T'a njohim Islamin
Të nderuar dëgjues jemi përsëri së bashku me emisionin tonë të përjavshëm me titull "T'a njohim Islamin", ku gjatë programit t sotëm do të flasim në lidhje me profecinë si një nga parimet e Islamit. Ju lutemi qëndroni me ne!
Pasi diskutuam mbi çështjen e monoteizmit ku thamë se është një nga bazat themelore të Islamit, edhe profecia dhe profetët bëjnë pjesë në mesin e parimeve kryesore të fesë islame. Para së të fillojmë të flasim në lidhje me këtë temë, vlen të theksohet se secili nga parimet e islamit, përfshirë profecinë, monoteizmin dhe ringjalljen, janë të lidhur mes veti në mënyrë të pashmangshme. Me fjalë të tjera, besimi në profeci, është bazë e monoteizmit në botë. Pra, parimi themelor i besimit në Zotin e Plotfuqishëm dhe Krijuesin e çdo gjëje që ekziston në këtë botë dhe në botën tjetër, është edhe dërgimi i profetëve për të drejtuar njerëzimin drejt përsosjes. Besimi në monoteizëm do të thotë se bota ka një Krijues, një udhëheqës dhe një ligjvënës. Ligjshmëria për të cilën njeriu ka nevojë të kompletojë vetëdijen dhe kërkesat e tij, mësohet nga profetët. Profecia në Islam do të thotë ardhja e Profetit Mohamemed (s.a.v.s.) dhe e profetëve të tjerë për udhëheqjen e njerëzimit. Profecia ka filluar me hz. Adem (as) dhe ka përfunduar me hz. Mohammed (s.a.v.s.).
Dijetarët islamë sa I përket kuptimit dhe definicionit të profecisë kanë paraqitur përkufizime të ndryshme. Në këto përkufizime ekzistojnë disa pika të përbashkëta, përfshirë faktin se të gjithë profetët janë njerëz ku qëllimi dhe misioni i tyre ishte udhëzimi njerëzve, promovimi i vlerave dhe i parimeve të shëndosha njerëzore, duke e drejtuar njeriut drejt progresit dhe prosperitetit. Një nga parimet kryesore të cilat të gjithë profetët e Zotit i kanë ndjekur, kanë qenë mësimi, frymëzimi dhe udhëzimi i njerëzimit. Çdo profet ishte i vetëdijshëm se njeriu ka nevojë për pastrim dhe për vlera të vërteta jetësore dhe secili nga ta ka ftuar njerëzit të respektojnë këto parime. Në mesin e të dërguarve të Zotit, disa kanë pasur edhe Librat e tyre hyjnor, në të cilët janë promovuar dhe shpjeguar dënimet dhe prezantimi i jurisprudencës së mëparshme.
Ekzistojnë disa pyetje të cilat në thelb kërkojnë të shpjegohet se cili ishte qëllimi i ardhjes së pejgamberëve në mesin e shoqërive njerëzore? Për të shpjeguar më në detaje këtë çështje, duhet shfrytëzuar logjikën e njeriut, ku secili e din se një strukturë organizative nuk mund të drejtohet pa administrator. Nëse e shikojmë këtë çështje në një spektër më të gjerë, shohim se udhëzimet dhe ligjet që udhëheqin një shoqëri po një njeri janë thelbësore. Si mund të pranohet ideja se universi me të gjitha madhështitë dhe përsosmëritë, qeniet njerëzore dhe krijesat tjerë, të mund të drejtohet pa një udhëzues? Natyrisht, asnjë mendje nuk mund ta pranojë pretendimin se universi është krijuar pa ndonjë qëllim dhe këtu argumentohet qartë fakti se Zoti i Plotfuqishëm është më i dijshmi, më i urti dhe çdo gjë që e ka bërë, e ka bërë në mënyrë të përsosur. Duke pasur parasysh se gjatë historisë njerëzore në mesin e shoqërisë e keqja kishte mundur të mirën, përçarjet ishin më të larta se solidaritetit, korrupsioni dhe marrëdhëniet midis njerëzve kishin kaluar çdo kufij, atëherë Zoti i Madhërishëm për t'i drejtuar dhe udhëzuar këto shoqëri në rrugën e drejtë, kishte dërguar profetët.
Po ashtu një nga arsyet kryesore e dërgimit ët profetëve nga ana e Zotit të Plotfuqishëm, është përmendur edhe liria njerëzore dhe zgjedhja. Qëllimi i krijimit të njeriut është bërë që ai të jetë i lirë dhe me vullnet të plotë të ec drejtë rrugës së drejtë dhe të përsosur dhe padyshim se rruga për arritjen e përsosmërisë është e gjatë. Me fjalë të tjera, njeriu është krijuar me qëllim adhurimin e Zotit dhe për të bërë vepra të mira dhe çdo njeri që kërkon lumturinë e Zotit, ai do të jetë i mëshiruara nga ana e Krijuesit. Përsosmëria dhe lumturia e vërtetë arrihen vetëm nëpërmjet veprave të mira. Zoti i Madhërishëm i ka mundësuar njeriut që të jetojë i lumtur duke bërë vepra të mira.
Një tjetër çështje e kuptimit të njohurive njerëzore është rruga e arsyes dhe e ndjenjës, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në sigurimin e nevojave jetësore, por për të kuptuar përsosmërinë dhe lumturinë, nuk janë të mjaftueshme vetëm dimensionet individuale dhe shoqërore, por më e rëndësishmja është ajo shpirtërore. Dituria në kuptimin hyjnor nënkupton njohjen e rrugës përtej kuptimit dhe arsyes, ku nëse një njeri dëshiron të bëj evolucion në vetvete, ai duhet të gjejë rrugën e vërtetë. Duke pasur parasysh të gjitha këto, Zoti i Plotfuqishëm ka vendosur dërgimin e profetëve. Nëpërmjet tyre njerëzit mësuar mënyrat e arritjes së lumturisë dhe përsosmërisë.
Nëse dëshirojmë të bëjmë një përmbledhje të shkurtër të këtij prezantimi, mund të themi se njeriu, është qenie e lirë dhe për të arritur përsosmërinë, është e nevojshme të bëjë disa gjëra, si p.sh. ndërgjegjësimi për ecjen në rrugën e duhur, ofrimi i bazave për të arritur këtë rrugë dhe fuqia e njeriut në zgjedhje. Për këtë arsye, Zoti i Madhërishëm i ka dhënë njeriut fuqinë e zgjedhjet si dhe e ka porositur atë të veprojë drejtë. Edhe pse arsyeja dhe kuptimi janë mjetet e njohjes njerëzore, megjithatë, aftësia për identifikimin e rrugës së drejtë dhe lumturisë njerëzore nuk u është dhënë njerëzve. Pra, për këtë arsye, Zoti i Plotfuqishëm ka vendosur që përmes të dërguarve të ndihmojë njerëzit në gjetjen e rrugës së drejtë dhe të lumturisë.
Pra, mund të thuhet se një nga qëllimet kryesore e dërgimit të profetëve nga ana e Zotit është shpëtimi i njerëzve nga injoranca, devijimi dhe udhërrëfimi i tyre drejtë dritës dhe shkëlqimit. Zoti i Plotësohem në ajetin 1 të sures Ibrahim thotë: " Elif, Lamë, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirës në dritë; (t’i nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit".
Me fjalë të tjera, profetët përmes veprimeve të tyre të humburit i orientuan në rrugën e vërtetë, i larguan ata nga errësira dhe i çuan në lumturi.