Qershor 25, 2017 09:19 CET

Ashtu siç kishte mision Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. që të thërrasë njerëzit në fenë Islame, gjithashtu, myslimanët kanë për detyrë që të tjerët t'i ftojnë në fenë Islame. Prandaj, një mysliman përveçse vetë është në rrugën e Islamit, duhet të jetë udhëzues për të tjerët.

Në vështrimin udhëzues të Kur'anit të shenjtë, pengesa më e rëndësishme në rrugën e zhvillimit dhe ngritjen e njeriut dhe shkaku kryesor për mungesat e tij të ndryshme, është mungesa e arsimit dhe mungesa e edukimit hyjnor, prandaj e vetmja rrugë për shpëtimin dhe lumturinë e njeriut, është arsimimi dhe edukimi fetar i tij nën mbikëqyrjen e mësuesve vigjilentë.

Rastet e çmuara dhe të vlefshme në jetë, zakonisht kalojnë shumë shpejtë. Muaji i bekuar i Ramazanit tani ka arritur në gjysmë. E lusim Zotin e madhëruar që të gjithë neve deri në këtë çast të na ketë futur në mëshirën hyjnore në mënyrë që edhe ne të kemi përfituar në masë të mjaftueshëm nga ky muaj i bekuar! Dita e 15-të të muajit të Ramazanit përkon me përvjetorin e lindjes së nipit të nderuar të Profetit s.a.v.s. Imam Hasan Muxhteba (a.s.), prandaj me këtë rast urojmë të gjithë myslimanëve këtë ditë të bekuar!

Imam Hasan Muxhteba (a.s.) u rrit dhe edukua në një ambient të pastër familjar pranë babait të tij Imam Aliut (a.s.) dhe një nëne si Hazreti Fatime (s.a.). Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. vazhdimisht mundohej që t'i mësojë Imam Hasanit (a.s.) njohurit qiellore, prandaj personaliteti i tij që nga fillimi është formuar me mësime hyjnore. Imam Hasani (a.s.) që nga fëmijëria fliste shumë bukur dhe kishte një dashuri të veçantë edhe ndaj poezisë. Amid bin Is'hak në lidhje me oratorinë e Imam Hasanit (a.s.) ka thënë: "Hasan bin Ali ishte i vetmi person i cili kur fliste, dëshiroja që ai të vazhdojë fjalimin. Unë një ndjenjë të tillë nuk e kisha ndaj asnjë personi tjetër dhe kurrë nuk kamë dëgjuar ndonjë fjalë të ashpër nga ai".

Imam Hasani (a.s.) në leximin e Kur'anit të shenjtë, kishte zë shumë të bukur. Ai ishte edukuar në një shtëpi në të cilën fjala e Zotit gjithnjë ishte fillimi dhe fundi i çdo veprimi. Ai ishte edukuar në një familje, babai i të cilës ishte shkruesi i parë i Kur'anit dhe ishte pjesë i familjes e cila ishte zbatuesja më e mirë e ajeteve të Kur'anit të shenjtë. Ai nga nëna e tij Hazreti Fatime (s.a.) mësoi lutjet gnostike të natës dhe nga babai Imam Aliu (a.s.) mësoi mësimet e trimërisë, bujarisë dhe të mbrojtjes ndaj të vërtetës. Këto mësime, e përgatiten Imam Hasanin (a.s.) për ditët e vështira pas babait të tij dhe për periudhën e Imametit. Periudha më e vështirë e jetës së begatshme të Imam Hasanit (a.s.), ishte periudha pas paqes së vendosur me Muavijen. Ai ka kaluar vitet e kësaj periudhe me një durim të pa përshkruar. Mund të thuhet se pas durimit, karakteristika më e dalluar e Imam Hasanit (a.s.), ishte bujaria dhe ndihma ndaj të tjerëve. Imam Hasani (a.s.) me pretekste të ndryshme krijonte mundësitë që të gjithë të përfitojnë nga bujaria e tij dhe falte aq shumë pasuri saqë personi nevojtar, nuk kishte nevojë më për asgjë. Imam Hasani (a.s.) ulej në një sofër me të varfërit dhe ulej në tokë pa kurrfarë mendjemadhësie. Ai gjithmonë u jepte përparësi të tjerëve më shumë se vetes dhe tregonte respekt dhe modesti të madhe ndaj njerëzve. Një prej çështjeve që theksonte Imam Hasani (a.s.) gjatë muajit të Ramazanit, ishte shfrytëzimi i atmosferës shpirtërore gjatë muajit të Ramazanit. Ai në lidhje me këtë ka thënë:

Zoti i madhëruar, muajin e Ramazanit e ka bërë një sferë për konkurrencë mes robërve besimtarë. Gjatë këtij muaji një grup i besimtarëve bëjnë konkurrencë në nënshtrimin ndaj urdhrave hyjnorë dhe në adhurimin e Zotit për të arritur kënaqësinë e Zotit, ndërsa një grup tjetër i njerëzve për shkak të neglizhencës që tregojnë gjatë këtij muaji, do të pësojnë humbje".

Imam Hasan Muxhteba (a.s.) me këtë rast muajin e Ramazanit e ka krahasuar me një fushë të konkurrencës në mënyrë që ne ta kuptojmë më mirë rëndësinë e shfrytëzimit të këtij muaji dhe të përfitojmë nga ditët dhe netët e këtij muaji të bekuar dhe të mundohemi të fitojmë mëshirën hyjnore.

Në vazhdim të edicionit po lexojmë ajetin 108 të sures Jusef të Kur'anit të shenjtë.

" قُل هٰذِهِ سَبیلی أَدعو إِلَى اللَّهِ ۚ عَلىٰ بَصیرَةٍ أَنا وَمَنِ اتَّبَعَنی ۖ وَسُبحانَ اللَّهِ وَما أَنا مِنَ المُشرِکینَ."

"Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, për mua dhe për çdo kënd që më ndjek mua. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.”

Zoti i madhëruar në Ajetin 107 të sures Jusef të Kur'anit të shenjtë kërcënon idhujtarët për zbritjen e dënimit të papritur. Mirëpo menjëherë më pas në ajetin 108, i tregon idhujtarëve rrugën e drejtë në mënyrë që ndoshta edhe ata vetëdijesohen dhe udhëzohen në rrugë të drejtë dhe të heqin dorë nga idhujtaria. Në këtë ajet, Zoti i madhëruar i jep mision Hazretit Muhamed s.a.v.s. që ta prezantojë Islamin për idhujtarët dhe jobesimtarët dhe të thotë: "Kjo është rruga e ime dhe e çdo njeri që më ndjek mua me vigjilencë, e ftoi atë drejtë Zotit". Rruga e Zotit, është vetëm një rrugë ajo është rruga në të cilën kanë ftuar njerëzit profetët e çdo vendi dhe çdo kohë. Me dërgimin e Hazretit Muhamed s.a.v.s. për profet, rruga e vërtetë është kufizuar vetëm me ndjekjen e Islamit dhe fetë e tjera kanë humbur legjitimitetin e tyre dhe nëse një njeri pavarësisht informimit rreth islamit dhe pasi është thirrur në Islam, përsëri të ndjekë fetë e tjera, kjo nuk do të pranohet nga Zoti.

Çështje tjetër që ndodhet në këtë ajet, është kjo që thirrja e njerëzve në këtë rrugë e cila është rruga e Zotit, bëhet në bazë të vigjilencës dhe vetëdijesimit dhe nuk bëhet në bazë të fanatizmit dhe me motive të interesave materiale ashtu siç bënin idhujtarët. Kjo thirrje bëhet vetëm në bazë të arsyes dhe vigjilencës. Ky vizion buron nga shpallja hyjnore. Në këtë ajet është theksuar se thirrja në Islam, bëhet edhe nga ana e Profetit s.a.v.s. edhe nëpërmjet ndjekësve të tij. Do të thotë se ashtu siç kishte mision Profeti s.a.v.s. që të thërrasë njerëzit drejt Islamit, gjithashtu, myslimanët kanë për detyrë që të ftojnë të tjerët në Islam. Prandaj një mysliman përveçse vetë është në rrugën e Islamit, duhet të jetë udhëzues edhe për të tjerë. Në vështrimin udhëzues të Kur'anit të shenjtë, pengesa më e rëndësishme në rrugën e zhvillimit dhe ngritjes së njeriut dhe shkaku kryesor për mungesat e tij të ndryshme, është mungesa e arsimit dhe mungesa e edukimit hyjnor, prandaj e vetmja rrugë për shpëtimin dhe lumturinë e njeriut, është arsimimi dhe edukimi fetar i tij nën mbikëqyrjen e mësuesve vigjilentë. Kjo thirrje në bazë të vigjilencës, në fillim të Islamit është bërë nga vet Profeti s.a.v.s. dhe nga familja e tij e pastër dhe ata arritën kulmin e këtij udhëzimi dhe thirrjes në rrugën e drejtë.

Vigjilenca

Khaxhe Abdullah Ansari thotë: "Vigjilenca është një faktor i cili të liron ty nga humbja dhe të udhëzon në rrugën e drejtë dhe në fund redukton neglizhencën e robërve dhe i bënë ata që t'i shikojnë të vërtetat dhe i udhëzon ata në rrugën e Zotit".

Këtyre ditëve vërehet në masë të madhe tradita e bukur e dhënies së iftareve në mesin e myslimanëve. Për këtë arsye disa minuta të këtij edicioni do t'ia kushtojmë këshillave për mysafirët e nderuar dhe organizatorët e iftareve.

Një prej kushteve më të rëndësishme për komunikim që krijon muaji i gostisë hyjnore për njeriun, është përkushtimi më i madh ndaj njerëzve që e rrethojnë atë dhe ndaj pjesëtarëve të shoqërisë. Kjo është një çështje e cila e thirr njeriun që  duke falë një pjesë të pasurisë së tij ose duke shfrytëzuar mundësitë e tij në rrugën e afrimit të zemrave, të kontribuojë për bashkimin e njerëzve. Një prej traditave më të bukura të myslimanëve në muajin e Ramazanit është dhënia e iftarit dhe pjesëmarrja e të tjerëve në ushqimin e tij. Kjo traditë është aq shumë e pëlqyer saqë Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. thotë se në kohën e iftarit, jepni lëmoshë dhe ftoni agjëruesit për iftar edhe nëse keni vetëm disa kokrra hurma ose vetëm pak ujë.

Dhënia e iftarit është një prej veprave të preferuara e cila ka një shpërblim të barabartë sikur me lirimin e një robi nga skllavëria dhe bëhet shkak për faljen e mëkateve. Mbi këtë çështje është theksuar në masë të madhe dhe në transmetimet islame është qortuar ngrënia e ushqimit në mënyrë të vetme, prandaj është këshilluar që njeriu aq sa ka mundësi, duhet të ftojë njerëzit e tjerë që të marrin pjesë në ushqimin e tij. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në lidhje me këtë ka thënë: "Lutem që umeti im gjithmonë të jetë në gjendje të mirë derisa të kenë miqësi mes vete, t'i qëndrojnë besnikë besës dhe zotimit, të largohen nga veprat e ndaluara dhe të presin mirë mysafirët, të falin namazin dhe të japin zekatin...". Gjithashtu në traditat islame është këshilluar për ngrënien e ushqimit me familjen, me shërbyesit dhe me jetimët, si një veprim shumë i bukur.

Tradita e mirë e dhënies së iftarit në muajin e bekuar Ramazanit

Mikpritja ndaj mysafirëve ka rregulla dhe zakone dhe respektimi i atyre rregullave është i domosdoshëm gjatë ngrënies së ushqimit me të tjerët. Veprimi i parë, është respektimi dhe nderimi i mysafirit. Një prej rasteve të respektimit dhe nderimit të mysafirit është kjo që mikpritësi të përgatisë atë ushqim të cilin e pëlqen për vete. Gjatë ngrënies së ushqimit, në vendin kur ushqimi të jetë përgatitur për të gjithë, ngrënia e ushqimit në pjesën para vetës në enë dhe moszgjatja e dorës në pjesët e tjera të enës ku ndodhet ushqimi, është një prej rregullave të pëlqyera. Mosshikimi i kafshatës së të tjerëve. Respektimi i të drejtave të të tjerëve në atë çfarë ndodhet në sofër. Fillimi i ngrënies së ushqimit nga i zoti i sofrës ose nga personi më i nderuar që ndodhet në sofër. Vazhdimi i ngrënies së ushqimit nga ana e zotit të sofrës derisa të ngopen të gjithë njerëzit të cilët janë ulur në sofër. Janë prej rregullave të tjera të mikpritjes ndaj mysafirëve. Në një transmetim thuhet se Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. kur ishte ulur në sofër, hante ushqim derisa mysafiri çohej nga sofra. Ky veprim është bërë që mysafiri të mos turpërohej nga ngrënia vetëm. Është e qartë se nëse mikpritësi heq dorë nga ngrënia më përpara, mysafiri turpërohet të vazhdojë ngrënien e ushqimit vetëm dhe mund të ndodhë që të çohet nga sofra pa u ngopur. Çështje e rëndësishme është kjo që mikpritësi të mos mundohet shumë në përgatitjen e ushqimit dhe të mjaftohet me ushqimin që ekziston në shtëpi dhe të organizojë pritjen e mysafirit me dashuri.

Tags