Qershor 25, 2017 09:21 CET

Në muajin e Ramazanit, kufijtë gjeografik nuk krijojnë distancë. Muaji i Ramazanit, është muaji i afrimit të zemrave dhe muaji i unifikimit të popujve myslimanë. Çdo mysliman e konsideron vetën pjesëtar të një shoqërie të bashkuar dhe solidarizohet me myslimanin tjetër agjërues i cili ndodhet në rajonin më të largët të botës me mijëra kilometra larg.

Miq të nderuar jemi me edicionin e radhës së programit "Ramazani, muaji i Zotit". E lusim Zotin që tu pranohen adhurimet dhe ibadetët tuaja gjatë këtij muaji të shenjt dhe agjërimi i juaj të jetë me plotë begati shpirtërore për ju! Në këtë muaj që jemi mysafirë në gostinë e Zotit, duhet ta dimë se shiu i faljes dhe i mëshirës hyjnore do ta shndërrojë shpirtin tonë në një kopsht të besimit dhe shpresës. Prandaj, ejani që ta kuptojmë sa më mirë vlerën e pranisë tonë në këtë gosti dhe të mos i kalojmë në neglizhencë këto çaste me plotë begati.

Data 12 Ramazan është përvjetori i krijimit të lidhjes vëllazërore mes myslimanëve muhaxhir dhe ansar nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në vitin e parë hixhri kameri. Këto dy grupe të myslimanëve kishin dallime nga aspekti i racës, punës dhe ambientit të edukimit, prandaj ekzistonte ky shqetësim se gjurmët e kulturës dhe ideve të kaluara akoma të kenë mbetur në mendjen dhe në zemrën e tyre dhe të shkaktojnë mosmarrëveshje mes myslimanëve. Për këtë arsye, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. vendosi të bëjë këtë lidhje të rëndësishme. Në kohën kur Profeti s.a.v.s. vendosi lidhjen vëllazërore mes myslimanëve emigrantë nga Meka dhe atyre vendas nga Medina, ai për vëlla të tij e zgjodhi dhe emëroi Ali bin Abu Talib (a.s.). Profeti s.a.v.s. vendosi lidhje vëllazërore mes myslimanëve, për arsye se për ta themeluar shtetin dhe shoqërinë islame, ekzistonte nevoja për lidhje vëllazërore mes njerëzve që mes vete kishin distancë të madhe etnike dhe klasore. Është e natyrshme që në fillim vet myslimanët duhej të vendosnin lidhje vëllazërore me njëri-tjetrin dhe duhej të zotoheshin ndaj njëri-tjetrit në mënyrë që të bashkuar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ta ndihmojnë Profetit s.a.v.s. në realizimin e qëllimeve të larta hyjnore. Profeti s.a.v.s. e shfrytëzoi lidhjen vëllazërore për të ndihmuar emigrantët në aspektin ekonomik, për arsye se secili prej ansarëve (vendasve) e ndjente detyrë që të ndihmojë vëllain e tij të ri dhe atë e konsideronte partner në jetën dhe pasurinë e tij. Para kësaj, njerëzit për të mbrojtur dhe mbështetur njëri-tjetrin në periudhën e injorancës, vendosnin lidhje fisnore ose pakte në bazë të interesave fisnore dhe të afërsisë familjare. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. me vendosjen e lidhjes vëllazërore mes myslimanëve, ndryshoi tërësisht nivelin e marrëdhënieve mes tyre duke e vendosur një lidhje më të mirë dhe hyjnore mes tyre.

Lidhja vëllazërore mes myslimanëve

Miq të nderuar, muaji i bekuar i Ramazanit është një prej shenjave të dalluara të unitetit  dhe bashkimit mes myslimanëve në të gjithë botën islame. Myslimanët nga çdo vend dhe çfarëdo race që i përkasin, me gëzim dhe lumturi presin muajin e Ramazanit. Rituali i agjërimit në muajin e Ramazanit, ashtu si ritualet madhështore të Haxhit, në mesin e të gjitha shkollave dhe grupeve të ndryshme myslimane, është një ritual i përbashkët dhe unifikues dhe i bashkon të gjithë myslimanët rreth një boshti me emrin "Umeti Islam". Në muajin e Ramazanit, pasi dispozitat dhe rregullat e agjërimit dhe të detyrave të tjera islame çdo kund janë të njëjta, kufijtë gjeografik nuk krijojnë ndarje mes myslimanëve. Muaji i Ramazanit është muaji i afrimit të zemrave dhe muaji i unifikimit të popujve myslimanë. Çdo mysliman e konsideron vetën pjesëtar të një shoqërie të bashkuar dhe solidarizohet me myslimanin tjetër agjërues i cili ndodhet në rajonin më të largët të botës me mijëra kilometra larg.

Ejani dhe ta bëjmë këtë muaj të dashur një faktor të unitetit dhe të largohemi nga çdo lloj përçarje dhe ndarje, si dhe të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar fenë e Zotit dhe me vigjilencë dhe vetëdije të plotë, të përballemi me lëvizjet devijuese në fenë Islame në mënyrë që në ditën e Kiametit të mos turpërohemi pranë Fronit Hyjnor dhe Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Në vazhdim të edicionit po lexojmë ajetin 201 të sures A'raf të Kur'anit të shenjtë.

إِنَّ الَّذینَ اتَّقَوْا إِذا مَسَّهُمْ طائِفٌ مِنَ الشَّیْطانِ تَذَکَّرُوا فَإِذا هُمْ مُبْصِرُونَ:

"Padyshim se ata të cilët ndjekin devotshmërinë, çdo herë kur atyre t'i shkojë ndonjë vesvese e djallit, (menjëherë) e kujtojnë Zotin dhe atëherë u ndriçohet shikimi (dhe shpëtojnë nga kurthet e djallit)".

Ky ajet është për njerëzit e devotshëm të cilët duke kujtuar Zotin, largojnë dilemat e djallit nga vetja e tyre. Devotshmëria në terminologjinë kur'anore, është përball neglizhencës. Devotshmëria, do të thotë kujdes dhe vigjilencë e përhershme e besimtarit ndaj të gjitha veprave të tij, në mënyrë që ai t'i kryejë ato plotësisht në përputhje me dobitë të cilat i ka paraparë Zoti i madhëruar për atë. Në realitet, jeta është ecje në një rrugë të rrëshqitshme dhe në të dy anët e saj ndodhet një luginë e thellë, prandaj një çast padevotshmëri është i barabartë me rënie në humnerë. Përveç në raste njeriu do të kapet për ndonjë gur ose dru në mënyrë që të shpëtojë nga rënia e plotë në humnerë. Me fjalën "djall bredhës", qëllimi është ai djall i cili bredh rreth zemrës së njeriut për të gjetur një korridor që të depërtojë në zemrën e njeriut duke futur dilemat e tij në zemrën e njeriut.

Njeriu mëkatar, për shkak të mëkateve të shumta dhe të përsëritshme, nuk e ndjen depërtimin e dilemave të djallit në zemrën e vetë. Ndërkohë që njeriu i devotshëm, saktësisht është në pozitën e kundërt të këtij njeriu. Me mëkatin më të vogël që kryen, menjëherë i tërhiqet vëmendja se ka bërë mëkat, prandaj mendon për kompensimin e atij mëkati. Ai duke menduar se djalli bredh rreth tij, fillon ta kujtojë Zotin që çdo çështje është në duart e Tij. Prandaj largohet nga djalli dhe strehohet te Zoti. Zoti i madhëruar, gjithashtu, për shkak të kujtimit të Zotit me kohë, largon të keqen e djallit nga besimtari i devotshëm dhe largon perden e neglizhencës nga zemra e tij duke i ndriçuar shikimin dhe kështu besimtari i devotshëm e gjen rrugën e së vërtetës dhe të mirës, prandaj vendoset në atë rrugë. Prandaj, njeriu besimtar i cili ka besim të fortë, është sikur trupi i shëndoshë në të cilin nuk mund të depërtojnë mikrobet e sëmundjeve, por edhe nëse depërtojnë në brendësi të trupit, ato zhduken menjëherë për shkak të forcës trupore. Prandaj, vesveset e djallit nuk hyjnë në zemrën e myslimanit të devotshëm, por edhe nëse depërtojnë, ai shumë shpejtë vetëdijesohet dhe i largon ato.

O Zot, unë strehohem te Ti nga vesveset e djallit

Khaxhe Abdullah Ansari në komentimin e këtij ajeti shkruan: "Kur njeriu ka sukses në rrugën e Zotit, mashtrimi i djallit nuk ushtron ndikim mbi atë! Tregojnë se në fillim të Islamit një djalosh i ri në mbrëmje pas kthimit nga namazi i jacisë në rrugë, e takoi një grua e cila ia ofroi trupin e saj atij dhe ia mori mendjen. Djaloshi i ri shkoi pas saj derisa arriti pranë portës së shtëpisë së saj. Ai për një çast u ndal dhe e lexoi këtë ajet. Papritur ra pa vetëdije. Kur gruaja e pa djaloshin në këtë gjendje, e thirri shërbëtoren e vet dhe e kapën së bashku dhe e dërguan atë pranë shtëpisë së vet. Ky djalosh i ri e kishte babanë plak, i cili kur doli nga shtëpia dhe e pa djalin e tij pranë portës, menjëherë e mori atë dhe e futi brenda. Pastaj e pyeti atë sa çfarë kishte ndodhur. Djaloshi i tregoi atij ngjarjen deri aty kur iu kujtua ky ajet kur'anor, "çdo herë kur ata sulmohen nga vesveset e djallit, (menjëherë) e kujtojnë Zotin dhe atëherë u ndriçohet shikimi", pastaj lëshoi një britmë dhe menjëherë  vdiq".

Në mësimet islame, ngrënia e ushqimit, gjithashtu, është pjesë e jetës tonë shoqërore që ka rregulla dhe parime të caktuara të cilat nëse respektohen, trupi do të fitojë begatinë e shëndetit të mirë. Në vazhdim do të flasim rreth këtyre rregullave.

Me siguri se deri më tani keni shkuar në vende të ndryshme për të hëngër ushqim në të cilat njerëzit me sjelljet e tyre ju kanë shqetësuar juve ose nuk kanë respektuar rregullat e drejta të ngrënies së ushqimit ose nuk kanë respektuar privatësinë e edukatës. Në Islam ekzistojnë rregulla të cilat duhet të respektohen gjatë ngrënies së ushqimit.

Është e natyrshme që ne për çdo ditë të jemi në kontakt me gjëra dhe me faktorë të tjerë të ndotur dhe shumë sëmundje shkaktohen si pasojë e kontaktit me element të ndotur. Imam Aliu (a.s.) porosit të pastrohen duart para ngrënies së ushqimit dhe thotë: "Pastrimi i duarve para ngrënies së ushqimit, shton furnizimin dhe forcon sytë".

Çështje tjetër është kjo që ngrënia e ushqimit të fillojë me emrin dhe duke kujtuar Krijuesin e mëshirshëm i cili ka vendosur lloje të ndryshme të ushqimeve në botë për të plotësuar nevojat e njeriut dhe e ka ftuar njeriun që t'i shfrytëzojë ato. Imam Aliu (a.s.) ka thënë: "Kur të hani ushqim, kujtoni Zotin dhe shmanguni fjalëve dhe bisedave të kota, sepse ushqimi është begati dhe furnizim nga Zoti, prandaj ju keni obligim që ta kujtoni Zotin dhe ta falënderoni Atë".

Për të filluar, shfrytëzoni ushqimet më të lehta. Gjithashtu, në transmetimet fetare thuhet se ngrënia e ushqimit duhet të fillohet me pak krip për shëndet më të mirë. Natyrisht nëse personi nuk është i sëmurë me sëmundje të ndryshme si presioni i lartë i gjakut. Shkenca e mjekësisë thotë se ngrënia e ushqimit shumë të ngrohtë, dëmton organet e trupit. Imam Aliu (a.s.) ka thënë: "Ushqimin shumë të ngrohtë, lëreni të ftohët deri në atë masë saqë të jetë i përshtatshëm për të ngrënë!".

Rregullat e ngrënies së ushqimit në Islam

Ngrënia me dorën e djathtë. Marrja e kafshatës së vogël dhe përtypja mirë e ushqimit, gjithashtu, janë rregulla të ushqimit në islam. Mjekët për tretjen e lehtë të ushqimit dhe për parandalimin e shtimit të peshës, në udhëzimet e tyre përtypni mirë dhe ngadalë ushqimin. Në hadithet profetike, gjithashtu, thuhet: "Ushqimin përtypeni mirë dhe kurrë mos nxitoni në ngrënien e ushqimit". Gjithashtu, është porositur që të hiqet dorë nga ngrënia e ushqimit, para ngopjes së plotë dhe në kohën kur akoma ekziston oreks për të ngrënë".

Përfundimi i ngrënies së ushqimit, gjithashtu ashtu si fillimi, ka rregulla dhe respektimi i tyre është i dobishëm për shëndetin e trupit dhe shpirtit të njeriut. Këto rregulla mund të ndahen në rregulla gnostike, shoqërore dhe shëndetësore. Rregullat gnostike janë: falënderimi ndaj pronarit të vërtetë, Zotit të madhëruar dhe lutja për të shtuar begatinë dhe furnizimin. Në kuadër të rregullave shoqërore këshillohet që të kujtohen të uriturit dhe të privuarit dhe të kujtohet fakti se njerëzit e ngopur kanë përgjegjësi ndaj tyre në mënyrë që të bëjnë përpjekje për të zhdukur varfërinë dhe urinë nga shoqëri. Në kuadër të rregullave shëndetësore porositet që pas përfundimit të ngrënies së ushqimit, të pastrohen duart, të pastrohen dhëmbët, të pushohet pak dhe të mos flihet menjëherë pas ngrënies së ushqimit.

Tags