Shkurt 16, 2016 07:23 CET

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin e përjavshëm mbi zhvillimet më të rëndësishme të javës së kaluar në Iran.

Spikeri Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve iranianë në zgjedhjet e 26 shkurtit është faktor për vazhdimin e sigurisë dhe dinjitetit kombëtare dhe garanton zhvillimin e dhe progresin e Republikës Islamike të Iranit. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, javën e kaluar, në takim me organizatorët e zgjedhjeve të Parlamentit Islamik të Iranit dhe zgjedhjeve të Këshillit të Ekspertëve, shpjegoi faktorët që garantojnë një konkurrencë dhe fushatë elektorale të shëndoshë dhe deklaroi se populli dhe Republika Islamike e Iranit do të jenë fitues krenar të një fushate elektorale të fortë dhe të shëndoshë në këto zgjedhjeje. Ai theksoi se kushti më i rëndësishëm për zhvillimin e një fushate elektorale të shëndoshë është pjesëmarrje e të gjitha qytetarëve që plotësojnë kushtet për të votuar, edhe pjesëmarrja e atyre që mund të mos pajtohen me sistemin shtetëror. Lideri suprem i RII tha se për zhvillimin e një fushate elektorale të shëndosh të gjitha organet organizative të zgjedhjeve duhet të respektojnë ligjet përkatëse, nuk duhet ofenduar institucionet ligjore, nuk duhet trazuar opinioni publik me pretendime dhe premtime të pavërteta, kandidatët nuk duhet të përgojojnë dhe nuk duhet të ofendojnë njëri-tjetrin, si dhe të mos japin premtime që nuk mund të zbatohen. Ajetollah Khamenei në vazhdim gjithashtu vlerësoi punën e presidentit të shtetit, të ministrit të punëve të jashtme dhe të anëtarëve të tjerë të ekipit negociator bërthamor të Iranit në lidhje me zgjidhjen e çështjes së programit atomik të Iranit. Ai shtoi se natyrisht se nuk janë realizuar të gjitha kërkesat e Republikës Islamike të Iranit me këtë marrëveshje, mirëpo funksionarët e qeverisë iraniane në këtë drejtim kanë bërë punë të madhe. Në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bërthamore, Ajetollah Khamenei ka porositur funksionarët përgjegjës të RII se Amerika është po ajo Amerikë e vjetër, prandaj gjithnjë duhet të jenë vigjilencë dhe të kenë kujdes ndaj politikave të saj në zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Sukseset në fushën e energjisë atomike janë rezultati punës dhe mundit të shkencëtarëve dhe ekspertëve iranianë dhe rezultat i mbështetjes së popullit iranian ndaj kësaj çështjeje, prandaj është e padrejtë që disa të propagandojnë se këto suksese janë "mirësi e Amerikës". Zhvillimet aktuale në rajonin e Lindjes së Mesme e kanë bërë të qartë plotësisht qëllimin e para disa viteve të Amerikës në krijimin e një Lindje të Mesme Re, për arsye se Lindja e Mesme e Re sipas dëshirës së perëndimorëve është një Lindje e Mesme me plot luftëra, konflikte dhe kriza e terrorizëm dhe ekstremizëm, - shtoi ndër të tjera Ajetollah Khamenei. Spikeri Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, në përgjigje të letrës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, ka folur mbi disa pika të rëndësishme lidhur me heqjen e sanksioneve dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit me grupin 5+1. Lideri suprem i këshilloi funksionarët e Republikës Islamike të Iranit që të jenë të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm përballë mashtrimeve dhe lojërave të Amerikës dhe të kujtojnë të kaluarën. Lideri suprem i Revolucionit Islamik theksoi se duhet bërë kujdes që pala tjetër të zbatojë zotimet e saj. Ajetollah Khamenei, ka vlerësuar edhe punën dhe përpjekjet e presidentit iranian z. Hasan Ruhani, ministrit të punëve të jashtme dhe të gjithë delegacionin negociator të Republikës Islamike të Iranit. Ajetollah Khamenei në këtë letër ka shkruar: "Zgjidhja e problemeve ekonomike të Iranit varet nga përpjekjet e pandalshme dhe të matura në të gjitha sektorët drejt ekonomisë rezistente, për arsye se vetëm heqja e sanksioneve nuk mjafton për zgjidhjen e problemeve ekonomike të vendit dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve.'' Ajetollah Khamenei në këtë letër pasi u ka uruar suksese të tjera funksionarëve të qeverisë iraniane, përsëri ka theksuar: "Në asnjë mënyrë nuk duhet treguar neglizhencë ndaj intrigave dhe sabotimeve të shteteve perëndimore, sidomos Amerikës rreth kësaj çështjeje dhe çështjeve të tjera". Spikeri Presidenti i RII deklaroi se ANEA përveç inspektimeve, duhet të zbatojë edhe obligimet e saj për shfrytëzimin e teknologjisë paqësore bërthamore. Dr. Hasan Ruhani në takimin e zhvilluar javën e kaluar në Teheran me z. Jukia Amano, drejtor i përgjithshëm i ANEA, theksoi se ANEA është përgjegjëse jo vetëm për mbikëqyrjen e programeve bërthamore të vendeve të ndryshme, por edhe për të ndihmuar vendet e ndryshme të botës për të shfrytëzuar teknologjinë bërthamore për qëllime paqësore dhe në këtë drejtim duhet të mbajë qëndrime të njëjta ndaj të gjitha vendeve anëtare. Presidenti i RII duke theksuar se Irani gjithmonë ka zbatuar e do të zbatojë angazhimet e tij ndërkombëtare, shtoi se zgjidhja e dosjes bërthamore të Iranit është një shembull i rëndësishëm i suksesit në diplomacinë moderne. Z. Ruhani tha se RII do të vazhdojë bashkëpunimin konstruktiv me ANEA si dhe do të zbatojë angazhimet e saj ndaj marrëveshjes bërthamore, derisa edhe pala tjetër të zbatojë angazhimet e saj. Presidenti i RII duke theksuar se Irani gjithmonë është angazhuar dhe do të angazhohet për të ndjekur një program bërthamor krejtësisht paqësor, shtoi se Teherani nuk ka synuar dhe nuk do të synojë kurrë prodhimin e armëve atomike edhe nëse nuk do të ekzistojë traktati NTP dhe inspektimet e ANEA, sepse nga ana fetare dhe logjike, Irani është zotuar të mos përdorë kurrë armë të shkatërrimit në masë. Nga ana e tij Jukia Amano duke uruar për zgjidhjen paqësore të dosjes bërthamore të Iranit, shtoi se ANEA është e angazhuar që përsa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje, të mbajë qëndrim juridik, të paanshëm dhe jopolitik. Spikeri Javën e kaluar, presidenti kinez zhvilloi një vizitë historike në Iran. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, pas takimit me liderin kinez, ka theksuar në zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike me Kinën. Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një konferencë për gazetarë të përbashkët me presidentin kinez, i cilësoi strategjike marrëdhëniet Teheran-Pekin dhe deklaroi se me vizitën e presidentit të Kinës në Teheran dhe me marrëveshjet e arritura, ka filluar një kapitull i ri në marrëdhëniet Teheran-Pekin. Z. Ruhani shtoi se çështjet financiare dhe bankare dhe investimet e dy vendeve në projekte të ndryshme, si dhe çështje të ndryshme përkatëse me kontratat afatgjate në energji, në transportin hekurudhor, në industri, në miniera, në turizëm, në fushën e qytezave teknologjike dhe në fusha të tjera, janë diskutuar gjatë takimeve mes funksionarëve të lartë të dy vendeve. Z. Ruhani duke theksuar në vullnetin serioz të të dy vendeve për tu përballur me terrorizmin, saktësoi se e ardhmja e botës dhe e rajonit, si dhe kërcënimet që duhen paraparë për një periudhë afatmesme, vendosja e stabilitetit dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, kontaktet për të ndihmuar vendet të cilat po përballen me sulmet terroriste, gjithashtu kanë qenë çështje që janë diskutuar gjatë bisedimeve mes funksionarëve të lartë të Kinës dhe Iranit. Ndërkohë, Shi Xhinping, presidenti i Kinës, gjithashtu në këtë konferencë për gazetarë theksoi se kjo vizitë ka forcuar edhe më tepër themelet e miqësisë mes Kinës dhe Iranit dhe deklaroi se gjatë kësaj vizite janë zhvilluar bisedime të sinqerta dhe të dobishme në të gjitha fushat dhe janë arritur marrëveshje të gjera. Presidenti i Kinës, gjithashtu tha se Pekini gjithnjë ka synuar zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve me Iranin, sepse ky veprim jo vetëm që është në interes të dy vendeve, por është në interes të zgjerimit të paqes dhe sigurisë globale. Spikeri Navaz Sharif, kryeministri i Pakistanit, javën e kaluar, në krye të një delegacioni të lartë vizitoi Teheranin dhe është takuar dhe ka biseduar me z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit. Z. Ruhani në këtë takim deklaroi se atmosfera e krijuar pas heqjes së sanksioneve është një rast shumë i përshtatshëm për zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike mes Iranit dhe Pakistanit dhe u shpreh optimist se shifra e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve të arrijë deri në 5 miliardë dollarë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në këtë takim gjithashtu shprehu shqetësime për pasigurinë e rajonit për shkak të veprimeve terroriste dhe tha se politika e Republikës Islamike të Iranit bazohet në bashkëpunim konstruktiv me vendet e botës, sidomos me vendet fqinjë dhe do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesave për ndihmë që paraqiten nga vendeve të cilat janë duke luftuar kundër terrorizmit. Navaz Sharif, kryeministri i Pakistanit, gjithashtu në këtë takim deklaroi se Islamabadi ka vullnet të vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve të gjithanshme me Iranin dhe deklaroi se arritja e marrëveshjes bërthamore është rezultat i maturisë së Iranit në administrimin dhe drejtimin e negociatave bërthamore me Grupin 5+1. Kryeministri i Pakistanit në lidhje me rrethanat aktuale të myslimanëve dhe problemin e stabilitetit të rajonit, shtoi se terroristët dhe ekstremistët po shfrytëzojnë mungesën e unitetit mes vendeve islame për qëllimet e tyre. Vlen të theksohet se Navaz Sharif, kryeministri i Pakistanit, për të ndërmjetësuar për uljen e tensioneve në marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite, ka zhvilluar një vizitë në Riad dhe është takuar dhe ka biseduar me mbretin saudit Selman bin Abdulaziz. Vizita e funksionarëve më të lartë të Pakistanit në Iran zhvillohet në rrethana pas heqjes së sanksioneve dhe mund të konsiderohet një rast i çmuar për kontaktet e funksionarëve të dy vendeve fqinje për zgjerimin e marrëdhënieve në periudhën pas sanksioneve. Spikeri z. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, gjatë punimeve të forumit botëror ekonomik të Davosit, në një prononcim para gazetarëve theksoi se Republika Islamike e Iranit nuk e shikon veten në armiqësi me Arabinë Saudite. z. Zarif shtoi: Republika Islamike e Iranit beson se Arabia Saudite pas marrëveshjes bërthamore të Iranit me Grupin 5+1 është trazuar në masë të madhe dhe ka bërë shumë veprime provokuese, prandaj është e domosdoshme që ky vend të kthehet në rrugën racionale. Vlen të theksohet se Adel Al-Xhubeir, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, po vazhdon veprimet e tij rajonale për të ngritur tensionet me Iranin. z. Muhamed Xhevad Zarif në takimin 'Përpjekjet për krijimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme' në samitin e Forumit ekonomik botëror në Davos të Zvicrës, ka prezantuar politikat e RII për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në rajonin verior të Afrikës.

Tags