Qershor 25, 2017 09:22 CET
  • Ramazani, muaji i Zotit

Një prej shoqëruesve të Imam Khomejnit (ra) gjatë viteve para fitores së Revolucionit Islamik kur ai ishte i dëbuar në qytetin Naxhaf të Irakut, thotë: "Imam Khomejni (ra) gjatë qëndrimit të tij në qytetin Naxhaf ku përballej me shumë vështirësi të ndryshme, gjatë muajit Ramazan për çdo ditë lexonte dy xhuza të Kur'anit të shenjtë, do të thotë që për çdo tre ditë përfundonte leximin e tekstit të plotë të Kur'anit".

Këtë vite përvjetori i vdekjes së Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, përkoi me muajin e bekuar të Ramazanit. Imam Khomejni (ra) morri përsipër udhëheqjen e një lëvizje në Iran që me fitoren e saj, u prishën shumë ekuacione politike të botës. Kjo ishte një lëvizje e cila për një kohë të shkurtë, arriti të tërheq vëmendjen dhe mbështetjen e shumë popujve të vendeve të ndryshme. Personaliteti ndikues i Imam Khomejnit (ra), ishte faktori më i rëndësishëm në ndryshimin spiritual dhe shpirtëror të popullit të Iranit. Pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve iranianë në sferat e Revolucionit Islamik dhe pastaj në mbrojtjen tetë vjeçare të lavdishme dhe animi i tyre ndaj vlerave të Islamit, ndodhi nën dritën e udhëzimeve të një gnostiku dhe dijetari të madh fetar dhe të një luftëtari kundër arrogancës ndërkombëtare siç ishte Imam Khomejni (ra). Imam Khomejni (ra) ishte një njeri hyjnor dhe gnostik, mirëpo kishte një vendosmëri të pashembullt në mbrojtjen ndaj popujve të shtypur në përballje me regjimet e dhunshme. Forca e pashembullt e Imam Khomejnit (ra) në mbledhjen mes shkencës, politikës dhe gnosticizmit, ishte një prej faktorëve më të dalluar të personalitetit universal të tij. Fakti se një njeri të arrijë në nivelin më të lartë në fushën e çështjeve më të ndërlikuara shkencore dhe gnostike dhe njëkohësisht të jetë një lider me ndikim politik dhe shoqëror, konsiderohet një prej të vërtetave më mahnitëse të historisë! Zemra e sigurt dhe e qetë e tij, ishte rezultat i besimit të fortë në mirësinë hyjnore. Ai kishte një siguri aq të fortë në zemrën e tij saqë as edhe ngjarjet më të rënda nuk arritën ta lëkundin dhe ta thyejnë atë. Imam Khomejni (ra), botën e shikonte si një sferë në të cilën njeriu është në prani të Zotit dhe ai kishte besim në mirësitë hyjnore. Çdo kush që do të studiojë jetën dhe veprën shkencore të Imam Khomejnit (ra), do të vërejë se ai jetonte me mirësinë e Kur'anit të shenjtë dhe në lidhje me këtë ka thënë: "Ne, nëse në të gjitha çastet e jetës tonë, të përulemi në sexhde për ta falënderuar Zotin që na ka dhënë neve Kur'anin e shenjtë, nuk do të arrijmë ta falënderojmë Atë ashtu siç e meriton".

Imam Khomejni (ra)

Hapi i parë në vendosjen e lidhjes me Kur'anin e shenjtë, është leximi i vazhdueshëm i tij, përndryshe, në rast se nuk do të ekzistojë lidhja e drejtpërdrejtë me Kur'anin e shenjtë, nuk do të kuptojmë logjikën dhe përmbajtjen e tij. Një prej shoqëruesve të Imam Khomejnit (ra) gjatë viteve para fitores së Revolucionit Islamik kur ai ishte i dëbuar në qytetin Naxhaf të Irakut, thotë: "Imam Khomejni (ra) gjatë qëndrimit të tij në qytetin Naxhaf ku përballej me shumë vështirësi të ndryshme, gjatë muajit Ramazan për çdo ditë lexonte dy xhuza të Kur'anit të shenjtë, do të thotë që për çdo tre ditë përfundonte leximin e tekstit të plotë të Kur'anit". Në kuadër të vendosjes së hapave në botën e Kur'anit, leximi nga aspekti i reflektimit, ka një rol të dalluar dhe është mjet i veçantë për të përfituar nga thesari i Kur'anit të shenjtë. Ky lloj i leximit, në mendimin e Imam Khomejnit (ra), ka një pozitë të lartë. Ai duke këshilluar nusen e djalit të tij, thotë: "Reflekto në Kur'anin e shenjtë, në këtë burim të mirësisë hyjnore... edhe pse leximi i Kur'anit të shenjtë në vete ka dobi dhe ndikim shumë të mirë për dëgjuesin, mirëpo reflektimi në këtë libër, e drejton njeriun drejt pozitave të larta".

Një prej fëmijëve të tij transmeton duke thënë: "Programi i tij për adhurimin e Zotit ishte ky që në muajin e Ramazanit, ai nga mbrëmja deri në mëngjes falte namaz dhe bënte lutje, ndërsa pas namazit të mëngjesit, pushonte pak dhe pastaj përgatitej për punët e tij të ditës. Muaji i Ramazanit për atë kishte një vlerë të veçantë, prandaj për këtë arsye në muajin e Ramazanit ai hiqte dorë nga disa punë të zakonshme për të përfituar më shumë nga begatitë dhe mirësitë e këtij muaji. Ai në përputhje me këtë muaj të bekuar, krijonte ndryshime në jetën e tij, ushqim hante shumë pak. Edhe në ditët e gjata të agjërimit ai në kohën e iftarit dhe të syfyrit, hante shumë pak ushqim saqë neve na dukej se nuk ka ngrënë asgjë".

Imam Khomejni (ra)

Në pjesën e dytë të edicionit do ta lexojmë ajetin 69 të sures Nisa të Kur'anit të shenjtë.

وَمَنْ یُطِعِ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُولَئِکَ مَعَ الَّذِینَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَیْهِمْ مِنَ النَّبِیِّینَ وَالصِّدِّیقِینَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِینَ وَحَسُنَ أُولَئِکَ رَفِیقًا

"Dhe ata të cilët u nënshtrohen urdhrave të Zotit dhe të të Dërguarit të Tij, ata (në këtë botë dhe në botën tjetër) do të jenë në shoqërim të atyre të cilëve u ka dhënë mirësi Zoti si në shoqërim të profetëve, të besimtarëve të sinqertë, dëshmitarëve dhe besimtarëve të merituar për veprat e tyre dhe ata janë shoqërues të mirë".

Ajo çfarë është thënë në këtë ajet kur'anor është kjo që atë të cilët në zbatimin e dispozitave fetare, u nënshtrohen urdhrave të Zotit dhe të të Dërguarit të Tij dhe dorëzohen pranë urdhrit të Profetit s.a.v.s., do të bashkohen me ata të cilëve u ka dhënë mirësi Zoti i madhëruar. Në suren Hamd të cilën çdo myslimanë e lexon të paktën 10 herë në ditë, janë përmendur këta person të dalluar. Në atë mënyrë që pasi kërkohet nga Zoti i madhëruar për udhëzimin e tyre në rrugën e drejtë, rruga e drejtë konsiderohet rruga e atyre të cilëve u ka dhënë mirësi Zoti. Ata janë të cilët bëjnë hapa në rrugën e drejtë dhe nuk bëjnë as edhe devijimin më të vogël, nuk humbin dhe janë të shpëtuar.

Ajeti 69 i sures Nisa në shpjegimin e atyre të cilëve u ka plotësuar mirësinë Zoti i madhëruar, vë në dukje katër grupe. Në grupin e parë janë profetët të cilët kanë bërë hapat e parë për udhëzimin e njerëzve dhe në thirrjen e njerëzve në rrugën e drejtë. Në grupin e dytë janë besimtarët e sinqertë dhe ata që thonë të vërtetën. Besimtarët e vërtetë janë ata të cilët edhe kur flasin, thonë vetëm të vërtetën, edhe me veprat e tyre vërtetojnë vërtetësinë e fjalëve të tyre dhe tregojnë se ata nuk janë pretendues të besimit, por me të vërtetë besojnë në urdhrat hyjnorë. Nga ky ajet bëhet e qartë se pas pozitës së profetëve, nuk ka pozitë më të lartë se sa pozita e sinqeritetit dhe e së vërtetës.

Në grupin e tretë janë dëshmitarët do të thotë njerëzit e dalluar të cilët në ditën e Kiametit janë dëshmitarë të veprave të njerëzve. Në grupin e fundit janë njerëzit e mirë do të thotë njerëzit e merituar dhe të dalluar të cilët me kryerjen e veprave të mira, konstruktive dhe të dobishme dhe duke zbatuar urdhrat e profetëve, kanë arritur në një pozitë të dalluar. Persona të tillë janë ata të cilët e meritojnë mirësinë e Zotit. Padyshim se persona të tillë janë shoqërues më të mirë.

Nga ana tjetër, ky ajet vë në dukje këtë të fakt se shoqëruesit e njeriut janë të rëndësishëm deri në atë masë saqë edhe në botën tjetër, për të plotësuar mirësitë e parajsës, si një mirësi e madhe e cila u jepet nënshtruesve të urdhrave të Zotit dhe të Profetit s.a.v.s., ata përveç të gjitha privilegjeve dhe nderimeve, do të kenë edhe shoqërues të tillë si profetët, besimtarët e sinqertë, dëshmitarët dhe njerëzit e mirë.

Khaxhe Abdullah Ansari në lidhje me rrethanat e shpalljes së këtij ajeti, shkruan:

"Thuban ishte një prej shokëve të veçantë të të Dërguarit të Zotit s.a.v.s.. Ai për shkak dashurisë së madhe që kishte ndaj Profetit s.a.v.s., ishte dobësuar në masë të madhe nga aspekti i shëndetit. Një ditë Profeti s.a.v.s. e pyeti atë: "A ke vuajtje shumë të mëdha që je dobësuar kaq shumë?" Thuban u përgjigj: "Pikëllimi im është ky që në botën tjetër, ju do të jeni në parajsën e lartë dhe ne nuk kemi mundësi të takohemi me ju!" Prandaj ky ajet ka zbritur në lidhje me këtë ngjarje"

Në edicionet e kaluara kemi folur në lidhje me rëndësinë e ushqyerjes në muajin e Ramazanit dhe ndikimin e saj në shëndetin e njeriut. Çështja që ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër, është lloji dhe mënyra e ushqyerjes. Agjëruesit e dashur mundohen që të sigurojnë furnizim hallall dhe të pastër për familjen e tyre. Kjo është për arsye se ushqimet hallall bëhen shkak për zhvillimin e virtyteve të larta morale dhe cilësive të pëlqyera. Zoti i mëshirshëm dhe furnizues, përveçse kujton se ka krijuar mirësi të panumërta në botën e ekzistencës që të shfrytëzohen nga njeriu, e fton njeriun që të shfrytëzojë ushqimin hallall dhe të shëndosh. Në Kur'anin e shenjtë i është dhënë rëndësi lidhjes së ushqimit të pastër dhe veprës së mirë, prandaj në suren Muminun ajeti 51, kërkon nga profetët që të hanë ushqime të pastra dhe ta shfrytëzojnë energjinë e krijuar nga ushqyerja, vetëm në rrugën e veprave të merituara dhe të dobishme. Zoti i madhëruar kujton se furnizimet e pastra hyjnore janë faktorë të fisnikërisë dhe virtyteve të larta të njerëzve në krahasim me krijesat e tjera. Ushqimi i pastër dhe hallall është sikur fjala e pastër dhe e merituar që ndikon në personalitetin dhe ngritjen e shpirtit të njeriut dhe e ndihmon atë në rrugën drejt arritjes së përkryerjes shpirtërore dhe ruajtjen e vlerave morale dhe sikur një shi i pastër, bëhet shkak për zhvillimin e gjelbërimit dhe të luleve me aromë të këndshme në qenien e njeriut. Ushqimi duhet të jetë i pastër dhe i shëndosh, të jetë i fituar hallall dhe në mënyrë të drejtë, të mos ketë ndotje në të, lëndët e para dhe ena në të cilën vendoset duhet të jetë e pastër, si dhe në atë duhet të përdoren të gjitha grupet ushqimore. Të gjitha këta element tregojnë përkushtimin ndaj ushqimit.

Ushqimet hallall

Kafshata hallall dhe e pastër është në harmoni dhe në ekuilibër me natyrën qenësore të njeriut dhe individi ndjehet shumë mirë dhe shumë i kënaqur me këtë ushqim, sidomos atëherë kur e ka fituar atë me mund dhe lodhje. Ekspertët besojnë se kur njeriu konsumon ushqim hallall dhe të pastër, ai i sjell atij shëndet, gëzim dhe lumturi.

Kue'ani në lidhje me shëndetin dhe pastërtinë e ushqimit, në shumë ajete përmend disa ushqime dhe fruta të pastra që rëndësia e tyre për shëndetin dhe ushqyerjen është bërë e qartë. Transmetimet fetare vënë në dukje edhe ndikimin e disa prej këtyre ushqimeve mbi moralin dhe sjelljen e njeriut. Për shembull, mjalti bëhet shkak për zhvillimin e memories dhe për pastrimin e zemrës nga sëmundjet e ndryshme. Hurma e bënë njeriun më të durueshëm. Imam Reza (a.s.) këshillon ngrënien e ullinjve dhe thotë: "Vaji i ullirit e pastron lukthin dhe forcon fijet nervore dhe zhduk sëmundjet e lodhshme të njeriut, përmirëson moralin dhe i jep qetësi shpirtit..." Edhe rrushi është një prej frutave e cila pikëllimin dhe depresionin e njeriut e shndërron në gëzim dhe lumturi. Ekspertët e ushqyerjes këshillojnë që agjëruesit e dashur këto lloj ushqime t'i vendosin në racionet e tyre ushqimore.

Tags