Muharrami dhe Ashura tek popujt e ndryshëm
Në këtë edicion do ta prezantojmë ceremoninë e "rrahjes me zinxhir" e cila zhvillohet për të respektuar motot hyjnore dhe për të marrë pjesë në pikëllimin dhe në tragjedinë e Imam Huseinit (a.s.).
Përshëndetje dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Muharrami dhe Ashura tek popujt e ndryshëm". Në këtë edicion do të prezantojmë ceremoninë tradicionale të rrahjes me zinxhir për të respektuar motot fetare dhe për të marrë pjesë në pikëllimin dhe në tragjedinë e Imam Huseinit (a.s.).
Rrahja me zinxhir është një prej traditave të zimbajtjes gjatë muajit Muharram në Iran. Zinxhiri që përdoret për rrahjen e vetes është një varg hallkash të hekurit të lidhura mes vete dhe të ngjitura për një copë druri ose hekuri që kapet me shuplakën e dorës.
Gjatë ditëve të Ashuras, zimbajtësit huseinit të organizuar në grupe të zimbajtëse në koordinim dhe në harmoni të plotë me këndimin e elegjive dhe me tingullin e daulles dhe të zileve, me zinxhirin të cilin e mbajnë në dorë godasin shpatullat e tyre.
Rrahësit e vetes me zinxhir që përbëhen nga burrat dhe djemtë e rinj, vendosen në radhët e grupeve të zimbajtjes dhe me një renditje dhe sistemim të veçantë duke respektuar moshën e individëve nga më i madhi deri më i vogli, lëvizin kryesisht në dy rreshta paralele.
Duke marrë parasysh faktin se në disa vende gjatë ceremonisë së zimbajtjes përdoren zinxhirë me gjemba të cilët shkaktojnë plagë dhe gjakderdhje, për këtë arsye paraqiten pyetje të ndryshme në lidhje me mënyrën e rrahjes me zinxhir në zimbajtjen për Ehli Bejtin (a.s.). Natyrisht se në Iran rrahja me zinxhir bëhet në mënyrë të zakonshme dhe pa gjakderdhje, sepse rrahja me zinxhir që shkakton plagë dhe gjakderdhje është ndaluar nga autoritetet fetare.
Sidoqoftë në përgjigje mund të thuhet se çështja e rrahjes me zinxhir në zimbajtjen për Imam Huseinin (a.s.), mund të shqyrtohet nga dy aspekte. Sëpari, nga aspekti i fik'hut ky veprim konsiderohet një veprim i lejuar dhe i preferuar ose i ngjashëm me këtë, mirëpo çështja se në çfarë rrethanash dhe deri në çfarë mase është i pëlqyer ky veprim gjatë ceremonisë së zimbajtjes për Imam Huseinin (a.s.) si një prej motove fetare, natyrisht se duhet pyetur nga autoritetet fetare dhe autoritetet fetare kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me mënyrat dhe llojet e zimbajtjes. Për shembull Ajetullah Khamenei në lidhje me rrahjen me zinxhir gjatë ceremonisë së zimbajtjes ka thënë: "Përdorimi i zinxhirëve për rrahjen e vetës nëse shkakton ofendimin e fesë përpara njerëzve ose shkakton plagë dhe dëmtimin e trupit, nuk është i lejuar".
Foto e vjetër nga rrahja me zinxhir tek myslimanët iranianë në periudhën e dinastisë Ghaxhare
Nga një aspekt tjetër në lidhje me rrahjen me zinxhir, po veçojmë këto çështje:
Ndjenjat njerëzore në jetën e përditshme të njerëzve luajnë një rol të madh dhe dashuria ose urrejtja konsiderohet motor i lëvizjes së njeriun drejt të dashurit ose që e largon njeriun nga ai që është i urryer pranë tij, prandaj deri në kohën kur këto ndjenja janë nën kontrollin e mendjes dhe të vetëdijes së njeriut, mund të jenë shumë të dobishme ndërsa çdo herë kur këto ndjenja të shkojnë në ekstremitet, ato nuk janë të dëshiruara për arsye se shkaktojnë lakime dhe nganjëherë edhe kryerjen e veprimeve irracionale nga ana e njerëzve.
Çështje tjetër është kjo që shprehja e ndjenjave dhe emocioneve u jep personaliteteve fetare një mekanizëm të rëndësishëm për forcimin e moralit, për përforcimin e besimit dhe për përkryerjen shpirtërore të tyre. Prandaj, shprehja e ndjenjave dhe emocioneve është një çështje natyrore që njerëzit i shprehin ato për të dashurin e tyre dhe ato pastaj marrin ngjyrë fetare, bëhen më të fuqishme dhe manifestohen në mënyrë më të thellë. Rrahja me zinxhir gjithashtu arsyetohet në këtë kuadër.
Rrahja me zinxhir
Përveç kësaj në ceremoninë e rrahjes së gjoksit dhe të rrahjes me zinxhir në zimbajtje për imamët ma'sum dhe sidomos për Imam Huseinin (a.s.), organizohen edhe programe të tjera si mbajtja e tubimeve për ligjërata fetare, për shqyrtimin e çështjeve fetare dhe historike, për shpjegimin e virtyteve njerëzore dhe gjithashtu për ndarjen e ushqimit për besimtarët dhe për të varfërit, organizimin e ekspozitave të librit dhe komentimi i ajeteve kur'anore. Prandaj deri në kohën kur nuk kryet ndonjë veprim në kundërshtim me mendjen e shëndoshë dhe me dispozitat e sheriatit, nuk ekziston kurrfarë arsye për ndalimin e një veprimi të tillë.
Mund të ndodhë që në lidhje me cilësinë e zimbajtjes (rrahjen e gjoksit dhe rrahjen e vetës me zinxhir), të mos kemi në dispozicion ndonjë hadith profetik ose ajet kur'anore, por natyrisht se nuk ka nevojë që të kemi hadith profetik ose ndonjë urdhëresë të veçantë për të gjitha çështjet sekondare dhe për detaje të ndryshme sepse çështjet përkatëse në përgjithësi janë shpjeguar nga imamët ma'sum (a.s.). Prandaj në përgjithësi nga të gjitha çështjet të cilat mund të shfrytëzohen në lidhje me parimin e zimbajtjes për Imam Huseinin (a.s.) dhe gjithashtu nga jeta dhe vepra e imamëve ma'sum (a.s.), është kjo që zimbajtja për Imam Huseinin (a.s.) duhet të jetë e binjagëzuar dhe e mishëruar me madhëri, rënkim, pasion, derdhjen e lotëve dhe me vajtim që burojnë nga shkolla e Ashuras dhe është e natyrshme se organizimi i grupeve të zimbajtjes në formë të arsyeshme dhe sipas normave dhe të shoqëruara me dinjitet, pikëllim dhe zi deri në atë masë që të mos bëhet ndonjë ofendim për fenë dhe të mos dëmtohet trupi, ka një rol pozitiv dhe konstruktiv në organizimin e ceremonive të zimbajtjes dhe nuk mund të mohohen këto veprime.