Qershor 25, 2017 09:21 CET
  • Ramazani, muaji i Zotit

Furnizimi i pastër, e pastron dhe ndriçon brendësinë e njeriut. Transmetohet nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i cili ka thënë: "Ai i cili dëshiron që t'i pranohet lutja, le ta pastrojë përfitimin nga puna dhe ushqimin e vet". Profeti s.a.v.s. në përgjigje ndaj një personi i cili kishte thënë: "Dëshiroj që të më pranohet lutja!", ka theksuar: "Pastroje përfitimin dhe ushqimin tënd dhe mos fut ushqim haram në stomakun tënd!".

Miq të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Ramazani, muaji i Zotit". E lusim Zotin e madhëruar që gjatë këtij muaji të përjetoni çastet më të mira shpirtërore gjatë adhurimeve dhe lutjeve tuaja!

Agjërimi, sidomos agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, bëhet shkak që errësira e dëshirave të egos në shpirtin e njeriut të shndërrohet në dritë. Nën hijen e kësaj drite dhe pastërtie shpirtërore të arritur nga agjërimi, agjëruesit mundohen që përkrah urisë dhe etjes, edhe sytë, veshët dhe pjesët e tjera të trupit t'i mbajnë larg nga ajo të cilin e ka ndaluar Zoti i madhëruar dhe të arrijnë deri në atë shkallë të lartë saqë të largohen edhe nga mendimi për mëkat. Kjo është shkalla më e lartë e dritës së agjërimit. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë: "Agjërimi i zemrës nga mendimi për mëkate është më i mirë se sa agjërimi i stomakut nga ngrënia dhe pirja!".

Natyrisht se kjo nuk do të thotë që besimtarët duhet të lënë anash veprimet sipërfaqësore të agjërimit si heqja dorë nga ngrënia dhe pirja, por duhet që të mos mjaftohen vetëm me këto veprime, por të mundohen që nëpërmjet këtyre veprimeve sipërfaqësore, të arrijnë në rezultatet e vërteta shpirtërore të agjërimit.

Tani është përvjetori i vdekjes së Hazretit Hadixhe (s.a.), bashkëshortes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Kjo zonjë e nderuar e Islamit, gjithmonë ka ndihmuar dhe mbështetur Hazretin Muhamed s.a.v.s., sidomos nga fillimi i shpalljes së Kur'anit të shenjtë, periudhë kjo që ka qenë shumë e vështirë. Hazreti Hadixhe ishte një grua e pasur. Ajo ka përjetuar shumë vuajtje dhe vështirësi në rrugën e mbështetjes së bashkëshortit të vet Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe ka shpenzuar të gjithë pasurinë e saj në rrugën e përhapjes së Islamit dhe në rrugën e mbrojtjes së myslimanëve për të çuar përpara qëllimet e kësaj feje të pastër hyjnore. Ajo kishte një moral të pëlqyer dhe përshkruhej si një zonjë e matur dhe intelektuale  e asaj kohe në të cilën mbretëronte injorance dhe degjenerimi. Shtëpia e Hazretit Hadixhe (s.a.) pas martesës së saj me Hazretin Muhamed s.a.v.s., gjithashtu, u bë qendër e shpresës së njerëzve të shtresave të varfëra dhe të shtypura të asaj kohe, prandaj çdo i varfër që trokiste derën e shtëpisë së saj, nuk kthehej pa iu plotësuar nevoja e tij me plotë dashuri dhe mëshirë. Shumica e pasurisë së Hazretit Hadixha (s.a.) është shpenzuar në mbështetjen e myslimanëve gjatë kohës kur ata u dëbuan në luginën e Abu Talibit dhe mbeten të bllokuar nga shoqëria e asaj kohe në qytetin e Mekës. Kjo zonjë e nderuar, me plotë sakrificë dhe rezistencë, ka mbështetur Hazretin Muhamed s.a.v.s. dhe fisin Beni Hashim i cili mbronte Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. duke shpenzuar të gjitha mjetet financiare dhe kapitalin që kishte në dispozicion. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në lidhje me këtë ka thënë:

"Betohem në Zotin që kurrë nuk më është dhuruar diçka më e mirë se ajo. Hadixha mu bashkua mua në kohën kur të tjerët më luftonin dhe ajo më pranoi mua atëherë kur të tjerët më përgënjeshtruan dhe ajo më ndihmoi dhe më mbështeti mua me pasurinë e saj në atë kohë kur të tjerët më sanksionuan dhe Zoti i madhëruar më fali fëmijë me atë në kohën kur nuk më fali fëmijë me grat e tjera".

Në vazhdim të edicionit po lexojmë ajetin 54 të sures Maide:

یا اَیُّهَا الَّذینَ آمَنُوا مَنْ یَرْتَدَّ مِنْکُمْ عَنْ دینِهِ فَسَوْفَ یَاْتِی اللهُ بِقَوْمٍ یُحِبُّهُمْ وَ یُحِبُّونَهُ اَذِلَّهٍ عَلَى الْمُوْمِنینَ اَعِزَّهٍ عَلَى الْکافِرینَ یُجاهِدُونَ فی سَبیلِ اللهِ وَ لا یَخافُونَ لَوْمَهَ لَآیِمٍ ذالِکَ فَضْلُ اللهِ یُوْتیهِ مَنْ یَشاءُ وَ اللهُ واسِعٌ عَلیمٌ :

"O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bënë dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popullin) dhe ata e duan Atë (Zotin),(një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, (një popull) që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që dëshiron. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm". 

Ky ajet paraqet këtë çështje se Allahu nuk ka nevojë për një popull me zemër të sëmur dhe mashtrues. Ata të cilët në fillim janë myslimanë, por gradualisht për shkak të interesave materiale, kundërshtojnë Zotin dhe të Dërguarin e Tij dhe bëjnë miqësi me armiqtë. Ata gradualisht janë vendosur në një rrugë në të cilën hipokrizia depërton në zemrat e tyre dhe sëmurën zemrat e tyre. Prandaj, Zoti i madhëruar në fillim të ajetit, si një ligj i përgjithshëm, paralajmëron duke thënë o ju që besuat! Secili prej jush që kthehet nga feja e vet, nuk shkakton dëm për Zotin dhe për shoqërinë myslimane, sepse Zoti së shpejti ata (heretikët) do t'i zëvendësojë me njerëz të tjerë. Me ata të cilët janë të zhytur në dashurinë e Zotit dhe nuk mendojnë për asgjë tjetër, përveçse për kënaqësinë e Zotit.

Natyrisht se këta njerëz posedojnë karakteristika të veçanta. Ata janë modestë dhe të përulur ndaj besimtarëve. Mirëpo përball armiqve dhe tiranëve, ata janë të fortë dhe të pathyeshëm dhe nuk tregojnë kurrfarë butësie përball atyre. Gjithashtu, xhihadi dhe lufta në rrugën e Zotit është prej programeve të vazhdueshëm të tyre, ndërsa privilegj tjetër i tyre është kjo që ata në rrugën e zbatimit të urdhrave të Zotit dhe në rrugën e mbrojtjes ndaj të vërtetës, nuk frikësohen nga kurrfarë qortimi dhe kërcënimi. Disa prej pjesëtarëve të shoqërisë kanë cilësi të dalluara dhe të shkëlqyeshme, mirëpo përball kaosit të ambientit dhe sulmeve të opinionit publik dhe të shumicës së devijuar, janë shumë konservatorë, frikacakë dhe me pak guxim, prandaj shumë shpejtë lëshojnë skenën përball atyre! Mirëpo besimtarët e vërtetë të cilët i kujton Zoti i madhëruar në këtë ajet, përveç forcës fizike, kanë një guxim dhe trimëri aq të madhe saqë nuk frikësohen nga thyerja e traditave dhe zakoneve të gabuara dhe nga kundërshtimi i shumicës e cila ndjek rrugën e gabuar dhe duke marrë parasysh numrin e madh të pjesëtarëve që ka, kritikon dhe përqesh besimtarët. Në fund të ajetit thuhet se fitimi i këtyre privilegjeve, përveç përpjekjes së njeriut, arrihet edhe fal mirësisë hyjnore që Zoti i madhëruar në bazë të urtësisë hyjnore, ia jep atij që dëshiron dhe Zoti i madhëruar është i gjithëdijshëm dhe e di se cilit person t'i japë këtë mirësi.

Hipokrizia

Khaxhe Abdullah Ansari në komentimin letrar dhe gnostik të këtij ajeti, shkruan: "Në këtë ajet është dhënë një lajmërim për besimtarët dhe ai është ky që Zoti i madhëruar është mbrojtës dhe ruajtës i fesë së tij të pastër dhe umetit islam, prandaj kjo fe gjithmonë do të ekzistojë dhe nëse një popull largohet nga ajo duke u bërë heretik, Zoti i madhëruar sjell njerëz të tjerë të cilët me trup e me shpirt e pranojnë atë, njerëzit të cilët e duan Zotin dhe Zoti i do ata".

Në pjesën e fundit të edicionit, ashtu si zakonisht, do të flasim rreth parimeve të ushqyerjes së shëndosh, sidomos gjatë muajit të Ramazanit. Ushqyerja nëse rregullohet në bazë të parimeve shkencore dhe duke marrë parasysh të gjitha nevojat e trupit, do të garantojë shëndetin e njeriut dhe në rast se veprohet ndryshe nga kjo, atëherë do të shkaktohen probleme dhe pengesa serioze në funksionimin e të gjithë sistemit të trupit dhe do të bëhet shkak për humbjen e forcës fizike dhe shpirtërore të njeriut. Tregimi i vëmendjes së duhur ndaj ushqimit hallall dhe haram, është respektim i këtij parimi. Një program ushqimor i mirë dhe i ekuilibruar, krijon energji dhe ndikim më të madh pozitiv në psikikën e njeriut. Prandaj, Kur'ani inkurajon të gjithë njerëzit që të shfrytëzojnë ushqim të mirë dhe hallall, ndërsa qorton ata të cilët e privojnë trupin e tyre nga disa ushqime dhe thotë: "Thuaj: Kush ka ndaluar bukuritë hyjnore të cilat Zoti i ka krijuar për robërit e Tij dhe kush ka ndaluar furnizimin e pastër?". (A'raf: 32).

Furnizimi i pastër, e pastron dhe ndriçon brendësinë e njeriut. Transmetohet nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i cili ka thënë: "Ai i cili dëshiron që t'i pranohet lutja, le ta pastrojë përfitimin nga puna dhe ushqimin e vet". Profeti s.a.v.s. në përgjigje ndaj një personi i cili kishte thënë: "Dëshiroj që të më pranohet lutja!", ka theksuar: "Pastroje përfitimin dhe ushqimin tënd dhe mos fut ushqim haram në stomakun tënd!".

Sot shumë persona vërehen që për të parandaluar shtimin e peshës, me program të gabuar, nuk i japin ushqim të mjaftuar trupit të tyre. Ky grup i njerëzve muajin e Ramazanit e konsiderojnë rast më të mirë për realizimin e këtij qëllimi. Ndërkohë që nga aspekti mjekësor, ata pasi që nuk i plotësojnë nevojat e celulave të trupit në mënyrë të duhur dhe e privojnë veten nga disa ushqime, gjithmonë janë të sëmurë.

Ushqimi haram

Njëkohësisht me këtë, Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë përveçse këshillon të konsumohet ushqim hallall dhe i pastër, paralajmëron rreth ushqimeve haram. Ushqimi i ndaluar (haram), është një ushqim i cili është siguruar nëpërmjet rrugëve të paligjshme si shitja me çmim të lartë, vjedhja, shfrytëzimi i kamatës ose plaçkitja e arkës shtetërore. Natyrisht se në aspektin sipërfaqësor nuk ekziston dallim mes ushqimit hallall dhe haram, mirëpo ushqimi haram konsiderohet një prej pengesave më të mëdha në procesin e përkryerjes së njeriut. Ndikimi ushqimit haram mbi shpirtin e njeriut është aq i fortë saqë prijësit e fesë, në lidhje me ndikimin e tij mbi shpirtin dhe psikikën e njeriut, kanë paralajmëruar në masë të madhe besimtarët. Ngrënia e ushqimit haram e ndot trupin dhe psikikën e njeriut dhe e përgatit atë për të kryer mëkate.

Khuxhetul-islam Mahdavi Nija, profesor i shkollës fetare dhe i universiteteve, thotë se ushqimi haram bëhet shkak që njeriu të humb begatinë, të humbë mundësinë për pranimin e lutjeve dhe të shtojë motivin për kryerjen e mëkateve. Ai thotë: "Kafshata haram shkakton ashpërsinë e zemrës dhe nxirjen e saj deri në atë masë saqë këshilla më nuk ndikon mbi atë zemër. Ashtu siç është transmetuar në historinë e Ashuras kur Imam Husejni (a.s.) iu drejtua ushtrisë së Omar bin Sa'd duke i thënë: "Stomakët tuaj janë mbushur me ushqim haram dhe zemrat tuaja janë mbyllur saqë më nuk e pranojnë të vërtetën dhe nuk e dëgjojnë atë".

Agjëruesit e dinë se ushqimi mbi sofrën e një familje myslimane sado që të jetë i thjeshtë, mjafton që ai të jetë hallall dhe ushtron ndikimin e duhur në ndërtimin e personalitetit të prindërve dhe fëmijëve të tyre.

Tags