Qershor 25, 2017 09:06 CET

Shumica e devijimeve të njeriut janë rezultat i mëkateve që kryen nga ai ose për shkak të vetive të këqija që gjenden në qenien e tij. Në të dy mënyrat, rezultati është devijimi, përveç nëse drita e pendimit të ndriçojë në zemrën e njeriut. Arsyeja për të cilën njeriu nuk duhet ta vonojë pendimin dhe menjëherë të heq dorë nga mëkati, është kjo që në shumicën e kohës njeriu zhytët në baltën e mëkatit dhe bëhet e pamundur dalja nga ajo baltë.

Një prej begative shpirtërore të muajit të Ramazanit, është mishërimi me Kur'anin që sidomos gjatë netëve të Kadrit, këndimi i ajeteve të Kur'anit dhe reflektimi në ato, është porositur në masë të madhe. Edhe në duanë e sotme lexojmë:

للهمّ افْتَحْ لی فیهِ أبوابَ الجِنانِ واغْلِقْ عَنّی فیهِ أبوابَ النّیرانِ وَوَفّقْنی فیهِ لِتِلاوَةِ القرآنِ یا مُنَزّلِ السّکینةِ فی قُلوبِ المؤمِنین."

"O Zot, hapi për mua dyert e parajsës dhe mbylli për mua dyert e zjarrit të ferrit dhe më jep mundësi që të lexojë më shumë Kur'anin e shenjtë o zbritësi i qetësisë në zemrat e besimtarëve!".

Duke marrë parasysh faktin se e vërteta e Kur'anit të shenjtë ka zbritur në muajin e Ramazanit dhe në natën e Kadrit në zemrën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., ekziston një lidhje e veçantë mes Kur'anit dhe muajit të Ramazanit, deri në atë masë saqë muajin e Ramazanit e kanë quajtur "Pranvera e Kur'anit". Kjo do të thotë se ashtu sikur në stinën e pranverës bota natyrore gjen një jetë të re, dashamirësitë e Kur'anit në këtë muaj më shumë se më parë afrohen me Kur'anin e shenjtë dhe me leximin, mësimin dhe kuptimin e mësimeve të Kur'anit të shenjtë, i gjallërojnë zemrat e tyre me një jetë të freskët. Në muajin e Ramazanit, në muajin e mishërimit me Kur'anin, besimtarët duhet të krijojnë në vetën e tyre karakteristikën e mishërimit me Kur'anin dhe duhet të kenë një lidhje të ngushtë me atë. Kjo është për arsye se Kur'ani është libër i përkryer për ndërtimin e njeriut dhe përmban të gjitha programet për arritjen e lumturisë. Kur'ani është fjalë e Zotit dhe zbatimi i mësimeve të tij, padyshim se bëhet shkak për shpëtimin e njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër. Atëherë kur ta njohim Kur'anin e shenjtë, e kuptojmë madhërinë e Shpallësit të tij dhe e kuptojmë përmbajtjen e tij dhe pastaj me dashuri, krijojmë lidhje mendore dhe praktike me atë dhe në këtë mënyrë mund të pretendojmë se jemi mishëruar me Kur'anin e shenjtë.

Mishërimi me Kur'anin

Mishërimi, në parim do të thotë njeriu të mësohet dhe të adoptohet, ashtu siç mishërohet foshnja me gjirin e nënës. Njohësi i vërtetë është ai i cili me Zotin dhe fjalën e tij mishërohet deri në këtë masë. Domethënia e mishërimit të vërtetë, është adoptimi i përzierë me dashuri të pandashme që forcon lidhjen e njeriut më atë që e do. Një mishërim i tillë me Zotin dhe fjalën hyjnore, është karakteristikë e të dashurve të Zotit.

Në librin Nahxhul-Belagha është theksuar shumë në lidhje me njohjen e Kur'anit dhe zbatimin e mësimeve të tij. Për shembull, Imam Aliu (a.s.) në ligjëratën 193 të Nahxhul-Belagha thotë: "Besimtarët e devotshëm janë ata të cilët e lexojnë ngadalë Kur'anin e shenjtë dhe duke reflektuar në ajetet kur'anore, prandaj nga Kur'ani marrin kurimin për dhimbjet e tyre. Ata çdo herë kur të arrijnë në një ajet në të cilin ekziston inkurajimi, e lexojmë me dashuri të madhe atë dhe shpirti i tyre përqendrohet në të me pasion më të madh, ndërsa çdo herë kur arrijnë te një ajet në të cilin ekziston paralajmërim, hapin veshët e zemrës së tyre për të dëgjuar më mirë".

Kjo shprehje, tregon këtë se ajetet e Kur'anit gjithnjë duhet të ushtrojnë ndikim mbi zemrat e besimtarëve dhe të shkaktojnë ndryshim mendor dhe praktik, si dhe të shtojnë besimin e tyre. Në të kundërtën, Kur'ani do të jetë një libër i padobishëm për ne. Nga rrezet ndriçuese të Kur'anit përfitojnë në mënyrë të drejtë ata të cilët janë të devotshëm dhe qenia e tyre të mos jetë e përzier me injorancë, idhujtari, padrejtësi dhe hipokrizi.

Në këtë edicion do të lexojmë ajetin 10 të sures Rum të Kur'anit të shenjtë.

" ثُمَّ کانَ عاقِبَةَ الَّذینَ أَساؤُا السُّوأى أَنْ کَذَّبُوا بِآیاتِ اللَّهِ وَ کانُوا بِها یَسْتَهْزِؤُن."

"Pastaj fundi i atyre të cilët kanë kryer vepra të këqija, ka arritur deri në atë masë saqë kanë përgënjeshtruar argumentet e Zotit dhe kanë përqeshur ato!".

Ky ajet synon të paraqes këtë çështje se mëkati, e largon njeriun nga rruga e drejtë, ashtu sikur myslimanët të cilët kishin besuar, mirëpo për shkak të një çasti neglizhence, kanë kryer mëkat dhe janë larguar nga rruga e vërtetë. Ky devijim nga rruga e drejtë, është shumë i rrezikshëm. Edhe nëse këndi i devijimit të jetë i vogël, gradualisht ky kënd rritet më shumë dhe njeriu sa më shumë që të shkojë përpara, largohet më shumë nga rruga e drejtë dhe mund të arrijë deri në atë masë saqë të përgënjeshtrojë argumentet hyjnore. Në hadithet profetike, gjithashtu, thuhet se kur individi kryen një mëkat, në zemrën e tij krijohet një pikë e zezë dhe pasi të pendohet, pastrohet ajo pikë e zezë nga zemra e tij. Mirëpo nëse individi shton mëkatet e tij, kjo pikë e zezë rritet në zemrën e tij dhe e mbulon atë kështu që njeriu nuk mund ta gjejë rrugën e shpëtimit.

Shumica e devijimeve të njeriut janë rezultat i mëkateve që kryen nga ai ose për shkak të vetive të këqija që gjenden në qenien e tij. Në të dy mënyrat, rezultati është devijimi, përveç nëse drita e pendimit të ndriçojë në zemrën e njeriut. Arsyeja për të cilën njeriu nuk duhet ta vonojë pendimin dhe menjëherë të heq dorë nga mëkati, është kjo që në shumicën e kohës njeriu zhytët në baltën e mëkatit dhe bëhet e pamundur dalja nga ajo baltë. Nuk kanë qenë dhe nuk janë të paktë ata të cilët në fillim ishin në frontin e të vërtetës, mirëpo gradualisht anuan drejt rrugës së devijuar dhe të humbur. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me shpatën e një personi i cili në një periudhë kishte luftuar përkrah Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., mirëpo më pas ishte vrarë në një luftë mes myslimanëve,  ka thënë: "Kjo shpatë, në shumë ditë kishte hequr zemërimin nga fytyra e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.! Kjo shpatë, është ajo shpatë e cila ishte ngritur kundër Ali bin Abu Talib, khalifit të myslimanëve!".

Çështje tjetër me rëndësi që mund të perceptohet nga ky ajet, është kjo që thuhet: "fundi i atyre të cilët për të arritur qëllimet e tyre, shfrytëzojnë mjete të këqija, është fundi më i keq". Kjo është ajo që nëse një person do të ketë perceptim të drejtë nga ajo, do ta rishikojë plotësisht konceptin e "zgjuarsisë". A është i zgjuar ai i cili shfrytëzon të drejtën e të tjerëve në interes të tij apo ai i cili për të mos shkelur të drejtën e dikujt tjetër, heq dorë edhe nga e drejta e tij?

Çështja e fundit që vërehet në këtë ajet është përqeshja dhe tallja si një karakteristikë e idhujtarëve dhe mohuesve të profetëve. Prandaj secili myslimanë duhet të ketë parasysh se nëse nuk mund ta besojë një çështje, atë të mos e përqesh, por të kërkojë përgjigje logjike dhe argumentuese për atë. Nëse ai gjen argument për atë, duhet ta pranojë, për ndryshe me gjuhë dhe logjik të përshtatshme, duhet ta refuzojë atë.

Tani do të paraqesim disa këshilla të ushqyerjes gjatë muajit të Ramazanit.

Në muajin e bekuar të Ramazanit, mos ngrënia dhe mospirja për shumë orë, bëhet shkak që të krijohet aromë e keqe në gojë. Kjo çështje ishte paraqitur si një problem shoqëror në mesin e të rinjve dhe për shkak të problemeve që krijohen në lidhjen mes individëve, ka pasoja të këqija shpirtërore dhe psikologjike. Natyrisht se muaji i Ramazanit për arsye të begative që ka dhe për shkak të ndryshimeve që krijon në shpirtin e njerëzve, ka një madhëri dhe vlerë aq të madhe saqë Zoti i madhëruar për shkak se robërit i nënshtrohen Atij, aromën e keqe të gojës së agjëruesit e ka krahasuar me aromën e bukur të myshkut. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në lidhje me këtë ka thënë: "Në muajin e bekuar të Ramazanit, aroma e keqe e gojës së agjëruesit pranë Zotit është më e vlefshme se sa aroma e myshkut dhe aromat e tjera të bukura". Megjithëkëtë, respektimi i disa rregullave ushqimore mund të parandalojë aromën e keqe të gojës. Dr. Haerjan, dentist, thotë se mbetja e lëndëve ushqimore ndërmjet dhëmballëve, pirja e duhanit, konsumimi i disa medikamenteve  dhe ngrënia e disa lëndëve ushqimore si hudhra, janë ndër arsyet më kryesore të krijimit të aromës së keqe të gojës.

Ai thotë: "Aroma e urisë është një prej arsyeve të krijimit të aromës së gojës, sepse për shkak të mospirjes dhe mosngrënies së ushqimit për një kohë të gjatë dhe për shkak të reduktimit të ujitë të trupit dhe reduktimit të lagështisë së gojës, krijohet aromë e keqe në gojë. Mospërtypja e lëndëve ushqimore është një arsye tjetër e krijimit të aromës së keqe të gojës. Përtypja e ushqimit bëhet shkak për vendosjen e kontaktit të lëndëve ushqimore me dhëmbët dhe pikërisht kjo çështje shkatërron pëlhurën e mikrobeve të krijuara mbi dhëmbë dhe mënjanon aromën e keqe të gojës. Dr. Haerjan për reduktimin e aromës së keqe të gojës gjatë muajit të Ramazanit, sugjeron:

"Hapi i parë për mënjanimin e aromës së keqe të gojës gjatë agjërimit, është mënjanimi i prishjes së dhëmbëve dhe pastaj pastrimi i dhëmbëve dhe pjesës së epërme të gjuhës".

Një specialist i ushqyerjes, gjithashtu, thotë: "Konsumimi i lëngut të mentos para fjetjes dhe pas ngrënies së ushqimit në kohën e syfyrit, mund të ndikojë shumë në mënjanimin e problemeve në sistemin e tretjes së ushqimit dhe në mënjanimin e aromës së keqe të gojës. Konsumimi i lëngut të mentos, përveçse mënjanon problemet në sistemin e tretjes, mënjanon edhe gazrat e stomakut."

Konsumimi i ujit në masë të madhe dhe i frutave të freskëta gjatë kohës nga iftari deri në syfyr dhe shmangia nga përdorimi në masë të madhe i erëzave, i ushqimeve të yndyrshme, i kafes, pijeve të gazuara, qepës, hudhrës, ushqimeve me sasi të madhe të mishit dhe i pirjes së duhanit gjatë ditëve të agjërimit, në masë të madhe parandalon tharjen e gojës dhe redukton aromën e keqe të gojës.  

Djathi posedon fosfat në masë të madhe, prandaj është mirë që gjatë këtyre ditëve të konsumohet më shumë dhe përveç kësaj djathi është i pasur me kalcium dhe ka ndikim të madh në parandalimin e tharjes së gojës. Vitamina C në trup duhet të sigurohet duke ngrënë portokallinj dhe fruta të tjera sepse në këtë mënyrë parandalohet edhe zhvillimi i baktereve në trup.

Tags