Qershor 25, 2017 09:20 CET

Ekziston një lloj i kënaqësive shumë më i lartë dhe shumë më i bukur se sa kënaqësitë materiale dhe këto kënaqësi janë kënaqësitë spirituale.

Përsëri e falënderojmë Zotin e madhëruar që na mundësojë neve të përjetojmë edhe një Ramazan me të gjitha mirësitë dhe begatitë shpirtërore të tij duke agjëruar këtë muaj të shenjtë. Përmendëm kënaqësitë spirituale, prandaj nuk është keq që këtë edicion ta fillojmë me disa fjalë në këtë drejtim. Ashtu siç e dini, njeriu në mënyrë instinktive dhe natyrore, kërkon kënaqësi dhe ndjen kënaqësi kur në çdo moment shijon shijen e një kënaqësie. Çështje e rëndësishme është kjo që kënaqësitë, nuk janë vetëm materiale dhe të egos, por ekziston edhe një lloj i kënaqësive më të larta dhe më të mira se sa kënaqësitë materiale dhe ato janë kënaqësitë spirituale. Kënaqësia të cilën njeriu e ndjenë nga dhënia lëmoshë dhe ndihma ndaj tjetrit, kënaqësia e kërkimit të diturisë dhe e hulumtimeve, kënaqësia e namazit, këndimit të lutjeve dhe gjithashtu kënaqësia e agjërimit dhe e heqjes dorë nga ngrënia dhe pirja përgjatë orëve të caktuara dhe kënaqësia nga heqja dorë prej mëkateve për të fituar kënaqësinë e Zotit; të gjitha këto janë kënaqësi të llojit spiritual dhe shpirtëror që nëse shijohet shija e këtyre kënaqësive, atëherë humbin rëndësinë kënaqësitë materiale. Sipas thënies së bukur të poetit iranian Sa'adi Shirazi:

Nëse kënaqësinë e konsideroni heqje dorë nga kënaqësia

Atëherë kënaqësinë e egos, nuk e konsideroni kënaqësi

Dhe gjithashtu sipas përshkrimit të Mevlanas:

Secilit që i shfaqet kënaqësia e fesë

Nuk i dukët kënaqësi as mjalti i botës

Mendimtari i njohur iranian Morteza Motahari në lidhje me këtë shkruan:

"Njeriu ka dy lloj të kënaqësive: njëri është lloji i kënaqësive të cilat i përkasin njërës prej pesë shqisave të njeriut që realizohet gjatë vendosjes së një lloj kontakti mes një pjese të trupit të njeriut dhe një faktori të jashtëm, si për shembull syri kënaqet nëpërmjet shikimit, veshi nëpërmjet dëgjimit dhe goja nëpërmjet të shijuarit dhe shqisa e prekjes nëpërmjet kontaktit. Lloji tjetër, përbëhet nga kënaqësitë që lidhen me thellësinë e shpirtit dhe të ndërgjegjes, por që nuk lidhen me asnjë prej pjesëve dhe gjymtyrëve të trupit, si për shembull kënaqësi kur njeriu përjeton nga kryerja e një shërbimi, nga zgjidhja e një problemi, nga reputacioni dhe respekti ose nga suksesi i vet ose i fëmijës së tij. Kënaqësia shpirtërore është më e fortë dhe më e qëndrueshme se sa kënaqësia materiale. Kënaqësia e adhurimit të Zotit dhe e lidhjes me Zotin, janë kënaqësi të këtij lloji për njerëzit të cilët e njohin Zotin. Adhuruesit gnostikë që adhurimi i tyre shoqërohet me prani me zemër dhe me përulje, përjetojnë kënaqësinë më të lartë të adhurimit dhe të lidhjes mes Zotin".

Prandaj, një prej fryteve të lidhjes me Zotin, është shijimi i kënaqësie shpirtërore e cila sjell qetësi për zemrën dhe e bënë njeriun që të ndjejë kënaqësi dhe të ketë më shumë gjallëri. Anëtarët e Ehli Bejti (a.s.) gjithmonë në lutjet e tyre e lusnin Zotin që tu mundësojë atyre të shijojnë kënaqësi të tilla, ashtu siç ka thënë Imam Saxhadi (a.s.) në një lutje drejtuar Zotit të madhëruar:

«وَ مَتِّعْنا بِلَذیذِ مُناجاتِکَ وَ اَذِقْنا حَلاوَةَ وُدِّکَ وَ قُرْبِک؛ "

"O Zot, na mundëso neve që ta shijojmë kënaqësinë e lutjeve dhe ta shijojmë kënaqësinë e dashurisë dhe afrimit pranë Fronit Hyjnor!".

E lusim Zotin që gjatë muajit të Ramazanit të na mundësojë të gjithë neve të perceptojmë kënaqësitë spirituale!

Në vazhdim po lexojmë ajetin 3 të sures Hud.

"وَأَنِ استَغفِروا رَبَّکُم ثُمَّ توبوا إِلَیهِ یُمَتِّعکُم مَتاعًا حَسَنًا إِلیٰ أَجَلٍ مُسَمًّی وَیُؤتِ کُلَّ ذی فَضلٍ فَضلَهُ ۖ وَإِن تَوَلَّوا فَإِنّی أَخافُ عَلَیکُم عَذابَ یَومٍ کَبیرٍ ."

"E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo njërit që kryen vepra të mira i jep shpërblimin e merituar. në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madhe". 

Njeriu me kryerjen e çfarëdo mëkati, i jep një goditje gjendjes së mirë njerëzore dhe spirituale të tij dhe zhduk transparencën dhe qartësinë e saj duke e njollosur atë. Në realitet mëkati e humb vlerën spirituale të njeriut e cila është aspekt që e dallon njeriun nga krijesat e tjera. Mëkati e afron njeriun më afër kafshëve dhe krijesave të ngurta. Mëkati vendos perde mes njeriut dhe mëshirës dhe virtyteve hyjnore. Mirëpo Zoti për të ndihmuar njeriun, ka hapur portën e kërkimit të faljes dhe pendimit në mënyrë që nëpërmjet këtyre dy rrugëve (kërkimit të faljes dhe pastaj pendimit) largohet kjo perde dhe hapet rruga e mëshirës dhe e virtyteve hyjnore për njeriun.

Sipas ajetit kur'anor, duke kërkuar falje pranë Fronit Hyjnor dhe duke u penduar dhe kryer vepra të mira, hapet dera e mëshirës për robërit e Zotit deri në atë masë saqë gjatë periudhës në të cilën jetojnë në këtë botë, ata të përfitojnë nga të mirat e kësaj bote. Ashtu siç Zoti udhëzon njerëzit drejt mirësive si siguria, mirëqenia, dinjiteti dhe fisnikëria. Në një shoqëri të tillë njerëzit nuk harrojnë të përmendin Zotin dhe nën hijen e besimit të tyre, janë të zhytur në mirësi dhe në shfrytëzimin e këtyre mirësive i bëjnë pjesëmarrës edhe njerëzit e tjerë në mënyrë që të zhduket distanca klasore dhe të zhduket kontradikta. Zoti i madhëruar sipas traditës së Tij të zakonshme dhe të përhershme, shton mirësinë dhe begatinë ndaj tyre.

Mirëpo në shoqëritë jofetare, edhe pse mund të jenë të zhvilluara dhe të civilizuara, njerëzit ndahen në dy grupe, grupi i arrogantëve dhe i sunduesve dhe grupi i të shtypurve dhe të privuarëve. Prandaj, në vazhdim të ajetit thuhet: "Nëse refuzojn të kërkojnë falje, unë që jam Profet i Zotit frikësohem për ata për dënimin në ditën e madhe të Kiametit". Dënim ky i cili shoqërohet me nxirjen e qiellit dhe përfshirjen nga një tym i zi dhe me shkatërrimin e bjeshkëve dhe të yjeve. Në një ditë të tillë nuk ekziston asnjë ndihmës, përveç Zotit të lartësuar.

Khaxhe Abdullah Ansari në komentimin e këtij ajeti, shkruan:

"Ky ajet është një lajmërim që së pari të kërkosh falje dhe të pastrohesh nga mëkati, pastaj të pendohesh dhe të bëhesh i mirë. Së pari ngrehu dhe nënshtrohu dhe kryej shërbimet e Sheriatit në mënyrë që të përfitosh nga të mirat e botës. Pastaj ngrehu me urdhrin e të vërtetës që të arrin mirësinë e Zotit!" .

Nganjëherë sofrat me plotë ushqime të larmishme për agjëruesit, e çojnë njeriun në shpërdorim dhe ngrënie të tepërt. Shpërdorimi është shumë i qortuar në logjikën e fesë dhe shkakton humbjen e begative dhe mirësive dhe privimin e të tjerëve nga e drejta e tyre. Kur'ani duke ritreguar mirësitë dhe begatitë e pafundme hyjnore, një thënie të përbashkët drejtuar të gjithë njerëzve thotë: "Hani e pini dhe mos shpërdoroni, me të vërtetë Zoti nuk i do shpërdoruesit!". (Surja A'raf, ajeti 31).

Imam Sadik (a.s.) duke shpjeguar shpërdorimin, ka thënë: "Ai i cili do të ketë furnizimin e një dite të tij, mirëpo të mos jetë i kënaqur dhe të lyp nga njerëzit, është udhëtar".

Shpërdorimi në ushqim dhe ngrënia e tepërt, është burim i shumë sëmundjeve trupore dhe shpirtërore dhe bëhet shkak që tij bëhet zemra guri dhe të mos e shijojë shijen e adhurimit. Profeti s.a.v.s. ka thënë se stomaku (lukthi) është burim i çdo sëmundje, prandaj largimi nga ngrënia e tepërt, është fillimi kurimit të çdo sëmundje. Një mjek i krishterë pas dëgjimit të këtij hadithi dhe ajetit kur'anor të shpërdorimit, ka thënë: "E gjithë shkenca e mjekësisë është mbledhur në këtë ajet dhe në këtë thënie të Profetit tuaj!".

Ngrënia e tepërt ka burime të ndryshme! Disa njerëz gjatë kohës së stresit dhe në kohën e kur janë nervoz, e teprojnë në ngrënie dhe në realitet me këtë metodë qetësohen. Disa për arsye të kushteve të mira materiale, shpërdorojnë ushqimin duke anashkaluar të tjerët. Mirëpo disa të tjerë, në përgjithësi janë njerëz që e teprojnë në ngrënien e ushqimit dhe nuk mund ta kontrollojnë vetën përballa ushqimeve dhe hanë aq shumë saqë ndjejnë dhimbje të stomakut. Këta persona zakonisht kanë peshë të tepërte dhe vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe nga shumë sëmundje të tjera.

Në muajin e bekuar të Ramazanit, ndikimi i syrit dhe prirjet për jetë luksoze, zakonisht bëhen burim i shpërdorimit dhe i ngrënies së tepërt. Disa njerëz pa marrë parasysh domethënien e muajit të bekuar të Ramazanit dhe agjërimit, duke përgatitur ushqime të larmishme, e sjellin shpërdorimin edhe në sofrën spirituale të iftarit.

Dr. Sa'id Husejni, profesor i Universitetit të Mjekësisë së Teheranit, thotë:

Nëse në shumicën e rasteve keni shumë dëshirë të hani më shumë ëmbëlsira, mund të ndodhë që të prishet stabiliteti i glukozës së gjakut. Me ngrënien ëmbëlsirave të ndryshme, vetëm sa e përkeqësoni këtë gjendje si një problem të madh, sepse glukoza në gjak shkakton shtimin e oreksit. Ngritja dhe rënia e glukozës së gjakut, shkakton shtimin e prodhimit të insulinës dhe kjo shton mundësinë që individi të marrë sëmundjen e diabetit të llojit të dytë". Ai shton: "Nga aspekti shkencor, teprimi në ngrënien e llojeve të ndryshme të ushqimeve, shton yndyrat dhe glukozat dhe sëmundjet e tjera si presionin e gjakut, diabetin, sëmundjet e zemrës dhe të damarëve, si dhe rrezikun për sëmundje kancerioze. Muaji i bekuar i Ramazanit është një ushtrim për të reduktuar ushqimin dhe për të ngrënë pak dhe duke respektuar sasinë e konsumimit të ushqimit dhe plotësimin e nevojave ushqimore në nivel të duhur, gjatë këtij muaji njeriu mund t'i shmanget dëmeve të shkaktuara nga teprimi i ngrënies së ushqimit".

Prandaj, duhet shmangur në masë të madhe konsumimin e ushqimeve me yndyrë dhe ushqimeve të fërguara dhe duhet marrë parasysh se agjërimi duke respektuar parimet e drejta si një periudhë e pushimit të aparatit të tretjes, mund të luaj një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e njeriut.

Tags