Shkurt 16, 2016 07:36 CET

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme në Iran gjatë javës që kaloi.

Spikeri Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se atmosfera në sekretarinë e Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare dhe prirjet e këtij organi duhet të jenë plotësisht në përputhje me të menduarin e drejtë dhe burimor revolucionar. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, javën e kaluar, në takim me admiral Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit dhe me funksionarët dhe ekspertët e tjerë te këtij institucioni, vuri në dukje komplikimin dhe dimensionet e ndryshme të çështjes së sigurisë në botën e sotme dhe tha se detyra e Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare është vendimmarrja në kuadër të një vështrimi universal dhe multidimensional ndaj çështjes së sigurisë, ndërsa detyra e rëndësishme e sekretarisë së këtij këshilli është krijimi i procesit të drejtë për vendimmarrje. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në këtë takim theksoi se siguria është nevoja më jetike e shoqërisë dhe në bazë të kësaj rëndësie, është theksuar në këtë çështje në disa raste në Kur'anin e shenjtë. Sot çështja e sigurisë ka dalë jashtë kornizës së një çështjeje vetëm ushtarake dhe sigurie, sepse ajo ka marrë dimensione ekonomike, jetësore, kulturore, politike, shoqërore, psikologjike dhe morale. Ajetollah Khamenei në këtë takim gjithashtu vuri në dukje përpjekjet e disa faktorëve për të ndryshuar vijat kryesore dhe të qarta të Revolucionit dhe theksoi se Imam Khomeini (ra) është "Simboli i Revolucionit Islamik" dhe në bazë të kësaj, fjalët e tij që janë paraqitur në dhjetëra libra, janë baza të Revolucionit. Që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik disa nuk kanë pranuar të menduarin revolucionar dhe disa të tjerë edhe pse ishin brenda sistemit të Republikës Islamik, nuk besonin në luftën kundër arrogancës, prandaj duhet të kundërshtohen këto lëvizje. Në 37 vitet e kaluara gjithnjë ka ekzistuar lufta kundër arrogancës botërore, ndërsa aktualisht kjo luftë është bërë edhe më e komplikuar duke marrë parasysh faktorë të tillë si sferën kibernetike dhe ndikimet kulturore, fetare, shoqërore, si dhe faktorët që synojnë prishjen e rendit dhe sigurisë, - theksoi ndër të tjera Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit. Spikeri Javën e kaluar, në prag të 37 vjetorit të triumfit të revolucionit të madh islamik, komandanti i forcave detare të Gardës revolucionare të Iranit, i cilësoi të mëdha potencialet e Iranit në prodhimin e avionëve pa pilotë. Gjeneral Ali Fadavi, komandant i forcave detare të Gardës revolucionare të RII, deklaroi sot se RII ka arritur suksese të mëdha në fusha të shumta si në prodhimin e llojeve të ndryshme të dronëve dhe këto suksese janë konfirmuar edhe nga Rusia. Ai shtoi se Irani është shprehur i gatshëm që potencialet dhe produktet e tij në fushën e prodhimit të dronëve ti vërë në dispozicion të Rusisë. Gjeneral Fadavi shtoi se Garda revolucionare duke pasur parasysh nevojat e saj në sektorin e teknologjisë ajrore dhe hapësinore, është e gatshme të bashkëpunojë në këtë fushë me kompanitë e brendshme. Spikeri Javën e kaluar, ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Irani si një fuqi e madhe në rajon, kërkon marrëdhënie të logjikshme dhe konstruktive me të gjitha vendet fqinje. z. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i punëve të jashtme të Iranit, në konferencën për gazetarë të përbashkët me Frank Walter Shtainmaier, ministër i punëve të jashtme të Gjermanisë, vuri në dukje marrëdhëniet e vjetra politike dhe ekonomike mes Iranit dhe Gjermanisë dhe tha se me palën gjermane ka zhvilluar bisedime të mira në lidhje me marrëdhëniet bilaterale, zbatimin e marrëveshjes bërthamore, si dhe rreth rasteve të ndryshme për bashkëpunim që janë krijuar për Iranin dhe Gjermaninë pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Z. Zarif theksoi se aktualisht rrethanat në rajonin e Lindjes së Mesme e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin e të gjithë faktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë për tu përballur me rreziqet që kërcënojnë jo vetëm rajonin, por të gjithë botën. Nga ana e tij z. Shtainmaier, ministri i jashtëm i Gjermanisë, në këtë konferencës për gazetarë u shpreh i kënaqur me vizitën që ka zhvilluar në Iran si dhe vlerësoi lartë fillimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1. Edhe presidenti i Republikës Islamike të Iranit priti në takim me Frank Valter Shtainmaier, ministër i punëve të jashtme të Gjermanisë, ku theksoi: "Duhet të pengohet transferimi i mjeteve financiare dhe dërgimi i armëve për terroristët''. Presidenti iranian vuri në dukje rolin konstruktiv të Gjermanisë në procesin e negociatave bërthamore të Iranit me Grupin 5+1 dhe tha: Zbatimi i marrëveshjes bërthamore në mënyrë të plotë dhe të shpejtë, do të jetë në favor të të gjitha palëve dhe duhet të bëhen përpjekje për të forcuar sa më shumë bazat e kësaj marrëveshje. Spikeri Ministri i jashtëm i RII në kuadër të konferencës së vendeve donatore të Sirisë në Londër, javën e kaluar ka zhvilluar takime me funksionarë të shteteve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Muhamed Xhavad Zarif dhe znj.Margot Vallstrom, ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Suedisë, kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare për të ndihmuar popullin e Sirisë në Londër dhe kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet në rajonin e Lindjen së Mesme, sidomos rreth krizës në Siri. Ministri i jashtëm iranian dhe ministrja e jashtme e Suedisë në këtë takim kanë deklaruar se të gjithë duhet të ndihmojnë për zgjidhjen e krizave ndërkombëtare dhe të ofrojnë ndihmën përkatëse për vendet e përfshira nga kriza dhe konflikti si Siria, Iraku dhe Jemeni në mënyrë që sa më shpejtë të vendoset stabilitetit në këto vende. Z. Zarif dhe znj. Vallstrom gjithashtu kanë theksuar në vullnetin serioz të Republikës Islamike të Iranit dhe të Suedisë për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve në fushat politike, ekonomike dhe kulturore. Gjatë një konference me gazetarët në Londër, z. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, deklaroi: "Konferenca për dërgimin e ndihmave në Siri" është një rast i mirë për të paraqitur qëndrimet e Teheranit zyrtar në lidhje me krizën në Siri." Ministri i jashtëm iranian gjithashtu shtoi: "Do ta shfrytëzojmë në maksimum këtë rast të krijuar për të shqyrtuar mënyrën më të mirë për zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe për të shqyrtuar situatën në rajonin e Lindjes së Mesme, si dhe për të analizuar bisedimet që janë zhvilluar për paqe në Siri dhe Jemen dhe për tu dhënë fund luftimeve në këto vende". Ministri i jashtëm i RII dhe sekretari i përgjithshëm i OKB janë takuar në Londër dhe kanë biseduar në lidhje me zhvillimet në rajon dhe gjetjen e mënyrës së bashkëpunimeve rajonale. Muhamed Xhevad Zarif, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB z. Ban Ki-moon. Zarif dhe Ban Ki-moon në këtë takim kanë theksuar se me bashkëpunimin e të gjitha vendeve dhe me negociata serioze mund të zgjidhet kriza në Siri. Në takimin ndërkombëtar për ndihmë popullit sirian që ka filluar sot në Londër, po marrin pjesë liderë të shteteve, institucioneve ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe kompanive private nga më shumë se 70 vende. Qëllimi i konferencës së donatorëve ishte të mbledhë 9 miliardë dollarë për refugjatët. Konferenca e Londrës, megjithatë, ka mbetur në hije për shkak të ndërprerjes së bisedimeve për paqe midis qeverisë dhe opozitës siriane në Gjenevë. Sidoqoftë, përfaqësuesi i OKB në Siri, z. Stefan Di Mistura ka thënë se negociatat e paqes nuk kanë dështuar por ato kanë nevojë për ndihmën e mbështetësve ndërkombëtare me në krye Amerikën dhe Rusinë. Spikeri Zv/ministri i jashtëm iranian për çështjet e Azisë dhe Oqeanisë, javën e kaluar deklaroi se ka filluar shkëmbimi i informacioneve mes Iranit dhe Indisë në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Z. Ibrahim Rahimpur, i cili zhvilloi një vizitë në Nju Delhi, deklaroi se Irani dhe India janë dy vende të mëdha, stabile dhe me ndikim, të cilët në kushtet e vështira aktuale kanë mundur të ruajnë sigurinë dhe stabilitetin e tyre dhe të ndihmojnë në luftën kundër terrorizmit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ai tha se përfaqësoi Iranin në konferencën ndërkombëtare kundër terrorizmit që u zhvillua javën e kaluar në Xhipur të Indisë dhe shtoi se qeveria indiane është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me Iranin në të gjitha aspektet e luftës kundër terrorizmit. Z. Rahimpur tha se në këtë konferencë që u organizua pa praninë e vendeve arabe, u theksua mbi zgjerimin e bashkëpunimit mes vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Spikeri Presidenti rus Vladimir Putin duke shprehur përkrahjen për zgjerimin e marrëdhënieve strategjike Teheran-Moskë, deklaroi se është e nevojshme të përdoren të gjitha potencialet për zgjerimin e gjithanshëm të këtyre marrëdhënieve. Putin, në takimin e zhvilluar në Moskë me këshilltarin për çështjet ndërkombëtare të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, tha se Irani zë një pozitë të veçantë në politikën e jashtme të Rusisë. z. Putin tha se ishte i kënaqur me vizitën e tij në Iran dhe me takimet e zhvilluara me funksionarët iranianë, sidomos me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe kjo vizitë ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nga ana e tij z. Ali Akbar Velajati, këshilltar për çështjet ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, në këtë takim vuri në dukje rëndësinë që ka zgjerimi i marrëdhënieve me Rusinë për liderin suprem të Revolucionit Islamik dhe për qeverinë e Iranit dhe shtoi: “Zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve mes dy palëve ishte i pakthyeshëm në rrugën të cilën e kishin filluar dy vendet dhe marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve po zgjerohen për çdo ditë e më tepër dhe në lidhje me çështjet rajonale si kriza në Siri, Irak dhe Jemen ekzistojnë pikëpamje të përbashkëta dhe bashkëpunim të afërt me dy vendeve”.

Tags