May 03, 2017 09:51 CET

Përshëndetje për ju të nderuar miq! Shpresojmë që kudo që jeni, të jeni të lumtur dhe të gëzuar.

Demokracia fetare është parimi kryesor i Revolucionit Islamik të Iranit dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e popullit në zgjedhje në Iran. Pjesëmarrja politike i krijon popullit mundësinë që të kenë ndikim vendimtar mbi çështjet që ndikojnë në jetën e tij. Imam Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit parim kryesorin të sistemit islamik e konsideronte pjesëmarrjen e popullit në zgjedhje, për arsye se Imam Khomeini (ra) themeloi Republikën Islamike të Iranit mbi bazën e kërkesave popullore dhe për këtë arsye gjithmonë theksoi për pjesëmarrjen sa më masive të popullit në zgjedhje. Lideri suprem i Revolucionit islamik në një nga fjalimet e tij ka theksuar se demokracia fetare sot duhet të realizohet në praktikë dhe ka shtuar se RII që nga themelimi i saj e deri më tani, ka mbajtur zgjedhje për të realizuar në mënyrë të plotë demokracinë fetare. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik ka theksuar se sot është radha e Islamit. Zgjedhjet shtylla kryesore e sistemit të demokracisë fetare. Tani njerëzit e thjeshtë janë aktorët e vërtetë politikë, pjesëmarrja e popullit në zgjedhje do të forcojë edhe mëtej shtyllat e sistemit ët Republikës Islamike të Iranit. Nga zgjedhja e presidentit deri të zgjedhja e përfaqësuesve të Parlamentit Islamik të Iranit. Në sistemin e demokracisë fetare fjala e parë dhe e fundit i takon kutive të votimit dhe protagonistët e kutive të votimit do të jenë qytetarët iranianë të cilët do të votojnë me mençuri dhe mendje të shëndosh. Populli iranian do të vendos vetë për të ardhmen e tij. Pjesëmarrja masive e qytetarëve nëzgjedhje krijon tek ata ndjenjën e përgjegjësisë dhe dëshmon se populli iranian është ai që drejton dhe menaxhon vendin drejt rrugës së progresit. Ajetollah Khamenei theksoi se vakumi i ideologjisë në botën e sotme është një mundësi e mrekullueshme për kontributin e Islamit. Sot është radha e Islamit, sot është mundësia më e mirë për tëdëshmuar para botës se Islami është sistemi më i mirë i qeverisjes që bazohet në dinjitet njerëzor dhe në drejtësi për të gjithë njerëzit. Te nderuar degjues, ju faleminderit që ishit me ne!

 

Tags