Qershor 25, 2017 09:07 CET

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka premtuar: "Nuk ekziston asnjë rob prej robërve të Zotit i cili me sinqeritet dhe besim të qëndrojë zgjuar në natën e Kadrit, përveçse Zoti i madhëruar do t'ia falë atij të gjitha mëkatet".

Selam dhe përshëndetje për atë natë që sipas urdhrit të Zotit, është më e mirë se sa njëmijë net. Përshëndetje mbi natën që secili çast i saj është plotë me mirësi dhe mëshirë hyjnore dhe e vërteta e Kur'anit në këtë natë ka zbritur në zemrën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Ndodhemi në çastet shumë të çmuara, në netët e rëndësishme të muajit të Ramazanit që sipas shumë mundësive, në këto net ndodhet Nata e Kadrit. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka premtuar: "Nuk ekziston asnjë rob prej robërve të Zotit i cili me sinqeritet dhe besim të qëndrojë zgjuar në natën e Kadrit, përveçse Zoti i madhëruar do t'ia falë atij të gjitha mëkatet". Selam dhe përshëndetje për atë natë që sipas urdhrit të Zotit, është më e mirë se sa njëmijë net. Përshëndetje mbi natën që secili çast i saj është plotë me mirësi dhe mëshirë hyjnore dhe e vërteta e Kur'anit në këtë natë ka zbritur në zemrën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Miq të nderuar, Imam Xhafer Sadik (a.s.) në lidhje me pozitën e lartë të Natës së Kadrit ka thënë: "Zemra e muajit të Ramazanit, është Nata e Kadrit". Prandaj ata të cilët dëshirojnë të perceptojnë në mënyrë të drejtë muajin e Ramazanit, duhet ta mbrojnë në mënyrën më të mirë zemrën e këtij muaji, do të thotë Natën e Kadrit. Theksimi për kryerjen e adhurimit dhe këndimit të Kur'anit të shenjtë në natën e Kadrit, është bërë për pastrimin e zemrës për të pranuar njohurinë dhe dashurinë e Zotit. Nata e Kadrit, është një rast për të menduar dhe për të marrë vendime të rëndësishme, për arsye se Nata e Kadrit, është nata e përcaktimit të fatit. Natyrisht se të gjithë njerëzit kërkojnë të kenë përcaktimin më të bukur dhe fatin më të mirë për vete, mirëpo cili mund të jetë përcaktimi më i bukur dhe fati më i mirë. Kjo ka nevojë për të menduar dhe reflektuar më shumë. Në këtë natë e cila është nata e shpalljes së Kur'anit, engjëjt grupe-grupe zbresin në tokë. Shikojnë kuvendet ku janë mbledhur besimtarët, i përshëndesin ata dhe thonë "AMIN" për lutjet e tyre deri në agimin e mëngjesit. O Zot, duke shpresuar në faljen  dhe mëshirën tënde në Natën e Kadrit, drejtohemi drejt Fronit Hyjnore. Sonte jemi zgjuar deri në syfyr. Me lotët e pendimit, ujisim farën e dashurisë tënde në zemrat tona dhe pastrojmë shpirtin tonë nën shiun e mëshirës tënde. O Zot, natën e errët të mëkateve tona na ndriço me diellin tënd të faljes dhe na mundëso neve që të qëndrojmë zgjuar në këto çaste të çmuara!

Një prej lutjeve të njohura të Natës së Kadrit, është lutja "Xhushane Kebir". Në këtë lutje ndriçuese e cila përmban tematika shumë të bukura dhe të çmuara, madhërohet dhe lartësohet Zoti i madhëruar. Njeriu duke shqiptuar këto shprehje të rimuara me gjuhën e tij, shpirti i tij hidhet në fluturim në qiellin e mëshirës së Zotit dhe e gjithë qenia e tij zhytet në gjallërinë shpirtërore. Në një pjesë të lutjes "Xhuhane Kebir" lexojmë:

"یا دلیل المتحیّرین، یا غیاث المستغیثین، یا صریخ المستصرخین - یا جار المستجیرین / یا امان الخائفین / یا عون المؤمنین / یا راحم المساکین / یا ملجاء العاصین / یا غافرالمُذنبین ؟ یا مُجیب دعوة ِ المُضطرّین. سبحانک یا لااله الاانت الغوث الغوث خلّصنا من النّار یا ربّ"

"O argumenti i të hutuarve! O ndihmuesi i kërkuesve të ndihmës! O zbatuesi i drejtësisë për ata që kërkojnë drejtësi! O Strehuesi i kërkuesve të strehimit! O siguruesi i atyre që kanë frikë! O ndihmuesi i besimtarëve! O mëshiruesi i të mjerëve! O strehuesi i mëkatarëve! O falësi i mëkatarëve! O plotësuesi i lutjeve të nevojtarëve! Ti je i pastër, o i adhuruari që nuk ekziston askush tjetër që adhurohet! Ndihmë, ndihmë! Na shpëto neve nga zjarri i madh! O Zoti im!"

Në vazhdim të edicionit po lexojmë ajetin 11 të sures Jasin të Kur'anit të shenjtë.

"إِنَّما تُنذِرُ مَنِ اتَّبَعَ الذِّکرَ وَخَشِیَ الرَّحمٰنَ بِالغَیبِ ۖ فَبَشِّرهُ بِمَغفِرَةٍ وَأَجرٍ کَریمٍ :

"Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e ndjek Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra lajmëroje atë për falje dhe shpërblim të mirë!". 

Ky ajet flet për nivelin e aftësive të individëve për pranimin e udhëzimit. Ata të cilët anashkalojnë zërin e natyrës qenësore, nuk përdorin mendjen dhe arsyen dhe nuk u japin rëndësi argumenteve të të tjerëve, padyshim se kanë privuar veten nga udhëzimi hyjnor. Mirëpo ata të cilët dëgjojnë argumentet e të tjerëve dhe mënojnë rreth tyre, atëherë dyert e udhëzimit gjithmonë janë të hapura për ata.

Zoti i madhëruar i thotë Profetit s.a.v.s.: "Ti ushtron ndikim vetëm mbi ata të cilët dëgjojnë argumentet hyjnore". Krerët e fisit Kurejsh për të mos lejuar të tjerët që të dëgjojnë fjalën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., i kishin detyruar disa persona që të bëjnë zhurmë dhe të bërtasin çdo herë kur Profeti s.a.v.s. në Qabe dhe në vendet e tjera lexonte Kur'an në mënyrë që ajetet e Kur'anit të mos dëgjoheshin nga njerëzit. Prandaj, në këtë ajet kur'anor thuhet se ekzistojnë disa njerëz të cilët kanë kapacitet për tu udhëzuar dhe që dëgjojnë Kur'anin dhe zbatojnë mësimet e tij dhe i frikësohen Zotit të mëshirshëm edhe atëherë kur janë të fshehur. Shprehja e përdorur "frikësohen nga Zoti i mëshirshëm kur janë të fshehur", aludon në këtë çështje që ata të mos jenë si hipokritet të cilët në praninë e njerëzve paraqiten se i frikësohen Zotit dhe shtiren si të devotshëm, mirëpo kur janë në vetminë e tyre, nuk kanë kurrfarë frike nga Zoti.

Çdo herë kur njeriu vendoset përball një personaliteti të madh, dinjiteti dhe madhëria e atij personaliteti bëhet shkak që njeriu të përjetojë një gjendje e cila quhet "frikë". Mirëpo kjo gjendje është e ndryshe nga frika e krijuar prej dënimit dhe ndëshkimit. Në këtë ajet, ky lloj i frikës është shoqëruar me emrin "Rrahman" të Zotit në mënyrë që të tregojë se frika e besimtarëve, është një frikë e cila është përzier me shpresë. Kjo është një gjendje në të cilën robi adhuron Zotin dhe njëkohësisht që nuk është i kënaqur nga veprimi i vet dhe nuk ndjehet i sigurt nga dënimi i Zotit, nuk është i pashpresë në mëshirën dhe faljen e Zotit të mëshirshëm.

Ata të cilët pranojnë udhëzimin, dëgjojnë Kur'anin e shenjtë dhe kur janë të fshehur nga njerëzit, gjithashtu, i frikësohen Zotit, kanë dy shpërblime: së pari është ky që Zoti ua falë mëkatet atyre dhe së dyti, atyre u jepet një shpërblim i madh. Në këtë rast Zoti i madhëruar bëhet si një kopshtar i cili dëshiron të mbjellë lule në një vend, prandaj në fillim heq ferrat, gurët dhe gjërat e tjera penguese nga ara dhe pastaj mbjell farën! Ai së pari  me mëshirën e Tij, i fal njeriut mëkatet dhe e pastron atë nga çdo element tjetër i padëshiruar në qenien e tij në mënyrë që njeriu ta meritojë shpërblimin e madh hyjnor dhe ky shpërblim nuk është gjë tjetër, përveç jetës së pavdekshme në parajsë.

Shumë shpesh keni dëgjuar këtë thënie e cila thotë "Shpirti i shëndoshë në trupin e shëndoshë" dhe thënien tjetër "Shëndeti i shpirtëror është rezultat i ushqyerjes së shëndoshë të trupit". Në lidhje me këtë çështje Imam Reza (a.s.) ka thënë: "Dije se forca, aftësia, shpirti dhe psikika, janë rezultat i natyrës fizike të trupit".

Shpirti i njeriut është sikur një zog i mbyllur në kafazin e trupit. Aq sa është i shëndosh trupi dhe natyra fizike e njeriut, edhe shpirti i tij është po aq i shëndosh. Tani është bërë e qartë se disa prej ushqimeve ushtrojnë ndikim mbi moralin dhe sjelljen e njeriut. Për shembull, rrushi e shndërron në gëzim pikëllimin, mërzinë dhe depresionin e njeriut. Molla forcon nervat dhe i jep fytyrës një ngjyrë të mirë. Gjella "Halim" shton dëshirën dhe motivin për adhurimit.

Gjella Halim

Gjella "Halim" është një prej ushqimeve më të preferuara dhe që konsumohet në masë të madhe nga agjëruesit në muajin e Ramazanit në Iran. Gjatë këtij muaji në kohën e iftarit dhe syfyrit në çdo rrugicë mund të gjendet ky ushqim i përgatitur. Në kohën para iftarit në shume sheshe të qyteteve të Iranit mund të vërehen radhët e gjata të njerëzve duke pritur për të blerë këtë ushqim për iftar, ndërsa aroma e grurit dhe erëzave të kësaj gjelle mund të vërehet në çdo rrugë. Halimi është një gjellë me plotë kalori dhe zakonisht çdo 100 gram e kësaj gjelle, përmban 190 kalori, 6 gram proteina, 10 gram yndyrë, 20 gram hidrat, një miligram hekur dhe 9 miligram kalcium. Halimi është një prej ushqimeve më të njohura tradicionale iraniane  që kryesisht në sofrën e iftarit konsumohet si paragjellë, ndërsa në kohën e syfyrit si ushqim i plotë dhe pëlqehet nga të gjithë duke përfshirë edhe fëmijët. Për përgatitjen e kësaj gjelle përdoret një sasi grurë, qepë dhe mish viçi, pule ose gjeldeti dhe vaj. Natyrisht se pasi përdoret gruri me lëvore në këtë gjellë, ajo ka karakteristika me ndikim në kurimin e disa sëmundjeve në sistemin e tretjes. Fibrat që ekzistojnë në grurë me lëvore reduktojnë kolesterolin e gjakut, ulin presionin e gjakut, vejnë nën kontroll sheqerin e gjakut dhe reduktojnë sëmundjet e zemrës. Gjithashtu, ky ushqim është i dobishëm edhe për parandalimin e disa sëmundjeve kancerioze në organet e tretjes. Gruri me lëvore ka karakteristika edhe anti-parazitore dhe parandalon alergjitë e ndryshme ndaj ushqimeve të tjera. Një ekspert i ushqyerjes thotë: "Halimi është një gjellë e shëndosh dhe shumë e fuqishme për trupin, mirëpo nëse vuani nga sëmundja e sheqerit dhe yndyrës, duhet të keni kujdes që të mos përdorni sheqer dhe yndyrë në këtë gjellë. Nëse kjo gjellë përgatitet në shtëpi dhe duke përdorur kërcellin e njom të grurit ose të paktën grurë me lëvore, është shumë më mirë. Kjo gjellë duhet të konsumohet me kohë dhe nuk duhet përdorur pas disa orëve ose pas disa ditëve, sepse lëndët nisheste që ndodhen në këtë gjellë, bëhen të patretura dhe shkaktojnë probleme për trupin në sistemin e tretjes. Halimi është një resurs shumë i mirë i proteinave dhe hynë në grupin e ushqimeve që tretën me vonesë. Për këtë arsye, konsumimi i kësaj gjelle në syfyr bëhet shkak që trupi për një kohë të gjatë të mos ndjejë uri.

Tags