Shkurt 24, 2016 10:40 CET
  • Speciale për zgjedhjet

Zgjedhjet për mandatin e dhjetë të Parlamentit Islamik dhe zgjedhjet për mandatin e pestë të Këshillit të Ekspertëve të Iranit do të zhvillohen më 26 shkurt 2016.

Çfarë rëndësie ka Parlamenti dhe sistemi parlamentar në Iran dhe si është përkufizuar roli i tij në Kushtetutë? Në këtë program do të shqyrtojmë pozitën e Parlamentit në Kushtetutën e Iranit.   

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me votën e fshehtë të popullit. Neni i 76-të i Kushtetutës i ka dhënë kompetencën Parlamentit për të vëzhguar dhe hetuar të gjitha çështjet e vendit. Limitet e kompetencave të deputetëve tregojnë rëndësinë e pozitës së Parlamentit Islamik në Kushtetutën e Iranit. Prej këtyre kompetencave mund të përmendim faktin se deputetët e Parlamentit në kuadër të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive si deputetë, gëzojnë lirinë e plotë në shprehjen e mendimit dhe votës së tyre dhe ata nuk mund të vendosen nën hetime për shkak të deklarimit të qëndrimeve që bëjnë në Parlament ose për shkak të votave që japin rreth ndonjë çështje në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Një prej rasteve që duhet të njihemi plotësisht me atë si kriter të rolit të Parlamentit Islamik në sistemin e Republikës Islamike të Iranit, është njohja e detyrave të një deputeti të Parlamentit. Deputetët në Parlamentin e Iranit brenda kompetencave që u janë dhënë atyre dhe në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive si deputetë të Parlamentit Islamik, marrin përsipër kryerjen e detyrave të rëndësishme. Deputetët e Parlamentit Islamik në përgjithësi kanë dy detyra kryesore. E para është detyra e ligjvënies dhe e dyta është detyra e mbikëqyrjes. Në bazë të nenit të 71-të të Kushtetutës, Parlamenti Islamik i Iranit posedon kompetencat e përgjithshme për ligjvënie. Në tekstin e këtij neni thuhet: “Parlamentin Islamik i Iranit në të gjitha çështjet brenda kornizës së caktuar në Kushtetutë, mund të vendosë ligje”. Në bazë të kësaj, propozimi i ligjeve mund të hyjë në Parlament në dy forma në projektligje ose në plane. Projektligji është një amendament i cili përgatitet nga qeveria dhe pas kalimit të fazave ligjore, dërgohet në Parlament për tu miratuar në formë të ligjit. Plani me këtë rast është një propozim që paraqitet në Parlament nga më së paku 15 deputetë të Parlamentit ose nga Këshilli i Lartë i Provincave. Miratimi i ligjit për buxhetin, miratimi dhe ratifikimi i traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, ndryshimi i vijave kufitare dhe ose vendosja e kufizimeve të domosdoshme në vend për shkak të rrethanave emergjente si lufta, janë detyra të tjera të deputetëve të Parlamentit Islamik. Parlamenti Islamik i Iranit përveç detyrave të ligjvënies, ka edhe përgjegjësi në fushën e mbikëqyrjes. Ministrat pasi të zgjidhen nga presidenti i shtetit, prezantohen në Parlamentin Islamik të Iranit për të marrë votëbesimin e deputetëve (neni 133 i Kushtetutës së Iranit) dhe Parlamenti Islamik duhet të deklaroi qëndrimin e tij në lidhje me dhënien e votëbesimit ose jo për secilin prej ministrave të qeverisë. Në bazë të nenit 76 të Kushtetutës, Parlamenti Islamik i Iranit ka të drejtë të bëjë vëzhgimin dhe hetimin e të gjitha çështjeve të vendit”. Në bazë të kësaj çështja e vëzhgimit dhe hetimit është gjithëpërfshirëse dhe përfshinë të gjitha sektorët e vendit, por edhe ministritë dhe qeverinë. Në bazë të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit administrimi i çështjes së vendit duhet të bëhet duke u mbështetur në votat e shumicës së përgjithshme. Nga pikëpamja e Kushtetutës, Parlamenti në sistemin e Republikës Islamike të Iranit ka kompetenca të gjera të cilat kanë rëndësi shumë të madhe në mbrojtjen e sistemit shtetëror dhe në zbatimin e parimeve të Kushtetutës. Në realitet mund të thuhet se veprimtaria e Parlamentit e cila zhvillohet nëpërmjet deputetëve të zgjedhur nga populli dhe paraqitet në formë të ligjeve të miratuara, ushtron rol themelor në shumë procese të vendimmarrjeve, ligjvënies dhe në hartimin e programeve. Në bazë të ligjeve të Republikës Islamike të Iranit, Parlamenti Islamik është një institucion për hartimin e sistemit të vlerave të pranuara nga Republika Islamike e Iranit dhe për përgatitjen dhe miratimin e ligjeve islamike për të gjitha nevojat e shoqërisë në fusha të ndryshme shoqërore, ekonomike, politike, propagandistike, ushtarake, morale dhe juridike. Prandaj Parlamenti quhet edhe “institucioni ligjvënëse”. Parlamenti Islamik i Iranit në realitet është yndyra e votës së popullit dhe kushtet e zgjedhësve dhe të të zgjedhurve dhe cilësinë e zgjedhjeve e cakton gjithashtu ligji. Shpjegimi i detyrave dhe kompetencave të gjera të institucionit ligjvënës në Kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit ka rëndësi aq të madhe saqë një e treta e neneve të saj i janë kushtuar Parlamentit. Këto kompetenca i kanë dhënë një pozitë të veçantë dhe të dallueshme Parlamentit Islamik të Iranit. Prandaj, Parlamenti në sistemin e Republikës Islamike të Iranit zë vend në krye të çështjeve dhe në bazë të nenit 59 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, Parlamenti konsiderohet shtylla më e rëndësishme në procesin e vendimmarrjes në Republikën Islamike të Iranit. Parlamenti Islamik i Iranit gjatë nëntë mandateve të kaluara gjithnjë është formuar me rregull dhe brenda afatit të caktuar dhe për shkak të rolit të rëndësishëm që ka në sistemin e Republikës Islamike të Iranit, shteti i Iranit kurrë nuk ka mbetur pa Parlament. Sipas nenit 63 të Kushtetutës, mandati i deputetëve të Parlamentit Islamik të Iranit është katër vjeçar. Zgjedhjet për çdo mandat, duhet të organizohen para përfundimit të mandatit paraprak në mënyrë që vendi në asnjë periudhë të mos mbetet pa Parlament. Numri i deputetëve të Parlamentit Islamik të Iranit aktualisht është 290 persona. Që nga data e referendumit të vitit 1989, pas çdo dhjetë vite, duke marrë parasysh faktorët njerëzorë, politikë, gjeografikë dhe të ngjashme me këta, më së shumti mund të shtohet numri i deputetëve edhe me 20 persona. Komunitetet fetare secili ka nga një deputet, si dhe komuniteti armenas në veri dhe jug secili ka nga një deputet. Parlamenti Islamik i Iranit brenda kompetencave të tij të caktuara në Kushtetutë, mund të vendos ligje në lidhje me të gjitha çështjet. Në përputhje me nenin 72 të Kushtetutës, Parlamenti Islamik i Iranit nuk mund të vendos ligje të cilat janë në kundërshtim me parimet dhe dispozitat e fesë zyrtare të vendit ose që janë në kundërshtim me Kushtetutën. Përcaktimi i kësaj çështjeje që është theksuar në nenin 96 të Kushtetutës, është në kompetencën e Këshillit të Rojave të Revolucionit Islamik të Iranit. Projektet ligjore pas miratimit të këshillit të ministrave, dërgohen në Parlament dhe planet ligjore mund të paraqiten me propozimin e më së paku 15 deputetëve në Parlamentin Islamik të Iranit. Sipas nenit 137 dhe 122 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, ministrat e qeverisë dhe presidenti i shtetit i përgjigjen Parlamentit, prandaj deputetët e Parlamentit mund të pyesin ata në lidhje me ecjen e proceseve dhe çështjeve të ndryshme në vend. 

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në lidhje me çështjet e ndryshme të nevojshme, mund të thërrasin në interpelancë këshillin e ministrave ose secilin nga ministrat dhe nëse konsiderohet e nevojshme, deputetët mund të deklarojnë mosbesimin e tyre ndaj qeverisë dhe ministrave. Nëse Parlamenti nuk e jep votëbesimin, këshilli i ministrave ose ministri i thirrur në interpelancë, shkarkohet nga posti që drejton. Nëse më së paku një e treta e deputetëve të Parlamentit Islamik të Iranit do të thërrasin presidentin e shtetit në interpelancë si kryetar i këshillit ekzekutiv dhe i qeverisë së vendit, presidenti i shtetit brenda një muaji pas paraqitjes së kësaj kërkese, duhet të paraqitet në Parlament dhe duhet të jap shpjegime të mjaftueshme në lidhje me çështjet e paraqitura. Nëse pas deklaratave të deputeteve pro dhe kundër dhe pas shpjegimeve të presidentit të shtetit, shumica e dy të tretave të deputetëve të Parlamentit do të votojnë kundër meritave dhe mënyrës së qeverisjes së presidentit, atëherë do të paraqitet kërkesa pranë liderit suprem për zbatimin e nenit 110 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit. Gjithashtu secili person që ka ankesë ndaj mënyrës së punës së Parlamentit ose të qeverisë ose të institucioneve të sistemit juridik, mund ta paraqesë ankesën e tij në formë të shkruar në Parlamentin Islamik të Iranit. Parlamenti gjithashtu ka për detyrë të shqyrtojë këto ankesa dhe të përgjigjet në mënyrë të mjaftueshme. Të gjitha amendamentet e miratuar në Parlamentin Islamik duhet të dërgohen në Këshillin e Rojave. Këshilli i Rojave ka për detyrë që brenda dhjetë ditëve që nga data e pranimit, të shqyrtojë amendamentet e Parlamentit nga aspekti i përputhshmërisë së tyre me Kushtetutën dhe nëse do të arrijë në konkludim se ato nuk përputhen me Kushtetutën, i kthen ato në Parlament për rishikim. Për ndryshe amendamentet nuk mund të hyjnë në fuqi për zbatim. Sipas Kushtetutës së RII, Këshilli i Rojave formohet nga dijetarët fetarë dhe ekspertë të juridikes me qëllim për të mbrojtur dispozitat islame dhe për të respektuar plotësisht Kushtetutën gjatë miratimit të amendamenteve të Parlamentit. Ky institucion ka përgjegjësinë për të konfirmuar amendamentet dhe ligjet e miratuara në Parlament. Këshilli i Rojave përbëhet nga 12 anëtarë, gjashtë prej tyre janë ekspertë të jurisprudencës islame të njohur plotësisht me kërkesat e kohës dhe çështjet aktuale. Këta ekspertë zgjedhën nga lideri suprem i Revolucionit Islamik, ndërsa gjashtë anëtarët e tjerë propozohen nga kryetari i sistemit juridik në Parlamentin Islamik dhe zgjedhën me votën e deputetëve të Parlamentit. Në këtë mënyrë, Këshilli i Rojave përbëhet nga 12 anëtarë. Përcaktimi i amendamenteve të Parlamentit Islamik të Iranit se nuk janë në kontradiktë me dispozitat e Islamit bëhet me shumicën e juristëve fetarë të Këshillit të Rojave, ndërsa përcaktimi i amendamenteve të Parlamentit se nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën e Iranit bëhet me shumicën e anëtarëve të Këshillit të Rojave. Këshilli i Rojave gjithashtu mbanë përgjegjësinë për mbikëqyrjen e procesit të organizimit të zgjedhjeve për Këshillin e Ekspertëve të Udhëheqjes, të zgjedhjeve presidenciale, të zgjedhjeve për Parlamentin Islamik, si dhe për mbikëqyrjen e organizimit të referendumit popullor. Vlen të theksohet se mandati i parë i Parlamentit Islamik të Iranit ka filluar në qershor të vitit 1980 me mesazhin e liderit të ndjerë të Revolucionit Islamik të Iranit, imam Khomeini (ra). Parlamenti Islamik i Iranit në realitet është simbol i vullnetit të popullit iranian dhe deputetët që zgjidhën për institucionin ligjvënës, në bazë të nenit 84 të Kushtetutës, janë përfaqësues të të gjithë qytetarëve iranianë. Të gjithë këta deputetë që përbëjnë Parlamentin Islamik të Iranit janë përgjegjës para qytetarëve iranianë.


Tags