May 17, 2017 10:43 CET

Procesi zgjedhor në zgjedhjet presidenciale në Iran ka hyrë në fazën finale. Zgjedhjet e 12-ta presidenciale më 19 maj 2017 do të mbahen njëkohësisht me zgjedhjet për këshilla të qyteteve dhe fshatrave dhe ato për raundin afatmesëm të parlamentit të RII. Në vazhdim të emisioneve tona në lidhje me zgjedhjet në Iran, në këtë program do të flasim në lidhje me deklaratat e gjashtë kandidatëve për president të RII. Ju lutemi të na ndiqni!

Populli iranian ka zgjedhur rrugën e lirisë shoqërore dhe politike, si dhe lirinë e mendimit dhe shprehjes, tha Ruhani, duke shtuar se ai po kërkon "siguri të vërtetë" së bashku me unitetin. Në bazë të paragrafit 9 të nenit 110 të Kushtetutës së RII, kandidatët presidencialë kualifikohen në bazë të parimeve të parashtruar në këtë dispozitë kushtetuese, duhet që para zgjedhjeve të marrin miratimin e Këshillit të gardianëve. Në këtë aspekt, është përcaktuar që kandidatët të kenë një histori politike dhe fetare të pastër dhe të respektojnë parimet e RII. Populli iranian ka zgjedhur rrugën e lirisë shoqërore dhe politike, si dhe lirinë e mendimit dhe shprehjes, ka deklaruar z. HasanRuhani, duke shtuar se ai po kërkon "siguri të vërtetë" së bashku me unitetin. Deklarata e z. Hasan Ruhani: “Administrata kishte zgjedhur durimin dhe tolerancën kundër kritikëve, por ishte kundër ofertave "destruktive" që e kishin në shënjestër, duke i quajtur përpjekjet e tilla ilegale nga pikëpamjet ligjore dhe fetare. Në fushën e politikës së jashtme, ekipi im ka miratuar "ndërveprim konstruktiv" me botën, duke i dhënë përparësi fqinjëve të Iranit dhe vendeve muslimane."Ne do të ndërveprojmë me aziatikët, evropianët, amerikanët dhe të gjitha vendet që nuk mbajnë armiqësi kundër nesh dhe që veprojnë me drejtësi”. Kandidati Sejed Ebrahim Raisi theksoi problemet ekonomike të Iranit dhe tha se populli i madh iranian nuk meriton të jetë i goditur nga probleme të tilla si varfëria absolute, papunësia e të rinjve dhe korrupsioni ndërsa vendi është i pasur me burime. Deklarata e Sejed Ebrahim Raisi ; “Menaxhimi revolucionar mund të prodhojë nderime të mëdha për popullin. Problemi kryesor në vendin tonë nuk është mungesa e likuiditetit, pajisjeve dhe burimeve, por menaxhimi i dobët ekzekutiv dhe ekonomik. Papunësia dhe mbyllja e njësive prodhuese janë probleme të mëdha me të cilat ballafaqohet ekonomia e vendit. Ai shtoi se administrata e ardhshme duhet të bëjë plane për të ngushtuar boshllëqet sociale në një përpjekje për të nxitur drejtësinë”. Mohamed Baker Kalibaf po ashtu kandidat për president të RII ka shpalosur programin e tij zgjedhor. Deklarata e Mohamed Baker Kalibaf; “Ju mund t’i besoni Kalibafit, sepse ai asnjëherë nuk ka vepruar nën tavolinë. Ju mund të më besoni, sepse deri mëtani ka realizuar të gjitha përgjegjësitë e mëparshme me kapacitete të mëdha. Ju mund të më besoni sepse kam një listë tëtë rinjve dhe personave me përvojë që kanë vullnet të punojnë për vendin. Unë pranoj çdo gabim dhe do të angazhohem që sëbashku me ju të arrijmë nivelet më të larta të menaxhimit të vendit. Unë do të përpiqem t’a përparojë vendin dhe të krijojë mirëqenie, paqe dhe  siguri për të gjithë vendin nëse zgjidhem president. Gjatë kohës sa kam qenë kryebashkiak i Teheranit, kam eliminuar varfërinë në shoqëri, duke mos lënë vend për kritika në lidhje me shkallën e varfërisë në vend”.

Es’hak Xhehan giri, nënpresidenti i parë i deritanishëm i RII po ashtu është kandidat për president nëzgjedhjet presidenciale të RII. Shumë analistë besojnë se ai ka arritur të sigurojë mbështetje shpirtërore nga zërat e të moderuarve, veçanërisht gjatë debateve televizive. Deklarata e Es’hak Xhehangiri-; “Njësitë e banimit të pabanuara janë pengesa kryesore për zgjidhjen e problemit të strehimit dhe rritja e kredive bankare dhe krijimi i fondeve për investime në strehim do të ishin zgjidhje e mirë për këtë çështje. Sot njerëzit i besojnë qeverisë dhe ky besim shërben si një burim i madh për qeverinë. Ne duhet të lëvizim drejt tërheqjes së turistëve të huaj, veçanërisht turistëve kulturorë, të cilët do ta vizitonin vendin me qëllim të pelegrinazhit. Këto mund të sjellin miliarda dollarë, të kontribuojnë në ekonomi dhe të krijojnë punësim”. Mostafa Agha Mir Salim, është një tjetër kandidat në zgjedhjet presidenciale që gëzon mbështetjen e konservatorëve tradicionalë të Iranit. Mir Salim i diplomuar në inxhinieri mekanike në universitetin Poitiers në Francë, në vitin 1982 kryesoi administratën presidenciale, i cili më pas u zgjodh si këshilltar i presidentit të asaj kohe. Mir Salim ka kryer aktivitete edhe në Ministrisë e Kulturës dhe Udhëzimeve islame. Deklarata e Mir Salim; “Unë do të veprojë për respektimin e të drejtave të popullit të madh iranian. Unë kam ardhur për të ndarë rrugën me ju dhe për t’u bërëbashkë me ju pjesëtarë i sofrës së bekuar të revolucionit. Do të përpiqen tëshpëtojë vendin nga problemet ekonomike dhe sociale. Unë do të ofrojë plane për uljen e nivelit tëndotjes së ajrit në Teheran. Unë plane të tillë kam paraqitur edhe më herët por ato nuk janë realizuar deri më tani. Nëse do të zgjidhem president do të krijoj nëj ekip të mirëfilltë të ekspertëve për të gjetur zgjidhje për çdo çështje”.

Sejed Mostafa Hashemi Taba, është kandidati tjetër i cili u miratua nga  Këshilli i gardianëve për president nëzgjedhjet e 12-ta presidenciale në RII. Hashemi Taban ë vitin 1980 ishte emëruar ministër i minierave dhe teknologjisë dhe më pas u emërua kryetar i Komitetit olimpik kombëtar të Iranit. Ai në raundin e tetë të zgjedhjeve presidenciale ishte konkurrent i presidentit të parë të qeverisë reformatore. Deklarata e Hashemi Taba; “Shpresoj që në qoftë se populli më jep besimin dhe në bazë të detyrës së kam vënë para vetes si një kandidat presidencial, kam kuptuar se përmes planeve dhe programeve të mirëfillta të hartuara nga ekspertë të fushave të ndryshme, do të arrijë të lëvizë përpara dhe populli iranian të përfitojë nga këto plane. Unë gjatë gjithë jetës time jam angazhuar për krijimin e politikave që janë në interes të popullit dhe një gjë të këtillë do t’a bëjë nëse populli vendos që unë të jem president i ardhshëm i RII”. Me këtë rast, mund të kolaudojmë se gjatë procesit të fushatës zgjedhore, secili kandidat ka paraqitur idetë të ndryshme në këto zgjedhje. Pavarësisht disa linjave politike dhe përçarëse, zgjedhjet në RII bazohen vetëm në votën e popullit. Pra populli është ai që deri më t ani ka vendosur dhe do të vendos edhe në të ardhmen për njeriun i cili do të udhëheq vendin.

 

 

Tags