbër. Kjo ceremoni zhvillohet në mëngjesin e ditës së Ashuras sëbashku me ceremonitë e tjera si bredhja e pallmës (hurmës), zbritja e kasolles dhe bredhja e pllmës së Hazretit Zejnab (s.a.), bredhja e bajrakut ose flamurit si simbol i flamurtarit të Qerbelas Abulfazl Al-Abas (a.s.), bredhja e kalit të bardhë në përkujtim të kalit të Imam Huseinit, si dhe këndimi i elegjive përpara grupeve të zimbajtjes duke thirrur me zë të lartë "Dita e Ashuras është sot, dita e luftës së Qerbelas është sotë".
Foto: Ceremonia e rrahjes së gjoksit bel më bel
Këshilli i lartë për regjistrimin e trashëgimisë kulturore jo konkrete të Iranit, këtë vepër e ka regjistruar si trashëgimi spirituale dhe këtë ceremoni e ka regjistruar me emrin "Ceremonia e rrahjes së gjoksit bel më bel në Ramjan në numrin 1157 në listën e veprave kombëtare të Iranit.
Një formë tjetër e rrahjes së gjoksit e njohur me emrin "Rrahja e Gjoksit e Unifikuar" organizohet në provincat Khuzestan dhe Bushehr në jug të Iranit e cila gjithashtu ka një historik të vjetër. Në këtë formë të rrahjes së gjoksit, zimbajtësit vendosen në kuadër të rretheve të ndërthurura dhe me dorën e majtë kapin belin e personit që ndodhet në anën e majtë dhe me dorën e djathtë e rrahin gjoksin. Gjatë rrahjes së gjoksit, rrethet dalëngadalë lëvizin rreth e rrotull. Elegjitë e përshtatshme në këtë lloj të rrahjes së gjoksit janë përbëjnë llojin e veçantë të elegjive të Bushehrit që kanë një rimë të rëndë.
"Rrahja e Gjoksit Vahed" fillon gradualisht pas kudumave dhe zileve dhe burisë (vegla të veçanta për komponimin e muzikës përcjellëse të zimbajtjes). Në fillim një person i cili quhet "Pishkhan", fillon të këndojë elegji derisa personat të tubohen dalëngadalë dhe derisa të formohen rrethet. Rrahësit e gjoksit sëbashku me lëvizjen e ritmuar të këmbëve, sillen rreth Pishkhanit dhe këndojnë elegji duke iu përgjigjur elegjisë Pishkhan. Zakonisht në kohën e bashkëkëndimit të elegjive nuk bëhet rrahja e gjoksit.
Pas realizimit të katër ose pesë elegjive të ndryshme, kur ritmi i rrahjes së gjoksit dhe i elegjive të arrijnë kulmin e tij, recituesi kryesor i elegjive pas një pauze 10-12 goditje të gjoksit, duke thënë "Vahed" jep një urdhër për rrahësit e gjoksit. Rrahësit e gjoksit të cilët më parë godisnin gjoksin në të njëjtën kohë dhe me vendosjen e këmbëve para dhe mbrapa, tani duke ndjekur urdhrin "Vahed", vazhdojnë rrahjen e gjoksit vetëm me një goditje edhe atë duke vendosur para këmbët e djathta dhe në këtë mënyrë goditjet e rrahjes së gjoksit reduktohen në gjysmë.
Urdhri "Vahed" është kulmi i ceremonisë së zimbajtjes. Në këtë kohë vetëm recituesi i elegjisë këndon dhe rrahësi i gjoksit rrah gjoksin, por nuk këndon asgjë dhe zimbajtja arrin kulmin dhe të gjithë zhytën në një pasion dhe dashuri të veçantë. Harmonia dhe koordinimi i turmës paraqet bashkimin, solidaritetin dhe njësimin e grupit dhe të gjitha këta faktorë tregojnë dashurinë dhe respektin e zimbajtësve për ngjarjen e përgjakshme të Qerbelas dhe për zotërinë e tyre Imam Huseinin (a.s.).
"Jazle" gjithashtu është një formë e vjetër e ceremonive të zimbajtjes së banorëve të provincës Bushehr, sidomos gjatë ditëve të muajit Muharram e cila zhvillohet me një pasion të madh dhe të veçantë. Kjo ceremoni zhvillohet në vazhdim të ceremonisë tradicionale të rrahjes së gjoksit.
Kjo ceremoni zhvillohet në këtë mënyrë që personi duke kapur belin e personit që ndodhet para, formojnë një tren njerëzor dhe me ritmin e elegjisë "Jazle" dalëngadalë ecin me hapa përpara.
Në ceremoninë e zimbajtjes, grupi pas kalimit të një distance, ndalet dhe në formë rrethi të lakuar drejt qendrës, e bënë rrahjen e gjoksit me ritmin "Jazle". Poezitë dhe elegjitë që këndohen në këtë ceremoni i përkasin vetëm kohës të asaj ceremonie. Për shembull në natën e Tasuas të gjithë këndojnë "Nata e Tasuas është sonte" dhe recituesi i elegjive në mënyrë të vetme në përgjigje të grupit këndon "N'Qerbela luftë është sonte"
Qyteti Zanxhan gjithashtu është i njohur për ceremoninë e veçantë të rrahjes së gjoksit. Për shumë vite me radhë, në pasditen e ditës së tetë të muajit Muharram qindra mijëra zimbajtës nga Huseinia e Madhe e Zanxhanit nisen drejt varrit të Imazade Ibrahim që ndodhet në këtë qytet. Vlen të theksohet se përveç banorëve të qytetit, në këtë ceremoni marrin pjesë edhe banorë të provincave të tjera azerifolës të Iranit dhe gjithashtu edhe myslimanë shiitë nga Republika e Azerbajxhanit.
Foto: Tubimi i zimbajtësve në Zanxhan, Huseinia e Madhe, pasditja e ditës së tetë të muajit Muharram
Numri i madh i dhurimeve dhe i nezrave që mblidhen nga i gjithë Irani si me mijëra dele të cilat therën përpara grupit të zimbajtjes, krijojnë një skenë interesante. Ky grup përkundër grupeve të tjera zimabajtëse, nuk është formuar nga grupe të tjera dhe përbëhet vetëm nga një turmë e madhe njerëzish zimbajtës të cilët recitojnë elegji tradicionale dhe të vjetra dhe godasin gjoksin dhe kokën.
Në qytetin Shiraz gjithashtu ekziston një formë e veçantë e rrahjes së gjoksit në kuadër të zimbajtjes tek banorët e këtij qyteti e cila sot organizohet në nivel më të vogël vetëm në disa xhami dhe huseinie dhe quhet "Katari" (Treni). Kjo rrahje e gjoksit zhvillohet në formë spirale së pari njerëzit qëndrojnë të ndalur, pastaj i bëjnë dy hapa dhe e godasin gjoksi dhe thërrasin "Husein". Më pas në gjysmë të ceremonisë së rrahjes së gjoksit, personat e parë arrin deri tek personat e fundit dhe pasi lëvizin në formë të spirales, kur të arrijnë në krye, përfundon edhe rrahja e gjoksit.