Qershor 25, 2017 09:19 CET

E vërteta është kjo njeriu që me anë veprimeve dhe sjelljeve konstruktive dhe të mira, mund ta lehtësojë rrugën e tij të shpëtimit. Robëritë e Zotit në kohën e trajtimit të të tjerëve, kanë metoda të mira që një prej tyre është sjellja e përzier me modesti dhe përulje. Ata janë modestë dhe të nënshtruar. Edhe atëherë kur ata të qortohen nga injorantët, ata i përshëndesin me edukatë dhe respekt dhe me këtë sjellje tregojnë personalitetin dhe fisnikërinë e tyre morale.

Në muajin e Ramazanit, shijojmë ëmbëlsirën dhe shijen e besimit me të gjithë qenien tonë. Muaji i Ramazanit, është koha e zgjimit dhe falënderimit dhe lartësimit të Zotit. Çastet e ndritshme të iftarit dhe çastet spirituale të syfyrit, janë koha më e mirë për lutje dhe për të kërkuar falje nga Zoti i mëshirshëm. Muaji i Ramazanit me begatinë dhe mëshirën e pafund hyjnore, po arrin në dhjetëditëshin e fundit. Shpresojmë që ju agjërues të dashur, në lidhjen spirituale me Zotin, të keni arritur të ndjeni ndryshimet e duhura në shpirtin dhe në psikikën e tuaj dhe tani të vëreni ndikimet pozitive të këtij muaji në sjelljet dhe personalitetin tuaj.

E vërteta është kjo njeriu që me anë veprimeve dhe sjelljeve konstruktive dhe të mira, mund ta lehtësojë rrugën e tij të shpëtimit. Robëritë e Zotit në kohën e trajtimit të të tjerëve, kanë metoda të mira që një prej tyre është sjellja e përzier me modesti dhe përulje. Ata janë modestë dhe të nënshtruar. Edhe atëherë kur ata të qortohen nga injorantët, ata i përshëndesin me edukatë dhe respekt dhe me këtë sjellje tregojnë personalitetin dhe fisnikërinë e tyre morale. Në suren Furkan ajetet 63 deri në 66, në lidhje me bukurinë e sjelljeve të robërve të mirë të Zotit lexojmë se ata ecin në tokë me qetësi dhe pa mendjemadhësi dhe kur injorantët flasin rreth tyre, ata i përshëndesin me selam.

Nëse njeriu, botën dhe krijesat e saj i konsideron si manifestim i fuqisë dhe urtësisë së pafund hyjnore, atëherë të tjerët dhe ata që e rrethojnë atë, nuk do t'i shikojë me mendjemadhësi, por me një sy të dashurisë dhe falënderimit. Njeriu modest me një vështrim të tillë, nëse në vete vëren ndonjë karakteristikë të dalluar, atë e konsideron prej mirësisë dhe mëshirës hyjnore. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë: "Tre gjera bëhen shkak për dashuri ndaj të tjerëve: devotshmëria fetare, modestia dhe bujaria (falja)".

Sjelljet e shoqëruara me modesti dhe tolerancë ndaj të tjerëve, bëhen shkak që të lehtësohet rruga e udhëzimit për kriminelët dhe njerëzit të humbur dhe zemra e tyre të anojë drejt shpëtimit dhe të vërtetës.

Është e natyrshme që mes modestisë dhe ndjenjës së poshtërimit përball të tjerëve, ekziston dallim. Nga pikëpamja e fesë Islame dhe gjithashtu sipas shkencës së psikologjisë, paraqitja e poshtërimit buron nga dobësia e personalitetit të njeriut dhe nuk është e pëlqyeshme. Imam Aliu (a.s.) ka përshkruar me fjalë të bukura, karakterin e njeriut besimtar. Në një rast në përshkrimin e njeriut besimtar, ai ka thënë: "Besimtari është i butë dhe i mëshirshëm, ai është më i fortë se sa shkëmbi dhe më i përulur se sa robi". Prandaj, përulja dhe modestia e preferuar, është përulje në bazë të ndjenjës së madhërisë së personalitetit dhe jo poshtërim i krijuar nga ndjenja e mungesës për diçka, ose paaftësisë dhe nevojës për të tjerët. Ekziston dallim i madh mes përuljes së krijuar në bazë të pozitës së forcës dhe përuljes së krijuar nga dobësia. Përulja e krijuar nga dobësia, është përçmim i shoqëruar me ndjenjën e të qenurit i vogël, i ulët dhe i poshtëruar. Përulja e vërtetë është përulje e cila buron nga ndjenja e respektit ndaj të tjerëve. Në kohën kur njeriu ndjenë se është rob i mirë i Zotit dhe përulja e tij për vëllezërit e tij besimtarë, është përulja për Zotin, atëherë kjo e bën atë që të ndjejë madhëri dhe krenari.

Në vazhdim të edicionit do të lexojmë ajetin 132 të sures Taha të Kur'anit të shenjtë.

"وَأمُر أَهلَکَ بِالصَّلاةِ وَاصطَبِر عَلَیها ۖ لا نَسأَلُکَ رِزقًا ۖ نَحنُ نَرزُقُکَ ۗ وَالعاقِبَةُ لِلتَّقویٰ." 

"Urdhëro familjen tënde të falë namaz, edhe ti vetë zbatoje atë, ngase ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet". 

Ky ajet kur'anor e urdhëron Profetin s.a.v.s. që të marrë ndihmë nga namazi dhe të ketë durim të madh në kryerjen e këtij obligimi fetar dhe të urdhërojë familjen e tij që ta falë namazin. Njeriu në namaz duke thënë: "Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ti kërkojmë ndihmë", merr ndihmë nga Zoti i madhëruar. Në të vërtetë namazi, plotëson nevojën qenësore të njeriut për strehim te Fuqia Absolute. Ashtu sikur fëmija që strehohet pranë nënës së tij dhe i dobëti strehohet te i forti, njeriu në namaz strehohet te Zoti i plotfuqishëm i cili nuk ka nevojë për asgjë dhe është Krijues i njeriut dhe njeriu Atë e adhuron dhe e lartëson, në mënyrë që ta qetësojë shpirtin e vetë.

Një prej adhurimeve të obliguara, është namazi. Nëse namazi falet ashtu siç e meriton, atëherë shpirti i falësit të namazit lidhet me botën lartë hyjnore. Një namaz i tillë, të gjithë talentin dhe aftësitë e fshehura të njeriut, i drejton drejtë brendësisë së botës metafizike dhe njeriun, nga niveli më i ulët i botës dhe materies, e çon në lartësitë më të lartë të botës shpirtërore. Zoti i madhëruar në këtë ajet kur'anor duke theksuar se namazi juaj është për zhvillimin tuaj, thotë: "Unë nuk kam nevojë as për vetë juve, as për namazin tuaj!". Zoti i madhëruar është i pastër nga çfarëdo mangësie dhe papastërtie. Ai nuk ka nevojë për asgjë dhe është i pasuri absolut. Adhurimi dhe nënshtrimi i robërve, nuk i bënë kurrfarë dobie Zotit, ashtu sikur mosnënshtrimi dhe rebelimi i njeriut ndaj urdhrave hyjnor, nuk i shkakton kurrfarë dëmi Atij. Zoti i madhëruar në mënyrë absolute nuk ka nevojë për asgjë dhe të gjithë të tjerët kanë nevojë për mirësinë dhe mëshirën e Tij. Prandaj, nëse Zoti i madhëruar ka obliguar adhurimin e Tij për robërit e vetë dhe ka vendosur detyrë për ata që të zbatojnë urdhëresat morale dhe të largohen nga kryerja e veprave të këqija, të gjitha këto janë bërë për këtë arsye që vetë njerëzit me anë të adhurimit dhe nënshtrimit pranë urdhëresave hyjnore dhe duke u afruar pranë Fronit Hyjnor, të kalojnë rrugën e ngritjes dhe përkryerjes, ndërsa duke u larguar nga veprat e këqija, ta mbrojnë vetën nga dëmet fizike dhe shpirtërore. Kështu që dobia dhe interesi material dhe shpirtëror i adhurimit, kthehet te njeriu.

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ti kërkojmë ndihmë

Çështje tjetër është urdhërimi i familjes që ta kryen namazin dhe kjo tregon përgjegjësinë e madhe të prindërve në edukimin shpirtëror të fëmijëve. Për të pasur një shoqëri me besim në Zot, familjet kanë rol të rëndësishëm. Nëse familjet janë besimtare, edhe shoqëria do të bëhet besimtare. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në një rast ka thënë: "Dijeni se ju jeni barinj dhe jeni përgjegjës për të gjithë ata që ndodhen nën mbikëqyrjen tuaj. Kryetari dhe udhëheqësi i Shteti Islamik është përgjegjës për popullin dhe është përgjegjës ndaj qytetarëve. Burri është roje dhe përgjegjës për familjen e tij. Gruaja, gjithashtu është roje e familjes, është përgjegjës për atë, për burrin dhe fëmijët e saj".

Në vazhdim të edicionit po vazhdojmë me këshillat për ushqyerjen në kohën e syfyrit.

Ata të cilët nuk ngrënin ushqim në kohën e syfyrit, gjatë ditës në masë të madhe u humbë force mendore dhe fizike. Ata të cilët hanë ushqim në kohën e syfyrit, gjithashtu, duhet të kenë parasysh se në kohën e syfyrit të mos përdorin mundësisht lëndë ushqimore me sheqer, sepse kjo bëhet shkak që të paraqitet dobësia e trupit dhe shumë shpejtë agjëruesi të humbë energjinë në mes të ditës.

Dr. Mezaheri, kryetari i shoqatës shkencore për ushqim dhe ushqyerje në Iran, thotë se në kohën e syfyrit të konsumohen perime të pa pjekura dhe të pjekura. Të mos përdoren fare pijet e gazuara. Perimet në aparatin e tretjes bëhen shkak për thithjen e ujit dhe kur të përzien me ujë, shndërrohen në një formë të ngjizur dhe bëhen shkak për rezervimin e ujit më shumë në trup. Në këtë mënyrë uji nuk del shpejtë nga trupi dhe njeriu ka etje më pak gjatë ditës. Prandaj më mirë është që në racionin e syfyrit, të konsumohen ushqim të ngrohta dhe më pak yndyrë. Për të parandaluar urinë, në vend të karbohidrateve të thjeshta dhe industriale, këshillohet të konsumohen karbohidratet e ndërlikuara si patate, bukë, elb, orizi dhe të ngjashme. Ngrënia e ëmbëlsirave dhe ushqimeve me krip dhe yndyrë, bëhet shkak që agjëruesi të përballet me etje më të madhe gjatë ditës. Perimet e freskëta dhe sallatat, si dhe jogurti, këshillohen të përdoren më shumë për racionin e syfyrit. Llojet e ndryshme të ushqimeve të gatuara, gjellë me mish pule, peshku, mish viçi me pak yndyrë, janë të përshtatshme për racionin e syfyrit.

Dr. Mezaheri shton: "Sasia e konsumimit të kripës në syfyr, gjithashtu, duhet të reduktohet. Së bashku me ushqim në syfyr, mund të konsumohet jogurt, sallata, uji i limonit, perime të freskëta dhe ullinj.

Ushqimi në muajin e Ramazanit

Në rast se agjëruesit kanë sëmundje të diabetit, me konsultim të mjekut të tyre, mund të përdorin ëmbëlsira si mjalti ose duda të thata në syfyr".

Një çështje për të cilën theksojnë njohësit e çështjeve fetare, është reflektimi në mirësitë dhe begatitë hyjnore dhe shfrytëzimin e ushqimeve të pastra dhe hallall, në mënyrë që së bashku me lutjet e syfyrit, të pastrohet dhe ndriçohet brendësia e njeriut. Në burimet historike thuhet se Mahdi Abasi, kalifi i tretë i dinastisë Abasite, kërkoi ta sjellin pranë tij një person të quajtur "Sharik Kadi" dhe i propozoi atij të marrë funksionin e gjykatësit. Ai shërbimin në strukturat e pushtetit të dhunshëm, e konsideroi të palejueshëm nga aspekti fetare dhe nuk e pranoi ofertën e khalifit. Mahdi Abasi i tha atij: "Duhet ta bësh njërin prej këtyre tre veprimeve: ose të bëhesh gjykatës, ose duhet të bëhesh mësues për fëmijët e mi ose të hash një racion bukë së bashku me mua!". Sharik Kadi mendoi se ngrënia e një racion ushqimi është më lehtë dhe nuk ndodhë ndonjë e keqe. Një ditë mori pjesë në ushqimin e khalifit dhe hëngri ushqime të shijshme. Mirëpo pikërisht këto ushqime të ndaluara e ndryshuan aq shumë Sharik Kadi saqë ai u bë edhe gjykatës edhe mësues i fëmijëve të khalifit. Kadi Sharik një ditë u përball me mosmarrëveshje me punonjësit e tij të shkallës më të ulët në lidhje me pagat e tyre mujore. Njëri prej tyre i tha atij: "A mos na ke shitur sasi gruri neve që po ushtron kaq shumë presion?". Sharik u përgjigj: "Betohem në Zotin se unë e kam shitur fenë e cila është shumë e rëndësishme se sa sasia e grurit".  

Tags