T'a njohim Islamin
Në programin e sotëm me titull "T'a njohim Islamin" do të vazhdojmë të flasim në lidhje me profecinë. Nëse ju kujtohet të nderuar dëgjues, në emisionin e mëparshëm folëm për nevojën e dërgimit të profetëve. Ju lutemi qëndroni me.
Të gjithë ne e dimë se njeriu është krijuar me një qëllim të veçantë për arritjen e një destinacioni. Njeriu është komponent e qenies dhe bota është krijuar për të. Pra, njeriu si pjesë e ekzistencës, nuk mund të jetë krijuar pa ndonjë qëllim. Zoti e di mirë se cila duhet të jetë rruga e njeriut, i sheh të gjitha veprimet e njerëzimit dhe të çdo gjëje që ekziston mbi tokë dhe në qiell. A mund të besohet se në këto kushte, Zoti i Plotfuqishëm, do ta drejtojë njeriun në rrugën plotë rreziqe jetësore, pa plan dhe pa udhëzime? Zoti si Krijues i universit e ka porositur njeriun të ec në rrugën e përsosmërisë dhe të veprojë gjëra të mira. Zoti i ka dhënë njeriut mendjen dhe e ka porositur atë të studiojë dhe të hulumtojë për gjetjen e rrugës së lumturisë. Një nga këto komponentë që Zoti i ka dhënë njeriut është forca e arsyes. Për këtë arsye Islami i kushton një vëmendje të veçantë arsyes dhe intelektit dhe një gjë të këtillë në mënyrë të përuruar ia ka atribuuar të dërguarit të Tij. Islami u rekomandon njerëzve të kërkojnë dituri nga djepi deri në varr dhe një orë meditim është e barabartë me 70 vjet adhurim.
Duke pasur parasysh se mendimi dhe meditimi kanë një pozitë të lartë në Islam, shumë mendimtarë janë të mendimit se arritjet e njeriut në disiplina të ndryshme shkencore, i ndihmojnë njeriut të plotësojë të gjithë nevojat e tij dhe padyshim se edhe gjeneratat e ardhshme do të përfitojnë nga këto të arritura. Pavarësisht shumë arritjeve që janë bërë dhe përpjekjeve të vazhdueshme për zbulime të reja, akoma ekzistojnë disa çështje që mbeten të panjohura për njerëzimit, posaçërisht në sferën shpirtërore. Vetë fakti që njeriu si qenie është shumë komplekse dhe misterioze, ekzistojnë disa mangësi në njohjen e tij. Për këtë çështje ekzistojnë shumë mangësi dhe kontradikta dh e mungon një qasje gjithëpërfshirëse, për faktin se shkenca është e vërtetë se ka arritur të ndikojë në evoluimin e njeriut, por janë talentet e brendshme të njeriut të cilat akoma nuk janë zbuluar. Mendimtarët janë të mendimit se antropologjia dhe epistemologjia kanë bërë përparime të konsiderueshme në këtë drejtim, por pa e ditur të vërtetën rreth njeriut dhe akoma nuk janë dhënë konstatime të sakta rreth njohjes së njeriut. Prandaj, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ekziston nevoja për njohjen e tipareve të përsosura njerëzore dhe sociale.
Në këtë mënyrë, mund të thuhet se edhe pse arsyeja dhe shkenca luajnë rol të madh në sigurimin e nevojave jetësore, por për të kuptuar përsosmërinë dhe lumturinë nuk janë të mjaftueshme. Njeriu ka nevojë për ndihmën e arsyes deri në kufirin e të kuptuarit të së mirës dhe së keqes, interesit dhe nevojave të veta. Ndonjëherë njeriu mund të shes dominimin e arsyes, por në realitet gjërat ndodhin në mënyrë të gabuar. Ndoshta një gjë duket se është e vendosur në vend të drejtë, por pas një kohe mund të shihet se ka qenë gabim, prandaj parandalimi i zemërimit, epshit dhe i paragjykimeve, mund të ndihmojë në kuptimin e realitetit. Pra, çdo njeri ka nevojë për të kuptuar qëllimin e krijimit të tij. Kjo gjë bëhet përmes mësimeve te pastra të predikuara nga profetët, sepse ata janë të pastër dhe gjërat i kanë marrë direkt nga burimi. Nëse e shikojmë historinë e legjislacionit në vende të ndryshme, shohim se rregullat janë produkt i një shqyrtimi të kujdesshëm të ekspertëve dhe studiuesve më të mirë, por pas një kohe edhe përkundër gjithë kësaj, ndodhin kontradikta. Kjo nuk do të thotë se të gjitha arritjet që vijnë nga të menduarit e njeriut, janë të padobishme apo të pasakta, por problemi është se sistemi ligjor, për shkak të një serie gabimesh dhe mungesës së lirisë së shprehjes, cungon aftësitë e atyre që mund të plotësojnë nevojat e njerëzve në një shoqëri. Është e vërtetë se shkencëtarët japin konstatimet e veta shkencore për të mirën e mirëqenies së njeriut, por këtu nuk përfshihen të gjitha aspektet e tij. Sepse gama e të kuptuarit dhe arsyeja e njeriut, janë të kufizuara dhe shumica e çështjeve janë jashtë qasjes së mendimit të tij.
Një pikë tjetër është dashuria dhe pasioni i njeriut për veten dhe me apo pa vetëdije mundohet të arrijë interesat e tij duke mos menduar thellë. Interesi vetëm për veten ndonjëherë shkon aq larg sa mund të jetë shkatërruar për vetë njeriun. Një njeri i tillë gjithmonë mendon për shkeljen e normave dhe të drejtave të tjerëve, për të përmbushur interesat e tij. Duke pasur parasysh këto karakteristikat të njeriut, nuk ka asnjë dyshim se ai do të mund të vendoste në mënyrë të paanshme për një mori çështjesh apo rregullave të ndershme. Edhe atëherë kur mund të shihet progres dhe ky progres në mënyrë të mjaftueshme do të kontribuojë tek njeriu për të kuptuar të gjitha aspektet e qenies së tij, prapëseprapë nuk do të jetë në gjendje të garantohet lumturia e shoqërisë.
Në botën bashkëkohore, shkenca dhe teknologjia kanë shënuar progrese të mëdha si rezultat i përparimit ët teorive shkencore të njeriut, por për fat të keq, edhe përkundër këtyre zhvillimeve, ne jemi dëshmitarë të shkatërrimeve, diskriminimeve, pabarazisë, luftërave, dhunës dhe gjakderdhjeve dhe në disa raste këto fenomene negative janë zgjeruar dukshëm. Kjo është krejt si rezultat i sistemeve legjislative të cilat burojnë nga mendja e njeriut, që në praktikë ashen të meta dhe boshllëqe të mëdha, duke shkaktuar vuajtje dhe padrejtësi shpirtërore. Kjo dëshmon se ligjet e njeriut pamarrë parasysh vlerave dhe kushteve , nuk mbrojnë sa duhet aspektin shpirtëror të njerëzimit. Kjo është për faktin se njerëzit janë të ndikuar nga vetë0interesi dhe trillimet dhe nuk mendojnë në mënyrë të sinqertë për shoqërinë. Ligjvënësit kanë ambicie dhe egoizëm dhe këto ndikojnë në çrregullime dhe vuajtje tek njerëzit. Sepse këto arsye dhe faktorë bëhen shkak që njerëzit në identifikimin e të mirës dhe të keqes dhe perceptimin e drejtë të drejtësisë bile edhe të stilit të zbatimit të saj, të ndahen në teoritë e tyre.
Sipas gjithë kësaj që thamë më lartë, është shumë e nevojshme që për zgjedhjen e problemeve të shikohet kuadri ligjor. Pra, ligji duhet të përmbushë të gjitha kërkesat e njeriut, si ato fizike, mendore, emocionale, shkencore, etj. Pa dyshim, legjislacioni i vetëm që mund t'i përmbushë të gjitha këto kërkesa është legjislacioni i Zotit të Plotfuqishëm. Ai ka menduar në pafundësinë e kënaqësive dhe lumturive të njerëzve. Njeriu që praktikon rregullat dhe normat e dhuruara nga Zoti, ai nuk do të ketë asnjë pengesë dhe gjithmonë do të ketë vetëdije të plotë.
Zoti është Ai që nuk e braktisë asnjëherë njeriun, Ai mësimet e tij të drejta i ka dërguar përmes të dërguarve të Tij. Profetët gjithmonë në mënyrën më të qetë kanë reflektuar mesazhet hyjnore dhe i kanë krijuar njeriut mundësinë të jetë i përsosur. Zoti i Plotfuqishëm në ajetet 164 dhe 165 të sures Nisa, ka thënë: " Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë. 165. të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të kenë fakt (arsyetim) pars All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë".
Nëse arsyeja do të ishte e mjaftueshme për njerëzit, atëherë profecia dhe shpallja nuk do të ishte e nevojshme, ndërsa nga këto ajete kuptojmë se me ardhjen e profetëve, u kompletua rruga e përsosmërisë për njerëzimin. Prandaj, doktrina e shpalljes dhe arsyes, janë dy krahë të fortë që fluturojnë drejt dinjitetit dhe lumturisë njerëzore. Në emisionin tjetër të nderuar dëgjues do të vazhdojmë edhe më tutje të flasim në lidhje me këtë temë. Deri atëherë mirëmbetshi!