Qershor 25, 2017 09:20 CET

Shkenca sot, konsideron se ngrënia pak sjell shëndetin e trupit, gëzimin në fytyrë dhe jetën e gjatë.

Në lidhje me këtë çështje Imam Reza (a.s.) ka thënë: "Trupi është si një fushë e pastër dhe e gatshme për tu mbjellë dhe nëse njeriu kujdesët për punimin dhe ujitjen e saj në mënyrë që ujitja të bëhet në masë të duhur, as më pak dhe as më tepër, gjallëria dhe zhvillimi i saj do të jetë i vazhdueshëm dhe mbjellja e saj do të japë gjithmonë begati të mjaftueshëm. Mirëpo nëse tregohet neglizhencë ndaj kësaj, ajo shkatërrohet dhe e mbulojnë ferrat dhe bimët e dëmshme".

Arritëm edhe një ditë tjetër të muajit Ramazan. Miq të nderuar hëna po shkon drejt gjysmës së saj. E lusim Zotin e madhëruar që në pjesën e mbetur të këtij muaji që ta lëshojë shiun e mëshirës hyjnore mbi shkretëtirën e qenies tonë.

Miq të nderuar ajo që na ka ardhur neve prej dispozitave rreth obligimeve fetare islame si namazi dhe agjërimi, është trashëgimi e dijetarëve dhe mendimtarëve islamë të cilët kanë duruar shumë vështirësi në rrugën e kërkimit të diturisë, ruajtjes dhe përhapjes së mendimeve dhe njohurive islame, ndërsa nganjëherë në këtë rrugë janë detyruar edhe të emigrojnë nga vendlindja e tyre. Dijetarët fetarë nganjëherë në rrugën e kërkimit të diturisë dhe shkencës, kanë privuar vetën edhe nga nevojat më të domosdoshme të tyre, por pasi që kanë patur sinqeritet në punën dhe qëllimin e tyre, kanë arritur suksesin dhe rezultatin e duhur me ndihmën e Zotit. Një person me emrin Sejed Asadullah Esfahani në një kujtim të tij rreth studiuesit të njohur të hadithit Nuri, dijetar i njohur shiit, transmeton:

"Njëherë së bashku me dijetarin e hadithit Nuri, shkuam në Qerbela. Në mes rrugës dijetari Nuri kujtoi titujt e dy librave dhe tha: "Unë i dua shumë këta dy libra, por deri më tani sa do që kam kërkuar, nuk i kam gjetur, ndërsa në këtë udhëtim do t'i marrë nga Imam Husejni (a.s.)". Disa herë i përsëriti këto fjalë derisa arritëm në Qerbela. Hyjmë në xhaminë e Imam Husejnit (a.s.) dhe pasi bëmë vizitën, dolëm jashtë xhamisë. Pranë vendit ku ruhen këpucët në hyrje të xhamisë, e pamë një grua që mbante në dorë dy libra. Dijetari Nuri e pyeti atë: "Çfarë janë këto libra?" Gruaja u përgjigj: "Janë për tu shitur". I shikuam librat. E kuptuam se ato janë pikërisht ato dy libra të cilat i kërkonte dijetari Nuri. Ai e pyeti gruan: "Sa kushtojnë këto libra?" Gruaja u përgjigj: "22  keran!" Dijetari Nuri më tha mua: "Më jep të gjithë parat që ke!" Të gjitha parat që kishim unë dhe ai, ishin 6 keran dhe të gjitha ia dhamë gruas. Unë thash me vete: "Ne nuk kemi ngrënë asgjë, të gjitha parat tona ishin kaq dhe ato i shpenzuam për të blerë libra. Tani ku do ta gjejë pjesën tjetër parave? Dijetari Nuri i tha gruas: "Eja me ne". Shkuam në treg. Ai shiti rrobat uniformë të dijetari, po përsëri shuma e parave nuk u plotësua! Shiti edhe këpucët derisa u plotësua shuma 22 keran dhe ia dha ato gruas. Në trupin e atij dijetari nuk kishte mbetur asgjë, përveç rrobave të brendshme. Unë i thash atij: "O zotëria im, çfarë i bërë kështu vetës tënde!?" Ai u përgjigj: "Nuk ka rëndësi, ne jemi dervish!" Ashtu në atë gjendje hyjmë në oborrin e xhamisë. Ne takuan disa miq dhe pastaj i sollën atij rroba dhe ai i veshi ato".

Dijetari i shkencës së hadithit Nuri ishte një prej dijetarëve të mëdhenj të shkollës shiite dhe kishte reputacion të madh. Por për të blerë dy libra të rrallë, ai ishte i gatshëm që në treg të mbetej pa rroba dhe pa uniformë të klerikut fetar dhe këtë veprim nuk e konsideronte në kundërshtim me pozitën dhe reputacionin shkencor të tij.

Një pamje e përshtatshme me Alame Haxhi Mirza Husejn Muhadith Nuri i cili në mesin e shkencëtarëve njihej me epitetin "Khatemul-Muhadithin".

Në vazhdim po lexojmë ajetin 112 të sures Hud të Kur'anit të shenjtë.

فَاستَقِم کَما أُمِرتَ وَمَن تابَ مَعَکَ وَلا تَطغَوا ۚ إِنَّهُ بِما تَعمَلونَ بَصیرٌ:

"Ti (Muhammed) rezisto vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni". 

Zoti i madhëruar në këtë ajet i thotë Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.: "ashtu siç të kemi urdhëruar, rezisto në këtë rrugë, rezisto, do të thotë rezistencë në rrugën e predikimit dhe udhëzimit, rezistencë në rrugën e luftës dhe rezistencë në rrugën e kryerjes së detyrave hyjnore dhe zbatimin e mësimeve të Kur'anit të shenjtë.

Natyrisht rezistenca nuk duhet të bëhet për dëshirën e atij ose të këtij dhe as në mënyrë sipërfaqësore dhe me hipokrizi dhe as për të fituar ndonjë titull heroik, pozitë ose pasuri dhe pushtet, por vetëm për hir të urdhrit të Zotit. Kjo rezistencë duhet të jetë ashtu siç është urdhëruar".

Mirëpo duhet thënë se ky urdhër nuk kufizohet vetëm me Profetit s.a.v.s., por ai duhet t'i inkurajojë për rezistencë edhe shumë besimtarë të cilët nga idhujtaria janë kthyer në besimin në Zotin Një. Njerëzit të cilët nga njëra anë përballen me sulmet e armiqve, komplotistëve, dashakeqësve dhe forcave të tjera sunduese, ndërsa nga ana tjetër, ata përballen edhe me sulmet e egos së tyre. Dashuria ndaj floririt dhe argjendit, dashuria ndaj parave, dashuria ndaj epsheve, dashuria ndaj pozitës shoqërore dhe shtetërore, secila prej këtyre në mënyrë të vetme mund ta rrëmbejnë zemrën e njeriut dhe ta humbin atë. Qëndrimi i besimtarëve në vijën e parë të frontit në mes këtyre dy tërheqjeve të forta, do të thotë tërheqjes së presionit të armiqve dhe tërheqjes së presionit të brendshëm të dëshirave të egos, është një punë shumë e vështirë e cila ka mplakur shumë shpejt edhe Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s.. Në një transmetim thuhet se në kohën kur ka zbritur ajeti i lartpërmendur, Profeti s.a.v.s. ka thënë: "Përgatituni se është koha e punës dhe përpjekjeve!" Pastaj është vërejtur një seriozitet shumë i madh tek Profeti s.a.v.s. që natyrisht se arsyeja për këtë është e qartë, sepse në këtë ajet janë kumtuar katër urdhra të rëndësishëm rezistenca, sinqeriteti, udhëheqja e besimtarëve dhe mosshkelja e limiteve dhe kufijve të caktuar. Secili prej këtyre urdhrave në mënyrë të vetme vendosin një barrë shumë të rëndë mbi supet e njeriut. Pa respektimin e këtyre parimeve është e pamundur fitorja e myslimanëve përball armiqve të cilët nga të gjitha anët dhe nga brenda dhe jashtë kanë rrethuar myslimanët dhe po përdorin të gjitha mjetet e mundshme kulturore, politike, ekonomike, shoqërore dhe ushtarake kundër myslimanëve.

Khaxhe Abdullah Ansari në komentimin e bukur të këtij ajeti, shkruan: "Në të gjithë botën dhe në mesin e të gjithë njerëzve, kush e meriton që Zoti t'i drejtohet atij me këto fjalë? Përveç Hazretit Muhamed s.a.v.s. i cili është i stolisur me virtyte të fisnikërisë dhe është dërguar profet me misionin hyjnor, pastaj është pastruar zemra e tij dhe në vetmi ka dëgjuar fjalët e Zotit".

Mirësitë e agjërimit janë të qarta për të gjithë saqë vet agjëruesi pas disa ditë agjërimi ndjehet më mirë në trupin e tij dhe me fjalë të tjera, ndjen lehtësi më të madhe në trupin e tij. Ky rezultat arrihet atëherë kur njeriu respekton ekuilibrin dhe mjaftohet me ushqyerjen e shëndosh dhe duke ngrënë pak. Natyrisht se qëllimi i ngrënies pak, nuk është për të reduktuar peshën, por konsumimi i ushqimit në masë sa njeriu ka nevojë për atë në mënyrë që individi të ketë një trup të shëndoshë. Aktualisht disa të rinj për të pasur trup të dobët dhe për të ruajtur linjat e trupit, hanë ushqim më pak se sa kanë nevojë. Ky veprim bëhet shkak që ai të përballet me mungesë të ushqyerjes dhe si rezultat përballem me probleme shëndetësore të trupit si osteoporozën, pagjakësinë, dhimbjen e kokës, dobësinë dhe marramendjen.

Duke marrë parasysh hadithet profetike dhe shumë transmetime nga dijetarëve dhe prijësit fetarë, mund të thuhet se nëse ata do t'i ndiqnin të gjitha këshillat shëndetësore dhe higjienike të Kur'anit dhe të imamëve ma'sum, do të reduktohej në masë të madhe niveli i sëmundjeve trupore dhe shpirtërore. Respektimi i ekuilibrit në ngrënien e ushqimit dhe ngrënia pak, përveç ndikimit mbi shëndetin trupor, ai ushtron ndikim edhe në shëndetin shpirtëror dhe spiritual të tyre. Prandaj prijësit fetar këshillojnë se njeriu nuk duhet të kërkojë jetën për të ngrënë, por ngrënien duhet ta kërkojë për të jetuar".

Ekuilibri në ngrënien e ushqimit në muajin e Ramazanit

Në këtë muaj, disa dëshirojnë që duke marrë sasi më të madhe të lëndëve ushqimore se sa që duhet, të plotësojnë nevojat ditore të tyre, ndërkohë që me ngrënien tepër, atyre u humbet oreksi dhe në një periudhë afatgjate ata pësojnë dëme nga mungesa e lëndëve ushqyese. Ngrënia pak dhe konsumimi i drejtë, ka dobi të jashtme dhe të brendshme dhe bëhet shkak që njeriu të ketë një trup dhe shpirt të shëndoshë. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë: "Ngrënia pak e bënë trupin më të vlefshëm dhe shëndetin e trupit e bënë më të qëndrueshëm".

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ngrënien pak e ka quajtur "nëna e të gjitha medikamenteve" dhe në një rast ka thënë: "Nëse banuesit e një shtëpie hanë ushqim pak dhe në sasi të duhur shtëpia e tyre do të ndriçohet".

Shkenca sot, konsideron se ngrënia pak sjell shëndetin e trupit, gëzimin në fytyrë dhe jetën e gjatë. Në lidhje me këtë çështje Imam Reza (a.s.) ka thënë: "Trupi është si një fushë e pastër dhe e gatshme për tu mbjellë dhe nëse njeriu kujdesët për ta punuar dhe ujitur atë në mënyrë që ujitja të bëhet në masë të duhur as më pak dhe as më tepër, gjallëria dhe zhvillimi i saj do të jetë i vazhdueshëm dhe mbjellja e saj do të japë gjithmonë begati të mjaftueshëm. Mirëpo nëse tregohet neglizhencë ndaj kësaj, ajo shkatërrohet dhe e mbulojnë ferrat dhe bimët e dëmshme. Trupi është i ngjashëm me këtë dhe metoda e ngrënies dhe e pirjes, është e tillë për trupin. Prandaj, në këtë mënyrë trupi gjen shëndet dhe qetësi. Shiko se çfarë është e përshtatshme me lukthin tënd dhe shiko se trupi yt me çfarë ushqimi merre forcë dhe shiko se çfarë ushqimi dhe çfarë pije është e dobishme për trupin tënd dhe zgjidhe atë për vete!".

Tags