Qershor 25, 2017 09:18 CET
  • Ramazani, muaji i Zotit

Imam Aliu (a.s.) në Ramazanin e fundit të jetës së tij kishte një gjendje të çuditshme.

Në natën e nëntëmbëdhjetë të muajit të bekuar të Ramazanit, Imam Aliu (a.s.) lexoi suren Jasin të Kur'anit të shenjtë dhe shikoi në qiell dhe tha: "Kjo natë është ajo natë në të cilën më është dhënë premtimi i takimit!". Imam Aliu (a.s.) në syfyrin e nëntëmbëdhjetë të muajit Ramazan shkoi në xhami për të falur namazin. Hyri në xhaminë e Kufesë, shkoi në vendin ku këndohet ezani dhe pasi këndoi ezanin, filloi të bëjë ziqër me tesbih në dorë.

Sot është dita e 19-të e muajit të Ramazanit që përkon me përvjetorin e ditës në të cilën Imam Aliu (a.s.) u goditë me shpatë në xhaminë e Kufesë. Ai ishte një burrë i madh që gjuhët e njerëzve ishin të paafta për ta përshkruar pozitën e tij të lartë. Në vitin 40 hixhri kameri në kohën e syfyrit në një ditë si kjo Imam Aliu (a.s.) përderisa ishte përulur në sexhde gjatë faljes së namazit të agimit, u godit me shpatë nga një person me emrin "Ibn Mulxham Moradi" dhe mori një plagë të thellë në kokë, ndërsa pas tre ditëve u martirizua.

Pas luftës së Sifinit, disa njerëz kundërshtuan Imam Aliun (a.s.) dhe organizuan rebelim kundër qeverisjes së Imam Aliut (a.s.). Ky grup i myslimanëve ekstremistë u quajt "Khavarixh" dhe u shpartallua në luftën e Nahrevanit nga ushtria e Imam Aliut (a.s.). Të arratisurit e grupit Khavarixh u vendosen në Meke dhe këtë qytet e shndërruan në qendër të operacioneve të tyre. Tre pjesëtarë të këtij grupi vendosen që secili prej tyre të vrasin Imam Aliun (a.s.), Muavije bin Sufjan dhe Amr bin As. Njëri prej tyre me emrin Ibn Mulxham Muradi mori për detyrë ta vrasë Imam Aliun (a.s.).

Imam Aliu (a.s.) në Ramazanin e fundit të jetës së tij kishte një gjendje të çuditshme. Në natën e nëntëmbëdhjetë të muajit të bekuar të Ramazanit, Imam Aliu (a.s.) lexoi suren Jasin të Kur'anit të shenjtë dhe shikoi në qiell dhe tha: "Kjo natë është ajo natë në të cilën më është dhënë premtimi i takimit!". Imam Aliu (a.s.) në syfyrin e nëntëmbëdhjetë të muajit Ramazan shkoi në xhami për të falur namazin. Hyri në xhaminë e Kufesë, shkoi në vendin ku këndohet ezani dhe pasi këndoi ezanin, filloi të bëjë ziqër me tesbih në dorë. Imam Aliu (a.s.) e kishte zakon që personat të cilët i kishte zënë gjumi në xhami, t'i zgjonte për të falur namazin duk u thënë atyre: "Koha për namaz, koha për namaz! Zoti iu mëshiroftë juve! Zgjohuni dhe faleni namazin tuaj obligativ!".

Ibn Mulxham me një qëllim të keq, ishte ulur në një qoshe të xhamisë dhe ishte shtirë si i fjetur. Imam Aliu (a.s.) i tha atij: "Zgjohu nga gjumi sepse ky gjumë e zemëron Zotin!" Pastaj, Imam Aliu (a.s.) u nis drejt mihrabit të xhamisë dhe filloi të falë namazin. Ai qëndronte gjatë në sexhde. Ibn Mulxham e shfrytëzoi rastin dhe u afrua pranë shtyllës e cila ndodhej afër Mihrabit. Imam Aliu (a.s.) ngriti kokën nga sexhdeja e parë. Ibn Mulxham me shpatë në dorë e goditi në kokë Imam Aliun (a.s.) gjatë kohës kur ai ishte mes dy sexhdeve. Imam Aliu (a.s.) duke duruar goditjen që mori nga Ibn Mulxham përderisa ishte duke falur namazin, tha: " Në emër të Zotit dhe me ndihmën e Zotit, jam në fenë e të Dërguarit të Zotit". Ai gjithashtu tha: "Betohem në Zotin e Qabes se unë e fitova shpëtimin!".

Helmi me të cilin ishte përgatitur shpata, depërtoi në trupin e Imam Aliut (a.s.). Xhamia u përfshijë nga një trazirë dhe zhurmë e madhe. Imam Hasani (a.s.)  dhe Imam Husejni (a.s.) së bashku me disa pjesëtarë të fisit Beni Hashim, e dërguan Imam Aliun (a.s.) në shtëpi. Nga gjakderdhja e madhe, fytyra e Imam Aliut (a.s.) iu kishte bërë e bardhë në të verdhë. Ibn Mulxhamin duar lidhur, e sollën pranë Imam Aliut (a.s.). Imam Aliu (a.s.) me një gjendje të dobët shëndetësore, por me mëshirë, i tha Ibn Mulxhamit: "A isha unë imam i keq për ty që më shpërbleve pikërisht në këtë mënyrë?". Imam Aliu (a.s.) e porositi Imam Hasanin (a.s.) se si të sillet me Ibn Mulxhamin: "Biri im! Sillu me tolerancë me robin tënd dhe trajtoje atë me dhembshuri dhe me mëshirë!".

Iamam Hasani (a.s.) u përgjigj: "O babai ynë i dashur! Ky i mallkuar të ka goditur me një goditje të rëndë dhe na zhyti në dhimbje të gjithë zemrat tona. Megjithëkëtë, ju po urdhëroni që të trajtojmë këtë me dhembshuri dhe mëshirë?!".

Imam Aliu (a.s.) tha: "O biri im! Ne jemi Ehli Bejti i mëshirës dhe faljes. Prandaj jepi atij atë ushqim që e ha vet tij dhe jepi të pijë atë që pi tij. Nëse unë vdes (dhe ju vendosni që ta dënoni atë), pasi ai më ka goditur vetëm njëherë me shpatë, edhe ju goditeni atë vetëm një herë me shpatë atë në kokë, por nëse do të mbesë gjallë, unë e di më mirë se si do të veproj me atë".

Në vazhdim do ta lexojmë ajetin 54 të sures Nur të Kur'anit të shenjtë.

"قُلْ أَطِیعُوا اللَّهَ وَأَطِیعُوا الرَّسُولَ فَإِن تَوَلَّوا فَإِنَّمَا عَلَیْهِ مَا حُمِّلَ وَعَلَیْکُم مَّا حُمِّلْتُمْ وَإِن تُطِیعُوهُ تَهْتَدُوا وَمَا عَلَی الرَّسُولِ إِلَّا الْبَلَاغُ الْمُبِینُ

Thuaj: “Nënshtrojuni All-llahut, nënshtrojuni të Dërguarit!” Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën . I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë". 

Duke marrë parasysh parimin e Njëshmërisë, nënshtrimi dhe pasimi i urdhrave të tjetrit përveç Zotit, lejohet vetëm në rrethana në të cilat ekziston leja nga Zoti për një gjë të tillë. Në këtë ajet Zoti ka obliguar nënshtrimin ndaj urdhrave të të Dërguarit pas urdhrave hyjnor! Ndërkohë e urdhëron Profetin s.a.v.s. duke i thënë: "Thuaji atyre, nëse nuk nënshtroheni ndaj urdhrave të Profetit s.a.v.s., përgjegjësia për këtë veprim tuajin nuk bie mbi Profetin, sepse ai ka një detyrë tjetër dhe ajo është kumtimi i shpalljes dhe ju keni për detyrë që t'i nënshtroheni pranë urdhrave të tij dhe të udhëzoheni, por nëse nuk veproni kështu, nuk i shkaktoni dëm as Zotit dhe as të Dërguarit të Tij. Mirëpo duhet ta dini se nëse nënshtroheni pranë urdhrave të tij, do të udhëzoheni, sepse ai çdo gjë që kumton, ajo i shpallet nga ana e Zotit dhe në të vërtetë nënshtrimi i juaj është për Zotin dhe udhëzimi, gjithashtu, është në nënshtrimin ndaj Zotit. Mirëpo ajo çfarë është në përgjegjësi të të Dërguarit të Zotit, është vetëm kumtimi i shpalljes, ndërsa nëse ju kundërshtoni dhe mohoni misionin e tij hyjnor, nuk shkaktoni kurrfarë dëmi për atë, sepse ai ka për detyrë vetëm të kumtojë shpalljen.

Nënshtrimi ndaj urdhrave të Zotit nuk është gjë tjetër, përveç nënshtrimit ndaj fjalës së Zotit dhe zbatimi i urdhëresave të cilat i janë zbritur Profetit s.a.v.s. në formë të shpalljes. Mirëpo nënshtrimi ndaj urdhrave të të Dërguarit të Zotit është në dy kategori: së pari, nënshtrimi ndaj asaj që i ka shpall Zoti atij në formë të dispozitave fetare dhe shpjegimin e tyre jashtë librit të shenjtë Kur'anit. Kjo është për arsye se dispozitat të cilat i paraqet Libri i Zotit, janë parime dhe dispozita që përmbajnë çështje fetare. Për shembull, në lidhje me namazin, agjërimin, Haxhin, xhihadin,  zekatin, kurorëzimin, rregullat për shkëmbime dhe dispozitat e tjera rreth adhurimit, në Kur'an ekzistojnë dispozita të përgjithshme. Mirëpo për mënyrën se si duhet kryer këto obligime dhe detyra fetare dhe çështje të tjera në detaje, duhet pyetur i Dërguari s.a.v.s.. Ashtu siç ka thënë vetë Profeti s.a.v.s.: "Namazin e ka obliguar Zoti, mirëpo shikojeni mënyrën se si e fali unë namazin, pastaj ju zbatoni të gjitha veprimet dhe fjalët që i them unë gjatë namazit dhe falni namazin ashtu sikur unë". Këto detaje nuk janë shpjeguar të gjitha në Kur'anin e shenjtë, por janë cituar vetëm parimet e adhurimeve dhe veprimeve në përgjithësi. Prandaj, detajet e dispozitave dhe obligimeve fetare duhet të mësohen nga Profeti s.a.v.s..

Trupi i njeriut që nga koha e lindjes deri në vdekje, në mënyrë instinktive dhe për jetën e tij ka nevojë për ujë dhe ushqim. Nëse një bimë privohet nga uji, ajo do të vyshkët dhe nëse një njeri nuk do të ketë qasje në ujë, ai do të shkatërrohet. 70% e rruzullit tokësor, është ujë dhe gjithashtu, 70% e trupit të njeriut përbëhet nga uji. Prandaj, është e natyrshme që të kuptojmë se kushtet më të mira për të jetuar një qenie që 70% e trupit të saj është e përbërë nga uji, është ushqyerja me lëndë ushqimore që përbërja e tyre është të paktën 70% është e lëngët. Ekspertët e fushës së shëndetësisë këshillojnë konsumimin e mjaltit, frutave që kanë lëng dhe të perimeve.

Këto ushqime me përbërje të madhe të ujit, në mënyrë natyrore ndodhen në rruzullin e tokës. Përveç këtyre ushqimeve me përbërje të lartë të ujit, ushqimet e tjera dhe lëndët ushqimore të tjera janë të ngjizura ose të shtrydhura, sepse ato kanë ndryshuar formën e tyre nëpërmjet gatimit, pjekjes ose përpunimit industrial dhe janë jashtë formës së tyre natyrore.

Në përgjithësi, ushqimet e gjalla, përmbajnë sasi të madhe të ujit dhe ushqimet e vdekura janë pa ujë ose kanë pak ujë. Për shembull, mjalti përmban 20 % ujë, sheqeri i përpunuar përmban 3 % ujë. Kjo do të thotë se mjalti është një ushqim i gjallë dhe jetëdhënës që sipas Kur'anit të shenjtë, është një ushqim i cili përmban shëndet për njerëzit. Zoti i madhëruar në ajetin 68 dhe 69 të sures Nahl të Kur'anit të shenjtë thotë:

"Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drurë (pemë) dhe kulmet që (njerëzit) i ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga begatia e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë".

Mjalti, pija më e mirë për iftarin dhe syfyrin

Në këtë mënyrë, mjalti është pija më e mirë për iftarin dhe syfyrin. Sidomos kur të kuptojmë faktin se në pjesën e dytë të muajit Ramazan, trupi i agjëruesit është dobësuar më shumë dhe ka nevojë për një kujdes më të madh dhe ushqim me më shumë kalori. Anashkalimi i kësaj çështje në fund të këtij muaji, por edhe në një periudhë më të gjatë do t'i tregojë gjurmët e veta. Në këtë mes, konsumimi i mjaltit është shumë i dobishëm. Mjalti është ushqim i shëndosh, tretët lehtë, është natyral dhe me plotë energji. Mjalti posedon karbohidrate, proteina, yndyrë dhe vitamina. Një lugë mjaltë përmban 60 kalori dhe 11 gram karbohidrate, 0.1 miligram kalcium, 0.2 miligram hekur, 1 miligram vitaminë B dhe 1 miligram vitaminë C.

Gholamreza Kurdafshari, specialist e mjekësisë tradicionale, thotë: "Uji dhe mjalti forcon lukthin dhe sistemon oreksin e njerëzve".

Mjalti me ndihmën e elementëve që posedon, shkrinë dhjamin e mbledhur rreth zemrës, për këtë arsye konsumimi i mjaltit sugjerohet për personat e moshuar dhe për ata që vuajnë me sëmundje të zemrës. Mjalti për shkak të përbërjes së glukozës, ushtron ndikim shumë të rëndësishëm mbi muskujt e zemrës. Bëhet shkak për zgjerimin e damarëve, rregullimin e presionit të gjakut dhe parandalon infarktin në zemër.

Tags