Shkurt 16, 2016 07:28 CET

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javës së kaluar në Iran.

Spikeri Javën e kaluar, medalja "Fat'h" është ndarë nga lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit për komandantët e forcave detare të Gardës Revolucionare që kishin arrestuar marinsat amerikanë. Admiral Ali Fadavi, komandant i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit dhe katër komandantë të tjerë të kësaj force të cilët kishin reaguar në kohë dhe në vendin e duhur për arrestimin e marinsave amerikanë në afërsi të ishullit Farsi, kanë marrë medaljen "Fat'h" nga lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Khamenei. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu ka dhënë pëlqimin për të inkurajuar edhe komandantët dhe funksionarët e tjerë të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit në bazë të kërkesës së shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit. Lideri suprem i Revolucionit islamik veprimin e fundit të forcave detare të Gardës Revolucionare të RII rreth çështjes së hyrjes së paligjshme të ushtarëve amerikanë në ujërat e Iranit në Gjirin Persik, e ka konsideruar veprim të guximshëm dhe në kohë të duhur. Ajetollah Khamenei, në këtë ceremoni ka thënë: "Veprimi i fundit i forcave detare të Gardës Revolucionare të RII rreth çështjes së hyrjes së paligjshme të ushtarëve amerikanë në ujërat e Iranit në Gjirin Persik ishte i guximshëm dhe i shoqëruar me besim". Dy anije amerikane më 12 Janar 2016, pas hyrjes ilegale në ujërat iraniane në Gjirin Persik, u ndaluan nga forcat detare të Sepahut dhe 10 ushtarët që gjendeshin në këto anije u arrestuan. Këta marinarë u liruan pas deklarimit se pa qëllim kishin hyrë në ujërat iraniane. Spikeri Zv/komandanti i forcave detare të ushtrisë së RII deklaroi se organizimi i manovrës Velajat-94 demonstroi fuqinë dhe gatishmërinë e forcave detare të Iranit. Admiral Gholam Reza Khadem Bigam theksoi se në këto manovra të mëdha u shpalos qartë gatishmëria luftarake dhe karakteri strategjik i forcave detare të Iranit. Ai shtoi se mesazhi i këtyre manovrave për vendet e tjera ishte paqja dhe miqësia dhe se forca ushtarake e RII jo vetëm që nuk është kërcënim për asnjë vend, por është garanci e fuqishme për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Gjirit Persik. Zv/komandanti i forcave detare të ushtrisë së RII tha se rritja e gatishmërisë luftarake, forcimi i koordinimit mes forcave të ndryshme, testimi i armatimeve të reja dhe i pajisjeve të reja të luftës elektronike dhe të armatimeve taktike, ishin qëllimet kryesore të manovrës Velajat-94. Nga ana e tij, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të RII, deklaroi se forcat detare të Iranit realizuan me sukses të gjitha objektivat e manovrës Velajat -94. Gjeneral kolonel Hasan Firuzabadi në ceremoninë e përfundimit të manovrës së madhe detare Velajat-94, duke folur në bordin e destrojerit Xhamaran, përgëzoi forcat detare të ushtrisë së RII për shtimin e potencialit dhe të gatishmërisë luftarake dhe për testimin me sukses të llojeve të ndryshëm të armatimeve dhe të taktikave luftarake dhe shtoi se manovra Velajat 94 demonstroi fuqishëm kapacitetin e lartë të forcave detare të ushtrisë së RII. Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të RII theksoi se manovra e madhe detare Velajat-94 dëshmoi qartë se forcat detare të RII janë plotësisht të gatshme të garantojnë sigurinë dhe stabilitetin e Gjirit Persik dhe t’i japin përgjigje shkatërrimtare çdo agresori. Spikeri Javën e kaluar, presidenti i RII zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali dhe në Francë. Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit në një konferencë të përbashkët shtypi me Mateo Renzi kryeministër i Italisë ka thënë se çështja e sigurisë së rajonit nuk zgjidhjet me mjete ushtarake por me anë të politikës dhe bisedimeve. Takimi mes presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe kryeministrit të Italisë u mbajt në pallatin presidencial në Romë, ku u nënshkruan 14 marrëveshje bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me vlerë 17 miliard euro në fushën e ekonomisë, kulturës, higjienës, shëndetësisë dhe mjekësisë. Pas këtij takimi presidenti iranian tha: Ne për vite me radhë kemi pasur bashkëpunim të gjerë kulturor, shkencor dhe ekonomik me Italinë dhe Italia ka qenë një prej partnerëve të parë të Iranit. z. Ruhani shtoi se në fushën bërthamore bota arriti të zgjidhë një çështje në tryezën e bisedimeve dhe kjo është një mrekulli politike dhe ky shembull mund të jetë me ndikim në Lindjes së Mesme, Afrikë, Evropë dhe Azi. Nga ana e tij Mateo Renzi kryeministër i Italisë tha se në takim me presidentin iranian janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë, urbanistikës, infrastrukturës, shëndetit dhe mjekësisë dhe shtoi se sot është një ditë e madhe dhe për popullin italian bashkëpunimi ekonomik në kushtet e krizës ekonomike është tepër e rëndësishme dhe të tilla bashkëpunime mund ta nxjerrin Italinë nga recesioni. Spikeri Në atmosferën e re pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, zhvilloi një vizitë në Francë për të biseduar me francezët në lidhje me interesat dhe kushtet e zgjerimit marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve duke lënë anash mosmarrëveshjet. Pas Italisë, Franca ishte destinacioni i dytë i turneut të presidentit iranian në Evropë. Republika Islamike e Iranit dhe Franca duke nënshkruar 20 marrëveshje bashkëpunimi, hapën një horizont të ri të marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve. 20 marrëveshje bashkëpunimi në sektorët e politikës, ekonomisë, financave, kulturës, shkencës, arsimit dhe teknologjisë janë nënshkruar sot në Paris në prani të presidentit të RII z. Hasan Ruhani dhe të presidentit të Francës, z. Francois Hollande. Dokumenti i quajtur ''Harta e rrugës për forcimin e marrëdhënieve Iran-Francë'' ishte dokumenti i parë i nënshkruar nga ministrat e Jashtëm të RII dhe Francës. Presidenti iranian z. Hasan Ruhani ka zhvilluar takime me presidentin francez, Francois Hollande, ku ka diskutuar mbi çështjen e marrëdhënieve bilaterale dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë. Presidenti iranian ka zhvilluar takime edhe me drejtuesit e kompanive të mëdha franceze dhe gjithashtu mbajti një fjalim në një takim me intelektualë të Qendrës për Studime në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Marrëveshjet ekonomike dhe tregtare të nënshkruara mes Iranit dhe Francës gjatë vizitës së z. Ruhani kapën shifrën 25 miliard euro. Vizita e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Francës dhe rezultatet e kësaj vizite paraqitën më së miri forcën e diplomacisë iraniane. Spikeri Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, javën e kaluar, priti në takim me Frank Valter Shtainmaier, ministër i punëve të jashtme të Gjermanisë, ku theksoi: "Duhet të pengohet transferimi i mjeteve financiare dhe dërgimi i armëve për terroristët. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se ngjarjet e muajve të kaluar treguan se terrorizmi është rrezik për të gjithë duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian. Presidenti Ruhani vuri në dukje rolin konstruktiv të Gjermanisë në procesin e negociatave bërthamore të Iranit me Grupin 5+1 dhe tha: Zbatimi i marrëveshjes bërthamore në mënyrë të plotë dhe të shpejtë, do të jetë në favor të të gjitha palëve dhe duhet të bëhet përpjekje për të forcuar sa më shumë bazat e kësaj marrëveshje. Ai shtoi se ''Marrëveshja bërthamore si një model i suksesshëm ka krijuar një atmosferë shumë të mirë në sferën ndërkombëtare për bashkëpunim dhe dialog në lidhje me çështje të tjera. Mes Teheranit dhe Berlinit duhet të vendoset një bashkëpunim i përbashkët afatgjatë. Irani me disa vende është në rrugën e nënshkrimit dhe zbatimit të kontratës për bashkëpunim strategji të përbashkët, ndërsa me disa vende të tjera ka rënë dakord për planin e rrugës drejt bashkëpunimeve afatgjate .'' Nga ana tjetër ministri i jashtëm i Gjermanisë duke theksuar se ka filluar një kapitull i ri në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Iranin, deklaroi se Berlini është i vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve me Teheranin në të gjitha fushat politike, ekonomike, kulturore dhe universitare. Ai tha se dy vizitat e tij në tre muajt e kaluar në Teheran, tregojnë interesimin e Berlinit për zgjerimin e marrëdhënieve me Teheranin. Spikeri Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe të Tajlandës kanë diskutuar në Teheran rreth zhvillimeve më të fundit në marrëdhëniet dypalëshe dhe në lidhje me rrugët e zgjerimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike të dy vendeve. Javën e kaluar, Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në takim me Don Pramudëinai, ministri i punëve të jashtme të Tajlandës i cili po zhvillon një vizitë në Iran, deklaroi se marrëdhëniet e Teheranit me Bankokun janë të bazuara në respektin reciprok dhe në interesat e përbashkëta, prandaj Irani është i gatshëm të zgjerojë marrëdhëniet mes dy vendeve në fushat e ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore. Z. Zari gjithashtu në këtë takim shpjegoi rezultatet e marrëveshjes bërthamore dhe ndikimin e gjerë të saj dhe saktësoi se tregu i Republikës Islamike të Iranit mund të luaj rol të rëndësishëm në tranzitin, në shkëmbimet tregtare rajonale, në rieksportin e mallrave, në bashkëpunimet shumëpalëshe, në forcimin e bashkëpunimeve bujqësore, në tregtinë e prodhimeve detare dhe mallrave të tjera për kompanitë tajlandeze. Nga ana e tij, ministri i punëve të jashtme të Tajlandës gjithashtu në këtë takim i konsideroi marrëdhëniet me Iranin në bazë të parimeve të respektit reciprok dhe në bazë të interesave të përbashkëta dhe kërkoi zgjerimin e bashkëpunimit me Republikën Islamike të Iranit në kuadër të zgjerimit të partneritetit ndërkombëtar dhe rajonal.

Tags