Nëntor 16, 2016 09:24 CET

Në këtë emision përpos se do të flasim rreth atributeve hyjnore dhe monoteizmin, do të themi disa gjëra edhe mbi tiparet e Zotit. Ju lutemi qëndroni me ne!

Në disa programe të mëparshme kemi folur në lidhje me argumente të ndryshme që dëshmojnë ekzistencën e Zotit si dhe kemi shpjeguar disa nga atributet e Krijuesit të Gjithësisë. Njëshmëria e Zotit është një nga atributet më të rëndësishme të Zotit në të cilën është bazuar bota islame. Në fakt, parimi i parë dhe kryesori i parimeve të Islamit është monoteizmi. Parimi I monoteizmit, dëshmon se Zoti është Krijuesi i universit, është Një dhe nuk ka shoq. Ai me aftësitë e Tij të jashtëzakonshme ka krijuar universin dhe të gjitha fenomenet e tij si dhe me urtësinë dhe kujdesin e Tij ka bërë që ky univers të menaxhohet në mënyrën më perfektë. Të gjitha krijesat kanë nevojë për Të, ndërsa Ai nuk ka nevojë për askënd. Çdo gjë e ka krijuar në harmoni njëra me tjetrën. I gjithë rendi aktual botëror është unik dhe është krijuar sipas planit të Krijuesit. Pra, fakti se ekziston vetëm Një Zot, ka mundësuar që të ketë një rend botëror të perfeksionuar, ndërsa po të ekzistonin dy ose më shumë zotëra, bota do të rrënohej nga korrupsioni dhe kaosi. Sepse, secili prej tyre do të ndërhynte në ndonjë sferë jetësore dhe në këtë mënyrë bota do të përjetonte trazira. Nga ana tjetër, duke pasur për bazë një qasje të konsoliduar, ekzistim i mirësisë dhe i mëshirës, ka sjellë përsosmërinë dhe qëndrueshmërinë. Të gjitha qeniet e gjalla lëvizin drejt një qëllimi të caktuar dhe krijimi i çdo krijese nuk është i kot dhe i padobishëm. Sipas botëkuptimit monoteist, asgjë nuk është krijuar pa qëllim dhe pa dobi. Zoti i gjithësisë në mënyrën më të mirë dhe më të denjë ka krijuar krijesat e Tij dhe Atij nuk mund t'i atribuohet asnjë e metë në këtë drejtim. Imam Aliu (as) në hytben 90 të Nahxhul Belagas thotë: "Zoti i Plotfuqishëm çdo gjë e ka krijuar shkallë shkallë, me rregull dhe në krijimin e tyre ata të qëndrojnë të sigurt dhe t'i shmangen kolapsit. Të tërën e ka bërë në mënyrë të saktë, në formën më të mirë dhe më elegante dhe urdhëroi për dy rrugë, në obligim dhe qëllim".

Pra, Zoti i Plotfuqishëm e ka krijuar universin me qëllime të sakta dhe të përsosura. Qenieve njerëzore u ka dhuruar mendjen dhe aftësitë për të arritur përsosmërinë. Njeriu është nderuar nga Zoti i Cili i ka dhuruar atij mundësinë për të qenë i denjë në udhëheqjen e kalifatit hyjnor. Njeriu sipas pozitës dhe rangut që posedon, gëzon privilegje dhe është superior nga krijesat e tjera. Njeriu ashtu sikur kafshët dhe bimët, është  i gjallë dhe rritet dhe zhvillohet. Por dinjiteti njerëzor e dallon atë nga krijesat tjera dhe shpirti i njeriut përbëhet nga perceptimi transcendental, nga forca intelektuale dhe fuqia e fjalës. Të menduarit dhe meditimi gjithashtu janë dy karakteristika që njeriu i posedon në krahasim me qeniet tjera. Në lidhje me këtë Zoti në Kur'an thotë: " A nuk e dini j se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshmen e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm". (Llukman, ajeti 20). Zoti i Plotfuqishëm po ashtu në Kur'an thotë: " Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë". (Dharijat, ajeti 56).

Padyshim se është i nevojshëm adhurimi i Zotit. Në fakt, me anë të njohjes së Zotit, njeriu përmes adhurimit e gjen lumturinë e vërtetë. Natyrisht, për të arritur përsosmërinë, qeniet njerëzore duhet të kenë një plan dhe udhëzues dhe është Zoti Ai i cili e ka treguar këtë rrugë përmes të dërguarit të Tij. Sipas mendimit monoteist, Zoti është menaxhuesi i gjithësisë dhe është Ai që mbikëqyr veprimet e qenieve njerëzore. Për këtë arsye, Ai i ka dhënë njeriut fuqinë dhe mendjen dhe njëkohësisht me këto i ka dhënë atij edhe përgjegjësinë. Nga ana tjetër, në këtë botë nuk janë kufizuar gëzimet dhe kënaqësitë njerëzore, ose dështimet dhe vuajtjet. Nga këndvështrimi I dikujt që beson në Zotin Një, bota, nuk është vend për të qëndruar, por është urë kalimi për të arritur në përsosmëri, bota është fushë sporvuese për njerëzit që të bëjnë përpjekje për arritjen e të vërtetës.

Besimi i bazuar në Zotin, luan rol pozitiv dhe konstruktiv në të folurit, metodën dhe qëndrimin e njeriut. Padyshim, ata që kuptojnë me besim të plotë fuqinë dhe atributet e Zotit, ata çlirohen nga ankthi dhe shqetësimet dhe arrijnë qetësinë e vërtetë. Një person i cili përjeton fatkeqësi, nuk i frikësohet pengesave dhe me vendosmëri të palëkundur dhe në besim absolut në Zotin Një, ai do të arrijë të kalojë ato vështirësi dhe të realizojë qëllimet e tij. Ky njeri është I bindur se çdo gjë në këtë botë është nën kontrollin e plotë të Zotit. Zoti është Ai që di çdo veprim të njeriut si dhe sheh ata që braktisin Atë dhe janë të pavendosur në besimin e tyre. Njeriu që beson në Zot është gjithmonë optimist dhe asnjëherë nuk zhgënjehet. Qëndrimi monoteist, është inkurajim për dashuri dhe pikërisht kjo dashuri, e bën njeriut për të ecur në rrugën e drejtë. Njeriu i devotshëm është padyshim më afër Zotit dhe Zoti vetëm të devotshmit i shpërblen me  të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër.

Njeriu i urtë e di se Zoti është Falës dhe Mëshirues ndaj besimtarëve. Ai e di se Zoti i Plotfuqishëm shpërblen të drejtit në botën tjetër, u jep dhurata të pafundme që nuk mund të krahasohet me bekimet e kësaj bote.

Një tjetër çështje që ekziston është fakti se njerëzit zakonshëm sprovohen me sëmundje të shumta shpirtërore dhe morale. Sëmundje të tilla mendore të tilla si gjemba irrituese ndikojnë në psikologjinë dhe shpirtin e njeriut dhe dëmtojnë zhvillimin dhe progresin e tij. Padyshim, një nga mënyrat e spastrimit të zemrave dhe veseve morale është të menduarit në atributet e Zotit. Zoti i Plotfuqishëm në lidhje me këtë në Kur'an thotë: "O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët".  (Junus, ajeti 57).

Zilia dhe lakmia mund të jenë sëmundje që ndikojnë negativisht në progresin e njeriut. Një njeri i cili bazohet në monoteizëm , ai padyshim se ka arritur pasurinë më të madhe të kësaj bote dhe botës tjetër dhe të mirat që ia ka dhuruar Zoti, askush nuk mund t'ia merr atij. . Zoti në suren Fatir, ajeti 2 thotë: " Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojnë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhnjyesi, i gjithëdijshmi".

Padyshim se stolisja me atributet hyjnore, ndërton stilin dhe karakterin e njeriut. Atributet hyjnore të tilla si mirësia dhe bujaria, janë dy burime të cilat ndikojnë në krijimin e qetësisë dhe progresit të njeriut.

Nga atributet e Zotit është mbulimi i të metave. Ai me dashamirësi dhe dashuri mbulon veprat e turpshme të pasuesve të Tij. Edhe ne duhet që të mbulojmë të metat e të tjerëve. Çdo atribut i Zotit të Plotfuqishëm është admirim për ne që të veprojmë në rrugën e duhur.

Me emër të Zotit në programin e ardhshëm do të flasim për "profecinë" dhe planin gjithëpërfshirës hyjnor për të drejtuar njerëzimin.