Qershor 25, 2017 09:21 CET

Ai i cili kujdeset për shpirtin e tij, në çdo çast merr parasysh urdhëresat dhe ndalesat hyjnore për të mos rënë në rrugën e të humburve dhe për të mos rënë në kurthin e të tjerëve.

Ai largohet nga e pavërteta, edhe pse shumica e njerëzve e ndjekin atë. Gjithashtu, besimtari është i lidhur për të vërtetën (Zotin), edhe pse të gjithë njerëzit largohen nga e vërteta. Prandaj, një besimtar i vërtetë duke shikuar shumë njerëz të cilët të gjithë janë zhytur në dëshirat e egos dhe në lakmi të tjera të jetës së tyre të humbur, nuk heq dorë nga udhëzimi fetar i tij dhe nuk heq dorë, gjithashtu, nga urdhërimi në vepra të mira dhe ndalimi nga veprat e këqija.

Dispozitat dhe ligjet hyjnore të cilat janë vendosur në botë në formë të fesë dhe të urdhëresave të adhurimit, përmbajnë sekrete dhe brendësi. Një prej këtyre dispozitave, është agjërimi i muajit të Ramazanit. Në kulturën islame, muaji i Ramazanit është një prej muajve më të rëndësishëm dhe më të respektueshëm të vitit. Ky është një muaji i cili pranë myslimanëve, është i njohur si muaji i adhurimit dhe këtë muaj e quajnë "Muaji i Zotit". Muaji i bekuar i Ramazanit, sipas Imam Saxhadit (a.s.), është muaji i Islamit, muaji i pastërtisë dhe muaji i sprovimit. Muaji i Ramazanit është përshkruar edhe me fjalë të tjera si muaji i Islamit, muaji i shpalljes së Kur'anit, prandaj tregon se në pikëpamjen e Imam Saxhadit (a.s.) dhe në shkollën e Ehli Bejtit (a.s.), muaji i bekuar i Ramazanit, është një sferë për manifestimin e të vërtetës së Islamit, do të thotë dorëzim i plotë dhe absolut përpara Zotit të lartësuar. Kjo sferë, është një rast në mënyrë që robërit e Zotit me urdhrin dhe kënaqësinë e Zotit, heqin dorë edhe nga nevojat natyrore dhe të lejuara të tyre dhe dorëzohen përpara urdhrave të Krijuesit të pashoq. Ky ushtrim një mujor në vetëpërmbajtje ndaj dëshirave të egos, është një ushtrim i dobishëm dhe i mirë për forcimin e vullnetit dhe vetëpërmbajtjes gjatë pjesës tjetër të vitit. Kjo është për arsye se njeriu me urdhrin hyjnor për një muaj ka rezistuar përball dëshirave të egos së tij dhe vetëm për kënaqësinë e Zotit, ka hequr dorë nga nevojat e tij natyrore si ngrënia dhe pirja, prandaj ai do të fitojë këtë forcë që edhe në 11 muajt e tjerë të vitit të rezistojë përball vesveseve të djallit dhe dëshirave të egos së tij duke hyrë në grupin e të devotshmëve dhe të shpëtuarve.

Prandaj mund të thuhet se e vërteta e muajit të Ramazanit është: "Çlirimi nga vetja kafsharake dhe lindja e vetës hyjnore. E vërteta e muajit të Ramazanit, është stolisje me moral hyjnor dhe me virtyte të dhuruara nga Zoti i madhëruar. Në një hadith profetik thuhet se Zoti i lartësuar në lidhje me këtë ka thënë: "Agjërimi është i imi dhe unë vetë do të japë shpërblimin për këtë vepër".

Khuxhetul-islam Sharif, ekspert i çështjeve fetare, thotë:

"Ramazani është i vetmi muaj hixhri kameri i cili është përmendur në Kur'anin e shenjtë dhe është njëri prej katër muajve në të cilët Zoti i madhëruar ka ndaluar luftën (përveç në raste të vetëmbrojtjes). Në këtë muaj janë shpallur librat e shenjtë Kur'ani, Inxhili, Teorati, Zeburi dhe Suhufët e tjera hyjnore. Ky muaj në transmetimet islame është quajtur muaji i Zotit dhe gosti e umetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe Zoti i madhëruar është mikpritës i robërve të tij në këtë muaj me bujarinë dhe mëshirën e pakufishme. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: "Çdo kush që agjëron gjatë gjithë këtij muaji, është obligim i Zotit që t'i falë atij të gjitha mëkatet dhe të garantojë pjesën tjetër të jetës së tij. Fjala Ramadan është shpjeguar me kuptimin e vapës së madhe dhe rënies së rrezeve të diellit mbi gur. Zgjedhja e një fjale të tillë tregon një precizitet dhe bukuri të veçantë, për arsye se bëhet fjalë për shkrirje dhe ndoshta edhe për ndryshim nën rrezet e diellit të ngrohtë dhe përvëlues. Në realitet, Ramazani është muaji i durimit të vështirësive të mëdha dhe etjes, të durimit të një etje e cila krijohet si pasojë e diellit përvëlues ose të vapës së madhe gjatë ditëve të gjata të verës".

Në këtë edicion do të lexojmë ajetin 105 të sures Maide të Kur'anit të shenjtë.

یَا أَیُّهَا الَّذِینَ آمَنُواْ عَلَیْکُمْ أَنفُسَکُمْ لاَ یَضُرُّکُم مَّن ضَلَّ إِذَا اهْتَدَیْتُمْ إِلَى اللّهِ مَرْجِعُکُمْ جَمِیعًا فَیُنَبِّئُکُم بِمَا کُنتُمْ تَعْمَلُون:

"O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat". 

Ky ajet kur'anore i urdhëron besimtarët që të kujdesën për vete, të kujdesën për rrugën e udhëzimit të tyre dhe të mos frikësohen nga humbja e atyre njerëzve të cilët janë të humbur. Të dy fjalët, humbje dhe udhëzim në kuptim, janë antonim i njëra-tjetrës. Udhëzimi me prezantimin e rrugës, e udhëzon robin në një rrugë që të arrijë sa më shpejtë në qëllim. Mirëpo humbja që shoqërohet më shumë me humbjen e rrugës, e vendos njeriun në një rrugë në të cilën nuk arrin kurrë në qëllim. Prandaj, sipas këtij ajeti, përpara njerëzve ekzistojnë dy rrugë. (Dhe nuk ekziston rrugë e tretë). Secila prej të dy rrugëve, e çon njeriun te Zoti. Besimtarët në rrugën e tyre përballen me mëshirën e Zotit ndërsa jobesimtarët përballen me hidhërimin dhe dënimin e Zotit. Prandaj, i urdhëron besimtarët që të kujdesën për vetën dhe të largohen nga të tjerët të cilët janë në rrugën e humbur në mënyrë që të mos vendosen në grupin e të humburve. Gjithashtu, besimtarët që të mos frikësohen nga humbja e tyre dhe duhet ta dinë se llogaritja e të humburve i takon Zotit të tyre dhe jo besimtarëve!

Ai i cili kujdeset për shpirtin e tij, në çdo çast merr parasysh urdhëresat dhe ndalesat hyjnore për të mos rënë në rrugën e të humburve dhe për të mos rënë në kurthin e të tjerëve. Ai largohet nga e pavërteta, edhe pse shumica e njerëzve e ndjekin atë. Gjithashtu, besimtari është i lidhur për të vërtetën (Zotin), edhe pse të gjithë njerëzit largohen nga e vërteta. Prandaj, një besimtar i vërtetë duke shikuar shumë njerëz të cilët të gjithë janë zhytur në dëshirat e egos dhe në lakmi të tjera të jetës së tyre të humbur, nuk heq dorë nga udhëzimi fetar i tij dhe nuk heq dorë, gjithashtu, nga urdhërimi në vepra të mira dhe ndalimi nga veprat e këqija. Një person i tillë përfiton nga mjetet udhëzuese dhe pastaj ia lë Zotit çështjen e ndikimit, mirëpo në kuadër të asaj që ka caktuar Zoti dhe sheriati fetar, bënë përpjekje për përhapjen dhe predikimin e Islamit, për arsye se besimtari nuk lejohet që për udhëzimin e njerëzve dhe për thirrjen e tyre në rrugën e vërtetë, të dal jashtë limiteve të caktuara nga Zoti i madhëruar në mësimet e fesë.

Khaxhe Abdullah Ansari në komentimin e këtij ajeti ka shkruar: "O besimtarë! Keni kujdes, mbajeni gjithmonë të mundur dhe nën kontroll egon tuaj, para se ajo të ngadhënjejë mbi ju, detyrojeni atë që tu nënshtrohet juve, para se ajo t'u detyrojë juve të nënshtroheni pranë tij. Në lidhje me domethënien e këtij ajeti e kanë pyetur njërin prej prijësve të fesë dhe ai ka thënë: "Nëse do të merreni me edukimin dhe përmirësimin e egos tuaj, Ai, nuk do t'u lejojë juve që të preokupoheni me mëkat ndaj njerëzve".

Këshillat e ushqyerjes sot do t'i fillojmë me një transmetim nga Imam Reza (a.s.). Imam Reza (a.s.) ka thënë: "Zoti i madhëruar dhe i lartësuar nuk ka bërë hallall asnjë ushqim dhe asnjë pirje, përveçse ai ushqim ose ajo pirje është në dobi dhe në të mirën e njeriut dhe nuk ka bërë haram asnjë ushqim dhe asnjë pirje, përveçse në atë ushqim dhe pirje të jetë degjenerimi dhe shkatërrimi i njeriut. Prandaj çdo gjë e dobishme dhe që i jep forcë njeriut dhe e forcon trupin e tij, është bërë hallall dhe çdo gjë që shkatërron forcën fizike të trupit të njeriut ose që bëhet shkak për vdekjen e tij, është ndaluar".

Thamë se udhëzimi i parë dhe më i rëndësishëm i Islamit në lidhje me artikujt ushqimorë konsumues, është ky që ato të jenë hallall. Ushqimi hallall ka disa karakteristika. Së pari, ai ushqim duhet të jetë legjitim sipas dispozitave fetare dhe të mos jenë shkelur të drejtat e të tjerëve gjatë sigurimit të tij. Ai ushqim duhet të jetë i pastër dhe të jetë siguruar nga ajo që është e pastër. Të mos jetë i dëmshëm për konsumuesit dhe të mos jetë në sofrën në të cilën ndodhen pije alkoolike. Duke respektuar këto çështje, ushqimi hallall jep dritë dhe e drejton njeriun drejt veprave të mira. Për këtë arsye, Lukmani i urtë duke e këshilluar të birin e tij, thotë: "Unë gjatë gjithë jetës time dhe gjatë udhëtimit tim, jam takuar me 400 profetë të Zotit, kam dëgjuar këshillat e tyre dhe nga mesi i të gjithë atyre këshillave, kam zgjedhur katër këshilla që një prej tyre është kjo: çdo herë kur të ulësh në sofrën  e ushqimit, kujdesu për fytin tënd që të mos hash ushqim haram".

Ushqimi haram, gjithashtu, ka disa shenja. Zoti i madhëruar ka ndaluar ngrënien e pjesëve të trupit të disa kafshëve dhe ngrënien e disa bimëve për neve. Ka bërë haram ngrënien e kafshëve të ngordhura, ngrënien e disa llojeve të peshqve dhe ngrënien e shpezëve të cilat nuk kanë kthetra.

Gjithashtu., është ndaluar edhe ngrënia e disa gjymtyrëve të kafshëve, mishi i të cilave është i lejuar si gjaku, palca kurrizore, fshikëzës dhe shpretkës. Në mesin e bimëve, gjithashtu lejohen të gjitha ato që janë të dobishme për njeriun, me përjashtim të llojeve që sjellin dëme dhe helmuese për njeriun. Përveç kësaj, ngrënia e ushqimit që i përket të tjerëve, pa pëlqimin e tyre, si dhe ngrënia e mishit të derrit dhe pirja e pijeve alkoolike, është bërë haram. Kur'ani i shenjtë në lidhje me këtë çështje ka folur në shumë ajete dhe në mënyra të ndryshme ka ndaluar njerëzit që të hanë ushqime haram dhe të pinë pije të ndaluara. Në ajetin 188 të sures Bekare thuhet: "Dhe mos e hani pasurinë e njëri- tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë)". Gjithashtu në ajetin 10 të sures Nisa thuhet: "Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre me zjarr dhe do të futen në zjarrin e ferrit."

Duke marrë parasysh rëndësinë e ushqimit të mirë dhe të pastër, agjëruesit përfundimin e agjërimit të tyre ditor e bëjnë me këtë lutje të të Drëguarit të Zotit s.a.v.s. duke thënë: "O Zot! Nëpërmjet të lejuarave tuaja, më bën mua të panevojshëm për të palejuarat tua dhe në dritën e mirësisë dhe bujarisë, na bën neve të panevojshëm për të tjerët, përveç Teje!".

Tags