Nëntor 28, 2016 08:29 CET

Në këtë cikël emisionesh të ndarë në gjashtë pjesë, do të analizojmë politikat e qeverive evropiane në shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë përballjes me valën e emigrantëve.

 

 

Vala e emigrantëve që largohen nga krizat dhe konfliktet në Azi dhe Afrikë dhe që drejtohen për në Evropë, është kthyer në një nga sfidat më të mëdha politike, sociale e të sigurisë në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore. Ky problem është një nga arsyet e zgjerimit të prirjes së popujve evropianë drejtë ekstremit të djathtë dhe drejt partive ksenofobe dhe ky problem është thelluar aq shumë, sa ka tronditur edhe themelet e projektit të integrimit evropian. Gjatë gjithë historisë, për shkak të krizave, konflikteve e luftërave, njerëzit gjithmonë janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë dhe atdheu i tyre, me shpresën e arritjes në vendet e sigurta. Këta njerëz nga tmerri dhe frika e dhunës, agresionit dhe vrasjes, detyrohen të lënë atdheun e tyre dhe ky është edhe rasti i emigrantëve që sot janë drejtuar drejt vendeve evropiane.

Në epokën e sotme me gjithë progreset e mëdha industriale, respektimi i moralit dhe i të drejtave njerëzore vazhdon të jetë i dobët dhe padrejtësitë si gjithmonë ushtrohen ndaj njerëzve të dobët e të pambrojtur. Gjatë këtyre ditëve situata e emigrantëve në Evropë është e atillë që Komisariati i lartë i OKB për refugjatët e ka konsideruar atë si krizën më të madhe humanitare. Sipas organizatave ndërkombëtare, emigrantët e pastrehë në vendet evropiane ndodhen në prag të një krize humanitare dhe në vendin ku fliten fjalë të panumërta dhe fjali të bukura mbi të drejtat e njeriut, gjuha nuk mund të tregoj gjendjen e këtyre njerëzve dhe sjelljet e shëmtuara ndaj tyre.

Refugjatë quhet një apo disa persona, apo një grup të cilët për arsye të ndryshme janë detyruar të shpërngulen dhe të kërkojnë strehë në një vend tjetër. Që nga fillesat e krijimit të njerëzimit, mbrojtja e jetës ka qenë një nga qëllimet kryesore të njerëzve. Në fillim rreziku ndaj jetës vinte nga kafshët e egra dhe më pas nga vetë njerëzit. Për të shpëtuar nga këto rreziqe, njerëzit detyroheshin të strehoheshin nëpër shpella ose në vende të pakalueshme. Pas formimit të shoqërive, frika nga njerëzoret zëvendësoi frikën nga kafshët e egra dhe gjithmonë të dobëtit janë detyruar të largoheshin nga pronarët e tokave dhe nga të fuqishmit. Këtu mund të përmendim emigrimin drejt tokës së re të zbuluar, Amerikës, si dhe luftërat e brendshme në Amerikë. Edhe në shekullin e 20, Lufta e Parë Botërore shkaktoi një valë të madhe refugjatësh dhe kjo krijoi kushtet për përpilimin dhe miratimin e traktateve për përkrahjen e refugjatëve. Megjithatë këto traktate nuk mundën të ndihmon sa duhet refugjatët. Për këtë arsye Asambleja e Përgjithshme e OKB në vitin 1950 miratoi një rezolutë, ku theksohej nevoja e sqarimit të situatës së refugjatëve dhe kjo çoi në miratimin e Konventës së refugjatëve në vitin 1951.

 

Luftërat dhe fatkeqësitë natyrore kanë qenë faktorët kryesorë të shpërnguljeve dhe emigrimeve masive në shekullin e kaluar. Vendet që ishin fqinje me zonat e konfliktit, kanë qenë kryesisht destinacioni i parë i refugjatëve. Në shekullin e kaluar, të tilla emigrime janë vërejtur shpesh në Afrikë, Azi dhe në Amerikën Latine. Një nga vendet që gjatë shekullit të kaluar ka pritur miliona refugjatë është edhe RII. Gatë tre dekadave të fundit për shkak të luftërave në Afganistan dhe Irak, populli iranian ka pritur miliona refugjatë nga këto vende. Edhe tani afro 3 milionë qytetarë afganë jetojnë në RII. Komisariati i lartë i OKB për refugjatët disa herë ka vlerësuar dhe ka falënderuar mirëpritjen e qeverisë dhe të popullit iranian për miliona refugjatë afganë.

Gjendja e përshtarshme e emigrantëve afganistanezë në Iran

 

Në vitin 2011, koalicioni arabo-perëndimor plus Turqia, filloi një komplot të madh kundër Sirisë, duke shkaktuar shkatërrime të shumta në këtë vend dhe miliona sirianë u detyruar të shpërngulen në Turqi, Liban dhe Jordani. Meqenëse gjendja e shumicës së kampeve ku ndodhen refugjatët sirianë është e papërshtatshme dhe mungojnë mjetet më elementare për jetesë, shumë refugjatë sirianë kanë ndjekur rrugë të ndryshme duke u përpjekur të shkojnë në Evropë. Mijëra prej tyre e në veçanti fëmijët dhe gratë, kanë humbur jetën për shkak të anijeve të amortizuara dhe valëve të Detit Mesdhe. Edhe ata që arritën në brigjet e Evropës, i priste një fat i hidhur. Pretenduesit e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në botë kur u përballën me valën e gjerë të refugjatëve, në kundërshtim me të gjitha traktatet ndërkombëtare, i mbyllën kufijtë dhe preferuan të ndryshojnë ligjet për pranimin e refugjatëve, prandaj sot refugjatët përballen me dhunën, poshtërimin, keqtrajtimet  dhe torturat e forcave të sigurisë, policisë dhe të racistëve në vendet evropiane.

Dhuna e policisë kundër emigrantëve në Evropë

 

Që nga fillimi i vitit 2015, nuk ka ditë që nuk publikohen lajme mbi trajtimin brutal të refugjatëve në vendet evropiane. Komisariati i lartë i OKB për të drejtat e njeriut u kërkoi të gjitha vendeve evropiane t’i japin fund keqtrajtimit dhe abuzimeve me refugjatët dhe të përkrahin të drejtat e njeriut të të gjithë refugjatëve, por të tilla kërkesa nuk ndryshuan politikat e qeverive evropiane ndaj refugjatëve

Rrahja dhe keqtrajtimi i emigrantëve nga policia e Hungarisë në zonën kufitare Horgosh

Në bazë të ligjeve ndërkombëtare, arrestimi dhe burgosja e refugjatëve për shkak të shpërnguljes dhe kërkimit të strehimit, është e ndaluar. Megjithatë, me rritjen e numrit të refugjatëve në vendet evropiane, këto vende edhe për shkak të dobësisë në marrjen e masave për pritjen e refugjatëve, por edhe për të ndalur valën e refugjatëve, i kanë arrestuar dhe burgosur ata. Shumica e këtyre refugjatëve janë nga Iraku, Siria dhe Afganistani. Policia e Hungarisë në rajonin kufitar Horgosh, në kufi me Serbinë, ndali hyrjen e refugjatëve sirianë në këtë vend dhe kur u përballë me rezistencën e refugjatëve, përdori dhunën e egër ndaj tyre. Pasi goditën refugjatët dhe hodhën gaz lotsjellës ndaj tyre, policët hungarezë arrestuan një numër të madh refugjatësh. Nënjë foto të bën përshtypje një baba me fytyrë të përgjakur që përqafon fëmijën e tij. edhe publikimi i pamjeve nga një prej kampeve të refugjatëve në Gjermani, shkaktoi skandal të madh për autoritetet e landit Nordrajn Vestfalen. Komentatori i kanalit televiziv spanjoll, në lidhje me pamjet e trishtueshme   të sjellejs së egër të rojeve të kampit me refugjatët, tha: “Këtu nuk është Abu Gurejb. Këtu është një nag qendrat e refugjatëve në Gjermani. Dy nga rojete kampit janë duke u argëtuar. Njëri po godet me çizmen e tij kokën e  një prej refugjatëve algjerian”. Në imazhet e publikuara, njëri nga rojet e detyron një prej refugjatëve të flejë në dyshekun mbi të cilin ka vjellë. Disa nga qeveritë perëndimore si Gjermani, Austria dhe Suedia, në fillesat e valës së refugjatëve drejt Evropës, u përpoqën të marrin poza humanitare dhe t’i presin me lule refugjatët. Por, me thellimin e krizës në Siri, vala e refugjatëve u shtua dhe kjo reflektoi në ndryshimin e sjelljes së këtyre qeverive. Aktualisht, vendet evropiane kanë një pikëpamje të përbashkët në lidhje me refugjatët dhe të gjitha këto vende po përpiqen të pengojnë hyrjen e refugjatëve në Evropë dhe nëse ka ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, ajo ka të bëjë me mënyrat dhe rrugët e arritjes së këtij qëllimi.