Ramazani, muaji i Zotit
Besimi është bazë e veprimit dhe e lëvizjes së njeriut. Besimi do të thotë bindje me zemër dhe pranimi i të vërtetës me të gjithë qenien.
Njeriu derisa nuk ka bindje me zemër për ndonjë çështje, nuk vepron dhe nuk bënë përpjekje për atë çështje, prandaj dallimi i besimit me shkencën qëndron pikërisht në këtë çështje. Njeriu nganjëherë është i informuar rreth një të vërtete, mirëpo nuk bindet me zemër në atë. Kjo do të thotë se në besim, nuk mjafton që njeriu të jetë vetëm i ditur dhe i informuar, por ka nevojë për diçka më tepër se sa kjo dituri.
Tani po i afrohemi dhjetëditëshit të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, periudhë kjo në të cilën ekziston mundësia e madhe që të jetë Nata e Kadrit. Ndoshta dobia e të qenurit e fshehtë Nata e Kadrit është kjo që myslimanët të kalojnë netët e dhjetëditëshit të fundit të muajit Ramazan në adhurim dhe në lartësimin e Zotit dhe në këndimin e Kur'anit të shenjtë dhe të lutjeve të ndryshme. Nëse do të bëhej e qartë Nata e Kadrit, shumica e njerëzve do të mjaftoheshin që vetëm në atë natë të bëjnë adhurim dhe lutje, ndërsa do të privohen nga dobitë e lutjeve në netët e tjera. Tani pasi Nata e Kadrit është e fshehu dhe e pacaktuar, besimtarët në të gjitha netët të cilat supozohen se mund të jenë nata e Kadrit, duhet të përkushtohen në përmendjen e Zotit, në bërjen e pendimit dhe të përfitojnë më shumë nga muaji i Ramazanit. Është transmetuar se Profeti s.a.v.s. në dhjetëditëshin e fundit të muajit Ramazanit, qëndronte në xhami (në i'tikaf). Profeti s.a.v.s., qëndrimin mbyllur në xhami (i'tikaf) gjatë kësaj kohe e krahasonte me dy haxhe të umres. Atëherë kur arrin dhjetëditëshi i fundit i muajit të Ramazanit, Profeti s.a.v.s. përgatitej tërësisht për adhurim dhe bënte adhurim nën një hije që kishin ndërtuar për atë.
Në bazë të Kur'anit të shenjtë, i'tikaf është një veprim i cili në Sheriatin e Hazreti Ibrahimit a.s. konsiderohej një prej ritualeve dhe adhurimeve hyjnore dhe ndjekësit e rrugës së Profetit Ibrahim a.s. kryenin këtë veprim. Profeti Sulejman a.s. gjithashtu mbyllej në i'tikaf në Bejtul-Mokades dhe ai aty kryente adhurimin dhe lutjet. Profeti Musa a.s. megjithë përgjegjësinë që kishte për udhëheqjen dhe udhëzimin e popullit, për një kohë të caktuar ishte mbyllur në i'tikaf duke u vetmuar për adhurimin e Zotit në malin Tur. Profeti Zekeria a.s., gjithashtu, ishte përgjegjës për udhëzimin e njerëzve që mbylleshin në i'tikaf në Bejtul-Mokades dhe një prej personave që ishin në i'tikaf nën mbikëqyrjen e tij ishte edhe Hazreti Marjam (s.a.).
Profeti s.a.v.s., gjithashtu, ashtu sikur paraardhësit e tij, ishte pasues i fesë së Hazretit Ibrahim a.s. dhe një prej adhurimeve të zakonshme të asaj feje, ishte i'tikafi . Vendi ku vetmohej në i'tikaf Profeti s.a.v.s., ishte shpella Hira. Ai pas shpallje dhe pas shpërnguljes në Medine, vetmohej në xhaminë e Profetit në Medine dhe adhuronte Zotin e madhëruar.
I'tikaf në kuptimin gjuhësor do të thotë qëndrimi në një vend të caktuar për realizimin e një qëllimi në mënyrë të vetmuar, mirëpo në terminologjinë e Sheriatit Islam, i'tikaf do të thotë qëndrimi në një vend të shenjtë për të kërkuar afrim pranë Fronit Hyjnor. I'tikafi është një rast shumë i përshtatshëm për njeriun që të heqë dorë nga bukuritë materiale të kësaj bote dhe ta rigjejë vetën. Veprimi i i'tikafit ka për qëllim shfrytëzimin e vlerave shpirtërore duke hequr dorë nga të mirat materiale për një kohë të caktuar në mënyrë që të mund të lidhet me detin e pafund të dashurisë së Zotit i cili është plotë me dashuri dhe falje.
I'tikaf, një rast për rigjetjen e njeriut
Qëndrimi në xhami e cila është shtëpi e Zotit, është sikur njeriu të jetë mysafir te pronari i shtëpisë. Prandaj, rezultati i parë i i'tikafit është ky që besimtarët që bëjnë këtë veprim, mirëpritën dhe nderohen nga Zoti i madhëruar dhe përfitojnë nga të mirat e përmendjes së Zotit, këndimit të lutjeve dhe leximit të Kur'anit të shenjtë. Një prej begative të i'tikafit, është rasti për pendim dhe kërkim falje për mëkate. Pendimi, është me kuptim kthimi. Kjo do të thotë kthim nga mëkati në nënshtrimin ndaj urdhrave të Zotit, kthim nga të këqijat në të mirat dhe kthimi nga dashuria në vetvete në dashurinë në Zotin. Prandaj, pendimi nuk është vetëm një fjalë, por një veprim dhe një vendim i prerë për tu larguar nga mëkati. Shpresojmë se Zoti i madhëruar në këto ditë të mbetura nga muaji i Ramazanit dhe në netët që kemi përpara në të cilat mund të ndodhet Nata e Kadrit, të na japë të gjithë neve mundësinë për tu penduar dhe të kërkojmë falje nga Zoti i madhëruar.
Në vazhdim të edicionit do të lexojmë ajetin 14 të sures Naml.
"وَجَحَدوا بِها وَاستَیقَنَتها أَنفُسُهُم ظُلمًا وَعُلُوًّا ۚ فَانظُر کَیفَ کانَ عاقِبَةُ المُفسِدینَ :"
"Dhe ata për shkak të padrejtësisë dhe rebelimit e kanë mohuar atë, ndërkohë që në zemër ishin të bindur! Pra shiko çfarë ishte fundi i njerëzve të degjeneruar!".
Ky ajet kur'anor shpjegon gjendjen e të padrejtëve dhe zullumqarëve se si mohonin diçka për të cilën ishin të bindur në zemrën e tyre. Prandaj, duke iu drejtuar Profetit s.a.v.s. thotë: "Njerëzit e degjeneruar mohonin atë për të cilën ishin të bindur në zemrat e tyre dhe ky veprim i tyre ishte rezultat i dhunës dhe ambicieve të tyre. Prandaj shiko se si ishte fundi i atyre të cilët vepruan kështu përkundër natyrës së tyre qenësore".
Një prej detyrave të profetëve të Zotit, ishte paralajmërimi. Profetët e Zotit kur përballeshin me njerëzit që kishin humbur rrugën, i paralajmëronin ata rreth gjendjes në të cilën ndodheshin ata dhe për fatin e keq që i pret ata. Parimisht, ata të cilët janë zhytur në neglizhencë dhe mëkat, nuk mund të perceptojnë në mënyrë të drejtë pozitën e tyre. Ndërkohë që Zoti i madhëruar në këtë ajet, Profetit s.a.v.s. i cili është i shqetësuar për detyrën e vet, i thotë: "Jobesimtarët, si t'i paralajmëron ata si të mos i paralajmëron, nuk ka dallim dhe ata nuk heqin dorë nga rruga e tyre. Kjo e vërtetë është sikur përshkrimi i atij i cili shtirët sikur të është fjetur, prandaj çfarëdo zëri që ngritët rreth tij edhe nëse është i lartë, ai shtirët se është fjetur dhe nuk e dëgjon. Ata të cilët pavarësisht diturisë dhe informimit rreth të vërtetës, përsëri e mohojnë atë, paralajmërimi i Profetit s.a.v.s. nuk do të ketë dobi për ata.
Besimi është bazë e veprimit dhe e lëvizjes së njeriut. Besimi do të thotë bindje me zemër dhe pranimi i të vërtetës me të gjithë qenien. Njeriu derisa nuk ka bindje me zemër për ndonjë çështje, nuk vepron dhe nuk bënë përpjekje për atë, prandaj dallimi i besimit me shkencën qëndron pikërisht në këtë çështje. Njeriu nganjëherë është i informuar rreth një të vërtete, mirëpo nuk bindet me zemër në atë. Kjo do të thotë se në besim, nuk mjafton që njeriu të jetë vetëm i ditur dhe i informuar, por ka nevojë për diçka më tepër se sa kjo dituri. Natyrisht se besimi pa dituri, është i pamundur. Besimi me dyshim dhe dilemë, është plotësisht i pakuptimtë. Ashtu sikur që dituria në mënyrë të vetme, nuk mjafton për të besuar. Por njeriu duhet ta kërkojë të vërtetën, në mënyrë që dituria të jetë e dobishme si një mjet i përshtatshëm.
Besimi
Njeriu nganjëherë e kupton të vërtetën, mirëpo nuk bindet me zemër për atë dhe reziston përball saj. Nganjëherë, njeriu gjithashtu, shkon edhe më larg se kaq duke anashkaluar dhe mohuar të vërtetën. Profeti Musa a.s. kur paraqiti misionin e tij, Faraoni dhe funksionarët e tij e kuptuan të vërtetën. Mosai a.s. shkoi pranë tyre për t'i thirrur në besimin e drejtë me argumente të qarta dhe udhëzuese. Magjistarët kur panë mrekullitë e Profetit Musa a.s. dhe u bë e qartë e vërteta për ata, i besuan atij dhe qëndruan në besimin e tyre deri në sakrifikimin e jetës së vetë. Faraoni dhe ndjekësit e tij edhe pse ishin të bindur se Profeti Musa a.s. është në rrugën e vërtetë, dëshirat e egos dhe padrejtësia e cila ishte vendosur në ata, nuk i lejoi ata që të dorëzohen pranë të vërtetës.
Sot kemi ardhur në xhaminë e lagjes. Në muajin e Ramazanit, xhamia është e mbushur me besimtarë dhe në të mbretëron një atmosferë e veçantë. Këndimi i lutjeve dhe duave nga agjëruesit, i ka dhënë një aromë të bukur hapësirës së xhamisë. Besimtarët kanë formuar radhët dhe ngritët zëri i tekbirit. Pasi të falët namazi i akshamit, njerëzit fillojnë të lëvizin. Shtrohen sofrat e iftarit dhe aroma e bukur e bukës së ngrohtë, tërheq vëmendjen e të gjithë njerëzit. Një sofër e thjeshtë me hurma dhe sup dhe me plotë sinqeritetin e donatorëve dhe organizatorëve! Çdo person me lutje pas agjërimit të ditës, bënë iftar. Edhe unë, fillova iftarin me këtë lutje të Profetit s.a.v.s.: "O Zot, me gjërat që ke lejuar, më largo mua nga gjërat që ke ndaluar dhe më bënë të panevojshëm ndaj tyre dhe nën dritën e mirësisë dhe fisnikërisë na bënë neve që të mos kemi nevojë për tjetërkënd, përveçse për Ty!".
Buka është lënda kryesore ushqimore në sofrën e iftarit për iranianët dhe konsiderohet lënda më konsumuese ushqimore në botë. Për fat të keq, çmimi i lirë dhe humbja e kulturës së konsumimit të drejtë, është bërë shkak që konsumimi i bukës të shtohet për çdo ditë e më tepër dhe njëkohësisht të bëhet e parëndësishme kjo lëndë ushqimore. Nganjëherë edhe pjekja e jocilësore e bukës, bëhet shkak për shpërdorimin e kësaj lënde ushqimore.
Buka, gjithmonë në sofrën e iftarit
Buka ashtu si lëndët e tjera ushqimore, nuk është për tu kënaqur dhe për ta tepruar në ngrënie, por ajo është një faktor për t'i dhënë njeriut forcë për aktivitet dhe përpjekje në sferat e ndryshme të jetës. Me fjalë të tjera, buka është faktor për rritje dhe zhvillim. Në fjalët e imamëve ma'sum (a.s.), buka është prezantuar si ushqimi më i mirë. I Dërguari s.a.v.s. në lidhje me këtë ka thënë: "O Zoti! Na begato neve me bukë dhe mos na ndaj neve nga buka!". Në një rast tjetër, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: "Çmojeni bukën sepse Zoti i madhëruar për atë ka dërguar begati nga qielli dhe ka nxjerr jashtë begatinë e tokës. Një prej mënyrave të respektit ndaj bukës, është kjo që ajo të mos prehet me thikë dhe të mos shkelet me këmbë!".
Prijësit fetarë një prej lëmoshave më të mira, e kanë konsideruar dhënien e bukës për personat që kanë nevojë. Prandaj, në shumë furra në Iran, buka ndonjëherë jepet edhe falas për të kënduar salavate për Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s.. Kjo është për arsye se çdo kush që dëshiron të shpërndajë ndonjë ushqim për njerëzit e varfër, shpërndanë bukë duke kërkuar që ata të këndojnë salavate për Profetin s.a.v.s.. Buka na siguron neve pjesën më të madhe të energjisë, lëndët minerale si hekurin, kalciumin dhe disa vitamina që i nevojiten trupit dhe duke marrë parasysh çmimin dhe peshën e saj, në krahasim me lëndët e tjera ushqimore si mishi dhe qumështi, përmban vlerën më të madhe ushqimore. Buka jo vetëm në Islam, por edhe në të gjitha shoqëritë e tjera të botës, ka një vlerë të veçantë dhe të shenjtë.
Behdad Pur, ekspert i ushqyerjes thotë: "Buka që konsumohet, duhet të ketë lëvore gruri (krunde), në mënyrë që të zëvendësojë bukën e bardhë dhe drithërat e tjera. Krundet në realitet janë fibra që ngadalësojnë ose ndalin mbledhjen e yndyrës dhe sheqerit. Personat që kanë yndyrën në nivel të lartë, duke zëvendësuar bukën e zakonshme me bukën që posedon krunde në dietën e tyre ushqimore, mund të kontrollojnë yndyrën e gjakut". Vlen të theksohet se konsumimi i bukës së gatuar në mënyrë tradicionale, sugjerohet në masë të madhe.